| E shtune, 11.05.2013, 02:55 PM |
PERKUJTIM
ME RASTN E 21 VJETORIT TE RENJES
Nga Besar Shkëmbi
Me te
madhin Tahir Lush Berisha,pevec qe e ishim fqinnj,na lidhnin ngusht edhe shume
gjera tjera se bashku e sidomos aktivitet qe zhvillonim ne vitet e tetedhjeta
si ne fshat si ne Bashkesine lokale te Leshanit te Pejes.Po ashtu,me qelloi mua
te jam si gjithehere dhe te ndahem i fundit me te ne agun e mengjesit te 26
Majit te vitit 1992 kur u vra nga policet serbosllave qe na e kishin zene
priten afer shtepise se tij.Andaj e ndjej veten borgjli dhe te detyruar ta
perkujtoj me nje artikull sic eshte ky,te ia kujtoj pushtetit,shtypit dhe
televizione te Kosoves se ai ra deshmor ne altarin e lirise e sot pothuaj u
harrua fare nga keto institucione te cilat nuk e perkujtojne me nje ceremoni
rasti,pervec nje here me rain e tete vjetorit te vdekjes se tij,me nje artikull
apo nje emision dokumentar televiziv edhe pse kryetari i ndjere,Ibrahim
Rugova,e shpalle deshmor te kombit.Qysh atehere ai harrohet fare dhe prej
atehere e deri me sot nuk iu dha familjes apo bashkefshatereve te tij nje
certifikate qe e verteton kete,ta varin ne Kullen e Haxhi Zekes e cila duket
sikur flete me lapidarine e ngritur nga ndihmat e bashkefshatareve te tij si
brenda si te atyre ne diaspore.
Pervec
lajmit per renjen e tij, rrahjet, maltretimet dhe bastisjet e shumta te
ushtrise e policise serbe mbi popullaten e pa fajshme te asaj ane“Rilindja“,
Zekeria Canes, i cili per Tahirin thote se eshte „ushtar i pare ne radhet e
UCK-se qe bie per lirine e atdheut“, Jahja Llukes ne librin e tij „Libri-Per
Shtetin Tim Kosoven“(3),shkarazi dhe me te paverteta, Selmon Etemajt,ne
librin“E djathta shqiptare ne mbrojtje te Shqiperise etnike-(9)“ne
kapitullin“Deshmor i kombit Tahir Lush Berisha(11.o2.1969-26.o5.1992)“dhe
artikujv te tij te „Fjaleelire.com“dhe“Zemrashqiptare.net“,librit“
Ushtria
Clirimtare e Kosoves-Dokumente dhe artikuj“pergaditur nga Gafurr Elshani i cili
i mblodhi nga „Zeri i Kosoves“ dhe i botoi ne Aarau te Zvicrres, liber ,ky qe
fillon me emrin e tij, dhe nga une me artikujt po ne keto faqe interneti dhe
disa peozive kushtuar Deshmorit dhe nene Shkurtes qe u botuan ne permbledhjen e
poezive“Ku ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove“ si dhe faqes sime
personale“leshaniipejes.de“ ai pothuaj se hyri ne sirtaret e harreses fare
sidomos nga institconet shtetrore per te cilat u flijua.
Tahir
Lush Berisha u lind me 11.02.1969., nga babai Lushi dhe nene Shkurta ne Leshan
te Pejes..Shkollen fillore kreu ne shkollen“P.P.Njegoshshi“ku e mbarova edhe
une, ne ish Glavicice,tashti „Zef Serembe“ ndersa te mesmen ne shkollen e
arteve „Odhise Paskali“ne Peje, drejtimi i dizajnit.Ne vitin shkollor 1990-1991
regjistron Shkollen e Larte Teknike, drejtimin e dizajnit ne Ferizaj.
Tahiri
rrjedhe nga familja e Bajram Idrizve e cila per shkaqe gjaku nga Sferka e thate
shperngulet ne Leshan dhe merr emrin e ri nga babagjyshi i Tahirit, Tihir
Muratet,Pra ne nje familje mesatarisht te pasur.Kjo familje ushronte zejen e
muratorit dhe njihej ne tere Lugun e Leshanit qe fillon ne te dale te Pejes dhe
vazdon deri ne Zajm,aty ku bashkohet Bistrica e Pejes me Drinin e bardhe, ku
ndodhet udhekyqi i magjistraleve
Peje-Prishtine,Kline-Prshtine,Kline-Gjakove,bile edhe me tej.Si murator
dallohej Zeqir Murati,vella i Tahir Muratit, me te bijte si dhe axha i Tahirit
Murati,vrare me bombe,hedhur po nga swerbet,pas vrasjes se Tahirit, ne dhomen e
fjetjes se tij.
Kjo
familje dallohej gjithashtu per miqesi, bujari e trimeri.Kjo deshmohet me se
miri tek i ati i Tahirit, mixha Lush, i
cili burgoset e denohet bashke me dy bashkefshateret e tij, Fazli Meten e Rame
Beqirin.Mixha Lush beri dhjetwe vite burg neper kazamatet serbosllve dhe dhjete
vite e priti nene Shkurta edhe pse, mixha Lush,
i kishte cuar fjale nga burgu te mos e priste sepse nuk i dihej kur do
te lirohej.
Deshmori
i kombit Tahuir Lush Berisha dallohej nder femijet e Tahir Murateve me sjellje
te mira qe i kishte marre nga mesuesja e pare e tij, nene Shkurta e cila po
ashtu dallohej nder te gjitha grate e kesaj familje.
Ne
shkollen fillore ne patem fatin e mire nga se shkolla kishte nje kolektiv te
dalluar e te dashur nga nxenesit e saj ne te cilin kolektiv dallohej sidomos
Hasan Hoti, arsimtar i gjuhes shqipe dhe Lush Ahmetaj arsimtar i historise dhe
gjeografise te cilet mbollen tek ne faren e mire te atdhedashurise .Tahiri
dallohej edhe ne klase edhe ne shkolle me sjellje te mira por edhe i eger kur e
dinte se e drejta ishte ne anen e tij.
E ceka me
larte,se me te madhin Tahir Lush Berishen na lidhnin ngusht shume gjera se
bashku.Para se te bashkepunojme me duhet te permend aktivitetet e mia deri sa
isha ne studime ne Univrsitetin e Prishtines.
Edhe une
bashke me shoket Brahim Krasniqin,Halil
Rrustemin,Xhafer,Berishen,Shefqet
Thaqin,Gani e Ramush Mehmetajn ishim me 11 Mars te vitit 1981 duke ngrene darke
ne menzen e studenteve prej nga filluan demostratat e para te studenteve te UP,
demostrata keto qe shenuan fillimin e shkatrrimit te Federates artificiale te
Jugosllavise fillimi i pranveres dhe pranvera demokratike ne shtetet
socialiste.Ghithashtu,me 26 Mars,bashke me cimerat e mi, ishim me studentet
tjere,kur ne Qendren e studenteve erdhi Azem Vlasi te na binde qe mos te
vazhdojme me me demostrata,ku per here te pare u shfaqen parulla per Republiken
e Kosoves,qe ishte kerkesa kryesore e jona dhe jo vetem e jona por ishte
kerkese gjithepopullore . Me kujtohet,kur u kthyem nga Brezovica dhe Prizreni
ne Qendren e studenteve,Qendra ishe mbushur plot me UDB-ashe qe kishin ardhur
enkas per ne nga se spiunen e kishim pasur me veti e e cila i kishte lajmeruar
se Brahim Krasniqi bashke me mua e kishim kenduar kengen“O moj shqiperi e mjera
Shqiperi“pjese e vjershes se Vaso Pashes.Nuk shkojne as 5 minuta dhe e kapin
Brahim Krasniqin dhe Ramush Memetajn te cilet bejne nje muaj burg.Gani
Mehmetaj, po sa kishte dale nga burgu qe akoma e kishte koken e rruar dhe une
ikim dhe u hupim gjurme duke mos u kthyer ate nat ne konvikt.
