Faleminderit
Lush Palokaj: Për ato pak ditë me Jusuf Gërvallën
E hene, 03.06.2013, 06:00 PM
PËR ATO PAK DITË ME ISUF GËRVALLËN
Nga Lush Palokaj
E pashë
si shumë të arsyeshme që t'i permend kujtimet dhe perjetimet që i kam pasë me
Isufin, atë djalosh, legjendën tonë kombëtare që derdhi shumë djersë për lirinë
e vendlindjes. Kur flas për këtë VIGAN përshkruaj një veprimtari të lavdishme,
shembelltyrën për lirinë e atdheut.
Isuf
Gërvalla ka qenë nxenës një vit para meje në Gjimnazin e Pejës "11 Maji" (i viteve 1961-3)
ku edhe une kreva vitin e parë kurse në fillim të vitit të dytë mua dhe te
birin e axhës na larguan nga shkolla dhe
një vit e humbëm. Shkaku i largimit tonë ishte konflikti fizik me një nxenës
serb. Ngatërresa ndodhi në autobus, në fillim fjalosja dhe pastaj kacafytja dhe
kur e shtrini për tokë i biri axhës i ra me xhon të këpucës, pësoj keq dhe
ashti i këmbës i pelciti. Nuk e bëmë këtë pse ishim patriot por siç dihet se në
rini nuk ka frikë dhe merret si dobësi kur deshton në konflikt me dike tjetër
pa marrë parasysh se kush është ai. Por kjo nuk na doli një e papritur. Në ato
vite shqiptarët ishin të privuar nga të drejtat e tyre dhe nuk kishin asgje në dore. Prjashtimi i
jonë pa të drejte regjistrimi nuk kaloi pa probleme. Shumica e profesoreve
shqiptare ishin zënë me mesimdhenesit serb dhe kishte pasur kundershtime të
ashpra në mes tyre. Por këtë ngjarje e kundershtuan edhe nxenësit, dallohej
Isuf Gervalla iniciator i asaj proteste dhe shumë keq e pati ndier veten kur na
perjashtuan nga shkolla. Vitin e dytë e regjistrova në Gjimnazin "Ivo-llolo
Ribar'' në Istog, dhe personalisht me ndihmoi dejtori Abdurrahim Gashi dhe fati
me solli në të njejtën klasë me Xhafer Shatrin edhe ky i denjë kombëtarisht si
Isufi dhe më vonë që të dy u larguan nga vendlindja nepër botë për ti ikur më
të keqes.
Ato ditë
të veshtira si gjimnazist mi solli ndermend kënga për Isufin e kënduar nga Ilir
Shaqiri jo më largë se mbremë. Me kaploi një mall thellë i ngulitur në shpirtin
tim jo tash por shumë kohë më parë. Ditet që jam shoqeruar me Isufin jo të
mjaftueshme per të hyrë në shpirtin e tij revolucionar. I mora vesh më vonë,
atëhere një mburrje e madhe per ato pak ditë me një atdhetar të rrallë në
trojët tona.
Ndonëse
nuk kam qenë i të njejtës gjeneratë me Isufin dhe pas perjashtimit u regjisrova
në tjetrin gjimnaz, me ndodhi që më vonë
gjatë studimeve ta takoja në Prishtinë dhe mbante një qendrim dashamirsie ndaj
meje. Kurrë nuk ka kaluar pranë meje apo nëse ishte në anën tjetër të rrugës pa
me përshëndetur dhe mirë me kujtohet shpesh here të ulur bashkë në ndonjë
pijetore. Një djalosh i flaktë për atdhe, me një qendrim dinjitoz e njerëzor.
Me shpirtbutesine e tij dhe oratorinë e fjalës të rrembente me ato shprehje që
kishin domethënje të madhe. Me një dije të lartë në art e posaqerisht në letërsi.
Kryeneq dhe i pamposhtur kombetarisht, duke mos kursye asgje nga vetvetja në
rrethana kohore shumë të rrezikshme.
