E shtune, 03.05.2025, 09:56 PM (GMT+1)

Faleminderit

Vilson Culaj: Ipeshkvi Nikë Prela, mëkëmbësi i gjithë shqiptarëve

E hene, 06.05.2013, 05:01 PM


Kaleidoskopia e kujtesës që dhemb

Ipeshkvi Nikë Prela, mëkëmbësi i gjithë shqiptarëve

Nga Vilson Culaj

Të shkruash diçka për madhështinë e personalitetit te Nikë Prelës e ka ngjasimin e të zhyturit në një shekull plot vuajtje , trishtim, angazhim sakrificë duresë, përjetim por edhe ngadhënjim qoftë ai personal apo kombëtar mbi obskurantizmin shekullor. Ai se bashku me presidentin historik Ibrahim Rugova dhe plakun e urte Anton Çetta mund te konsiderohen si mëkëmbësit shpirtëror dhe politik të Kosovës në çerekun e fundit të shekullit të kaluar. Ai me dekada qe zëri i kishës martire viktimë e së kaluarës dhe padrejtësive komuniste. Këtë koncept më së miri do ta shpjegonte i madhi Paskal, (Sekulum Obscurum) apo fjalët e arta dhe iluministe të Pjetër Bogdanit tonë të madh i cili ne veprën e tij “Çeta e Profetëve” thoshte: “Njerëzit e njëjtë u gëzohen njerëzve të njëjtë”. Është m’u kjo njëjtësi vlerash të cilat e shtynë eruditin tonë Don Lush Gjergjin qe se pakut t’i qesë në letër ca copëza, përjetime, reminishencë dhe madhështi të personalitetit të imzot Nikë Prelës.

Jo rrallë ka ndodhur gjatë historisë që krijesa njerëzore gjurmët e shpirtit dhe përjetimeve te tij herët a vone ti vendos ne letër. Është ky ligji dialektik i metafizikës shpirtërore qe burimin e kanë ne dy palë qiej atë te dhimbjes që është moral njerëzor, dhe dashurisë së amshuar që dhemb më shumë së çdo kënaqësi e këtij planeti. Këtë akt moral e shpirtëror por edhe intelektual ka arritur ta bej edhe pena e artë dhe mendja e Don Lush Gjergjit i cili kohë me parë arriti ta qes ne dritë këtë libër monografik “Imzot Nikë Prela Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit”. Ky libër argumentues e studimor dhe i kujtesës kolektive për njeriun e madh të kishës dhe kombit Nikë Prela, fillon me ngjarjen e madhe te kthesës historike Pajtimin e gjaqeve në Kosovë për ta lartësuar dhe argumentuar fuqinë e madhe intelektuale, morale kombëtare e shpirtërore të imzot Nikë Preles i cili në atë kohe ishte ndër figurat më të më të shquar te atij mozaiku të lëvizjes kombëtare, iluministe dhe civilizuese për popullin shqiptar të Kosovës. Nuk mbetet pa u përmendur në këtë libër se pakut në mënyrë refleksive edhe plaku i urtë, studiuesi dhe iluministi i cili i priu Karvanit të pajtimeve të gjaqeve Anton Çetta. Pjesa e dytë e këtij libri “pesë shekuj nën sundimin turko – otoman dhe përndjekjeve komuniste. Në mënyrë krejt eseistike pasqyrohet Kalvari shqiptar përgjatë shekujve ku theks i veçantë i jepet periudhës së sundimit otoman në këto troje dhe pasojave dhe rrënimeve etno- kulturore, komunizmit ateist dhe indoktrinimit e hegjemonisë se kësaj ideologjie e deri te martirizimi dhe rrënimet e luftës së fundit në Kosovë. Cikli i librit i titulluar simbolikisht “I dëbuari në shtëpinë e Atit” jep të dhëna për jetën e prelatit të kishës dhe figurës së shquar të popullit shqiptar imzot Nikë Preles. Pasqyrohet zelli e tij meshtarak, angazhimet e tij fetare dhe kombëtare, disidencën e tij dhe guximin qe fjalën e se vërtetës njerëzore e Hyjnore mos ta mbante ne dry deri tek persekutimi e burgosja e tij nga regjimi komunist. Ishin këto nëntë vitet e persekutimit të tij në burgjet jugosllave,vuajtje te cilat nuk e thyen por përkundrazi ia kalitën shpirtin profetik dhe misionaritetin e tij shekullor.

Dita, kur shqiptarët fituan ipeshkvin e tyre/Dhe pas atij Kalvari të vuajtjeve dhe Babiloni politik e ideologjik kishte ardhur dita fatlume ku populli shqiptar dhe besimtaret e Kosovës kishin fituar ipeshkvin e tyre. Ishte kjo dita e 21. Dhjetorit . 1969. ku në Sarajevë qe shuguruar si Ipeshkëv Ndihmës SEDI DATUS për besimtarët shqiptar të Kosovës për ipeshkvinë Shkup –Prizren . Intronohet në Prizren me 06. Janar 1970 i emëruar nga Papa Pali i VI - të. Nga të dhënat e këtij libri del se ai qe në fillimet e tij si Ipeshkëv i Kosovës Themeloi revistën fetare dhe kulturore ,, Drita’’ me ndihmën e miqve të tij duke veçuar këtu Dom Nikollë Mini, dhe dr. Dom Gaspër Gjinin. Kulmin e gëzimit të tij pastoral sa ishte në krye të kishës së Kosovës ishte viti 1994 kur qe arritur të botohej bibla e përkthyer nga dom Simon Filipaj. Ipeshkvi ynë u dallua me shkrimet e tij në revistën ,,Drita” por edhe me botimet e tij autoriale si: Fjalori Biblik 1994, Shenjtërit, Pajtorët tanë 1995, dhe botimi i shkrimeve të tij Post Mortum “Vështrime dhe Meditime” 2006 (Përpunuar nga Dom Lush Gjergji). Në ciklin e librit “Përkrahja morale e Nënë Terezës” na del në pah sensi i këtij njeriut të madh të kishës për t’i lidhur fijet kombëtare, shpirtërore e morale të këtij kombi për t‘i plasuar këto lëngata më vonë në arenën ndërkombëtare. Sipas autorit të këtij libri Don Lush Gjergjit ky ipeshkëv kujdes të veçantë i kushtonte familjeve. Nga ky libër dalin edhe fakte të ndjenjave atdhetare dhe sociale të këtij prelati të kishës i cili shprehte pakënaqësi e dëshpërim lidhur me padrejtësitë shoqërore politike dhe ekonomike që i bëheshin shqiptarëve të Kosovës . Ndihmesë te veçantë ky Ipeshkëv demonstroi me ndihma ndaj të varfërve te cilët i ndjente shume afër zëmrës ndihmesë e cila nuk pati munguar as në vepër. Kujdes te veçantë ky prelat kishte shfaqur edhe ndaj Caritasit dhe shoqatës bamirëse Nëna Terezë me seli ne Prishtinë. Ne ciklin e emëruar ,, Pagëzimi Kulturor ‘’ pasqyrohen disa cilësi dhe fuqia e këtij prelati te kishës për ti nuhatur shenjat e kohës dhe idetë e tij me elemente profetike.

Ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare/Sipas të dhënave të argumentuara të këtij libri dalin në shesh faktografi se ky element i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës së pari i ishte rrëfyer Nënës Terezë në takimin e Bukureshtit me 3 Maj 1990. Këtë filozofi të jo dhunës, paqes, dashurisë e mirësisë vizionit, e sakrificës Tereziane fatmirësisht e ndoqën edhe pasardhësit e këtij kombi ndër ta edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova i cili në bashkëpunim më të madhin Nikë Prela arritën t’ia prezantonin botës në mënyrën më të mirë vlerat, virtytet, orientimet dhe vuajtjet e popullit të Kosovës. Ishin këto fijet e ndërkombëtarizimit dhe motivimit për jetë dhe liri të këtij populli ,zëra të cilët për dekada zgjuan ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare duke ua shtuar motivin për ta ndihmuar këtë popull të shumë vuajtur. Fijet e para të këtij ndërkombëtarizimi të çështjes së Kosovës pasqyrohen më së miri në pjesën e librit “Në shtëpinë e Atit” ku në një vizitë të Don Valentino Salvoldit bërë Kosovës së bashku me vëllain Gian Carlo njihen dhe takohen për të bashkëpunuar edhe me presidentin Ibrahim Rugova takim që u realizua me ndërmjetësimin e Imzot Nikë Preles. Angazhimi kombëtar e fetar i Nikë Preles ishte i vazhdueshëm ky angazhim rezultoi edhe deri te takimi i fundit i tij me Papa Gjon Palin e Dytë. Papa i emocionuar ishte shprehur: “Kosova plaga dhe shpresa jonë”. Me 18 shkurt 1996 ipeshkvi Nikë Prela qe tërhequr nga shërbimi ipeshkvnor duke ja dorëzuar udhëheqjen pasardhësit imzot Mark Sopit. Pas një jave me 25 Shkurt ndërroi jetë papritmas në Ferizaj. Me 27 Shkurt. Ishte ditë zie në Kosovë, ditë të cilën e kishte shpallur Dr. Ibrahim Rugova. Kortezhi prej Ferizajt deri ne Prizren ishte gati i pa shkëputur. Mese 35 mijë njerëz kishin marrë pjesë në atë kortezh për njeriun të cilin shumica e thërrisnin Martiri i Gjallë. Me pak fjalë është ky një libër i cili pasqyron atë mozaikun e dendur të shumësisë së veprimtarisë dhe angazhimeve fetare e kombëtare, shoqërore, humane e politike sipas nevojës së kohës të të madhit Nikë Prela për të cilin është thënë e përjetuar shumë por është shkruar pak nga ne. Dhe nëse i madhi Borhes shprehej dikur se: “Librin e mirë duhet qe ta lexojmë se paku dy herë në jetë” atëherë lirisht mund të themi se: Ky kusht na takon së pari për ta shprehur mirënjohjen, respektin, e kujtimin, e sakrificës dhe lavdisë kombëtare e fetare të Nikë Prelës dhe së dyti për autorin e këtij libri don Lush Gjergji eruditit dhe krenarisë së ditëve tona.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx