Faleminderit
Vilson Culaj: Anton Çetta, plaku i pajtimit të gjaqeve
E diele, 26.05.2013, 08:03 PM
Anton
Çetta, plaku i pajtimit të gjaqeve
Shkruan Vilson Culaj
Anton Çetta ishte intelektuali atdhetari, humanisti, shkrimtari e folkloristi albanologu e plaku i urte i cili i priu karvanit te pajtimit te gjaqeve ku me force shpirti, urtie , dashurie e intelekti beri me shume për popullin e vet se çdo politikan i kohës, biznesmen, regjim, dhune e ideologji e kohës.
Sërish
vjen Maji në Kosovë. Ndërron stina e moti por jo letargjia dhe indiferentizmi,
apatia ndoshta e qëllimtë apo e paqëllimtë dhe figura e Anton Cetes përmendët
pak ose fare nga njerëzit te cilët bashke shtegtuan ne rrugët e sakrificës
kombëtare. Kjo zezone e tille i ka pllakosur edhe gjeneratat e reja
fatkeqësisht. Kaluan dy dekada gjegjësisht një dekade pas luftës dhe asnjë
institucion organizate apo forum intelektualësh nuk mori kurrë një iniciative serioze
dhe vendimtare qe kjo figure kombëtare dhe e dinjitetshme te kujtohet apo me
mire te rikujtohet me ndonjë akademi serioze apo ti ngritët ndonjë lapidar ne
shenje respekti për sakrificën e tij kombëtare. Instinktivisht nga keqardhja na
vije ne kujtese thënia e Gj. Santajanes se ,, populli qe e harron te kaluarën
detyrohet ta përsëris atë ‘’. Dhasht zoti qe me kurrë popullit tone te mos i
përsëritet historia e saj tragjike sepse mjaft kemi vuajtur por valle mos jemi
te nëmur dhe gjithmonë na duhet një shkundje e re qe t’na hapet një dritare e
re e vizionit, vetëdijesimit dhe unifikimit. Valle çka na duhet unifikimi vetëm
ne ngushtica kur nuk ka gjë me te çmueshme ne jete se sa liria e një populli.
Mora shkas për ta bere një shkrim për këtë figure kombëtare pasiqe ne muajin
Maj te këtij viti ne kuvendin historik te verrat e Lukes kujtohet 20 vjetori i
rilindjes me te re kombëtare për popullin e Kosovës akti i pajtimeve te gjaqeve
te cilave u priu plaku i urte Anton Ceta se bashku me shume figura te shquara
te cilat ,, kandilin’’ e mendjeve te ndriçuara e mbanin mbi koke e sy. Ishte
kjo lëvizja qe e sfidoi një regjim barbar dhe dritarja e pare e filleve te
unitetit kombëtar dhe luftës për liri te Kosovës. Valle mos është ky paradoksi
ynë qe ky përvjetor ta gjej popullim e Kosovës pa një shtatore te këtij vigani
e eruditi te kombit. Valle kujt i konvenon kjo heshtje, kjo ngulfatje, kjo
harresë, e ky mëkat i mendueshëm, me fjale e pa vepra. Kane kaluar disa vjet qe
kur shtatorja e Anton Cettes e punuar rri hijerëndë ne oborrin e shtëpisë se
skulptorit tash me te mirënjohur Fatmir Hoxha ne Prishtinë. Për te nuk është e
interesuar askush dhe as nuk ka përkujdesje institucionale. Siç thotë punuesi i
shtatores prof. F. Hoxha asnjë hap nuk është marr ne atë drejtim, qe kjo
shtatore te zër vendin e merituar pran ndonjë institucioni apo ndonjë sheshi.
