Faleminderit
Shaban Cakolli: Përkujtojmë bacën Adem Berisha
E hene, 06.05.2013, 07:46 PM
BACA ADEM
BERISHA - GJURGJEVIKU NË NDËRGJEGJEN TONË JETON SI NJË QENIE
Shkruan: Shaban CAKOLLI
Kjo botë
nuk është shtëpia jonë e përjetshme, sado e duam dhe e ndërtojmë, një ditë
meodomos duhet të e lëmë, dikush më herët, dikush më vonë. Mirëpo me vite të
tëra rrugëtojmë nëpër te, rrëpatemi, bëjmë vepra dhe nuk kënaqemi me ate që
bëjmë, bëjmë sakrifica për të arritur më shumë, por vjen koha papritur dhe i lëmë të gjitha, padyshim se na dhimbsen. Jeta është mister i madh, hedh
hapat sot, pa ditur nëse mund të i hedhish nesër. Dikush thotë jeta është si
një hije, hyn nga porta , del nga dritarja. E keqja qëndron mu aty, nga se janë rregulla të natyrës nga të cilat
nuk mund të ndryshojmë asgjë. Këto ligje të natyres, ia kanë lënë njeriut një
privilegj, të jetoj sa mund të jetohet, të sundoj mbi natyrën, të e ndërtoj ate me punë e vepra.
Njeriu nuk është ndonjë materje kimike, molekulë që tretet e zhduket si fluskë
sapuni. Njeriu është çenja më e rëndësishme në rruzullin tokësorë, ai ka rrënjë,
histori dhe identitet. Njeriu e bënë
jetën në natyrë, ajo jetë është formë lufte, një luftë për të mbijetuar, dikush hapëron me më shumë
suksese, dikush më pak. Ka disa faktorë të cilët na ndihmojnë të kalojmë ditët
e jetës, fati, shpresa, besimi, dashuria për jetë, dhe secili bënë jetën e vet
ashtu si ka fuqinë, dikush me vepra më të mëdha, dikush më të vogla, por një
ditë secili nga ne meodomos do e lëmë. Megjithatë çdo njeri gjatë rrugëtimit në
jetën e tij lë gjurmë. Ka njerëz që jetojnë të vdekur, ka të vdekur që
jetojnë nëpër breza. Kur njeriut i
vdes një i dashur, padyshim njeriu nuk
ndihet vetëm i hidhëruar, ndihet i zemëruar, i hutuar dhe friksuar. Isha shumë
i ri, kur më vdiq një i dashur, nuk mund i mbaja dot lotët, mundohesha të
ndrydhë dhembjen nga brenda. Atë botë më pat pyetur i madhi Azem Shkreli:Përse
ndihesh kaq i trishtuar?I rrëfeva për dhimbjen që kisha për humbjen e një të dashuri, dhe prap
më pyeti:Ka vdekur i tëri, apo vetëm
gjysma?! Isha i ri dhe në vitet e mia, nuk më kishte rënë të dëgjoi pyetje
të këtij lloji. Për disa momente mbeta i
heshtur, duke u munduar të bluaj kuptimin e këtyre fjalëve, por duke u bazuar
në mençurinë e të madhit Shkreli, ngula
këmbë të mësoj kuptimin
e kësaj pyetje!Si, ka vdekur i tëri , apo vetëm gjysma?Njeriu kur vdes, vdes i tëri i thash i habitur!Jo, jo më tha Shkreli:Disa njerëz jetojnë të vdekur, ata përveq që dëmtojnë natyrën, dëmtojnë shoqërinë, kombin, e keqja është se bëjnë edhe hargjime në këtë jetë, por ditën që zhduken, nëse gjejnë njerëz të mjaftueshëm për të i bërë një varr, emri i tyre shuhet nga ajo ditë, nuk i kujton kush më, përveq nëse ua kujton dobësitë që i kanë sjellur, familjes, rrethit, shoqërisë, kombit ...
Njerëz të
cilët kanë bërë vepra të mira për familjen, atdheun, kombin, nuk vdesin kurrë. Ata
kanë lënë vepra të cilat ua kujton çdo ditë familja, rrethi, atdheu, kombi, dhe
vepra e tyre i bënë të kujtohen brez pas
brezi. Këtë e kam mësuar nga i madhi Azem
Shkreli, dhe kur e kam mësuar më u është larguar gjysma e dhimbjes për
humbjen e të dashurit tim, nga se ai kishte lënë vepra të mira, të cilat i kujtojmë
jo vetëm ne, por edhe të afërmit
dhe rrethi ynë. Kohët e fundit sikur kam fituar përshtypjen se rrufeja
po godiska vetëm lisa të mëdhenj. Sikur më duket se vdekja po vepron e sulmon
padrejtësisht mbi shkrimtarët dhe poetët, në kohën kur na janë më se të nevojshëm. Brenda
dhjetëvjetshit që po e lëmë sulmoi:Azem Shkrelin, Ferit Ramadanin, Ibrahim
Ibishin, Bardh Hamzën, Din Mehmetin, Adem
Berishën, Ali Podrimen, e dhjetëra të
tjerë, në moshë të re, në kohën kur kishim shpresa në ta dhe kur më shumë se
kurrë na duheshin të ishin në mes nesh. Maji i vitit që lam pas, pabesisht na e
mori Adem Berishën, e mori tinëzisht në
kohën kur askush nuk e priste
as që e mendonte. Atë ditë kobzezë, baca ishte në krye të detyrës, ishte plot
energji, shpresë, madje synonte edhe të shkonte në LSHK, por një fatkeqësi
natyrore e ndaloj, ia ndau ëndrrat përgjysmë. Atë ditë dikush e shpalli këtë
lajm në facebook. Nuk më kujtohet kush, sepse ndihesha i mpirë. Reagova shumë
shpejt dhe kundërshtova, jo dhe jo, baca është gjallë. Nuk munda të e pranoj
dhe as sot nuk mund të e pranoj se baca nuk është më me ne!Disi e ndjejë thell
brenda vetës se lajmi ishte vetëm një ëndërr e keqe, se baca është gjallë dhe
do kthehet në mesin tonë si më parë. Ka kaluar një vit nga ajo kohë, shpesh
baca më shfaqet në ëndërr, madje në disa çaste
më duket sikur e shoh të ndjerin në rrugë, diku në një autobus, pranë
trotuareve duke kaluar, i fshijë sytë dhe sërish më vjen një hije ngjajshmërie
e tij, sikur më ndezë shpresën, se gjithçka e folur për vdekjen e tij, ka qenë
vetëm një keqkuptim. Megjithatë jeta
kërkon të njohim realitetin, e realiteti thotë se baca nuk është më me
ne. më kot përpiqem të vendos midis qenjes dhe mosqenjës.
