Faleminderit
Luigj Palushaj: Ndrec Nikolla - luftëtari i denjë i Ndue Përlleshit
E merkure, 29.05.2013, 09:00 PM
NREC
NIKOLLA
Luftëtari i denjë i Ndue Përlleshit
Nga Luigj Palushaj
Të flasësh për trimat e Ndue Përlleshit është
një ve?anti e krenari e madhe,ky trim i Lugut të Drinit
kishte shumë trima rreth vetes, trima të besës e të pushkës, të fjalës, trima
që e kuptuan qysh në at kohë qëllimet
serbo –?etnike,dhe që i vetmi kundërshtim
dhe pajtim me të ishte që t'ju drejtohet pushka sepse e vetmja gjuhë apo dialog
me kët armikë është pushka.
Unë në
këtë shkrim kam nderin që të ju rrefej
pak ma shumë e më në ve?anti luftetarin e denjë të lirisë,
e besnikun e mikun më të madhë të Ndue Përlleshit,dëshmorin,luftetarin e
pushkës e fjalës e besës Nrec Nikollë-Kangji...
Një ndër trimat më të spikatur më të shquar të
asaj kohe të egër serbo-malazeze, ku shtypej e asgjësohej ?do gjë më dhunë, me burg dhe plumbë. Ishin këta trima Ndue Përlleshi
me shokë-shokë të besës, të fjalës, shokë të luftës të gëzimit dhe shokë të së
keqës, e si mos ti thuhet shokë e mikë, vëlla Ndrec Nikollës ku qëndroj përkrah
Ndout deri në frymën e fundit.
Ky Dukagjinas trim Kastrioti, fis Kaqinari,i rritur e i
edukuar nga një familje patriote,me vlera e edukata të larta për Atdheun për
truallin për familjen ku para së
gjithash për këtë familje ishte Atdheu këtë më së miri na dëshmon dhe
heroi ynë Nrec Nikolla, që asnjëherë
nuk ju dorëzua armikut as atij osman, e as këtij sllav,deri sa vetë ky trim ra
ballë për ballë me armikun serb duke lënë familjarët e tij në dorën e egër
serbo-?etnike vetëm e vetëm që Atdhu të jetë i lirë dhe
Kosova të bashkohet me Shqipërinë. I rritur në edukaten liri-dashëse ,i
motivuar nga heronjët më të hershëm si : Lekë Dukagjinit,mësuar dhe edukuar në
frymën patriotike të at Shtjefën Gjeqovit, Nrec Nikolla nuk u pajtua me at
regjim.I rritur në këtë frymë të këtyre patriotëve,ai e kundërshtoj armikun
më së miri, më pushkë.
Ishin të
Bashkpunim
tjetër që patën ishin me prof. Ymer Berishën e Ukë Sadikun ku pas disa bisedimëve diplomatike të këtyre trimave lindi ideja për
formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit
dhe formimit të organizatës politike,,
Besa Kombëtare'' në vitin 1945, ku aty ishte pjesmarrës edhe Nrec Nikolla...
Kjo
lëvizje ka?ake me rezistencën e saj kishte për qëllim lirinë e
popullit, Bashkimin Kombëtar, duke parë rrethanat e asaj kohe e vështërsitë që
ju kanoseshin për cdo ditë,në këtë kohë të kapësh pushkën ta kundërshtosh
armikun ishte më vështir se kurrë, ku
pos rrezikut të tyre personal, ata rrezikonin dhe familjet e tyre,një
rrezik të tillë mjaftë të rëndë e shokues
e shumë tronditës përjetoj dhe familja e Nrec Nikollës, ku kësaj familje
nga ?etnikët serbo-malazez ju dogjë shtëpija, ju rrahën dhe ju
maltertuan gratë dhe fëmijët më metodën më të eger pa astenjë të drejtë e normë
juridike,pas djegjes kësaj familje nuk
ju lejua që të strehohet askund në astënje shtëpi, sterhimi i këtyrë familjarve
ishte ndër urën e hekurit të trenit ‘pa ujë, pa bukë pa ngrohje, pa asgjë,ishte
ky qëllimi i serbo- ?etnikëve dhe hakmarrja ndaj Nrec
Nikollës që edhe gratë edhe fëmijët e kësaj familje të vdesin dhe kjo familje
të zhdukët,që vetëm e vetëm se Nrec
Nikolla ju kishte drejtu atyre me pushkë
e më plumbë në ballë. Kjo familje i përjetoj ditët më të vështira, ditët më të
egra ishin këto ditët e skamjes e urisë,
?do ditë kishte maltertime, kishte kontrolla, kishte rrahje
e burgosje në kërkim të Nrecës,ishin maltertimët aq të mëdha sa që veshtirë që
do të mbijtonin gjallë një familje sot... Krahas Ndrec Nikollës me pushkë
luftoj dhe kjo famijle me vuajtje, vuajtjes ju bashkangjitën maltertimet,
rrahejet,uria dhe mos sterhimi, ishin
vuajtjet e mëdha të kësaj familje është një mundim i thellë, i rëndë aty
nuk u kursyen as fëmijët as gratë, edhe pse kjo familje këta fëmij, këto gra,
këta burra ishin të robëruar ata në mëndjen e zemrën e tyre e kishin të
mbjellur lirinë dhe ishin në gjendje të
sakrifikonin ?do gjë për Lirinë e Atdheut, qysh
në kohët e vjetra, dhe në kohën më të
vështirë të tyre edhe sot edhe cdo herë sa të jetojë dhe të shihet në rrezik atdheu.
