Faleminderit
Selman Etemi: Lavdi dëshmorit Tahir Lush Berisha
E diele, 26.05.2013, 10:33 AM
P Ë R K U
J T I M
-Pikërisht më 26.05.1992, dha jetën Heroi i kombit TAHIR Lush BERISHA.
Nga Selman Etemi
-Sot, më
26.05. 2013, kemi 21 vjetorin e rënjës së Dëshmorit për çlirimin e Kosovës,
atëherë të okupuar nga serbisllavët. Përkujtim, në të kundërten edhe të
harresëneglizhencës institucionale, e, kjo po ndodhë vetëm në Kosovën e
pasluftës, pa përjashtim apo veçim politikëbërësit.
-Edhe sot
e asaj dite kur Presidenti Ibrahim Rugova i ndau Familjes Berisha dekorimin,
Dëshmor Kombi, derimetani as që iu dhurua Familjes! Kjo ishte njëra ndër pushkët
e para, që muar jetë armiku serbosllav, pikërisht në Leshanin e Haxhi Zekës.
-Ky nuk
ishte ballafaqim i ballëpërballshëm me forca serbe, i rastësishëm. Se, edhe një
vit para kësaj lufte, që bëri me 21 Maj ’92, qe plagosur por dhe të shëruar
ilegalisht nga një mjek i njohur në Pejë.
-Për këtë
trim të kombit, sot sikur mungon vlerëdhënja në aspektin institucional. Këtë e
themi, se deri me tani bash asnjë përkujtim, ta quajmë zyrtar, nga askush nuk
është bërë! Krejtë çka është, që komuna
e Pejës bëri, është, emërtimi i një rruge (rrugice të pakrye), e që jetojnë
vetëm tri familje, (më parë, mëhalla e batës – romëve në Pejë). Kjo është baraz
me nënçmim të tejskajshëm që i bëhet këtij Dëshmori, veprës së tij, Familjes
dhe rrethit veprues të të madhit Tahir Berisha.
-Ky nuk
ishte rast i çastit që ndodhi aty për aty, që mbeti i vrarë polici serb, dhe
plagosja e tjetret rëndë, të njohur për dhunë e terror ndaj shqiptarëve. Tahiri
përcillej (survejohej) kohë të gjatë nga policia serbe. Ai ishte i dalluar në
organizimin e forcave kundërarmike të kohës; ishte organizues edhe i jetës
politiko-institucionale; i mbijetimit të shkollës shqipe; të bëhet organizimi i
një force luftarake në atë zonë; mbillte vetëdijën kombëtare (krahas edukatës)
tek nxënësit; që armikut t’i trogoi se ky vend ka zotë.
Kjo
pushkë sikur na bëri më të fortë kundër atij armiku shtypës. Plumbi i Tahirit
sikur i vrau edhe shkijët, (punëtorë e nxënës në këtë shkollë), të cilët me të
dëgjuar për rastin, ikën rrufeshëm nga shkolla. Ky ishte mëngjesi i 26 Majit
1992, që shkollën tonë e mbuloi hijevdekja, por njëkohësisht edhe krenaria,
sepse në këtë ditë plumbi i shqiptarit e qëlloi mu në ballë atë që po përpiqej
të na zhdukë edhe si qenje njerëzore. Pushka që krisi në Leshan bëri jehonën në
mbarë Kosovën e më gjërë. Armikut i futi panik në shpirtin e tij jonjerëzor.
Tani mu syri i mësuesit muar në shënjestër lulballin e atij që shkollës shqipe
i ushtronte dhunë e gazep të pandërprerë.
Shtimlavdia
dhe krenaria për kombin nga familja e Tahir Muratëve të Leshanit por dhe
veçanërisht angazhimi kontributdhënës për të mirën dhe çlirimin e kombit nga
pushtuesit sllavë,- rënja heroike dëshmor kombi ka një vlerë shumëdimenzionale.
Andaj, kujtimi më i mirë për të, na është respektimi por dhe mosharresa e
gjakut të dhënë i dëshmorit Tahir Berisha por dhe kontributin e lartëçmuar të
familjes së Tahir Muratëve për të mirë, çlirim dhe bashkim të tokës arbërore,
të stërvuajtur e të copëtuar. Vepra dhe angazhimi i tij për çështje kombëtare
mbeti obligim për ne, por dhe shembull i mirë se si të çmohet, arsimohet,
zhvillohet por dhe të mbrohet e çlirohet nga ai pushtet sundues policor
serbosllav kjo tokë e popull i shumëvuajtur. Edhe pse jetoi pak, për lirinë që
sot gëzojmë, dha shumë. Ai nuk e gëzonte jetën rinore, sikur qindëmijëra të
tjerë, derisa kombi lëngonte nën thundrën e sunduesit. Vizionariteti i tij
madhor, sfida për komb si dhe paluhatshmëria e tij qoftë edhe nga rryma të
ndryshme, mbeti madhështi në vete. Idealfisnikëria e tij e thellë, bënte të
qartë shpirtzjarrësinë e këtij patrioti të kombit, i cili të mishëruar me vete
kishte gadishmërinë për ballafaqim ndaj çdo rreziku. Të përqafuar kishte
vdekjen në çdo moment dhe rrethanë. Për Tahirin, kombi, atdheu dhe Liria, ishin
gjëja më e shtrejtë dhe për këto sakrifikoi të gjitha, më në fund edhe jetën.
Ishte një intelektual me një horizont të gjërë, e që dëshmohej me talentin e
tij të rrallë edhe në punën edukativo-arsimore dhe në shoqëri përgjithësisht. U
bë dhe mbeti shembull i sakrificës dhe vetëflijimit për komb të lirë edhe të
arsimuar, për atdhe të çliruar e të bashkuar.
Lavdi
veprës së dëshmorit të kombit, Tahir Lush Berisha!