Eh, çka
të bëjmë?Prej lëkurës nuk dilet, në këtë botë të gjithë jemi rrugëtarë për në
rrugën e fundit, dikush më herët, dikush më vonë. Kur kuptova se Adem Berisha nuk është më u shtanga, u
pllakosa. Mërgimi kjo plagë kobi, nuk
më mundësoi të isha atë çast atje, të e
përqafoja, të ia thoja lamtumirën e fundit, të ia hidhja një grusht dhe mbi
varr, një buqetë lule kujtimi mbi varrin e tij. Po, përse ndodhi kjo?Sepse
gjithçka erdhi tinëzisht, sepse nuk e
priste as baca, as ne, sepse një natë më parë kishim biseduar në facebook me bacën
deri në orët e vona, kurse tani kur pabesia ndodhi, nuk isha i pregatitur, deri
sa unë të arrija në Kosovë bacen nuk do e linin mbi dhe, nga se udhëtimet nga
Gjermania në vendlindje bëheshin tri herë në javë, madje duhej të rezervonim
edhe bileta udhëtimi, e për gjitha këto
duhej kohë. Baca Adem Berisha, duhej të ishte njeriu më i mirë dhe më i dashur,
të cilin kam mundur të e njoh në jetën time. Mendoj se baca ka pasur nga një
mik në çdo shtëpi shqiptare, ishte i urtër, i dashur, bëmirës, mësues, veprimtarë
kombëtarë, poet i shquar, eh po çka
nuk ishte, nuk kishte diçka e mirë që i
mungonte atij. Vetëm mërgimi na pat nda, me trup ishim larg njëri-tjetrit, por
në mjetet elektronike ishim gjithnjë bashkë në mëngjez e mbrëmje. Me bacën komunikonim gjërë e gjatë deri në orët e vona
të natës, për artin e kulturën, pse jo edhe për gjendjen në të cilën ishte
katandisur vendi ynë, e cila na rëndonte të gjithëve. Me bacën rrugëtonim
bashkë në gazeta e revista, facebook dhe forume, nëpër radio, kudo kishim të
njejtin mendim dhe të njejtin rrugëtim, mirreshim me problemet e letërsisë, kulturës,
botimeve, sigurimin e librave, etj. . . . . . . Baca ishte një patriot i madh, ishte
madje njeri me ngarkesë psikologjike për fatin e atdheut si po rrokullisej, po
kishte edhe një ngarkesë për mbesën e vet Diellzën, të cilës në moshën
më të njomë ia shou jetën një makinë, dhembje të cilën vështirë e përballonte, dhembje
të cilën e ndante me ne miqët, të cilët kësaj ëngjëllushke ia patëm kushtuar
nga në poezi dhimbje, e të cilat baca i përmblodhi në një libër"LULJA LA
LULISHTËN":
Eh, kush
do e mendonte se edhe bacën do të e gjente i njejti fat si mbesën Diellzën?Edhe
bacën atë ditë të kobshme maji, e ndaloi një fatkeqësi komunikacioni, për të
lënë ëndërrat përgjysmë, librin, LSH, miqët, veprat që donte të i përfundoj. . .
. . . . . .
Tani po
vjen maji tjetër, natyra ka marrë pamje pitoreske, padyshim ka gjelbëruar
varrin ku pushon baca, ka hedhur lule mbi vendpushimin e tij, por aty mungon
buqeta e luleve të mia të cilat nuk munda të ia lë pranë e kjo më rëndon
shpirtin.
Adem
Berisha ishte poet i ndritshëm, ai nuk ngutej të botoj, por kur botonte, botonte
fuqishëm, unë e pata quajtur poet që i gjasonte
Gjergj Fishtes. Së fundi baca pat botuar një përmbledhje poetike të
cilën e pati titulluar"PËRBALLJE":Athua
baca kishte parandjenja se po i ndodhte diçka e keqe?Unë jam i sigurtë se po!Në
fillim kur ishte para përfundimit të librit, më pat thënë se do të e titullonte
ndryshe, madje kur e botoi u morëm vesh që librin të mos ma dërgoj me postë në
mërgim, po doja të e përgëzoja në Kosovë ku edhe do të organizonim një promovim
të atij libri. Nuk vonoi një javë dhe libri më erdhi në postë, në te kishte
lënë dorëshkrim:"Kujtoje bacën Adem, edhe kur të mos jetë më", eh po
kujt do të i shkonte mendja se baca do të shuhej atë javë?!Atë ditë që mora
librin e bacës, i shkrova dhe e përgëzova dhe e falemnderova, por nuk u
durova pa e pyetur:Përse bacë më dërgove librin në postë, kur e lam të e
promovojmë në Kosovë?Paj, nuk mund u durova pa ta dërguar më tha baca!Kur e
pyeta, përse kishte bërë ndryshim në pagëzimin e librit, më tha
se ndërrova mendje!Më vonë kam
mësuar nga miqët, se të gjithëve që ju kishte dërguar librin ua kishte lënë
mbishkrimin"Kujtojeni bacen Adem, edhe kur të mos jetë më", si dhe
ndërrimi i titullit të librit"Përballje", më kanë bërë përshtypjen se
baca kishte parandjenja se po ndahej nga ne, madje vet
emërtimi"PËRBALLJA", sikur e bënte ate të kuptoj se po përballej me
diçka që po ia shuante ëndrrat. Miq sikur ishte Adem Berisha vijnë shumë
rrallëMe shpirtin krijues që e karakterizonte, me dashurinë për letërsinë dhe artin, me humanizmin e gjerë dhe të pashoq, shkrimtari vazhdoi të shkruante dhe të botonte
deri në fund të jetës së tij:Unë ia kam shpërnda botimet e tij në gazeta, revista,
blogje, forume dhe ai më ishte mirënjohës. Fatkeqësisht librin e
fundit"PËRBALLJE", nuk ia kam shpërnda, as nuk do të mundem kurrë të ia shpërndajë. Lajmi
për ndarëjen e baces nga ne, më këputi dy krahët, më pllakosi dhe më mori
fuqinë, sa e sa herë jam munduar të e përshkruaj, por kur hap kopertinat, kur
lexoj mbishkrimin e tij, kur më bie në sy poezia të cilën më kishte përkushtuar
mua, nuk gjejë forcë as një shkronjë të e nxjerr nga ky libër. Vdekja e Adem Berishës, më ka shkaktuar barrë të rëndë,
kur e kuptoj se më nuk do të takohemi, se më nuk do të lexojmë shkrime të reja
nga ai, më duket sikur truri më
shkëputet nga koka, dhe e peshoj
dhe e mbajë rëndë kokën me dy duart. Megjithatë
e kujtoj se një privilegj e kisha që njoha bacën, një
krenari për veprat që na i la. Thellësisht nga shpirti e ndjejë dhimbjen për
bacen që nuk ndodhet më në mes nesh. ngushëllohem që nuk e kemi fizikisht në
mesin tonë, por ai jeton në ndërgjegjen time shpirtërore si një qenie e pashuar,
të cilin e kujtoj dhe ndjejë çdo çast.