-Kuvendi
i Dobërdolit.
U mbajt
me 4-5 gusht të vitit 1945 në pronën e Dane Pjetrit, aty u mblodhën më shumë se
2000 luftëtarë, prijës të ?etave kryengritëse të rajonit të
Kosovës,Shqipërisë,Malit të Zi etj,
gjindeshin të gjithë krerët e levizjës ?lirimtare të trojeve Shqipëtare si? ishin: Ndue Përlleshi,prof Ymer Berisha,Ukë Sadiku,Marije
Shllaku,Nrec Nikolla-Kangji,Shaban Dema,Mehemet Aga i Rashkocit,Alush Smajli,Dem Ali Pozhari,Prek
Shyti nga Prizreni,Muharrem Bajraktari, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800
luftëtarë. Kuvendin e ruante dhe e mbante në kontrollë ?eta e Ndue Përlleshit.
Ishte kjo
një veprimtari e pa shoqe për trojet shqiptare që të dalë nga zgafella e
okopimit sllav,por më pa përkrahje të Europës e Shqipërisë kumoniste të Enver
Hoxhës...
Edhe pse
këto kriza të mëdha asesi ?eta të ndalë veprimtarin e saj, ?etës së Ndue Përlleshit e Nrec Nikollës ju bashkua edhe ?eta e prof. Ymer Berishes, nga ana e Gjakoves ju bashkuanë këta trima,
Mark e Nikë Avdyli, Sadik Ndue Marki,Zef e Gjoke Doda, ku bën një mbledhje të vendi i quajtur Prroi i Zi
ku u mblodhën më shumë se 500 luftëtarë.
Ishin kohë të vështira të manovrimit por startegjia përfekte
korri suksese të mëdha, regjimi bënte roje dhe mundohej të korigjonte ?do gjë, ?do familje e ?do vend por jo asesi malet ku vepronte ?eta..
Gjatë
luftimëve të ashpra në malet e Hereqit
ra dëshmorë prof.Ymer Berisha i cili ndërroj jetë në kraherorin e Ndue
Përlleshit, u plagos rëndë Zef Deda ishin të ashpra këto luftime, dallohej për
saktësi e trimëri që të gjithë por shumë i shkathët në këtë betejë ishte Nrec
Nikolla aty mbetën të vrarë 10 ?etnikë serbë. Pas këtij depërtimi
të kësaj lufte Ndue Përlleshi e Nrec Nikolla kalojnë një dimër shumë të
vështirë diku- diku të strehuar në për shtëpitë e më të besuarve të tyre një
pjesë të madhe të dimrit e kalojnë edhe në shpellën e Jerebis ishte viti 1947
për të vazhuar prapë veprimtarinë në ?etë...
Bjen
kushtrimi në ato male trima si kurdoherë
të armatosur e të bindur të
vdesin ve? për liri e atdhe,ditë e ve?antë kish qëllue si kur do herë
më parë Nrec Nikolla këtë ditë ishte i qeshur dhe i lumtur pa masë,thue që po
shihte një gëzim të madhë përpara, një harmoni e paparë besa nganjëherë edhe
disa vargje të këngës që thurte ai si burrë kombi që ishte. Ishte 8 shkurti i
vitit 1948 në malet e Bokshiqit bëhet luftë e paparë tre trima kundër një ushtrie,tre drangojë, tre
luftëtarë, tre heronjë,Ndue Përlleshi, Nrec Nikolla e Shaban Dema, plagoset rëndë për të vdekur më vonë Shaban Dema por jo pa e vrarë dhe një ?etnik.Vritet dora e djathtë e vritet trimi i Dukagjinit ,bjen dëshmorë
Nrec Nikolla, amaneti i tij ishte që kurrë i gjallë mos të bije në dorë të
serbo-?etnikut...
Mu në
ballë të serbo-malazezit,
Një
krismë, një i vrarë , është
Ba luftë
e paparë,kadal shkja se këtu ka burra
Nuk i
lajmë pushkët nëpër kulla,
E nuk
m'shefemi nëpër skuta,
Se Lugi i
Drinit ka plotë Dedë Gjo Lula
Dil
përpara mos dish ?ka asht tuta...
Jemi
gjaku i kastriotit
Le e
rrritë në kullë të
Barotit...
Ishin
këto fjalët e fundit të trimit të heroit Nrec Nikollë-Kangjit i cili ra
heroikisht duke luftuar më okupatorin të shumë njohur të nuhatur qysh herët ky
trim, ky dëshmor, jo i harrrur nga ne, por jo i paraqitur në libra e tekste aty ku e ka vendin, lavdi
dëshmorëve të Kombit lavdi NREC NIKOLLE-KANGJIT.