E premte, 03.05.2024, 10:25 PM (GMT+1)

Faleminderit

Besar Shkëmbi: Heroi i kombit Tahir Lush Berisha

E shtune, 11.05.2013, 02:55 PM


PERKUJTIM ME RASTN E 21 VJETORIT TE RENJES SE HEROIT TE KOBIT TAHIR LUSH BERISHES

Nga Besar Shkëmbi

Me te madhin Tahir Lush Berisha,pevec qe e ishim fqinnj,na lidhnin ngusht edhe shume gjera tjera se bashku e sidomos aktivitet qe zhvillonim ne vitet e tetedhjeta si ne fshat si ne Bashkesine lokale te Leshanit te Pejes.Po ashtu,me qelloi mua te jam si gjithehere dhe te ndahem i fundit me te ne agun e mengjesit te 26 Majit te vitit 1992 kur u vra nga policet serbosllave qe na e kishin zene priten afer shtepise se tij.Andaj e ndjej veten borgjli dhe te detyruar ta perkujtoj me nje artikull sic eshte ky,te ia kujtoj pushtetit,shtypit dhe televizione te Kosoves se ai ra deshmor ne altarin e lirise e sot pothuaj u harrua fare nga keto institucione te cilat nuk e perkujtojne me nje ceremoni rasti,pervec nje here me rain e tete vjetorit te vdekjes se tij,me nje artikull apo nje emision dokumentar televiziv edhe pse kryetari i ndjere,Ibrahim Rugova,e shpalle deshmor te kombit.Qysh atehere ai harrohet fare dhe prej atehere e deri me sot nuk iu dha familjes apo bashkefshatereve te tij nje certifikate qe e verteton kete,ta varin ne Kullen e Haxhi Zekes e cila duket sikur flete me lapidarine e ngritur nga ndihmat e bashkefshatareve te tij si brenda si te atyre ne diaspore.

Pervec lajmit per renjen e tij, rrahjet, maltretimet dhe bastisjet e shumta te ushtrise e policise serbe mbi popullaten e pa fajshme te asaj ane“Rilindja“, Zekeria Canes, i cili per Tahirin thote se eshte „ushtar i pare ne radhet e UCK-se qe bie per lirine e atdheut“, Jahja Llukes ne librin e tij „Libri-Per Shtetin Tim Kosoven“(3),shkarazi dhe me te paverteta, Selmon Etemajt,ne librin“E djathta shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise etnike-(9)“ne kapitullin“Deshmor i kombit Tahir Lush Berisha(11.o2.1969-26.o5.1992)“dhe artikujv te tij te „Fjaleelire.com“dhe“Zemrashqiptare.net“,librit“

Ushtria Clirimtare e Kosoves-Dokumente dhe artikuj“pergaditur nga Gafurr Elshani i cili i mblodhi nga „Zeri i Kosoves“ dhe i botoi ne Aarau te Zvicrres, liber ,ky qe fillon me emrin e tij, dhe nga une me artikujt po ne keto faqe interneti dhe disa peozive kushtuar Deshmorit dhe nene Shkurtes qe u botuan ne permbledhjen e poezive“Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove“ si dhe faqes sime personale“leshaniipejes.de“ ai pothuaj se hyri ne sirtaret e harreses fare sidomos nga institconet shtetrore per te cilat u flijua.

Tahir Lush Berisha u lind me 11.02.1969., nga babai Lushi dhe nene Shkurta ne Leshan te Pejes..Shkollen fillore kreu ne shkollen“P.P.Njegoshshi“ku e mbarova edhe une, ne ish Glavicice,tashti „Zef Serembe“ ndersa te mesmen ne shkollen e arteve „Odhise Paskali“ne Peje, drejtimi i dizajnit.Ne vitin shkollor 1990-1991 regjistron Shkollen e Larte Teknike, drejtimin e dizajnit ne Ferizaj.