Megjithatë me herët ka pasur propozime qe shtatorja e Anton Cettes te vendosej
ne oborrin e institutit albanologjik ne Prishtinë dhe një iniciative e tille
është dhënë nga dr. Mehmet Rukiqi studiues i folklorit. Për vendosjen e
shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik patëm biseduam
me ish drejtorin e institutit albanologjik dr
Por një gjë dihet se Anton Cetta është heroi i pajtimit te gjaqeve kurse detyre e jona parësore është ti bëjmë publike veprat e tij. ( aludonte ai ne punën vetëm shkencore) shtrohet pyetja e thjeshte ku mbeti humanizmi shqiptar i Anton Cettes.
Pra ne te institutit albanologjik nuk kemi pasur iniciative për vendosjen e shtatores se Anton Cettes brenda apo ne oborrin e tij por një iniciative e tille ka pasur ne kuvendin komunal te Prishtinës. Atje është diskutuar dhe ne u kemi thënë se komuna duhet te vendosi për këtë qeshtje , e jona është qe ti përkrahim përfundoj zotëri Fetiu.
Mbetem te habitur se bashku me një kolege gazetare nga fjalët plot vrer dhe indiferentizmi i zotëri Fetiut dhe rrugën e patëm vazhduar për tu takuar me ish kryetarin e komunës se Prishtinës.
Anton Çetta ka qene drita shpirtërore e jona
Edhe ish kryetari Ismet Beqiri pranon se ne qeshtien e vendosjes se shtatoreve duhet te merren rrethet institucionale pavarësisht se shtatorja e Anton Cettes është e punuar pa u porositur. Sido qe te jete për vendosjen e shtatores se Anton Cettes duhet ta marr këshilli për pajtimin e gjaqeve i Kosovës dhe instituti albanologjik iniciative te cilën do ta përkrahnim edhe ne shtonte Beqiri.Për dallim nga ky i pari kryetari qe shprehur me racional dhe jo indiferent ( se paku kështu reflektonte ). Ndërkaq për fushe veprimtarinë humane te Anton Cettes zotëri Ismet Beqiri disi ne mënyrë emocionale u shpreh : ,, Ai ka qene drita shpirtërore e jona ne ato kohe krizash ‘’ Antoni me aktin kombëtar te pajtimit te gjaqeve na obligon qe ne t’ja ngremë një shtatore e me këtë t’ja japim vendin e merituar ne historinë e Kosovës. Populli thoshte faji është jetim kurse poeti do te shprehej : ,, laviret rriten nen hijen e virgjëreshave )
Harresa
ndaj Antonit e demton kulturën e popullit tonë
Lidhur me këtë patëm biseduar edhe me kryetarin e këshillit për pajtimin e gjaqeve te Kosovës dr. Kajtaz Rrecaj qe sipas tij me 26 shtator 2005 ja kishte dërguar një kërkesë me shkrim kryetarit te komunës se Prishtinës për vendosjen e shtatores se Anton Cettes ne oborrin e institutit albanologjik si dhe sigurimin e fondeve për këtë qellim. Dr. Kajtaz RRecaj thoshte se këtë akt e kame bere sepse çdo gjë qe mund te harrohet për Anton Cetten e dëmton kulturën e popullit tone nga shkaku se nuk kemi ofruar njohuri te mjaftueshme për personalitetin e tij. Ai ka qene një ,, apostull i kulturës shqiptare dhe një profet qe ka mundur ti parashikoi rrjedhat e zhvillimeve politike te kohës. Populli ynë duhet te jete krenar qe e pati dhe qe e nxori nga gjiri i vet. Ai përveç se shkencëtar dha edhe disa prova tjera jetësore e historike por kishte një virtyt te veçanet ai dinte te donte dhe te shkrihej për popullin e vet.
Anton Çetta dinte ta vëllazëronte popullin jo ta thyente
Edhe
Mehmet Rukiqi mendon se shtatorja e Anton Cettes e ka vendin para institutit
albanologjik aty ku ai e shkriu jetën për mese gjysme shekulli duke i
kontribuar folklorit, etnologjisë, arsimit dhe shkencave albanologjike ne
përgjithësi. Ai është njeri nder themeluesit e këtij instituti andaj meriton
sepse ishte i gjithë popullit thotë Mehmet Rukiqi.