Kurrë nuk i harroi fjalët e dala nga goja e tij plot shprese e dashuri
për atdheun dhe lirinë e vendlindjes. Në tërë hapësirën ku flitët shqipja
rrallë të ketë patur ndonjë djalosh me
ndjenja aq të forta kombetare gjatë atyre viteve. I dalë nga fshatarsia që për
hapsirën kosovare dinte se është djepi jo vetem i tij por edhe e gjyshit e
stergjyshit. Dheun dhe baltën e kishte prekur me dorë panderpre, më i vlefshem
se ari, i shenjtë, i gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë për të. Atëherë del e vërtetë
thënja e Mark Twain-it se bijtë më të medhenj që ka dhënë kombi dalin nga
thellsia e shtresave të ulëta popullore e jo nga klasa e të privilegjuarve.
Kosova e
atyre viteve e zhytur në ideologjinë jugosllave kishte nevoje për lartësinë
shpirtërore. Për pastërti e qeltësi kombëtare që ishte lënë krejtësisht në
harresë dhe lendonte shpirtin e bijve të mëdhenj e në këtë rast të Isufit. Pos
shqiptarit nuk duronin tjetër zot shtëpije në tokën e tyre. Isufi ka qenë ai
djalosh brilant që premtonte se vlerat e mbuluar nga harresa duhet vendosur në
vendin e vet. Për ti dhënë frymarrje kombit nevojitet të shkundet pluhuri që
kishte kapluar tërë vendlinjën me të cilën ngushtë ka qenë i lidhur. Mu atëhere
kur ideologjia vlersohej e kombëtarja ndeshkohej nuk kishte të ndalur. Mendonte
shqip, kendonte shqip, recitonte shqip, thurte rreshtat më të bukur për Kosovën
e tij të dashur me aspiratë për ta kthyer në krahrorin e shtetit amë. Pa e
ditur se atje totalitarizmi që i ngjasonte ferrit dantesk ishte më i
Vështirë që
Serbisë ti ketë shpëtuar rrezikshmerija e interesave të saj.
Vrasja e
tij thellë tronditi shpirtin e secilit që kishin të njejtin synim. U bë krenaria
më e madhe për veprimtarinë e tij dhe hyri në shpirtin e gjeneratës se
re. Verehej jo vetem dhembje por inspirimi, jo vetem për tu hakmarrur por edhe
për ta arritur qellimin e tij. Preku ndjenjat shpirtrore të kengetareve më të
njohur, të rapsodeve popullor. Kenga 'percillët pa
lot, ta thajnë shpirtin por i thonë se është
krenaria dhe zemra e kombit. Andaj ky kolos apostull i gjuhës, gjakut,
flamurit, i tokës nënë Kosovë la gjurme të pashlyeshme dhe kurrë s'ka për tu
fshirë nga mëndjet tona.
Për Donikën, të bijën e Isufit kisha dëgjuar por nuk e kam njohur. E pashë në një intervistë televizive (ka më shumë se një vit) dhe ma solli një ndjenjë krenarie per aftësitë dhe qendrimin e saj dinjitoz pa ju trembur syri fare. Zonjë në kuptimin e plotë të fjalës i nji babe fisnik i ceshtjës kombëtare. Mendoja se jeton diku në trojet shqiptare aty ku gjuha flitet më se miri e jo në Gjermani. Me atë gjuhë të rrjedhshme shqipe foli gjerë e gjatë vesheve të shurdhër për angazhimin e saj për Kosovën qysh para fillimit të luftës në qarqët më të larta të pushtetarve gjerman e çdokund me dyerë të hapura atëherë kur ajo më se shumti kishte nevojë. Flet për vrasjën e babait duke përmendur LPK-istat që në shpirtin e tyre u flinte Enveri, dallaveret e tyre duke e etiketuar edhe Isufin. E zhgenjyer me arritjet në Kosovë, e demoralizuar thotë se vetem krimi e hajnija permenden ne këtë shtet pa ligj.
_______
Këngë nga Jusuf Gërvalla: