Faleminderit
Ramiz Dërmaku: Bardhyl Ajeti - 8-vjetori i vrasjes
E shtune, 18.05.2013, 12:15 PM
ME RASTIN E
8-VJETORIT TË VRASJES TINEZARE
TE GAZETARIT KOLUMNISTIT , BARDHYL AJETIT
NJË PËRKUJTIM
PËR KOLEGUN, GAZETARIN,
KOLUMNISTIN E ATDHETARIN BARDHYL
AJETI
KËRKOJMË QË
SA MË PARË
TË FILLOJNË HETIMET
PAK FJALË NË NJË DHEMBJE TË MADHE
Nga Ramiz DËRMAKU
Kjo
vrasje tinëzare e kryer nga të pa besët ..,nga langojt e armikut, nga
marksistët, leninistët, e tani PDK-stët,
ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e Tij , ishte humbje për
të fejuarën e Tij, ishte humbje për gazetarinë
shqipëtare, ishte humbje e
dhembje e madhe për redaksin e gazetës kombëtare “Bota sot“, ishte humbje e
madhe edhe për fjalën e lirë, ishte humbje e madhe edhe për demokracin e
brishtë kosovare, ishte humbje edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të
Kosovës, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e gazetës kombëtare “Bota
sot“…, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e diasporës…
Ne duhet
jo vetëm të shkruajmë e të themi se e kemi kryer obligimin moral, kolegial dhe
kombëtar ndaj kolumnistit të gazetës kombtare “Bota sot“, por duhet t‘i
thërrasim organet kompetente të shtetit të Kosovës që të fillojnë hetimet
për zbardhjen e vrasjes së Bardhyl
Ajetit, Xhemail Mustafës, kol. Tahir Zemajt, Ahmet Krasniqit, Besim Dajakut,
Bekim Kastratit, etj… Plagosja e gazetarit, redaktorit, kolumnistit, të gazetës
kombëtare “ Bota sot “ dhe kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur
të Kosovës, Bardhyl Ajetit nga kriminelë të pa njohur në fshatin Bresalc të
Gjilanit – me 3 qershor të vitit 2005, e më vonë vdekja e tij me 25 qershor të
vitit 2005, në spitalin e Millanos së Italisë, është pritur me indinjat e
dhembje të thellë në Kosovë, trojet etnike shqiptare e diasporë. Bardhyl Ajeti
u vra nga dora kriminele tinzare njëri nga penat më të afta të gazetarisë
bashkëkohore kosovare dhe kolumnisti i vërtetë i gazetarisë shqiptare dhe i
gazetës kombëtare“Bota Sot“. E kamë vështirë të shkruaj, në këtë dhembje të
madhe që ndiej për kolegun, gazetarin, redaktorin, kolumnistin ( e gazetës
kombtare“Bota sot“) dhe Kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Kosovës. Të koncentrohem për ti shkruar
këta rreshta, dhe për ta realizuar si është më së miri profilin, biografinë e
kolumnistit e redaktorit Bardhyl Ajeti, është vështirë. .. por unë do bëjë
përpjekje .. Atentati ndaj gazetarit, kolumnistit të gazetës kombëtare“Bota
sot“ është gjykuar dhe do të gjykohet edhe ne të ardhmën ashpër nga të gjithë
shqiptarët, gazetarët, intelektualët, fshatarët, thënë shkurt nga mbarë njerëzimi.
Kjo vrasje tinëzare e kryer nga të pa besët nga langojt e armikut, nga
marksistët, leninistët, e tani PDK-stët,
ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e Tij , ishte humbje për
të fejuarën e Tij, ishte humbje për gazetarinë
shqipëtare, ishte humbje e
dhembje e madhe për redaksin e gazetës kombëtare “Bota sot“, ishte humbje e
madhe edhe për fjalën e lirë, ishte humbje e madhe edhe për demokracin e
brishtë kosovare, ishte humbje edhe për Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të
Kosovës, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e gazetës kombëtare “Bota
sot“…, ishte humbje e madhe edhe për lexuesit e diasporës. Bardhyl Ajeti ishte
gazetar, trim e guximtar, kolumnist i fuqishëm që ka vendin e tij të pa
diskutueshëm në gazetarinë bashkëkohore demokratike shqiptare. Ishte njeri i
FJALËS dhe i BESËS, që nga ditët e
herëshme të rinis së tij. Ai në takimin e fundit më tha:‘‘ Unë do të shkruaj
vetëm të vërtetën , pa marrë parasysh se a i pëlqen dikujt apo jo. Njeriu lindë
për të vdekur. Por, edhe vdekja duhet të ketë arësye, dhe të mbetët vend për të
thënë; i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Unë po shkruaj gjëra të cilat janë
realitet në përditshmërin tonë. Unë nuk i frikësohem askujt- pos zotit“. Ai
ishte një gazetarë autentik , me një origjinalitet të papërsëritshëm. Ai iu
rrokë një vargu të madhë të ngjarjeve për zgjidhjen e çështjes kombëtare duke e
ndjerë deri në palcë e zemër të gjitha dukurit negative që zhvilloheshin në
Kosovë e trojet tjera etnike shqiptare. Shkrimet e tija ishin tërheqëse për lexuesin,
sepse aty tregohej e vërteta dhe vetëm e vërteta. Ai ne shkrimet, kolumnet e
tij të kujton një mendim shqiptar të realiteteve, ishte një gazetar që bëri një
vepër të madhe të paharruar për jetë të jetërave. Gazetari, kolumnisti dhe
redaktori Bardhyl Ajeti, ishte (dhe do
të mbetet) gazetari shqiptar me një jetë interesante i cili gjatë jetës së tij
shkroi pa asnjë lloj frike dhe heshtjeje, pa asnji lloj ndrojtje, por gjithëmon
me një modesti, thjeshtësi, vendosmëri, guxim dhe me një përkushtim shembullor.
Ai ne shkrimet e kolumnet e tija, çdo herë, dhe me të gjitha forcat e tij
fizike, mendore, materiale dhe intelektuale i dënoi fuqishëm dukurit negative;
krimin, korrupcionin, familjarizmin, prostuticionin, karierizmin, majtizmin,
leninizmin, komunizmin, nanoizmin ..,etj. Ai e shkroi realitetin sado që i
hidhur të ishte ai. Ai ishte njeri me një kulturë të gjërë, me një sens të
gjallë, me një guxim qytetar të rrallë dhe me mjaft sukëses i konstruktonte
kolumnet e tij. Ishte njeri thellësishtë kombëtar, një shqiptar i rrallë me një
kurajo të pa përkulur dhe trimëri të pa parë.
Sot nuk e
kemi në mesin tonë, kriminelët na e vranë
shokun, kolegun, gazetarin, kolumnistin, redaktorin dhe atdhetarin e
devotshëm të çështjes kombëtare , ai nuk mund të kthehet.., ai nuk mund të
zavendësohet . Mirpo, kërkohet nga ne që ta ngrisim zërin tonë që organet
kompetente të fillojnë hetimet për zbulimin e kriminelëve sa më parë. Nuk duhet
heshtur, sepse kriminelët nëse ne heshtim…, ata bëhën më agresiv dhe natyrishtë
numëri i tyre rritet. Ata që e kanë njohur Bardhylin ( ai kishte shumë miqë nuk
mbante asnjë lloj poze, ishte njerëzor, magjepës, transparent me të gjithë) e
dinë se kemi humbur një penë të madhe, një vigan të gazetarisë shqiptare, një
intelektual të aftë. Por krminelët e langojt- tinëzakët, nuk guaxuan ti dalin
ballë për ballë, sepse e dinin se ai nuk i frikësohej askujt pos
perendis-zotit. Ata kanibal, ata lugetër, ata butakë...., në arteriet e
kapilarët e tyre nuk kanë gjakë shqiptari, në arteriet dhe kapilarët e tyre
lëvizë gjakë i ngjizur, gjakë i përzier me …., ata nuk defilojnë ditën rrugëve
të qyteteve apo fshatrave të Kosovës, por vetëm natën. Sot kërkohet nga ne dhe
organet kompetente që ti përvishen punës për zbulimin dhe dënimin e tyre, sepse
nesër do të bëhët vonë. Vepra e kolumnistit Bardhyl Ajeti ishte dhe do të
mbetët hero i demokracisë bashkohore shqiptare. Ai me tërë qenjen e tij e
urrente anarkinë. Duke qenë shqipëtar ai e kishte të shenjët unitetin kombëtar
dhe i donte e i respektonte institucionet e Kosovës.
Bardhyl
Ajeti, ishte një luftëtarë me vetëdije të shqetësuar për jetën dhe tagri i
pavdekësisë ndodhet në tërë dëshminë e tij estetike kaq të rëndësishme , të
cilën bashkëkohësit dhe pasëardhësit do ta vlerësojnë, dhe do ta ridimenzionojnë,
do ta nderojnë , do ta përkujtojnë dhe do ta ngrisin ne piedestalin më të
lartë.
Në emrin
Tim dhe të familjes sime, por edhe të disa mërgimtarëve të këtij lokaliteti
kërkojmë që sa më parë të zbulohen kriminelët, sepse familja e tij pret ditën
kur organet e hetuesisë të trakasin në derën e tyre .., dhe tu komunikojnë
lajmin për zbulimin e kriminelëve. Ndersa organet e drejtësisë ta shpallin
dënimin. Por si do që të jetë dënimi…, ata i ka dënuar POPULLI e KOMBI ,ata do
ti dënojë TOKA e UJI . Me emrin e Bardhyl Ajetit, gazetaria shqiptare gjeti një
nga gurët për ta ngritur tempullin e saj që nuk mbaron. Prandaj ne gazetarët
“Botës sot“, betohemi se do ta ndjekim rrugën tonë drejtë ndertimit dhe
bashkimit kombëtar, sepse vetëm ky bashkim do ti shuaj ëndërrat dhe dëshirat e
shumë njerëzve, dhe do ta realizoj amanetin e shumë dëshmorëve të rënë. Është
vështirë të shkrash ne këtë dhembje , është vështirë të përmbahesh pa derdhur
lotë, sepse kjo është një tragjedi e madhe për ne familjen e tij dhe tërë
kombin tonë. Kurrë shqiptari nuk ka vra tinëz, mirpo ja kjo po na
përsëritet..,po na rritet, sepse ne nuk po marrim masa adekuate.., ne po
heshtim.., ne po presim që dikush nga jashtë të na i zgjedhë problemet tona. Në
fundë ju shprehi ngushllime (me rastin e pesë vjetorit të vrasjes tinëzare )
familjes së të ndjerit Bardhyl Ajeti, duke u thanë;
Ju lumtë
për këtë burrë që rritët, për këtë gjeni të gazetarisë shqiptare. E nderuara
familje e dijmë se ju keni dhembje.., por keni edhe krenari, sepse vepra,
qëndrimi, bujaria, sakrifica, aftësia, trimëria dhe guximi i Tij, janë vyrtyte
të cilat e ngrisin lartë në historinë tonë kombëtare.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.