Adem
Berisha u lind më 03. 05. 1948 në fshatin Gjyrgjevik i Madh të komunës
së Klinës, fshat ky historik dhe
vendlindja e heroit të pavdekshëm kombtar, Sadik Ramë Gjurgjevikut.
Xhaxha
Ademi rrjedh nga një familje e varfër fshatare por të paster për nga ideali dhe
përcaktimi kombëtar. I ati i autorit
Zeqë Ramadani ishte kinse i mobilizuar si partizan në luften e dytë botërore, por në vend të kësaj përjetoi marshin famkeq e
për shumë kënd edhe tragjik – ate drejt masakres së Tivarit të 1945-tës bashkë
me disa bashkëfshatarë të tij si Jusuf Mangjolli, Prekë Martini, Tafil Bajrami e të tjerë. Kjo njësi pati fatin t’i shpëtonte masakrës së
Tivarit si njësi plotësuese a arradhave partizane të Dalmacisë dhe Istres e
duke iu falenderuar disa
oficerëve
kroatë të cilët e tërhoqen drejt destinimit.
Në
dimërin e egër të 1947-ës bashkë me të vëllanë Rexhep Ramadanin dhe birin e
vëllait Mus Rexhepin gjëndet i lidhur për kumbullat e Sali Gjokës për tri javë
rresht, presion ky për të treguar se ku
gjëndet Ukë Sadiku, Halil Sadrija (biri
i vëllait) dhe Qazim Bajraktari i Ostrozubit të cilët
ishin
pjestarë të organizatës patriotike "Besa kombtare" e dalë nga kuvendi
i LNDSH-së, mbajtur më 4-5 gusht 1945 në
fshatin Doberdol të Llapushës të cilin e drejtuan prof. Ymer Berisha, Ukë Sadiku e Marie Shllaku.
Kjo
zgjatë gjerë më daten 17. 02. 1947 kur kuislingët dhe sherbëtorët e armikut
iu bien në gjurmë dhe i qesin në pritë në fshatin Sferkë të Gashit, në avlinë e dhëndërrit të Ukë Sadikut – Sokol
Dinit me ç’rast vriten në vend Halil Sadrija e Qazim Bajraktari ndërsa Ukë
Sadiku plagoset rëndë
por arrin
të largohet nga vendi i ngjarjës e më pas sipas kërkesës së prokurorit të
atlherëshëm, antishqiptarit të përbetuar
e famkeq Ali Shukrija, ekzekutohet në
Prishtinë.
I ati i
xhaxha Ademit, Zeqa vdes në moshen 40
vjeçare duke lënë pas të ëmen Shahen, bashkëshorten Fazilen, Ademin 6 vjeçar dhe Shabanin 1 vjeçar. Çka të flitet për jeten që pastaj kanë bërë
këta bonjakë të cilëve pas tri vitesh iu vdes edhe gjyshja Shaha e ata mbesin
vetëm në përkujdesjen e nënës Fazile 32 vjeçare dhe e cila jetoi gjer më daten
17. 02. 2007.
Xhaxhai
dhe vellau ynë t Adem Berisha në kushte gati të pa para varfërie vazhdoi
mësimet pranë shkollës fillore “Zejnel Hajdini” në Ujmirë dhe përkundër gjithë
vështirësive, u dallua ndër nxënësit më
të mirë të shkollës. Që atëherë ai ishte
anëtar i grupit letrar të shkollës, atij
dramatik dhe atij muzikor, cka dmth se
dashuria e Adem Berishës per vargun dhe artin ne pergjidhësi nuk eshte shume e
rastesishme ndonese ne moshen me te re dallohet me prirjet e tij prej poeti.
Pas
përfundimit të shkollës fillore me sukses të shkëlqyeshëm u regjistrua në
shkollen normale atëherë “Silvira Tomazini” në Skenderaj si paralele e ndarë e
normalës së Mitrovicës e cila pas ardhjes së Ahmet Malokut për drejtor ndërroi
emërin në “Hasan Prishtina”. Pas
kryerjes së vitit të dytë në vitin 1965, për shkak të kushteve tejet të vështira
ekonomike detyrohet të nderpres shkollimin dhe të punojë si mësues i
pakualifikuar nëpër fshatrat më të largëta si në Gorozhup të Hasit, Carravranë, tani Gurbardh të Malishevës, Millanoviq, tani Shkozë poashtu të Malishevës etj.
Në vitin
1968 përsëri këthehet si nxënës i rregullt në kl. e III-të të normalës në Mitrovicë në të cilin
vit ndodhin demonstratat e nëntorit të cilat përfshjnë pothuajse të gjitha
qytetet e Kosovës e poashtu edhe Mitrovicen, bartës te të cilave ishin nxënësit e normalës,
ata të gjimnazit dhe të
shkollës
teknike nder të cilët edhe vetë i madhi Adem Berisha. Edhe si normalist ia kishte ëndja që kohë pas
kohe të merrej me shkrime, kryesisht
poezi por ishte temperament dhe shkrimet e tij ishin të papërshtatshme për
kohen. Kështu, gjatë ndejave me shokë shpesh kishte dëshirë
të citonte vargjet e Migjeni.
Pas
përfundimit të normalës me sukses të shkelqyeshëm punoi edhe dy vite të tjera
si mësues ndërsa që nga viti 1973 punon si punëtor i administratës komunale në
komunen e Rahovecit ku u dallua si një nder punëtorët më të mirë, vlerësim ky i cili ishte bërë gjatë
mbikqyerjes inspektuese të kryeinspektorit të atëherëshëm për financa të
Kosovës – Azem Hajdini – Xani, Vibar
Hani etj.
Mirëpo
gjithënjë e përcjellë fati i lig dhe asnjëherë nuk e lënë të qetë të punojë dhe
të krijojë sepse si anëtarë dhe djalë i familjës balliste, konsiderohej i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm
për bijt e “nënë Titos e të bab Partisë” (kështu e quanin ata veten kur e
humbnin durimin), kështu që shumicen e
jetës mund të thuhet se e kaloi me
vështërsi të një pas njëshme.
Në periudhen
e vlimeve politike të viteve të 80-ta hapur demaskon politiken diskriminuese e
antishqitare të regjimit të kohës kështuqë në vitet 1989-90 u dallua si njëri
nder aktivistët e parë në këshillin nismëtar për themelimin e Lidhjes
Demokratike të Kosovës – Dega në Rahovec.
Në
Kuvendin themelues të Degës, në Krushë
të Madhe zgjedhet delegat i Kuvendit dhe anëtar i kryesisë së Degës të cilin
aktivitet e vazhdon për disa vite. Poashtu ishte njëri ndër themeluesit e
Sindikatës së Pavarur të organeve të administratës dhe judikatuës së Rahovecit
e më vonë nga baza zgjedhet dhe delegohet si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të
Degës së administratës dhe judikaturës së Kosovës pranë BSPK në Prishtinë.
Bashkëpunon
ngusht edhe me Këshillin lokal të pajtimit në nivel komunal dhe bashkë me
udhëheqësin e mirënjohur të këtij aksioni, tashmë të ndjerin prof. Anton Çetta si dhe aktivistët e këtij këshilli
e veprimtarët tjerë të njohur siç ishin profesorët e Universitetit të
Prishtinës prof. dr. Hajrullah Gorani, prof. dr. Rexhep Mehmeti, prof. dr. Zekeria Cana, prof. dr. , Muj Rugova e shumë të tjerë, merr pjesë në shumë pajtime të gjaqeve dhe
ngatrresave.
Viteve të
fundit kohë pas kohe merret me shkrime, poezi, të cilat(disa prej tyre) i përmblodhi në
përmbledhjen “Krenaria dhe pikëllimi”. Këto vite ballafaqohet me sëmundjen e kancerit
në mushkëri por ende e perballon me plot krenari dhe dinjitet. Është entuziast dhe i pandalëshëm ndërsa për
miqët dhe shokët ka një shpirt tepër dashamirës.
Adem Berisha ishte krijues, veprimtarë kombëtarë, i dashur për miqët, i pa ndarë nga aktivitetet kulturore, kombëtare dhe humanitare. Ishte plot energji, punoi në krijimtarinë letrare deri në frymën e tij të fundit. Adem Berisha ka botuar këto përmbledhje poetike:
KRENARIA
DHE PIKËLLIMI
LULJA LA LULISHTEN
PËRBALLJE
Për ata
që nuk kanë pasur rastin të lexojnë nga baca Adem, po u japim një cikël poetik
nga vepra e tij"KRENARIA DHE PIKËLLIMI", ku do të kuptojnë sa e dashi
atdheun, kombin dhe shoqërinë:
TY O AT E
MËMË
- Atdheut tim-
Mbijetove
acare e stuhi,
ngadhënjeve
nder shekuj,
të dua në
zor e në liri –
ishe dhe
mbete tempull mbi tempuj.
Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më
shumë se veten,
të dua se
je djepi im,
në Ty
gjej vetëm të vërtetën.
Qielli
mbi Ty është më ndryshe
nga ai në
mërgim,
dielli
tek Ti ngrohë më ëmbël
o i
dashuri, Atdheu i im.
Fusha, ara e livadhe
të
përshkojnë pa mbarim,
i dua e
s’mund të iu ndahem
sot e
deri në amshim.
Malet
plot me drunj,
kullosa e
shkëmbinj
shtrihen
si kurora
deri në
pakufi.
Lumenjtë
e liqenet
me ujë të
kthjelltë si loti,
për ne
dhe vetëm për ne
i kishte
krijuar Zoti.
Ke
gjithfarë minierash,
energji e
gjithçka tjetër
vështirë
mund të numërohen
dhe
vendosën në letër.
Djem e
vasha të bukura ke,
pëtrita e
skiftera,
si luleve
të trëndafilit
larg iu
ndihet era.
Ke shumë
njerëz të ditur,
shkrimtarë
e shkencëtarë,
ke edhe
nobelistë,
priftërinj
e hoxhallarë.
Për këto
e shumë të tjera
shkrova e
këndova
e kur e
kërkoi koha
dola dhe
luftova.
Jo pse e
doja luftën
me plot
mizori,
po pse u
sulmova
mu nga
fqinjët e mi.
Jo pse e
doja luftën
të
pushtoj të tjerë,
po për të
mbrojtur t’imën
që e
kisha, e do ta kem përherë.
ISHA, JAM DHE DO TË JEM
Jam një
bli i madh
dhe kam
rrënjë të thella,
luleve të
mia të freskëta
larg iu
ndihet era.
I ruaj me
fanatizëm
gjithë
lulet e mia,
edhe unë
do ec’ përpara
si e
gjithë njerëzia.
S’erdha
nga Karpatet,
jo as nga
Rusia!
po u
linda në këto troje
o pika
nga gjithësia.
Jam i
lashtë sa bota,
rritem
n’Arbëri,
kam shumë
të mira tjera
të gjithë
më kanë lakmi.
por, kam do degë të prera
me sopatë
të topitur,
m’i kanë
prerë barbarët
përherë
të uritur.
mua më
sakatuan
e veten e
turpëruan,
por ne do
të shkojmë përpara
dhe prapë
do të jem’ të bashkuem.
Gjithçka
pashë e përjetova,
tmerr e
krime mbijetova,
vendit
shpinën kurrë s’ia ktheva
dhe as
emrin nuk e ndërrova.
Ruajta
gjuhen time,
traditë e
kulturë,
nder
sfida të kohërave
s’u
përkula kurrë.
S’zhdukem
kurrë nga trualli,
t’a dini
or barbarë,
shumë
herë jam farkuar
u kalita
në zjarr.
E po, deshët ju a s’deshët
o të
mjerët mëkatarë,
unë mbeta
ai që isha
dhe
gjithë do të jem shqiptar.
DASMA E
LIRISË
Eu sa leu
dielli o mbi at kodër
u hap
lajmi-o n’Shkup e n’Shkodër
nga
Evropa e n’Amerikë,
nga Azia
në Afrikë,
prej
andej n’Australi
se
n’Kosovë ka një risi
i madh e
i vogël o janë bë një
eu kanë
nisë luftën o për Liri.
Eu
n’Dukagjin t’Binak Alisë,
u lidh
Besa e shqiptarisë,
me ia
kthye pushkën Serbisë,
për t’a
mbrojtur pragun e sh’pisë
si luaj
djemtë e Lirisë
të betuar
n’besë të zotit
si në
kohen e Kastriotit
si
ç’vepruan të parët e motit
eu i ranë
n’ballë armikut t’sotit
Eu n’atë
Prekaz të Ahmet Delisë,
në ABC-në
e trimërisë,
në
Piramidën e burrërisë,
nen
flamurin e Pavarësisë
u nis
dasma e Lirisë
grusht i
madh iu dha Serbisë
iu
ndërruan rrjedhat e historisë
iu kthye
nderi shqiptarisë
eu iu
thyen planet o të Rusisë.
Eu
n’Shalë të Bajgores së Boletinit
në
vendlindjen e Isa trimit,
trimit të
Vlorës e gjithë Shqipërisë
i madh e
i vogël o janë ngre n’këmbë
ndal
Serbisë o na i kanë thënë
Nish, Prokuple na i ke marrë
ke marrë
Vranjën me Kurshumli
Ulqin, Plavë edhe Guci
ke
cunguar at Iliri
na i ke
veshë trojet me të zi
eu të
vraftë zoti me gjithë Rusi.
Eu n’atë
Grykë të Llapit të Bec Sinanit,
digës së
gjallë të këtij vatanit,
Shaqir
Grishës e trimav’ t’motit
që u
flijuan për ditë të sodit
si luaj
djemtë e malësisë
dalin
n’skenë Yjtë e Lirisë
si në
krahët tjerë të shqiptarisë
kundër të
keqes e padrejtësisë,
kundër
presë e barbarisë,
kundër
dhunës e mizorisë
të
ushtruar gjithë prej Serbisë
eu qysh
prej shekujsh të historisë.
Eu
n’ballë t’furtunës – o prinë Zahiri,
Edmond
Hoxha dhe Hakifi
sypatrembur
si zana të malit
përgjatë
Llapit e tërë Gollakut,
Nerodimes
e Karadakut,
Kaçanikut
të Idriz Seferit
pa iu nda
kurrë fushës së nderit,
si
stërnipa të Skënderit,
si
stërnipa të Kastriotit,
pa iu
tremb pushkës as topit
e bënë
luftën për liri të pop’llit
eu jo për
poste as të liga të sodit.
LEGJENDA
DRENICARE
U linde
në Prekazin e Ahmet Delisë
që tok me
Murselin i dhanë vulë burrërisë.
U linde
në Drenicën e Azem Galicës,
të Shotës
e t’Shabanit-simbole t’sakrificës.
U rrite
dhe u edukove në frymën e traditës
mu si e
kanë zakon trimat e Drenicës.
Nuk të
dhimbsej jeta, familja as pasuria!
Një për
ty ishte mbi të gjitha, Atdheu dhe Liria.
Bëre të
jashtëzakonshmen për të shtrenjtën Liri
vetëm që
Kosova të mos jetojë në robëri.
Formove
UÇK-në nga lulet e këtij kombi
vallë, për Liri të Kosovës të kishte krijuar Zoti?!
Shkjau ty
prore të ka friken por të ka edhe lakmi,
Ti i
tregove gjithë botës ç’bëjnë shqiptarët për Pavarësi.
Prehu i
qetë n’Prekaz o Adem Jashari!
Ty edhe
në mes të errësirës si yll të shndrin varri.
Ti je
udhërrëfyes i gjithë breznive të reja,
për
armiqtë e këtij trualli prapë do të shkrepësh si rrëfeja.
Populli
Drenicës, Kosovës e gjithë Shqipërisë,
të ka për
Legjendë të kohës dhe gjithë historisë.
IDEATORIT
TË PAVARËSISË
(Kushtuar
arkitektit të pavarësisë
së
Kosovës – dr. Ibrahim Rugova)
Si granit
në bjeshkët e Kelmendit
lindë e
rritë, je edukuar
veç për
të mirë të këtij vendit
zoti i
madh të ka krijuar.
Me
madhështinë që zoti të fali
atdheut
tënd iu përkushtove,
në vepra
të mëdha asgjë s’të ndali
Kosovës
nënë prore i ndihmove.
Kurrë s’u
trembe nga armiku
o
arkitekti i pavarësisë,
hallkë e
fortë je prej çeliku
në
zinxhirët e historisë.
Nuri yt
ish porsi yll drite
nëpër
sfida kurrë s’u gjunjëzove,
të urresh
ti kurrë nuk dite
kurrë
njeri nuk ofendove.
Vepra e
jote është e përmotshme
brezat
kurrë s’do ta harrojnë,
figurën
tënde të palodhshme
në
piedestal lartë do ta çojnë.
E tash si
bora e majës së malit
kur
rrezet dielli mbi te lëshon,
si
çiltëria e kristalit
i
pavdekshëm lartë qëndron.
BIJA E
SOVRANIT
E dalë
nga gjiri i popullit
të
Kosovës nënë,
me nderë
dhe krenari emrin
Ushtri Çlirimtare
e mbanë.
Me
emblemë të UÇK-së në krah
e
flamurin Kuq e Zi,
anë e
kënd Kosovës
lufton
për liri.
S’e ndal
shiu as bora,
s’e tremb
gjylja e topit
kurrë nuk
i dridhet dora,
mbesës së
Gjergj Kastriotit.
Nuk i
trembet vdekjes,
nuk i
trembet varrit,
është kjo
luanesha,
bija e
Adem Jasharit.
Përpara i
ka vënë vetës
detyrë të
shenjtë madhore,
Kosovën
të çlirojë
këtë tokë
të shtrenjtë arbërore.
Popullit
i ka dhanë besën
kombit i
është zotuar
Flamurin
Kuq e Zi
nga dora
për të mos e lëshuar.
Të jep
gjithçka nga vetja
gjakun e
rininë . . .
Eu, . . . Zoti
e bekoftë ore!
mbi të
gjitha e kishte Lirinë.
Dëshmorëve
që ranë për liri,
të rënë
për të mos vdekur,
populli
do u këndojë lavdi
me
dashuri e respekt të paepur.
DESHMORIT
TË RËNË
Edhe
shqipja e malev’ tona
lakmi të
kishte ty o trim,
çka është
frika kurrë nuk dije
Ti për ne
je udhërrëfim.
Si rrufe
që vije prej qiellit,
si
vetëtima që shkrumbon,
vdekja
jote shumë e hershme
zemrat
tona na i përvëlon.
Jo, për ju unë nuk kam vdekur,
në zemrat
tuaja rrënjë kam shti,
siç kam
qenë, i tillë kam mbetur
tash jam
lule në pavdekësi.
Kurrë për
mua mos derdhni lot
as harenë
mos e ndaloni,
zemrave
tuaja s’iu ndahem dot
gjithë me
mua do të bashkëjetoni.
Shokët
këngën të mos e ndalin,
le të
këndojnë si në ditë të mira,
veç nga
‘i pikë lot le të më falin
oh, i kam lënë bre në kohëra të vështira.
NËNTORËT
E LAVDISË
Me
Njëzetetetë Nëntor
nga plaku
mjekërbardhë,
u ngrit
në Vlorën tonë
Flamuri
jonë kombëtar.
Ish
Nëntori i Dytë
qe nga
Kruja e Skënderbeut,
me atë
flamur që lartë u ngrit
iu kthye
nderi mbarë atdheut.
Ne të
tretin e lavdisë,
i
shkëlqyer që ish si ari
në
Prekazin heroik
u lind
Adem Jashari.
Në nëntor
të 97-ës
si luaj
djemtë e lirisë
në
Llaushë të Drenicës,
grusht të
fortë i dhanë Serbisë.
Muja, Rexha dhe Dauti,
si
skiftera fluturuan,
të
vërtetën mbi UÇK-në
hapur
botës ia treguan.
KRENARI
NDERSHEKULLORE
Njëzetetetë
Nëntori
rroftë
deri në pakufi,
është
Dita e Flamurit
shumë
luftërave që iu ka pri.
Krenari
ndërshekullore
e kishim
e do ta kemi,
me te i
tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.
Jem’
bijtë e asaj shqipeje
ndër
shekuj me gjak të larë,
kurrë të
pa gjunjëzuar
prore
mbetem krenarë.
Sot
flamuri jonë
tjetër
mision ka,
të na
prij në fitore
mbi
projekte të mëdha
Në çdo
njëzetetetë nëntor
ju
këndoni e festoni,
shqipen
dykrenare
sa më
lartë ta çoni.
Le të
valojë e bekuara
si në
kohë të Skënderbeut,
forcë e
krenari
le t’i
sjell Atdheut.
HOMERIT
TË SHQIPËRISË
Lum
shqiptarët e lum Shqipëria
për atë
yll që u fali zoti,
lakmi i
kish këtij gjithë njerëzia
kishte
shpirtin të kthjelltë si loti.
Humanist
e dijetar,
si At
Gjergji është vështirë me le,
mbi të
gjitha atdhetar,
prijatar
në shkencë e fe.
Nga e
mori atë energji
aq me
forcë ta dojë Shqipërinë,
këtë veç
zoti mund ta di
që i dha
Gjergjit madhështinë.
Motet
ndërrohen si â zakoni
por
kujtimi vije tu u shtue,
këngët e
tij tash lirshëm këndohen
dhe s’
mund kush më me i ndalue.
At Gjergj
Fishtës të madhit vëlla
le t’i
këndojmë lavdi përherë,
për
gjithë veprat qe na i dha
si një
engjëll i krishterë
KUR ZOTI
BËRI BOTEN
Kur zoti
bëri boten
me plot
mrekulli
i fali
kësaj të veçantën
që quhej
ILIRI.
I fali
tokë e det
dhe shumë
begati,
i fali
edhe një kalá
që sot e
quajnë SHQIPËRI.
Dhe në
shqip ai porositi,
që
shqiptarët ta kuptojnë,
token dhe
det’n e tyre
me çdo
kusht ta mbrojnë.
Bëhuni
tha të vyeshëm,
të dashur
e humanë,
po e
deshët ju veten,
unë
gjithë me ju do të jam.
Dojeni
tha njëri tjetrin
siç e duani
veten,
dojeni
gjithë çka ‘u fala,
ju duhet
të gëzoni jetën.
Ju fala
edhe tri fé
me një
zot përmbi,
kjo
s’është hendikep
por është
begati.
Ju dhashë
Gjergja e Skëndera,
Pjetër
Buda e Naima,
qëndrojnë
lartë këta si skiftera
dhe
shkëlqejnë porsi vetëtima.
Unë ju
dhashë dhe shumë Azema,
shumë
Adema dhe Ibrahima,
që për të
mirë të jeni emblema
vetë ju
zgjodha ju’ për trima.
PSE TË
QUHEM ÇFARË NUK JAM
Unë jetoj
n’Kosovë
por s’jam
kosovar
i tillë
çfarë më quajnë
disa
ndërkombëtarë.
Kush këtë
emër më imponon
mik i imi
kurrë s’ka qenë,
as sot të
mirën nuk ma don,
don të më
shtyj të ndërroj idenë.
Por ideja
e ime s’ndërrohet
as nder
vite as nder shekuj,
për çdo
ditë ajo forcohet
si granit
edhe si hekur.
