Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Atdhetari dhe intelektuali Idriz Zeqiraj
E marte, 30.04.2013, 08:11 PM
SHFLETOJMË AKTIVITETET
E VEPRIMTARËVE DHE
INTELEKTUALËVE TANË NË
DIASPORË
Ambasador i Kulturës Shqipëtare në Diasporë, atdhetari, veprimtari, intelektuali, gazetari dhe i burgosuri politik IDRIZ ZEQIRAJ
Nga: Ramiz DËRMAKU
Intelektualët
tanë që jetojnë e vepërojnë në mërgim, janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet
harruar atdhetarin, intelektualin, gazetarin, analistin politikë, të burgosurin
politikë, penën e njohur të gazetarisë
shqiptare z. Idriz Zeqiraj.
Në
Gjermani jeton dhe vepron atdhetari, intelektuali, poeti, analisti, gazetari,
apo siq e quaj unë, Ambasadori i Kulturës Shqipëtare në Gjermani z. Idriz
ZEQIRAJ.
Kur
flitet për penat e njohura intelektuale dhe akademike që vepërojnë në Kosovë,
Shqipëri dhe trojet etnike .., asesi nuk guxojmë ta harrojmë edhe Diasporën
tonë. Krahas atyre penave të njohura intelektuale e akademike që veprojnë në
Kosovë, Shqipëri trojet etnike, nuk duhet harruar se intelektualë të tillë,(
apo siq i quaj unë Rilindasë të kohës sonë ) jetojnë dhe me shumë suksesë veprojnë edhe në diasporën tonë. Të gjithë këta
intelektualë pa dëshirën e tyre u
detyruan të largohen nga vendlindja, por kurrë nuk e harruan çështjen kombëtare
shqipëtare. I tillë është edhe veprimtari, gazetari, analisti politikë,
intelektuali dhe i burgosuri politik Idriz Zeqiraj. Në mërgim zhvillohet një
letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës
ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë mërgimtarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe intelektualët
tanë që jetojnë e vepërojnë në mërgim, janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet
harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talentë të vërtetë,
krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës
e Serembes, Fishtës, Konicës e Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë
krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë. Është koha jo vetëm të
flitet për intelektualët tanë dhe kontributin e tyre që dhanë në diasporë për
ndihmimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Pavarësisht nga zhvillimet
që po ndodhin në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, ato po ndodhin
e zhvillohet edhe në Diasporën tonë.
Zhvillimet
e letërsisë shqiptare në diasporë, mund të shikohen kështu: Itali, Greqi,
Rumani, etj. Ndersa në grupin tjetër veprojnë mërgimtarët tanë në : Gjermani,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, etj.
Zhvillimet
më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Rumani dhe
Itali, aty ku jetojnë rreth një qind mijë arbreshë, që flasin shqipen. Në
përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe
ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista
"Shejzat" nga Ernest
• Koliqi
në Romë. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në
arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si
shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret.
Përfaqësuesit
më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë :Françesk Solano (1914), i njohur
me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë
qëndrimi në Argjentinë Urugai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në
vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij
më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi 1946, “Shkretëtira prej gurit”,
dramë ( 1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.
Domenico
Bellizzi, prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një
ndër trashëgimtarët më të denjë të Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti
nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e
gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj. Karmell Kandreva
(1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik
origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e
gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i
arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron.
Vetëkuptohet
që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon
të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por
edhe atë italian.
Një
tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën
shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve
shqiptarë ka qenë e është akoma edhe sot, është Rumania . Përfaqësuesi më i
rëndësishëm i letrave shqiptare në Rumani Viktor Eftimiu ( 1889-1972) , autor i
rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave
dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë
së tij në malet e vendlindjes. Në Rumani me mjaftë sukses vepron atdhetari,
intelektuali,poeti, analisti, gazetari, bubullima e Bukureshtit z. Baki
Ymeri.etj.
Në vatrat
e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të
cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të
talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën . Njëri ndër
shkrimtarët më të mëdhenjë të kombit i cili numerohet në grupin e parë të shkrimtarëve
me renome botërore është, Ismail KADARE
( i cili jeton në Francë). Gjithashtu në Gjermani jetoi e veproi i madhi Martin
Camaj (1925 – 1992) Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë
bashkëkohore shqiptare, Pastaj patrioti dhe dëshmori i kombit Jusuf Gërvalla, e
viteve të fundit, me mjaftë suksesë po veprojnë;Idriz Zeqiraj, Neki Lulaj,
Shaban Cakolli, Pal Sokoli, etj . Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi
veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa ( 1920-1997 një ndër punëtorët
më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes,
studiues e polemist. Edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra
të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi.
Në vatrat
e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm
krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe
emigracioni u shkëput nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet tjera etnike shqipëtare
ku ia mësyen shteteve të perendimit . Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin
e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri
krijuesish . Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që
përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” “Bota e
emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë
një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë
gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.
Në këto
kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat
e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe
këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të
lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë:
letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.