Nga
banesa private qe e zura pas demostratave te 1,2 e 3 prillit per c´shkak me
nxoren nga konvikti dhe me perjashtuan nga LKJ vazhdova dhe iu bashkangjita te
gjitha iniciativave studentore deri sa i mbarova studimet.
Pastaj aktivitet
e mia i vazhdova ne fshatin tim ku u zgjodha delegat i BL ne Komitetin Komunal
te Rinise,antarer i kryesise dhe anetar i keshillit artistik ne SHKA „Haxhi
Zeka“.
Ate kur e
formuam Degen e LDK ne kuader te BL te Leshanit ne SHF te Klicines nje pjese e
fjales sime te mbajtur aty u emitua te nesrmen ne emisionin „Ngjarjet e dites“
se ores 15 te RP.Po ate nate nga Tahiri u propozova kryetar i kryesise dhe
kryetar i rinise se LDKL te cilat i refuzova pasi qe akoma nuk e kisha dorezuar
librezen e LKJ te cilen gje e bera te nesermen.
Tahir mu
bashkangjit atehere kur mua mu besua te hyj dere me dere ne pjesen e fshatit qe
ndodhet ne te majte te magjistrales Peje-Prishtine,pra ne leagjen time,per ta
nenshkruar Deklaraten e pavaresise.Tahiri ishte ai qe erdhi me bashke me mua
shtepi me shtepi.Po keshtu veproi edhe atehere kur mu caktua ta beje
regjistrimin e popullsise po ne kete lagje.Se bashku i kryem me mire dhe me
shpejt por nuk kishim shpetuar pa ra ne syte e policise me c´rast mu desh ta le
shtepine dhe te strhohem te kusherinjet e mi.Tahrin e porosita te me
zevendesonte deri sa te kthehem perseri.Aty lash nje kusheri timin qe kishte
derzertuar nga Armata Jugosllave dhe kishte ardhur te strehohej tek une.Per
kete e dinte axha i Tahirit,Ramushi,te cilit i thash te perkujdesej per te.
Tahiri
ishte iniciatori kryesor qe ta presim nje plep ne mexhen e livadhit te tij dhe
ta veme barrikade ne magjistralen Peje-Prishtine qe te mos e kalojne policia
serbe ate nat kur ishin nisur ne kembe gadi e gjithe rinia per te iu
bashkangjitur demostrates qe po beheshin ne Prishtine.
Atehere
kur disa arsimtare largoheshin nga detyra me e shenjte e mesusit duke mos u
pajtuar me politiken pacifiste te durimit dhe organet e dhunshme qe i kishte i
vu Serbia neper shkolla, e besa disa per shkaqe materiale, Tahiri shkoi
vullnetar dhe pa pagese ne shkollen“Azem Bejta“ ne Grabanice te Klines.Sipas
drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, aktivist i dalluar ne LASH, Tahiri
ishte punetor i dalluar dhe shume i dashur per nxenesit dhe kolektivin.Gjithashtu
sipas drejtorit ishte i pa durushem nga drejtoria e dhunshme, arsimtaret dhe
nxenesi serbe.
Tahiri
ishte trim e guximtar i madh.Andaj nuk i frigohej as policise serbe te
kacafytet me te sa here paracitej ndonje sitate jo e mire.Kete e deshmon fakti
se ai ishte perleshur edhe here te tjera me c´rast nje here ishte plagosur ne
shpatulle te krahrorit te tij.Per kete plagosje nuk e dinte askush pervec
vellait te tij te madh,Skenderit te shoqes se tij, Emines, se ciles Tahiri i
tregonte pothuaj per cdo gje dhe meje.Skenderi ishte kujdesur ta gjente nje
mejek per sherimin e tij dhe per mbajtjen e sekretit te plagosjes.
Ai kishte
dashur dhe ishte i gatshem te perleshej edhe me 15 Maj, vetem disa dite para se
te vdiste, ne shkollen ku punonte si arsimatar i artit figurativ.Gjithmone i
bazuar ne tregimin e drejtorit te kesaj shkolle, Selman Etemaj, me 15 Maj, ne
diten e shkolles, me c´rast ishte pergaditur program per te festuar.Por para se
te nis te festohej vije policia serbe duke iu kercnuar drejtort dhe kolektivit
te arsimtareve per te mos festuar.Atyre ua vrante syrin emri i shkolles per te
cilin drejtoria e dhunshme ishte kujdesur ta nderronte dhe t´ía vente nje emer
serb.Tahiri ishte i gatshem te gjuaj mbi ta me armen e tij.“I madhi Tahir, qe
mbante zyze zakonisht, verejta se i kishte hjekur.me kete deshmohej se ishte i
gatshem per cdo gje .Revolen e kishte ne dore por te mbeshtjellur me sakon e
tij qe e mbante ne doren e djathte.Iu tha te mos ndermarr asgje, sepse ata
(policet) mezi pritnin te ndizej vetem nje shkendije sado e vogel.Ia preferova
qe mos te bie ne sy te policeve sepse vec kishte kohe te gjate qe percillej nga
ta.Fati e deshti, nje pjesmarres e njeherit punetor i kesaj shkolle, zhvillon
dialog verbal me police, te cilit edhe ia marrin leternjftimin, iku me vrap
neper mes turmes, kurse policet mudoheshin ta vene ne shenjester .Atehere i
Madhi Tahir deshti te zbraze plumba mbi ta, por e penguam ne disa, sepse aty
mund te shendrrohej ne masaker per nxenes, prind e pjesemarres te tjere.Dy dite
me vone Deshmori Tahir Berisha m´i sjelli fotografite, qe vet i kishte bere me
rastin e intervenimit te forcave serbe, dhe me tha“...me keni lene pa zbrazur
plumbat mbi ata qente““. Marre nga „ E djathta shqiptare ne mbrojtje te
Shqiperise etnike-(9)“, artikulli i Selman Etemajt.
Ishim ne
oden e Lakuqeve ne nje mbledhje te fshatit ku duhej te vendosnim se ku dhe si
te organizoheshin zgjedhjet e para per parlamentin e pare demokratik dhe
presidentin e Kosoves.Pasi u vendos qe zgjedhjet te mbaheshin ne xhanine e
fshatit ku do te vendosej edhe flamuri kombetare.Kryesia vendos ate nate qe te
zgjedhen disa komisone qe ne qoftese arrestohen ata te komisionit te pare te
vazhdoje i dyti, e nese kjo ndodhe edhe me te dytin ta vazhdoje i treti.Tahiri
ishte zgjedhur ta mbaj rend dhe te keshillohej me zgjedhesite.Ndersa me
propozimin tij une isha zgjedhur si komesioner ne komisionin e pare zgjedhor.
Zgjedhjet
i kishim kryer me shume sukses.Fletevotimet i kishim numeruar ne oden e Bajram
Fekeve duke u gostitur me qaj nga Ramizi Feka dhe djali i axhes se tij Tahiri,
sekretar i LD ne fshatin tone.Aty vendosem ta festojme kete sukses ne oden e
Mustafe Haradinajt kryetar i komisionit zgjedhor .
Keshtu
pra Tahiri jo vetem se e kisha fqinje me shtepi po ishte bashkerrugetri im deri
ate mengjes Maji ku ra heroikisht duke luftuar me policet serbe.
Te mos
haroj deri sa polica po na afrohej ai me tha „deri sa une t´i mbuloj me zjarr
ti duhet te ikesh sepse je baba dhe burre i martuar.Femijet s´duhet te mbesin
pa baba“
Per Tahirin
ka mjafte te shkruhet e flitet.Cfare kishte bere ai para se te vritej,si kishte
ndodhur ate nate kur
ishte
vrare ,kush kishte qene me te,cfare eshte bere dhe ku u strehua,kush i ndihmoi
te kaloi ne Shqieri,si shkoi ne Koroci,si dhe kur u bashkua me gruan dhe
femijet ku gjendet tashti,cfare ndodhi ne familjen e Tahirit si kaluan pas atij
rasti,si iu vra axha Murat,kush urahh e u maltertua,cdodhi me vellezerit e tij
e shume te tjera qe nuk u untersua kurre askush.