Tahiri rrjedhe nga familja e Bajram Idrizve e cila per shkaqe gjaku nga Sferka e thate shperngulet ne Leshan dhe merr emrin e ri nga babagjyshi i Tahirit, Tihir Muratet,Pra ne nje familje mesatarisht te pasur.Kjo familje ushronte zejen e muratorit dhe njihej ne tere Lugun e Leshanit qe fillon ne te dale te Pejes dhe vazdon deri ne Zajm,aty ku bashkohet Bistrica e Pejes me Drinin e bardhe, ku ndodhet udhekyqi i magjistraleve Peje-Prishtine,Kline-Prshtine,Kline-Gjakove,bile edhe me tej.Si murator dallohej Zeqir Murati,vella i Tahir Muratit, me te bijte si dhe axha i Tahirit Murati,vrare me bombe,hedhur po nga swerbet,pas vrasjes se Tahirit, ne dhomen e fjetjes se tij.

Kjo familje dallohej gjithashtu per miqesi, bujari e trimeri.Kjo deshmohet me se miri tek i ati i Tahirit, mixha Lush,  i cili burgoset e denohet bashke me dy bashkefshateret e tij, Fazli Meten e Rame Beqirin.Mixha Lush beri dhjetwe vite burg neper kazamatet serbosllve dhe dhjete vite e priti nene Shkurta edhe pse, mixha Lush,  i kishte cuar fjale nga burgu te mos e priste sepse nuk i dihej kur do te lirohej.

Deshmori i kombit Tahuir Lush Berisha dallohej nder femijet e Tahir Murateve me sjellje te mira qe i kishte marre nga mesuesja e pare e tij, nene Shkurta e cila po ashtu dallohej nder te gjitha grate e kesaj familje.

Ne shkollen fillore ne patem fatin e mire nga se shkolla kishte nje kolektiv te dalluar e te dashur nga nxenesit e saj ne te cilin kolektiv dallohej sidomos Hasan Hoti, arsimtar i gjuhes shqipe dhe Lush Ahmetaj arsimtar i historise dhe gjeografise te cilet mbollen tek ne faren e mire te atdhedashurise .Tahiri dallohej edhe ne klase edhe ne shkolle me sjellje te mira por edhe i eger kur e dinte se e drejta ishte ne anen e tij.

E ceka me larte,se me te madhin Tahir Lush Berishen na lidhnin ngusht shume gjera se bashku.Para se te bashkepunojme me duhet te permend aktivitetet e mia deri sa isha ne studime ne Univrsitetin e Prishtines.

Edhe une bashke me shoket Brahim Krasniqin,Halil

Rrustemin,Xhafer,Berishen,Shefqet Thaqin,Gani e Ramush Mehmetajn ishim me 11 Mars te vitit 1981 duke ngrene darke ne menzen e studenteve prej nga filluan demostratat e para te studenteve te UP, demostrata keto qe shenuan fillimin e shkatrrimit te Federates artificiale te Jugosllavise fillimi i pranveres dhe pranvera demokratike ne shtetet socialiste.Ghithashtu,me 26 Mars,bashke me cimerat e mi, ishim me studentet tjere,kur ne Qendren e studenteve erdhi Azem Vlasi te na binde qe mos te vazhdojme me me demostrata,ku per here te pare u shfaqen parulla per Republiken e Kosoves,qe ishte kerkesa kryesore e jona dhe jo vetem e jona por ishte kerkese gjithepopullore . Me kujtohet,kur u kthyem nga Brezovica dhe Prizreni ne Qendren e studenteve,Qendra ishe mbushur plot me UDB-ashe qe kishin ardhur enkas per ne nga se spiunen e kishim pasur me veti e e cila i kishte lajmeruar se Brahim Krasniqi bashke me mua e kishim kenduar kengen“O moj shqiperi e mjera Shqiperi“pjese e vjershes se Vaso Pashes.Nuk shkojne as 5 minuta dhe e kapin Brahim Krasniqin dhe Ramush Memetajn te cilet bejne nje muaj burg.Gani Mehmetaj, po sa kishte dale nga burgu qe akoma e kishte koken e rruar dhe une ikim dhe u hupim gjurme duke mos u kthyer ate nat ne konvikt.

Nga banesa private qe e zura pas demostratave te 1,2 e 3 prillit per c´shkak me nxoren nga konvikti dhe me perjashtuan nga LKJ vazhdova dhe iu bashkangjita te gjitha iniciativave studentore deri sa i mbarova studimet.

Pastaj aktivitet e mia i vazhdova ne fshatin tim ku u zgjodha delegat i BL ne Komitetin Komunal te Rinise,antarer i kryesise dhe anetar i keshillit artistik ne SHKA „Haxhi Zeka“.

Ate kur e formuam Degen e LDK ne kuader te BL te Leshanit ne SHF te Klicines nje pjese e fjales sime te mbajtur aty u emitua te nesrmen ne emisionin „Ngjarjet e dites“ se ores 15 te RP.Po ate nate nga Tahiri u propozova kryetar i kryesise dhe kryetar i rinise se LDKL te cilat i refuzova pasi qe akoma nuk e kisha dorezuar librezen e LKJ te cilen gje e bera te nesermen.

Tahir mu bashkangjit atehere kur mua mu besua te hyj dere me dere ne pjesen e fshatit qe ndodhet ne te majte te magjistrales Peje-Prishtine,pra ne leagjen time,per ta nenshkruar Deklaraten e pavaresise.Tahiri ishte ai qe erdhi me bashke me mua shtepi me shtepi.Po keshtu veproi edhe atehere kur mu caktua ta beje regjistrimin e popullsise po ne kete lagje.Se bashku i kryem me mire dhe me shpejt por nuk kishim shpetuar pa ra ne syte e policise me c´rast mu desh ta le shtepine dhe te strhohem te kusherinjet e mi.Tahrin e porosita te me zevendesonte deri sa te kthehem perseri.Aty lash nje kusheri timin qe kishte derzertuar nga Armata Jugosllave dhe kishte ardhur te strehohej tek une.Per kete e dinte axha i Tahirit,Ramushi,te cilit i thash te perkujdesej per te.

Tahiri ishte iniciatori kryesor qe ta presim nje plep ne mexhen e livadhit te tij dhe ta veme barrikade ne magjistralen Peje-Prishtine qe te mos e kalojne policia serbe ate nat kur ishin nisur ne kembe gadi e gjithe rinia per te iu bashkangjitur demostrates qe po beheshin ne Prishtine.

Atehere kur disa arsimtare largoheshin nga detyra me e shenjte e mesusit duke mos u pajtuar me politiken pacifiste te durimit dhe organet e dhunshme qe i kishte i vu Serbia neper shkolla, e besa disa per shkaqe materiale, Tahiri shkoi vullnetar dhe pa pagese ne shkollen“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines.Sipas drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, aktivist i dalluar ne LASH, Tahiri ishte punetor i dalluar dhe shume i dashur per nxenesit dhe kolektivin.Gjithashtu sipas drejtorit ishte i pa durushem nga drejtoria e dhunshme, arsimtaret dhe nxenesi serbe.

Tahiri ishte trim e guximtar i madh.Andaj nuk i frigohej as policise serbe te kacafytet me te sa here paracitej ndonje sitate jo e mire.Kete e deshmon fakti se ai ishte perleshur edhe here te tjera me c´rast nje here ishte plagosur ne shpatulle te krahrorit te tij.Per kete plagosje nuk e dinte askush pervec vellait te tij te madh,Skenderit te shoqes se tij, Emines, se ciles Tahiri i tregonte pothuaj per cdo gje dhe meje.Skenderi ishte kujdesur ta gjente nje mejek per sherimin e tij dhe per mbajtjen e sekretit te plagosjes.

Ai kishte dashur dhe ishte i gatshem te perleshej edhe me 15 Maj, vetem disa dite para se te vdiste, ne shkollen ku punonte si arsimatar i artit figurativ.Gjithmone i bazuar ne tregimin e drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, me 15 Maj, ne diten e shkolles, me c´rast ishte pergaditur program per te festuar.Por para se te nis te festohej vije policia serbe duke iu kercnuar drejtort dhe kolektivit te arsimtareve per te mos festuar.Atyre ua vrante syrin emri i shkolles per te cilin drejtoria e dhunshme ishte kujdesur ta nderronte dhe t´ía vente nje emer serb.Tahiri ishte i gatshem te gjuaj mbi ta me armen e tij.“I madhi Tahir, qe mbante zyze zakonisht, verejta se i kishte hjekur.me kete deshmohej se ishte i gatshem per cdo gje .Revolen e kishte ne dore por te mbeshtjellur me sakon e tij qe e mbante ne doren e djathte.Iu tha te mos ndermarr asgje, sepse ata (policet) mezi pritnin te ndizej vetem nje shkendije sado e vogel.Ia preferova qe mos te bie ne sy te policeve sepse vec kishte kohe te gjate qe percillej nga ta.Fati e deshti, nje pjesmarres e njeherit punetor i kesaj shkolle, zhvillon dialog verbal me police, te cilit edhe ia marrin leternjftimin, iku me vrap neper mes turmes, kurse policet mudoheshin ta vene ne shenjester .Atehere i Madhi Tahir deshti te zbraze plumba mbi ta, por e penguam ne disa, sepse aty mund te shendrrohej ne masaker per nxenes, prind e pjesemarres te tjere.Dy dite me vone Deshmori Tahir Berisha m´i sjelli fotografite, qe vet i kishte bere me rastin e intervenimit te forcave serbe, dhe me tha“...me keni lene pa zbrazur plumbat mbi ata qente““. Marre nga „ E djathta shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise etnike-(9)“, artikulli i Selman Etemajt.

Ishim ne oden e Lakuqeve ne nje mbledhje te fshatit ku duhej te vendosnim se ku dhe si te organizoheshin zgjedhjet e para per parlamentin e pare demokratik dhe presidentin e Kosoves.Pasi u vendos qe zgjedhjet te mbaheshin ne xhanine e fshatit ku do te vendosej edhe flamuri kombetare.Kryesia vendos ate nate qe te zgjedhen disa komisone qe ne qoftese arrestohen ata te komisionit te pare te vazhdoje i dyti, e nese kjo ndodhe edhe me te dytin ta vazhdoje i treti.Tahiri ishte zgjedhur ta mbaj rend dhe te keshillohej me zgjedhesite.Ndersa me propozimin tij une isha zgjedhur si komesioner ne komisionin e pare zgjedhor.

Zgjedhjet i kishim kryer me shume sukses.Fletevotimet i kishim numeruar ne oden e Bajram Fekeve duke u gostitur me qaj nga Ramizi Feka dhe djali i axhes se tij Tahiri, sekretar i LD ne fshatin tone.Aty vendosem ta festojme kete sukses ne oden e Mustafe Haradinajt kryetar i komisionit zgjedhor .

Keshtu pra Tahiri jo vetem se e kisha fqinje me shtepi po ishte bashkerrugetri im deri ate mengjes Maji ku ra heroikisht duke luftuar me policet serbe.

Te mos haroj deri sa polica po na afrohej ai me tha „deri sa une t´i mbuloj me zjarr ti duhet te ikesh sepse je baba dhe burre i martuar.Femijet s´duhet te mbesin pa baba“

Per Tahirin ka mjafte te shkruhet e flitet.Cfare kishte bere ai para se te vritej,si kishte ndodhur ate nate kur

ishte vrare ,kush kishte qene me te,cfare eshte bere dhe ku u strehua,kush i ndihmoi te kaloi ne Shqieri,si shkoi ne Koroci,si dhe kur u bashkua me gruan dhe femijet ku gjendet tashti,cfare ndodhi ne familjen e Tahirit si kaluan pas atij rasti,si iu vra axha Murat,kush urahh e u maltertua,cdodhi me vellezerit e tij e shume te tjera qe nuk u untersua kurre askush.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora