Faleminderit
Gani Qarri: Dëshmori Hysni Temaj (1976 - 1999)
E marte, 21.05.2013, 09:02 PM
Në kujtim
të dëshmorit hasjan të Koshares - Hysni Temaj (1976 - 1999)
Nga Gani Qarri
Nga viti
në vit, me kujdes dhe nderim të veqant, organizohen kujtimet ndaj atyre që dhanë jetën
për çlirimin e atdheut dhe lirinë e shenjt të popullit të cilit i takojnë, në format më të mira të mundshme dhe në gjithë
vendin anë e mbanë.
Ndaj, ashtu
si në trevat tjera edhe në Has, ato
përsëriten përherë me krenari dhe në mënyrë të merituar, si rite tashmë tradicionale, që mbahen me
shumë përkushtim në shenjë respekti ndaj veprave heroike të bijëve të kësaj ane,
në mesin e të cilëve, dallohej luftëtari i Koshares, Hysni Sylë Temaj nga fshati Kushnin i Hasit.
Ai ra më
19 Prill të vitit 1999, bashkë me Eprorin e tij Sali Çekaj, në Kosharen e
çliruar- vetëm pak ditë më parë, pas
betejës së njohur historike të saj, për të mbetur përgjithmonë në kujtesën e
popullit dhe gjithë atyre që gëzuan lirinë.
Lufta e
lavdishme e Koshares, ndodhi mu në kohën
kur vendit tonë, si asnjë herë më parë, pushtuesi
serb aq shumë i`a kishte ngushtuar lakun në fyt, sa që Kosova përfundimisht -do
të binte në përplitjet e fundit për jetë a vdekje, duke rrezikuar ekzistencën e
saj të mëtejme si territor i përcaktuar gjeografik dhe emër i shenjt i atdheut
të banorëve shekullor, autokton-shqiptar.
Ajo, kushedi
për të satën herë, po digjej e shkrumbohej gjatë më tepër se 80 viteteve robëri,
nën pushtimin barbar sllavë dhe tanimë nga çdo cep, dilte tym e flakë që në mënyrë marramendëse
mjegullonin gjithë vendin e mbytur në trishtim, frikë dhe pasiguri të cilat shpejt dhe
pakontrollueshëm, përhapeshin kudo.
Pushtuesi
kësaj radhe kishte vendosur të kryente një fushatë të paparë shfarosëse, përmes
së cilës, dëshironte të arrinte-hiq më
pakë se shpërnguljen përfundimtare të të gjithë shqiptarëve, zhdukjen e tërsishme të secilit banor autokton
që ekzistonte mbi këtë dhe arbëror dhe zhbërjen e plotë kombëtare të atdheut
tonë të okupuar.
Ndaj në
raste të tilla me rreziqe të pa-parapara, betejat e përmasave kaq të mëdha në çdo vend dhe kohë, kërkojnë luftëtar të fortë e të paepur, të cilët janë në gjendje të përballen me të gjitha
rrebeshet e flakëve të saj.
Kështu që
kjo luftë e sapo filluar për liri, si për shumë breza atdhetarësh, edhe për
Hysni Temajn, ishte çasti më fatlum në
jetën e tij si ushtar i orëve të para të kësaj përpjekje madhore dhe sprove
vetmohuese nga e cila, pas shumë vuajtjesh e përpjekjesh, do ta ndante vetëm rënja heroike e tij, në ballë të betejës legjendare të Koshares.
Ndaj nuk
thuhet kot se trimat edhe në vdekje shkojnë kokëlartë! I tillë, krenar dhe i pa-përkulur nga kjo jetë, do të
ndahej edhe luftëtari Hysni Temaj, duke
rënë me heroizëm në fushbetejë, por vetëm pas kryerjes me nder të misionit
kombëtar që luftëtarët e Koshares kishin marrë mbi vete, dhe përfundimit me sukses të betejës më
kolosale që kanë parë kohërat, njohur
vendi dhe përjetuar populli i këtyre trojeve, siç u dëshmua të ishte Beteja e Koshares, lavdia
e së cilës, ndryshoi historinë e
popullit shqiptar dhe të Kosovës së fundshekullit njëzet, në tërësi.
Me
çlirimin e vijës kufitare, ai dhe
bashkëluftëtarët e tij, arritën që për
herë të parë pas afro një shekulli robërie, ta qonin në vend amanetin e shumë
brezave të kaluar atdhetarësh, të cilët shkuan zemërdjegur, me ëndrrën e
parealizuar për heqjen e "megjëve" të ngulitura dhunshëm-aty, ku ato nuk e kishin vendin, duke mbajtur me
forc të ndarë shqiptarët, për më tepër se tetë dekada, si popull i një gjaku dhe gjuhe të përbashkët
kombëtare.
Dëshmori
i kombit Hysni Syl Temaj, u lind më 15 nëntor të vitit 1976 në fshatin Kushnin të
Hasit dhe u vra pa e përfunduar tërësisht as gjashtëmujorin e ditlindjes së
23-të, të jetës së tij, duke rënë heroikisht më 19 prill të vitit 1999
në betejën e Koshares, si pjestar i Brigadës së lavdishme 138, e cila
udhëhiqej nga strategët e zgjuar ushtarak dhe eprorët-heronjë të kësaj lufte
sublime, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.
Ata për
herë të parë, qëkur mbahej mend se
populli ynë kishte rënë nën okupimin sllav, të vënë me të drejtë në krye të
Brigadës heroike 138, arritën me plotë krenari jo vetëm të mateshin me ushtrinë
pushtuese serbe por edhe ta thenin me turp atë, në mejdanin e përballjes me luftë të
drejtëpërdrejt.
Brigada
heroike 138, për herë të parë arriti të
çliroi kalanë e pushtuar të Koshares dhe shkuli gurët e kufirit armiqësor të
vën para shumë dekadash nga okupatorët serb mbi trojet tona. Ajo zhbëri vijën
ndarëse të vizatuar pa u pyetur shqiptarët nga pushtuesi, e cila ishte vënë
dhunshëm mes përmes tokave shqiptare dhe për afro një shekull, padrejtësisht ndante me forcën e armëve, trojet
tona në dysh.
Si
shumica e pjestarëve të kësaj Brigade heroike, edhe dëshmori nga treva e
Hasit-Hysni Temaj, i takonte një familje
të njohur për ideale liridashëse dhe tradita kombëtare i cili tërë jetën e tij
qysh nga fillimi i veprimtarisë patriotike e kishte vënë në shërbim të lirisë
së vendit dhe popullit që i takonte.
Ai, kushtrimit
të atdheut do ti përgjigjej pa asnjë hezitim për të rënë heroikisht në njërën
nga betejat më të lavdishme historike të kombit të zhvilluar me sukses në
luftën më heroike frontale, që zhvilloi populli i Kosovës për çlirimin
përfundimtar të trojeve tona nga
Hysniu
ishte aktivist i njohur edhe para lufte si dhe njëri nga luftëtarët e parë të
UÇK-së, nga treva e Hasit, i cili jo vetëm se luftoi me besnikëri dhe krah për
krah trimave të mëdhenj të Koshares, por
ai edhe ra heroikisht bashk me njërin nga kryeheronjt e saj, eprorin Sali Çekaj, në të njejtin vend dhe ditë, pas kryerjes
shembullore të misionit heroiko- kombëtar, që ata kishin marrë mbi vete, për
zhbërjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, duke shkulë pas rreth një shekulli
pushtimi-gardhin e robërisë kombëtare i cili ndau me dhunë popullin tonë për
afro një 100 vjet.
Ndaj, një
luftë e tillë- kaq e rëndësishme, e madhe në forcë dhe e gjerë në shtrirje, kërkonte
edhe flijime të dhimbëshme për suksesin e së cilës u vranë luftëtarët e saj më
të mirë, ku njëri nga 114 dëshmorët e
betejës së Koshares, të rënë me lavdi në Altarin e Lirisë së Atdheut, ishte edhe ushtari dhe luftëtari i dëshmuar
kombëtar, Hysni Temaj nga fshati Kushnin
i Hasit.
Megjithëse,
dëshmori ynë, prijësi i logjistikës dhe
trimi i Koshares, si fëmijë shkollën
fillore do ta kryente me sukses shembullor, gjendja e rëndë ekonomike nuk e
kishte lejuar atë që ti ndiqte mësimet e mëtejme. Por, mbjellja me kujdes e
dashurisë patriotike, për vite me radhë
nga familja dhe përkushtimi i tij i flakët kombëtar, do ta udhëzonte Hysniun në
rrugë të drejtë atdhetarie për të mos u nda asnjëherë nga aktivitetet e
pareshtura kombëtare deri në ardhjen e momentit për kapjen e armëve dhe nisjes
së luftës për liri, të cilën ai për shumë kohë e kishte pritur dhe
ëndrruar me padurim.
Duke u
nisur nga aktivitetet e pareshtura kombëtare që në rininë e hershme kundër
pushtuesit serb, Hysni Temaj nuk ishte një ushtar i rastësishëm i kësaj lufte
çlirimtare, ngase ai që me kohë ishte shkrirë i tëri në ndjenja atdhetarie dhe
mrekulluar me bëmat e njohura historike të heronjëve tanë të mëdhenjë kombëtarë,
të cilët u bënë idol i jetës dhe
veprimtarisë deri në rënien e tij shembullore për lirinë e Atdheut.
Heronjtë
e mëdhjenjë të kombit, të njohur dhe adhuruar nga të gjithë shqiptarët, u bënë shembull i patjetërsueshëm dhe
udhërrëfim i tij i njëkahëshëm, me
kontributin e tyre gjigant për mbrojtjen e pjesëve të rrezikuara të atdheut, qysh
nga lufta e shekullit XIX, për mbrojtjen
e Plavës dhe Gucisë, ku, sipas thënieve
të familjarëve, pjesmarrës ishte edhe
gjyshi i tij, i cili me siguri shpesh do ti ket folur të nipit për këtë luftë
të suksesëshme kombëtare.
Mbrojtja
e këtyre trojeve tona etnike, ishte ndër përpjekjet e para të suksesëshme që u
organizuan nën udhëheqjen e Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, qysh në vitin 1878,
kundër pushtuesve malazez, pas vendimeve
të Kongresit të Berlinit, i cili u
kishte falur tokat shqiptare fqinjëve hexhemonist greko-sllavë, dhe ata përpiqeshin që ato ti merrnin me
forcë.
Ndaj edhe
luftëtarët e Brigadës 138, do të dëshmoheshin jo me fjalë por me veprime të
planifikuara organizative dhe luftime të vendosura e mirëstudijuara strategjike,
duke u bërë shembull kombëtarie dhe pararendës të një forme tjetër lufte e cila
mundësoi zhbërjen e kufirit ndërshqiptar dhe i hapi portën - lirisë së Kosovës.
Hysniu
edhe pse kishte kaluar të njëzetat dhe kishte hyrë moshën e pjekurisë, fazën e
gjetjes së partneres së njëmendët të jetës dhe përgatitjes për krijimin e
familjes, ai qysh para fillimit të
luftës, gjith kujdesin dhe dashurinë shpirtërore do t`a falte atdheut të
robëruar dhe çështjes së pazgjidhur kombëtare i cili për shkak të aktiviteteve
të tij të pareshtuara, shpesh ishte detyruar ti kalonte kufijtë e Kosovës, për tu strehuar herë në Shqipëri e herë në
trojet shqiptare të Iliridës, prej nga do të kthehej në vitin 1998, për tu
inkuadruar në UÇK-në, e Prekazit legjendar.
Si
luftëtar i vendosur dhe besnik që ishte, i përkushtuar me mish e me shpirt për
rrugën e lirisë dhe çlirimin e vendit, i bindur në idealin e madh për të cilin
flijoheshin me aq devotshmëri bijtë e shqipes-kudo, anë e mbanë Kosovës, pasi që ai edhe i takonte
një fshati kufitar me Shqipërinë dhe njihte mirë rrugët malore të atij brezi
nëpër të cilin kalonin vija të rëndësishme furnizimi me armatim e municione, Hysniut
do ti besohej përkujdesja për mbarëvajtjen e logjistikës së luftës në rajonin e
Hasit.
Madje, ky dëshmor- jo vetëm se ishte rritur këtyre
maleve, por i prirë nga përcaktimi i tij- jetësor për çlirimin e Kosovës dhe
bashkimin e kombit, këto rrugë i kishte
rrahur kush e di sa e sa herë edhe për nevoja personale , gjatë jetës në
ilegalitetet, kështu që angazhimet e Hysniut për furnizim e ushtarëve me
armatim e municion, gjatë gjithë kohës, patën shumë sukses.
Vijën
furnizuese e cila kalonte nëpër Has, si
njëra nga rrugët e para dhe kryesore edhe pse nuk ishte e lehtë të sigurohej
sepse rrezikohej shpesh nga sulmet dhe pritat e organizuara të ushtrisë dhe
policisë pushtuese serbe, ai gjatë gjithë kohës diti ta ruaj dhe bëjë të
padukshme për armikun.
Hysni
Temaj, edhe në situatat më të rënda, me
ndihmën e Babait dhe vllezërve më të rinëj të cilët edhe pas rënies së Hysniut
nuk e ndalën luftën në kuadër të UÇPMB-së, duke luftuar në të gjitha viset e Kosovës
Lindore, deri në shuarjen e kësaj organizate luftarake, gjithmonë gjeti shtigje depërtimi për vete dhe
bashkëluftëtarët, duke arritur të bëjë furnizimin me sukses të mijëra ushtarëve
me municion dhe armatim nëpër vija të "pahetushme" rrugëtimi, deri me
kalimin e tij përfundimtar në Brigadën 138, e cila asokohe bënte përgatitjet e
fundit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Ndaj, dëshmori,
ashtu siç diti të bëhej mbështetja kryesore e logjistikës së luftës për rajonin
e Hasit, Hysniu po aq trimërisht diti
edhe të hyjë në historinë e zhbërjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, i cili me
gjithë dëshirën e madhe, për të pa atdheun të lirë, ideali i tij do të realizohej vetëm pas rënies,
sepse në këtë betejë do të vritej edhe
ai heroikisht me bashkëluftëtarët më të mirë, në Kosharen e lavdishme.
Por, ishte
pikërisht kjo betejë e madhe historike, strategjia e përsosur e udhëheqësve të saj
Agim Ramadani e Sali Çekaj si dhe heroizmi i treguar i luftëtarëve të brigadës
138, që pas afro një shekulli, arritën ta përzinin armikun nga këto troje dhe
rivendosnin vazhdimësinë e prerë padrejtësisht në mes tokës dhe etnisë
shqiptare, për rreth 100 vite robëri
sllave.
Ndaj si
të gjitha pjesët e Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera etnike, edhe banorët e
Hasit, nga të dy anët e kufirit, dhanë çdo gjë që mundën dhe patën për këtë
luftë të shenjtë, duke filluar nga
kontributi me ushtarë, ushqimi e
veshmbathja, mbajtja e luftëtarëve, furnizimi me armatim e municione dhe deri te
jeta e flijuar e rreth 20 dëshmorëve nga këto treva të coptuara shqiptare.
Në mesin
e tyre, për kontributin e pazëvendësueshëm që dha, pa asnjë dyshim, do të dallohej dëshmori i kombit Hysni Temaj
nga fshati Kushnin i Hasit, i cili kush
e di sa qindra herë, barti i palodhur
armë e municion mbi shpinë, maleve të larta të pashtrikut nga Shqipëria në
Kosovë, deri te pjesmarrja e e tij e drejtëpërdrejtë në frontet e para të
luftës së Koshares ku me 19 Prill të vitit 1999, do të binte heroikisht, bashkë me 114-luftëtar shembullor të kësaj
beteje historike, për të mos vdekur
asnjëherë.
Por, megjithë
kontributin shembullor, edhe fati sikur u tregua i padrejtë naj tij, sepse mu
në momentet e mëdha të shpresës gjithëkombëtare, kur nuk kishte mbetur edhe shumë kohë për të
përjetuar Lirinë e shumëpritur të Kosovës dhe gëzuar çlirimit përfundimtar të
atdheut, ai bashkë me eprorin e tij- Sali Çekajn, do të vritej në Koshare, trupi njomë i të cilit përkohësisht do të
varrosej në Shqipëri, për tu vendosur
-përfundimisht, disa muaj pas çlirimit-
në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, kurse Shtatorja e Hysni Temajt, hijeshon
vendin në të cilin ai u lind dhe rrit me skamje, përndjekje e shumë mundime, në
fshatin Kushnin të Hasit.
Ndaj, në shenjë respekti ndaj veprës së këti
dëshmori, në çdo përvjetor mbahen homazhe ndereimi, ku ndonjëherë, përveç kurorave me lule, recitimeve dhe fjalimeve tradicionale për
raste të tilla përkujtimesh, nga dhembja rastisë si pa dashtas, që para Përmendores së dëshmorit, të bie edhe ndonjë lot pikëllimi nga sytë e
përmalluar të familjarëvë dhe të afërmëve të tijë, në shenjë kujtimi ndaj
Hysniut.
Kjo
ndodhë edhe për shkakun se Hysniu nuk u ndal asnjëherë - derisa ishte gjallë.
Këmbët dhe trupi i këtij dëshmori të lirisë u treguan gjithmonë të palodhshme
për vend dhe popull të cilat me qindra herë u ngjitën dhe zdorgjën maleve të
pashtrikut për furnizimin e vendit me municion, ushtarë dhe armatime në mënyrë
që të mund të zhvillohej kjo luftë e shenjtë për arritjen e lirisë së ëndrruar
ndër shekuj, të cilën e gëzojmë ne sot.
Ndaj, lavdia
e rënies së tij, rritet edhe më tepër, sa herë kujtojmë se ai u flijua me
trimat e mdhenj të Koshares së lavdishme
dhe udhëheqësit legjendar të kësaj beteje heroike, e cila arriti ta ndryshoi
historinë e këtij vendi, njëherë e
përgjithmonë.
Dëshmori i kombit, Hysni Temaj, sipas dëshmitarëve dhe bashkëfamiljarëve të tij, u vra në Koshare, në të njejtën ditë dhe vend me Sali Çekajn, njërin nga eprorët kryesor të brigadës 138, i cili bashkë me Agim Ramadanin, janë heronjtë dhe strategët vendimtar që pasuruan shekullin edhe me një histori-përmes heroizmit të treguar në Koshare, akt ky që i hapi dyert e çlirimit të atdheut të të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e shenjtë të Kosovës.