Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Krenar Bako - Dëshmor i atdheut
E diele, 14.04.2013, 12:16 PM
Krenar
Bako - Dëshmor i atdheut që kujtohet me dhimbje
(Me rastin e 16 vjetorit të rënjes në krye të detyrës)
Nga Xhevahir Cirongu
Vitet
largohen në rrugëtimin e tyre pa shumë zhurmë. Ato lënë pas gjurmët e tyre e të
flasin me heshtjen nëpër vite. Por heshtja
nganjëherë flet më shumë se të tjerat kujtime që trokasin në memorjen tonë me
vetëmburrje fjalësh. Sa më shumë që lergohen ato vite të mbrapshta kobzeza të
1997-ës, aq kujtime dhimbje të shpalosen nëpër deje gjaku, për atë gjakë të
pafalshëm shqiptari që u derdh në tokën tonë në atë pranverë me lule petali të
zeza. Ende plaga e shpirtit të vrarë, zemra e plagosur kullon gjak dhimbje edhe
sot për djemtë e vajzat që lanë rininë e tyre
duke kërkuar një jetë sa më të mirë përtej tokës memë! Disa i ‘’hëngri’’
deti, disa prej tyre mali, e shumë të tjerë nga marrëzia që as vetë nuk dimë se
nga na erdhi ajo fatkeqësi kombëtare. Nga kjo fatkeqësi humbën jetën edhe djemtë më
të mirë të popullit që ishin në shërbim të tij. I tillë midis atyre që dhanë
jetën në shërbim të popullit nga radhët e Policisë së Shtetit, qe edhe efektivi
i policisë së komosariatit të Policisë
së Lushnjes, dëshmori i Atdheut Krenar Bako.
Por ,
ngjarjet e marsit të vitit 1997, ashtu si në gjithë Shqipërinë, në familjen e
Xha Islamit, në prill ndodhi tragjedia tjetër me humbje e jetës të djalit të
tyre të dashur Krenar Bako. Në fillimet e demokracisë, ashtu papritur plumbi i
mallkuar i merr jetën djalit të madh që ishte me profesion doktor (sot dëshmor
i Atdheut). Kjo për familjen ‘’Bako’’ e për gjithë farë e fisin, shokët e
shoqërinë ishte tragjedi e madhe. Por, plaga e Prillit ia shtoi më shumë
dhimbjen Islamit e nënë Hysnies. Edhe
bilbilat atë ditë ndaluan këngën e tyre!
Krenar
Bako ishte efektiv i komisariatit të policisës së Lushnjes. Ai lë shërbimin e
me biçikletë kthehet për në shtëpi në fshatin Plug. Ishte mbasdite. Merr rrugën
për në Plug sepse edhe aty kishte shtëpinë, familjen, babanë, nënën, gruanë e
dy fëmijët: një djalë e një vajzë. E prisnin që ai t’u tregonte edhe ndonjë
lajm të mirë për ato ditë të mbrapshta të majve mars-prill të atij viti. Ai
donte që t’u jeptenjë buzëqeshje të ëmbël prindërore fëmijëve të tij. Banorët e
Plugut e donin dhe e respektonin sikur të ishte djalë i tyre, pavarsisht se
Krenari ishte i ardhur nga fshati Burranj i rrethit Skrapar. Kudo që takoheshin
në fshat apo në qytetin e Lushnjes me krenarin, takimi ishte vllazëror. Por, kobzeza ajo ditë kthimi ja
merr jetën Krenarit, dhe ia pretë ëndrrat në mes. Edhe lulet e Prillit, zogjtë,
njerëzit, ndaluan me lot në sy e dhimbje plage në zemër kur morën lajmin e
vrasjes së policit Krenar. Një bandë duke terroruzuar banorët e Lushnjes me
kallashnikov, merr rrugën drejt stacionit të trenit për në Dushk. Gjatë rrugës
ata qëllonin me automatic, pa vënë re se mbi kë qëllonin e vrisnin njerëz të
pafajshëm. Midis atyre njerëzve të pafajshëm ishte edhe Krenar Bako, efektivi i
policisë Lushnje. Pikësisht aty në kthesën e Plugut një plumb i mallkuar merr
jetën edhe të babait të dy fëmijëve, Krenarit. Lulet e Prillit vajtuan për
djalin nga Burranj, për atë njeri me shpirt të madh e të dashur me njerëzit. Dhimbja
qe e madhe, por më shumë për prindërit e Krenarit, xha Islamit e nënë Hysnies,
që qëndruanë si mali i Tomorrit edhe në këtë fatkeqësi për djemtë që gjakun ja
dhuruan Atdheut. Po bën 16 vjet nga kjo ngjarje e pazakontë e shumë dhimbje,
por kujtimi i dëshmorit të Atdheut Krenar Boko do mbetet gjithmonë i gjallë në
zemrat tona. Nga radhët e Policisë së Shtetit janë shumë dëshmorë të cilët kanë
dhënë jetën për atdheun në shërbim të popullit. Ata do kujtohen gjithmonë në
altarin e lirisë, për përparim e zhvillim shoqëror, sepse në themel është gjaku
i tyre. Historia ka rrënjët e saj në gjakun e dëshmorëve. Dëshmorët kanë vetëm
një emër: Pavdekësi!