Faleminderit
Manxhar Taka: Dr. Bilal Golemi - Ikonë e Shkencës
E diele, 28.04.2013, 04:58 PM
Dr. Bilal Golemi
Kjo Ikonë e
Shkencës, ky Patriot Idealist
Nga Manxhar Taka
Kushdo që
ka pasur mundësinë të lexojë monografinë “Dr.Bila Golemi”, botuar në vitin 1968
nga dy personalitete të shquara të Shkencës dhe të kulturës; Dr. Vasfi Samimi
dhe Dr. Hulo Hajderi si dhe librin; “Një jetë për shkencë e atdhe-Dr.Bilal
Golemi” ,me autor ManxharTaka, botuar
në vitin 2010, do ti jetë dhënë rasti të njihet me një figurë të shquar të
shkencës, me një mikrobiolog të klasit
Europian e botror dhe me një patriot idealist e zëmër zjarrtë. E them me siguri se personalitete të tilla si
Dr. Bilal Golemi,
Shqipëria
i ka pasë dhe i ka shumë të rrallë, por histriografia jonë, më së shumti u ka thurur mite dhe lavde njerzëve
të jatagan e të pushkës dhe kjo jo pa të
drejtë, por gjithkush mund të konstatojë se sa pak përmënden dhe sa pak flitet
për njerëz të shquar të shkencës si K. Gega,Dr. R. Frashëri, Ing. Gjadri, Dr.
F. Shiroka,
Bilal
Golemi u lind në Golem të Kurveleshit
dhe në moshën 7 vjeç largohet nga fshati bashkë me familjen dhe vendosen
në Stamboll. Pasi kryen arsimin e ulët dhe të mesëm, ai regjistrohet në
fakultetin e veterinarisë ushtarake Turke, meqënëse këtu mund të studjonte me
shpenzimet e shtetit, pasi gjëndia ekonomike e familjes, nuk e lejonte të
merrte një degë që ai kishte dëshiruar. E mbaroi këtë shkollë me rezultate të
shkëlqyera dhe për tre vjet shërbeu në ushtrinë Turke me gradën e kapitenit,
por ai jo vetëm kishte pasur aspirata,
por edhe aftësi e prirje të tjera nga ato të një karjere ushtarake dhe
për këtë arësye, jep dorëheqjen nga ushtria
dhe me shpenzimet e tij , e pas një konkursi, ai fitoi të drejtën për tu
specializuar në fushën e mikrobiologjisë në Institutin e famshëm Pasteur të
Parisit. Gjatë kohës së specializimit, ai ra në sy të autoriteteve shkencore të
atij Instituti, si një studjues i thellë me aftësi të spikatura në fushën
kërkimore shkencore dhe për këtë arësye i propozohet që të qëndrojë me punë në
këtë Institut si bashkëpuntor shkencor i tij, gjë të cilën ai e pranoi me
kënaqësi.
Në
Institutin Pasteur, Dr. Bilali pati një karjerë të shkëlqyer shkencore. Ai
mbrojti dhe fitoi doktoraturën me një studim të rëndësishëm dhe u caktua të
punonte si bashkpuntor i profesorëve të mëdhenj Ramon e Duma.Për të ditur se me
kë pati nderin por edhe meritën të punojë shkenctari i ri shqiptar duhet të
themi se Prof. Ramon ishte ndër pesë mikrobiologët më të mëdhenj të asaj kohe
.Ai prodhoi për herë të parë vaksinën
kundër difterisë së fëmijëve, serumin kundër tetanozit dhe ka studjuar
anatoksinat dizanterike dhe në këto shpikje, ai pati bashkëpuntor, shkenctarin
e ri Dr. Bilal Golemi. Dr. Bilali kreu në këtë institut edhe studime të tjera
të rëndësishme dhe për aftësitë e tij teorike dhe praktike ai u angazhua si
mësimdhënës. Në vitin 1926 ai u ngarkua të drejtojë në teori dhe në praktikë,
kursin e specializimit, ku merrnin pjesë 33 mjekë, veterinerë dhe biologë nga
të gjitha anët e botës të cilët kishin ardhur për tu specializuar në fushën e
mikrobiologjisë. Për punën e tij në këtë Institut Qeveria franceze e ka dekoruar atë me
medaljen “Legion d’ Honneur”
Gjat
kohës që ai punonte në Institutin Pasteur, mbante lidhje me shumë studentë dhe
intelektualë të tjerë shqiptarë që jetonin në Francë dhe ndiqte me interes
çfarë ndodhte në Shqipëri. Informacionet tregonin për gjëndjen e rëndë
ekonimike, sociale e shoqërore dhe prapambetjen e theksuar të atdheut të tij
dhe kjo gjë e brengoste pa masë e për këtë kishte kohë që mendonte se si mund
ti shërbente vëndit të tij. Në kulmin e karierës së tij akademike, kur veç
Institutit Pasteur të Parisit ku punonte , i qenë bërë oferta pune edhe nga
Institutet mikrobiologjike të Berlinit, Stokholmit dhe Turqisë, ai lë
shkëlqimin e jetës Parisiane dhe me gruan e tij franceze, në mars të vitit
1928,vjen vullnetarish për të punuar e jetuar në Shqipëri.
Shqipëria
e asaj kohe ishte vëndi më i prapambetur i Europës, vëndi i varfërisë dhe
analfabetizmit, i pishës dhe kandilit, i plasjes, malarjes , tërbimit dhe
tuberkulozit, i kasolleve por edhe i kullave me frëngji, prej nga shqiptarët
vriteshin me njeri tjetrin. Dr. Bilali tashmë ishte një mikrobiolog i famshëm,
por kur erdhi në Shqipëri, ai nuk mund të kuishte atë lluks që të vishte bluzën
e bardhë dhe të kishte punë vetëm me librat dhe mikroskopin, por ai u angazhua
që nga punët më të rëndomta e deri tek ato që kërkonin kualifikim të lartë.
Blegtoria në atë kohë në Shqipëri ishte dega bazë e ekonomisë që jepte 2/3 e
prodhimit kombëtar dhe meqënëse Dr.Bilali profesionin bazë kishte atë të
Veterinerit, në Ministrinë e Ekonomisë ai ngriti për here të parë Drejtorinë e
Blegtorisë me tre seksione, themeloi për here të pare shërbimin veterinar dhe
hartoi ligjin për këtë shërbim. Një sëre sëmundjesh të asaj kohe shkaktonin dëme të mëdhë në blegtori dhe lëngata e
vdekje në njerëz, prandaj detyrë imediate ishte ngritja e laboratorëve
mikrobiologjikë dhe kështu për here të pare Dr. Bilali ngriti laboratorin
bakterologjik veterinar ku vetë ai për here të pare në Shqipëri,prodhoi serume
e vaksina si ajo e plasjes, lisë,
kolerës së shpendëve, këmbëzezës etj. E çuditëshme është, se si në atë kohë në
Shqipëri, kur nuk mbroheshin as të drejtat e njerzëve,me inisiativën e Dr.
Bilalit u ngrit shoqata e mbrojtjes së kafshëve me kryetar të famshmin Mithat Frashëri, e cila ishte një
përpjekje e intelektualëve të Tiranës për ta bërë Shqipërinë si dhe vëndet e
tjera perëndimore.
Dr.
Bilali tashmë nuk ishte një veteriner i thjeshtë por ai kishte marrë
specilizimin më të lartë në fushën e mikrobiologjisë në përgjithësi dhe veç
kësaj si një atdhetar idealist, ai me dhimbje shifte masat e pamjaftueshme për
mbrojtjen e shëndetit të njerzëve. Në atë kohë në Shqipëri ekzistonte një
laborator bakteriologjik për njerzit ku punonte një francez, që nuk e kishte
arsimin e lartë dhe bënte vetëm ca analiza të sifilizit dhe ca vaksina kundër
tërbimit. Dr. Bilali sa erdhi në Shqipëri e vizitoi këtë laborator dhe aty pa
nivelin e ulët e primitv të punës që
bëhëj atje. Me insistimin e tij ky laborator u transferua në Tiranë në një
godinë të përbashkët me laboratorin veterinar dhe të dy këto laboratorë filluan
tashti të punojnë nën drejtimin shkencor të mikrobiologut Dr. Bilal Golemi. Ai
i kompletoi këta laboratorë me pisje të kohës dhe krijoi edhe garazhin e
kafshëve të eksperimentit si kavje,lepuj, pëllumba etj. Në bashkëpunim edhe me
Dr. Bajram Emirin, që edhe ai sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, zbuluan për
here të pare në Shqipëri ,sëmundjen Leishmanioza në disa fëmijë të Tiranës dhe
ishte Dr. Bilal Golemi që diagnostikoi, gjithashtu për të parën here në
Shqipëri, sëmundjen e Leprozës tek një punonjës i një konsullate të huaj. Në
një perjudhë prej 4 vjetësh që Dr. Bilali punoi në Shqipëri u hodhën bazat
shkencore të trajtimit të sektorit të blegtorisë, u hartuan ligjet përkatëse,u
zhdukën ose u frenuan disa sëmundje në kafshë dhe u bënë shumë përmirësime në
gjurmimin, diagnostikimin dhe luftimin e disa sëmundjeve që prekin edhe njerzit
si plasia, bruceloza, tuberkulozi, tërbimi, lija etj, të cilat në atë kohë
shkaktonin fatkeqsi të mëdha, kështu Dr. Bilali hodhi bazat e vërteta të mikrobiologjisë
si shkencë në Shqipëri.
Pikpamjet
politike të Dr.Bilalit, ishin ato të një liberali demokrat. Që kur ishte
student në Turqi ,por sidomos kur punonte si oficer i ushtrisë Turke, ai u
përfshi me gjithë energjitë e tij në revolucionin e udhëhequr nga Qemal
Ataturku dhe për këtë është dekoruar nga qeveria Turke me medaljen e
Indipedencës me dekretin nr.3252. Duke qënë se ai kishte qënë kundër
sulltanatit në Turqi, ai do të ishte edhe kundër shpalljes së Zogut mbret. Ai e
donte Shqipërinë siç ishin edhe vëndet e tjera të përparuara,Republikë
Parlamentare dhe për këtë arësye ai u konfrontua me regjimin dhe u dënua me 101
vjet burg, por si rezultat i presionit të qarqeve shkencore europiane, ai pasi bëri tre vjet burg , së
fundmi u lirua , por u urdhrua të largohet nga Shqipëria. Ai deshi të shërbente edhe më tej atdheut të tij
dhe për këtë arësye kërkoi të punonte edhe si një veteriner i thjeshtë i ndonjë
komune , por kjo kërkesë nuk ju miratua dhe ai me zëmër të thyer u largua për
në Turqi.
Me të mbrritur
në Turqi, Dr. Bilalin e kërkuan njëkohësisht Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e
Bujqësisë për institucionet e tyre , por ai pranoi të punojë në atë të
shëndetësisë dhe filloi punë në Institutin e Higjenës” RS Hivzissihha” Ankara,
fillimisht si Zv/ Drejtor i atij Instituti dhe më vonë si sekretar i
përgjithëshëm. Gjat kohës që ai punoi në Turqi, pati një karjerë të shkëlqyer
shkencore. Studimet që ai kreu atje u botuan në revistat e buletinet e institucioneve më të famshme shkencore të
Europës si dhe në disa tekste të mikrobiologjive universitare. Ai filloi punën
me prodhimin e serumeve hiperimune për prodhimin e vaksinës së difterisë së
fëmijëve, tetanozit , tuberkulozit etj, me një cilësi edhe më të lartë se ato
që si bashkëpuntor i Prof. Ramon, kishte,prodhuar në Institutin Pasteur.
Sëmundja Brucelozë, që prek njerzit dhe kafshët, ishte shumë problematike në
Turqi. Dr. Bilali kreu një studim nga më të thelluarit e asaj kohe, duke
analizuar gjakun e 2500 njerzëve dhe kafshëve
si dhe qumështin e bylmetoreve të Ankarasë dhe fermave për rreth , prej
nga ku konstatoi se sëmundia ishte shumë e përhapur. Në një kongres të
mikrobiologjisë në Turqi , masat e gjurmimit dhe luftimit që propozoi Dr. Bilali u kthyen në ligj, të
cilat edhe sot janë po të tilla. Një kontribut i veçantë i tij ishte studimi i
dy sëmundjeve që në Turqinë e asaj kohe shkaktonin shumë vdekje në njerz, siç
ishin Tularemia dhe Ethet “Q”. Studimet e Dr. Bilalit mbi këto sëmundje
ishin të një niveli të lartë shkencor të
cilat u botuan në revistën mjeksore të Akademisë së shkencave franceze dhe në
dhjetra organe të tjera të shtypit shkencor.
Studimet
e Dr. Bilalit për sëmundjen e Tularemisë
arritën deri aty sa ai të kryejë eksperimente në trupin e vet. Janë të
njohura botërisht dhjetra e qindra raste të vetësakrifikimit dhe të heroizmit,
deri në dramacitet të kryera nga shumë biologë, mjekë , kimistë etj , nga të gjitha anët e botës, të cilët
janë përballur me vdekjen për të mirën e njerëzimit. Duke eksperimentuar në
trupin e tyre , Petenkofer piu një gotë me bujon kolere ,por i shpëti vdekjes,
ndërsa të tjerë si anglezi A.Uajt,
austriaku A. Rozenfelld, italiani xh. Lasear etj nuk arritën ti shpëtojnë
vdekjes. Midis këtyre njerzëve , këtyre heronjëve të heshtur që mbarë njerëzimi
duhet të përkulet me mirënjohje dhe veneracion, për sakrificat e tyre sublime,
është edhe shkenctari ynë Shqiptar Dr. Bilal Golemi.
Duke
punuar në laborator atij i ra në sy një pikë e kulturës mikrobike të
Tularemisë. Mendoi se pas gjithë atyre provave që kishte bërë në kafshët
laboratorike, eksperimenti në trupin e tij, ishte një rast i mirë që do të
sqaronte shumë gjëra rreth Tularemisë dhe ai nuk u mjekua por i mbyllur në
laboratorin e tij për tetë ditë,e la sëmundjen të rrjedhi, duke studjuar gjithë
kuadrin klinik të saj.
Filloi
skuqia dhe lotimi i syve, pastaj konjuktiviti u zhvillua më tej. Filluan të
enjten gjëndrat limfatike të nënënofullës dhe më pas edhe gjëndrat e tjera,
duke u bërë të dhimshme deri sa u qelbëzuan. U rrit temperatura, duke provokuar
ethe të forta , të dridhura, të vjella, dhimbje të kyçeve dhe të mezit, por ai
me vendosmëri dhe kurajo , megjithëse kërcënohej nga vdekja, qëndrote i pa
përkulur, duke kryer lloj lloj analizash . Merrte material nga trupi i tij dhe
jua injektonte kafshëve të eksperimentit dhe ato për pak ditë ngordhnin,
vëzhgonte kurbën e temperaturës, formulën e gjakut , mbillte material nga trupi
i tij në terene që kultivohen mikrobet dhe pasi sqaroi gjithçka , vetëm pas
tetë ditësh ai fillo mjekimin e trupit të tij. I shpëtoi vdekjes por ky
eksperimen la gjurmë në shëndetin e tij. Ky rast u publikua në gjith shtypin
shkencor të kohës.
Në vitin
1952, kur gjëndia e tij shëndetësore nuk ishte e mirë, ai emrohet drejtor i
prodhimit të vaksinës së tuberkulozit në njerëz(BCG), por edhe në këto vite ai
nuk e reshti veprimtarinë e tij kërkimore shkencore dhe në këtë vit ai caktohet
ekspert i Organizatës Botrore të Shëndetësisë, duke u bërë i pari shqiptar në
këtë detyrë.
Astma
bronkiale, prej së cilës ,kishte vuajtur gjatë gjithë jetës , por sidomos
eksperimenti që bëri në trupin e vet e mposhtën dhe i shkurtuan jetën dhe në
moshën më të mirë, në kulmin e prodhimtarisë së tij shkencore , ai ndrroi jetë
më 15 mars 1955.Varrimi i tij u bë në varrezat Stinjës Bosfor dhe në kreun e
varrit të tij ,plot domethënie dhe fantazi është skalitur në gur,një libër i
madh dhe në bazoreljev një mikroskop.
Duke e shikuar këtë figurë prej kohës që jetojmë, kur shqiptarët, njerëz të thjeshtë qofshin, apo edhe intelektualë, çdo ditë po largohen nga Shqipëria, kurse Dr. Bilali la karjerën e shkëlqyer shkencore, la shkëlqimin e Parisit dhe u kthye ti shërbente vëndit të tij thellësisht të prapambetur, shtrohet pyetja se a ka më sot patriotë të tillë idealistë që për interesat e popullit të tyre të bëjnë sakrifica kaqë të larta ose të sakrifikojne deri jetën e tyre për të mirën e njerzimit mbarë?