Ç’prej
dardanëve e deri n’ditë të sodit
kurdoherë
kam qenë shqiptar,
ç’arsye
ka që pas shumë shekujsh
të mohoj
trungun tim kombëtar?
Pse pra
të quhem çfarë nuk jam,
qenien
time t’a hudh n’ujë,
sa të
kenë shqipe nëpër male
kurrë me
mua i huaji s’do të luaj.
PSE ? dhe
PSE ?!
Pse dy sy
të një koke të ndahen
kur vetë
Zoti s’i ka nda,
pse
përherë të derdhin lot,
pse
gjithmonë të rrinë tue kja?
Pse në
gjak ata të lahen
pa e
pasur as të vetmin faj?
pse s’ka
mjek t’ua shërojë plagët?
janë
shenjtorë e nuk janë djaj.
Pse një
trup duhet gjymtuar,
pse t’i
priten duar e këmbë?
bukurinë
për t’ia shëmtuar
pse s’ka
babë e pse s’ka nënë?!
Kush
kësaj të keqeje i kontribuon
të vetmin
trup për t’a copëtuar,
zoti i
madh e bëftë bejan,
për jetë
qoftë ai i mallkuar.
Kush në
jetë nuk don të pendohet
për
gjithë të ligat qe ka bâ,
zoti
kurrë këtij mos i dhashtë
vajzë as
djalë, motër as vëlla.
Gjithçka
tjerëve që u ka bërë
bumerang
iu kthefshin prapë,
“të
gjitha kthehen në këtë botë”
zoti i
madh do të merr hak.
Se nj’ai
zot që është për tânë
askujt të
keqen që nuk i don,
pjesët e
trupit të copëtuar
përsëri
do t’i bashkon.
DRITAT QE
NUK FIKEN
Ai
m’kujton Azemin,
Ajo më
kujton Shotën,
vepra e
të cilëve
pat
mahnitur boten.
Dinin çka
kërkonin,
për te
edhe punuan,
dinin të
luftonin
për Atdhe
u flijuan.
Vepra
tyre e ndritur
kushtuar
Atdheut
rrënjët i
ka të thella –
nga kohë
e Skënderbeut.
Fehmiu
edhe Xheva
Yje të
Lirisë do të mbesin,
në zemrat
e këtij populli
ata kurrë
s’do vdesin.
Si
dëshmorë t’Lirisë
të
Kosovës nënë,
në
historinë e lavdishme
vend të
merituar kanë.
Porositë
e Tyre
në vend
do t’i çojmë,
mësimin
edhe punën
kurrë nuk
do t’i lëshojmë.
Populli
po edhe koha
tash nga
ne kërkojnë,
Kosovën
tonë të dashur
shpejt ta
lulëzojmë.
Mos të
humbasim kohën
të
shtrenjtë si flori,
populli
le ta ndiej
se jeton
në liri.
JEM’
KRENARË QË . . .
Kurrë nuk
ishim arnautë,
kurrë nuk
ishim as “shiftarë”,
kurrnjëherë
nuk qemë hajdutë
jem’
krenarë që jem’ shqiptarë.
Kurrë të
huajën nuk lakmuam,
e për
t’onen derdhem gjak,
kurrë
askënd nuk e sulmuam
gjithë na
u desh të marrim hak.
Kurrë
varreza nuk shkatërruam,
shishen
“mbrapa” nuk e shtiem,
kurrë
askënd nuk e dhunuam
s’e
turpëruam kurrë shqiptarinë.
Martinoviqtë
e “vdiqët” tjerë
krejt çka
munden inskenuan,
vollën
helm e vollën vrer
më në
fund turpshëm dështuan.
Gjithfarë
emrash na adresuan
që
mbarojnë me “ist” dhe “ist”,
dhe më në
fund nuk hezituan
qe të na
quajnë kanibalistë.
Mirëpo, edhe zoti vetë ka thënë
që kjo
tokë askujt s’i falet,
askush në
shpinë këtë nuk e solli
nga Urali
as nga Karpatet.
Dhe, krejt ku bukës i thonë bukë
e krejt
ku ujit i thonë ujë,
le ta di
dhe zoti vetë
s’do të
sundojë më kurrë i huaji.
VIGANI I
LIRISË
(kushtuar
Xhelal Hajdës-TONI)
Porsi si
një yll drite
që shkëlqen
në qiell,
erdhi nga
mërgimi
me
shpirtin e dëlirë.
Erdhi se
e desht Atdheun
për te
dhe do flijohet,
heroikisht
ra për të mos vdekur
që kurrë
të mos harrohet.
Shiu, bora e stuhia
s’e
ndalnin dot TONIN,
e
shtrenjtë për te ishte Liria -
mbi të
gjitha ai kishte kombin.
Besën që
kishte dhënë
realitet
e bëri,
për
Kosovën nënë
u shkri e
u tret i tëri.
E kish
për Riza* të zotit
dhe Liri
t’Atdheut
s’iu
frikësua pushkës as topit
si
stërnip i Skënderbeut.
S’e
mashtroi paraja,
karriera
e as lakmia,
mbi të
gjitha për te vlenin
Atdheu
dhe Liria.
Gjërë e
gjatë Kosovës
ngado që
luftoi
populli e
mirëpriti
dhe i
tëri e nderoi.
E deshi
si e ëma të birin
e
luftëtar të Lirisë,
i fali
gjithë nderimin
e i thuri
këngë t’lavdisë.
Qoftë i
lehtë dheu i Kosovës
për TONIN
me shokë,
përherë
qofshin të nderuar
që ranë
për këtë tokë.
Gjaku i
tyre i dëlirë
rreze
drite është për rininë,
të
bashkohemi për ditë më të mirë
të
ndërtojmë ardhmërinë.
Sot
shqiptari për shqiptarin
s’është
armik më as tradhtar,
mund të
jetë paksa i ndryshëm
por
gjithsesi ai është shqiptar.
Të
nderojmë TONIN me shokë
dhe të
shtrenjtën Liri,
pash
besën e zotit të gjithësisë
mos të
shkelim mbi gjakun e tij.
GJURGJEVIKU
SI KALA
Kur këtij
dheu iu sul armiku
për të
vrarë e djegë në zjarr,
gjithçka
nisë nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik
Rama në plis të bardhë.
