Faleminderit
Nue Oroshi: Dëshmori i kombit Jetullah Islami
E shtune, 01.06.2013, 08:04 PM
Dëshmi
Historike për Dëshmorin e kombit
Jetullah Islami
(Me rastin e 14 vjetorit të rënjes heroike të Dëshmorit të kombit profesor Jetullah Islami)
Nga Mr.sc. Nue Oroshi
Njerëzit
e mëdhenjë në jetën e tyre sublime të gjakimit për jetë gjatë shtegtimit të
dritëjetës, deri në shtegtimin e dritëvdekjes, veçohen me tipare, cilësi,
atdhedashuri, flijim për të vërtetën, sakrifikim për të drejtën e kombit dhe
atdheut. Njëri mes njerëzve të mëdhenjë të kombit hyn edhe atdhetari,
mësues-profesori, edukatori dhe komandanti i UÇK-së prof. Jetullah Islami.
Shënime
të shkurtëra biografike
Jetullah
Islami u lind më 14.06.1950 në fshatin Dyz të Komunës së Besianës (Pudujevës).
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, ndërsa studimet
univerzitare i kreu në Univerzitetin e Kosovës në Prishtinë, në drejtimin e
historisë, kurse ato posdiplomike në drejtimin e kohës së re. Punoi si
arsimtar. Pas vitit 1981 për shkak të veprimtarisë patriotike e largojnë nga
procesi edukativ e arsimor, detyrë e cila i mohohet deri në fillimin e viteve
të nëntëdhjeta kur edhe bëhet Pavarësimi i Arsimit shqip në Kosovë. Më pas e
kreu detyrën e Drejtorit të Shkollës Fillore në fshatin e tij të Lindjes, në
Dyz të Besianës.
Pas
shpërthimit të demostratave të vitit 1981, Jetullahu për shkak të organizimit
të këtyre demostratave dënohet me disa muaj burgim, por falë qëndresës së
shokëve dhe të tij përsonale, e duke mos e zbuluar njëri tjetrin, ata shpëtojnë
vetëm me disa muaj burgim për mungesë të fakteve. Në vitin 1991, me rastin e formimit të Bërthamave të para
ushtarake të Kosovës, Jetullah Islami zgjedhet udhëheqës i formacioneve
ushtarake në Podujevë për ta mbrojtur Kosovën. Për herë të parë po e bëj publik
një fakt, të një qëndrese dhe organizimi ushtarak që kishte bër profesor
Jetullah Islami në vitin 1991, dhe, që personalisht vetë ma dëshmoi në nëntor
të vitit 1997, në Kiel të Gjermanisë.
Me rastin
e disa bastisjeve që kishin ndodhur dhe që vazhdonin të ndodhnin në fshatrat
Dyz dhe Bellopojë, dëshmori i Kombit Jetullah Islami nuk pranoi nënqmimin që iu
bëhej shqiptarëve në këtë kohë, por organizoi në armë këto fshatra dhe iu dolën
në pritë policisë serbosllave. Pas një qëndrese të fortë, forcat policore serbe
u thyen në mes të fshatrave Dyz dhe Bellopojë. Policia serbe i bie në gjurmë se
kush ishte ideatori dhe organizatori i kësaj qëndrese. Ku pas rënjes nëpër
burgje të një pjese të veprimtarëve kombëtarë, e që krijuan formacionet e para ushtarake për
mbrojtjen e Kosovës, si dhe arratisjes së një pjese të tyre për në Shqipëri,
qëndrimi legal i rrezikohet, prandaj ai kalon në ilegalitet.Jetullahu në vitin
1994, me sugjerimin e shokëve, miqëve dhe bashkëveprimtarëve më të afërm që
kishte, kalon në Shqipëri, dhe pas një vit qëndrimi në Shqipëri, në vitin 1995,
vjen në Gjermani, dhe vendoset në Kiel të po këtij shteti. Me formimin e
nëndegës së LDK-së në Shlesvig Holshtajn, profesor Jetullah Islami zgjidhet
anëtar i kryesisë së kësaj nëndege, si dhe Delegat i Degës së LDK-së në
Gjermani. Dhe nga këtu, së bashku me shokët dhe miqtë e tij, bën organizime të
shumta kombëtare, e që vlenë të veçojmë organizimin e tri Demostratave të mëdha
të mbajtura në
Gjithashtu
duke e parë nevojën e edukimit të brezave të rinjë, edhe jashtë Kosovës ai
punoi për disa vite mësues i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në
Disa tipare karakteristika, veçori dhe cilësi që i kishte dëshmori i kombit profesor Jetullah Islami
Atdhedashuria
Atdhedashuria ishte njëra ndër tiparet kryesore të Jetullah Islamit. Ai qysh herët u vue në shërbim të kombit, rrugën e vazhdoi gjithnjë duke i shërbyer kombit dhe atdheut, pa ndonjë përfitim përsonal, por vetëm me sakrificë dhe vetëflijim, deri sa me 2 qershor 1999 ra në altarin e dëshmorëve të kombit, dhe iu bashkangjit karvanit të heronjëve të tokës Arbërore, duke mbetur në panteonin e shenjtë kombëtar.
