Faleminderit
Fritz Radovani: Mark Kakarriqi ka thanë
E diele, 14.04.2013, 05:58 PM
PARA
100 VJETËSH E
KA THANË I
NDJERI MARK KAKARRIQI…
Në 100 vjetorin e Shkodres së Lirë…
Nga Fritz RADOVANI
Se ku e
kam gjetë këte Shkodren e “Lirë”... as unë nuk e dij!
Edhe në kjoftë se gjithë Shqipnia e
pranon fjalen “Shqipni e Pavarun”, kur dy të tretat e Saj janë edhe sot të
zaptueme, në se jo ushtarakisht, ato s’ janë të Pavaruna mendsisht...Shkodra
duhet të pranojmë se nuk e di a i bahen sot 12 muej e “Pavarun”, nga pushtuesit
“kulturorë”!
Në vitin 1911 Dedë Gjo’ Luli ngriti
Flamurin mbi lamen e Gjakut të Djelmëve të Hotit, pa i marrë leje as turqëve
dhe as malazezëve, kur Shqiptarët që kemi nder permendore mbas një viti
kerkonin që të “shpallemi shtet nën varsinë e turqëve” e sa e sa “ideve” të
tjera, per të cilat u derdhë shumë gjak, edhe pse Ata që kerkuen “Liri dhe
Pavarsi” u vranë tradhëtisht nga veglat anadollake, tue fillue nga Luigj
Gurakuqi, i cili nxori patllaken në godinen e Vlonës në diten e 28 Nandorit
1912, dhe u tha të pranishëmëve: “Pa
u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” pikrisht, kur Ismail Qemali, po ngurronte me dalë në balkon me vue
Flamurin e Pavarsisë, sepse u kishte premtue turqëve “se do të ruejnë
kontrollin e tyne në tokat Shqiptare”. E këte veper sa Atdhetare aq Burrnore të
Gurakuqit, e persëriti në 1995 në Teatrin “Migjeni” të Shkodres, At Konrrad
Gjolaj, në Pervjetorin e “Hyllit të Dritës” kur tha: “Ismail Qemal beg
frikacaku...”, ashtu si kishte shkrue atëherë Revista, se edhe këte sot shumica
e Shqiptarëve nuk do ta dinte. Askush nuk zen me gojë Memorandumin e Gerçës të
firmosun nga Burrat e Malësisë, vetem pse Emnat e Tyne ishin Katolikë, dhe se
Ky Memorandum u ba me nisiativen e Imz. Lazer Mjedjes e At Mati Prennushit,
bashkpuntorit Dedë Gjo’ Lulit në Maje të Bratilës, dhe jo t’ atyne
“frikacakëve” që u atribohet nga pseudohistorianët “prof. dr” fallsifikatorë
sot.
Në vitin 1957 – 58 studjuesi i njohun
shkodranë Gjush Sheldija, rreshton në një studim të Tij datat kronologjike dhe
disa shenime historike të sakta nga viti 635 para Krishtit. Janë lëshue i madh
e i vogel tue kopjue në atë studim, madje edhe tue marrë edhe “tituj e grada
shkencore” nga ata shenime të Tija, po askush nuk ka burrni me e permendë as me
zanë me gojë emnin e Gjush Sheldisë, e pse? – Edhe ky katolik Shkodret! I
ndjeri Gjush e pat guximin me thanë se ky material i punuem në 1957 asht bazue
në arkivat e Kryeipeshkëvisë Metropolitane të Shkodres dhe Dioqezat Sufragane,
arkiva të cilat, edhe ata mbas vitit 1967 u “administruen” nga “kryetari i
komisionit përzgjedhjes
leteraturës fetare dhe kishtare
Jup Kastrati” i cili, i vodhi dhe plotsoi koleksionin
e plaçkitun të At Justin Rrotës, bashkë me “tituj dhe dekorata” të dhana nga
Ramiz efendi Alia, si shperblim i poshtersisë së tij. Jupi filloi botimet e
tyne me emnin e vet e sot zen vend ngjitë me ish oficerin shpifes të sigurimit
të shtetit anadollakun Rakip Beqja, në faqe të parë të revistës “Drita Islame”,
vetem pse materialet e këtyne shpifësëve agjentë me mllef të madh kanë shkrue
kunder Klerit Katolik që e vodhën, po dhe Atdhetarëve Katolikë që vranë!
Kjo ngjet
pikrisht në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së 1912...
Po rreshtoj disa data të nxjerruna nga
studjuesi Gjush Sheldija:
1858 - Hidhet guri i parë i themelit të
Katedrales së Shkodres.
1858 - Kushë Micja
çelë shkollën për vajza shkodrane.
1859 - Lindë në
Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i
Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.
1860 - Lindë në
Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861-
Françeskanët ngrisin Kuvendin e tyre në Shkodër.
2.1866 - Lindë në
Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
1871 - Zef
Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
10.1874 -
Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.
7.1875 -
Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.
X.1877 - Jezuitët
çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.
2.1878 -
Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.
4.1878 -
Themelohet "Lidhja e Prizrenit".
1878 - Lidhja e
Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.
Shkodra proteston pranë Kongresit të Berlinit për
shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.
18.6.1878
- Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë
autonominë.
13.7.1878 -
Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e
Triepsh dhe Greqisë një pjesë të
Epirit. 11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.
2.1879 - Lindë në
Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 -
Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e
Guci.
1899 Imzot Prengë
Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare
"Bashkimi".
28.6.1897 -
Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.
1902 -
Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.
1904 - Lush Kola
nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet
nga puna.
1907 - Themelohet
azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të
vorfën
1908 -
Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: At Fishta, Gurakuqi,
Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi.
- Krijohet
klubi "Gjuha Shqipe" në Shkodër.
1909 - Del
në Shkodër gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kërkohet nga Shkodra
njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e
një sundimtar i përgjithshëm shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid
Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.
1910 -
Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së
Madhe.
26.7.1910
- Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të
përgjakshme në Qafë t'Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet Dukagjinasve
dhe ushtrisë turke.
1911 -
Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.
6.4.1911 -
Dedë Gjo' Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia
e Madhe lufton për pavarësi e liri.
18.5.1911 -
Kryengritësit shqiptarë i përgjegjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se
ata, do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.
23. 6.
1911 – Memorandumi i Gerçes, drejtue Fuqive të Mëdha.
5.7.1911 -
Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.
X. 1912 - Nisë
rrethimi i Shkodres nga malazezët.
28.11.1912
- Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë Shqiptare në
Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit e Don Nikoll
Kaçorrit.
30.1.1913
- Esad Pashë Toptani shtin e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i
Shkodrës, që donte me ngritë flamurin shqiptar në kështjellë e në kumbonare të
Katedrales së Shkodrës.
2 3. 4.1913 - Esad
Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen
në qytet në tre drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga
Bardhanjorët.
14.4.1913 -
Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën dhe dalin këtej tue ia
lëshue vendin në dorë t'ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze,
angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet
në kështjellën Rozafat të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, dhe atdhetari
Karlo Suma mban fjalimin.
7.1913 - Esad
Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme. (Nenvizimet F.R.)
1913, Në
Vjenë z. Mark Kakarriqi, deklaron: “Shkodranët do të vazhdojmë luften per Liri,
kur të vriten të gjithë Burrat, luften do ta vazhdojnë Gratë...”
Sot në
prag të 100 vjetorit të Shkodres së “Lirë”, kur shoh perditë e ma t’ ashper
luften ndaj Kulturës së Veriut, Historisë së Lavdishme të Trojeve Shqiptare,
perpjekjet dhe kambnguljen e “prof. dr. e akademikëve” me fshi nga Ajo Histori
e lavdishme Emnat e nderuem të Atdhetarëve, dijetarëve, luftarëve, klerikëve,
intelektualëve të Veriut dhe Gjuhës së Shenjtë të Tyne, Gegënishtes...apo si e
quejtën anadollakët komunistë “Gjuha e Krishtit”, edhe pse Shkodranët kam besim
se edhe në të ardhmen e ndritun tek e cila do të shpresojmë, Ata do t’a vazhdojnë luften e Tyne, po kur të
mbarohen Burrat...
Po
persërisë, të Ndjerin Mark Kakarriqi:
“Luften
per Gegënishte... do ta vazhdojnë Gratë Burrnesha Shkodrane!”
Melbourne,
2013.