Në gjithë
etapat e historisë
me trim
pas trimi djal pas djali
duke u
gjetur në ballë të trimërisë
ndoq
traditën që i la i pari.
Edhe në
kohën e osmanlisë
për këtë
tokë prore luftoi,
bijtë më
të mirë – vigaj të lirisë
luftës së
shenjtë ai i dhuroi.
Këtu Azem
Bejta me shumë shokë
e pas tij
shumë trima tjerë,
solemnisht
para flamurit
janë
betuar të vdesin me nderë.
Ra Isuf
Dushi me 20 anëtarë,
ranë
shumë burra, gra e fëmijë,
shumë
Serbia i kish djegë në zjarr
që rrallë
ndodhë në histori.
Trimat
kurrë s’e kursyen gjakun,
atdheut
të vetë iu përkushtuan,
bashkë me
motrën Marie Shllakun
kurrë nga
lufta s’u larguan.
Ymer
Berisha bën Platformën
për
çlirim-bashkim kombëtar,
promotor
qe i gjithë lëvizjes
për
gjithmonë mbet faqebardhë.
‘I çerek
shekulli pas Sadikut
Ukë
Sadiku me shokë të vetë
prapë ia
ktheu pushkën armikut
siç baba
Dikë i la amanet.
Kurdoherë
thërriste vatani,
kur të
bijtë thërriste Shqipëria,
ndër të
parët si skifter mali
shkëlqen
trimi Halil Sadrija.
Të hapte
rrugën dritës së diellit
e për të
mbrojtur truallin e të parit,
si rrufe
që shkrepë prej qiellit
kriste
pushka e Smajl Hajdarit.
Shumë
kanë rënë n’altar të lirisë
luftë pas
lufte kurrë pa u ndalë
qe të
ruajnë nderin e shqiptarisë
me ballë
hapur e krenar.
Bijtë më
të mirë të shqiptarisë
porsi
yjet n’qiell sot shkëlqejnë,
për
gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes
do të shërbejnë.
Porsi uji
që rrjedh ndër gurra
me atë
çiltëri që s’ka të ndalë,
Gjyrgjeviku
dha shumë burra
si Demë
Rexhën mendimtar.
Si kala
që përshkon shekujt
nga
stuhitë që nuk shkatërrohet,
Gjyrgjeviku
i fortë si hekur
me të
drejtë ka pse të krenohet.
HENDIKEP
NE ACAR
(kushtuar
dr. Ibrahim Rugovës
në ditën
mortore 21. janar 2006. )
Sot re të
zeza mbuluan qiellin
shqiptaria
është në vajë,
sot
Kosova nuk sheh diellin
për shumë
kohë ajo do të qajë.
Sot edhe
ajri është rralluar
shumë më
rëndë po frymohet,
sot
gjithë forca na ka lëshuar
humbja
Jote s’kompensohet.
Ti themel
je i pavarësisë
dhe
profet je i kohës së re,
simbol
paqeje e humanizmi
gjithë do
të jesh idol për ne.
Shumë ke
bërë për pop’llin tuaj,
Ti model
je për njerëzimin,
sot
gjithë bota me ne ndanë
krenarinë
po edhe pikëllimin.
Qeshjen
Tuaj më s’do ta shohim
as
ngrohtësinë Tuaj të bekuar,
pse mu
tash prej nesh u ndave
për të na
lënë të sakatuar?!
Megjithatë
do të jem’ krenarë,
dhimbjen
në forcë do ta shndërrojmë,
rrugën
Tuaj kurrë s’e braktisim
amanetin
në vend do ta qojmë.
MOTERMADHJA
MANTELBARDHA
Një
humaniste të madhe
me shpirt
të kthjelltë si loti,
si kala
të ditëve tona
për të
mirë të popullit, e ka falur zoti.
Ajo është
porsi yll drite
që n’mes
të qiellit xixëllon,
vetëm
tjerëve t’u bëjë dritë.
ditë e
natë pa u lodhë punon.
Nuk e
kursen veten,
forcën as
diturinë,
bën të
jashtzakonshmën
për
popullin dhe Shqipërinë.
Vështirë
të dytën mund t’ia gjesh
me rroba
të bardha,
është kjo
motërmadhja –
dr. Silva Bala.
Lum për
te le të bëjë shtëpia,
lum për
te le të bëjë Tirana,
lum për
te le të bëjë Shqipëria
n’mes
t’erësires ndrinë si hana.
Për të
gjallë thonë “s’këndohet kënga”
por këtu
ka një përjashtim,
s’është
kjo grua që i bie prapa
veprës së
madhe deri n’amshim.
‘I
përkushtim që s’haset kund
në qenien
time e përjetova,
gjatë
kurimit n’Sanatorium
nga mëshiruesja
kur u trajtova.
Me këto
vargje që unë shkrova,
s’kam
mundë të gjitha t’i numëroj,
po edhe
lapsi të vështirë e ka
të gjitha në letër t’i shënojë.
Adem Berishën do të e kujtojmë gjithnjë, ai na la vepra e mall, mund të e përkujtojmë me organizime letrare, përkujtimore, shkrime gazetash, por një vepër fisnike që është bërë për te, mësova nga një lajm i gëzuar që më erdhi nga biri i tij Agron Berisha, se vlerësimi më i lartë dhe përkujtimorja më e veçantë për një figurë të shquar atdhetare e krijuese, siç është Adem Berisha-Gjurgjeviku, do të jetë botimi i një vepre letrare. Se në të do të përmblidhen ndjenja e mendime të sa e sa të afërmve, miqëve, kolegëve e dashamirësve të tij. Një libër i tillë do të jetë “monument letrar”, i cili do t’u qëndrojë fort shumëvjeçarëve. Ai do të përcjellë, nga një brez në tjetrin, kujtimin dhe vlerësimin e merituar për jetën dhe veprimtarinë e tij, në shërbim të Atdheut. Ky libër mësova se ka hyrë në shtypshkronjë dhe së shpejti do të sheh dritën e botimit. Mezi pres ky libër i dashur të bie në dorën time, të përqafoj çdo poezi të çdo poeti për te, ashtu si do të doja tani të e përqafoj të dashurin , bacë Adem Berisha-Gjurgjeviku.