Besa dhe
Burrëria
Profesor Jetullah Islami i takonte plejadës së burrave të kombit, i cili kishte tiparet e besës dhe burrërisë, ishte fjalëpakë por punë shumë. Nuk rrahte gjoks por kryente punë. Ishte i saktë, dhe çdo gjë që e bënte e bluanta, e mendonte dhe më pas nxirrte përfundimin e vet logjik, pa u ndikuar nga thashë e thënat, pa u ndikuar nga shtegëtarët amaterë të veprimtarisë kombëtare, por me burrëri të pashoqe iu dilte punëve në krye. Jetullahu ishte i fjalës dhe i besës. Nuk hezitonte, që aty për aty ta thoshte të vërtetën, qoftë ajo edhe e hidhurë për bashkëbiseduesin, por atë që e thoshte e thoshte me fakte, me forcën e argumentit, këtë ia mundësonte edhe profesioni prej historiani, se gjerat duhet të thuhen drejtë, edhe pse e drejta shpeshëherë vret.
Edukimi
Jetullah
Islami kishte një edukatë të pashoqe, ai shpeshëherë të rinjët i këshillonte,
mundohej t’ju tregonte rrugën e vërtetë. Puna me fëmijë i kishte mbetur peng
nga Kosova, prandaj ai edukoi edhe fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë me
përkushtim, duke punuar dhe mësuar fëmijëve mërgimtarë për historinë kombëtare
shqiptare dhe gjeografinë e atdheut, gjeografi që për profesor Jetullah Islamin
nuk kishte kufi administrativë të vendosur me dhunë, por ai fëmijët i mësonte
për Tiranën e Prishtinën, Shkodrën e Qamërinë, Malsinë e Dukagjinin, Drenicën e
Llapin, Shkupin e Prizrenin, Gjirokastrën e Mitrovicën, Shqipërinë e Kosovën,
Qamërinë e Iliridën, me një fjalë, ai fëmijëve iu mësonte historinë dhe gjeografinë
e atdheut, pa e penguar kufijtë administrativë dhe telat me gjemba të vendosura
në fundshekullin e kaluar.
Ideologjia e Profesor Jetullah islamit
Profesor Jetullah Islami ideologji e kishte atdheun, ndërsa idol Bashkimin e Kombit. Ai thoshte, citoji: “Merre cilindo shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare, ai do të jetë për bashkimin e kombit, por këtë bashkim po e pengojnë rrethanat historike që po kalon kombi ynë”.
Përjetësia
Profesor
Jetullah Islami mbeti në histori për vetëflijim, heroizëm, atdhedashuri, tipare
që e përcollën prej lindjes, rritjes, burrërimit e deri në
pavdekësi.Veprimtaria e gjatë kombëtare dhe rënja heroike i sollën përjetsinë.
Brezat në të ardhmen përmes shembullit të tij do të mësohen se si duhet të
punohet dhe vdiset për atdhe. Shkolla e fshatit Dyz, e cila ishte ndërtuar në
tokën e tij që e kishte lëshuar pa asnjë kompenzim, e mori emrin e profesor
Jetullah Islamit. Bashkëfshatarët në vendin e rënjes heroike i ndërtuan një
lapidar në shenjë respekti dhe kujtimi, ndërsa qyteti i Prishtinës emëroi një
rrugë me emrin e tij.Nuk e harruan as bashkëveprimtarët e tij në mërgim. Ku
tani e nëntë vite me radhë, e zhvillon veprimtarinë kombëtare Shoqata Kulturore
Shqiptare “Jetullah Islami”, me seli në