Mendime
Zyba Hysa: “Vepro tani”... na thoni si të veprojmë kur...
E diele, 24.06.2012, 06:00 PM
Në kuadër
të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
“Vepro
tani”... na thoni si të veprojmë kur...
Nga Zyba Hysen Hysa
Amerika është si një mik i largët që e pse kujtohet rrallë për kombin tonë, ka vepruar me dashuri.(përmend 1920 kur shtetet evropiane donin ta zhduknin nga harta, më pas me Kosovën, dhe në këtë 100 vjetor të vihet në vend drejtësia duke u konsoliduar shteti shqiptar, si SHBSH, me modelin amerikan në një bashkëjetesë me pakicat ndëretnike që banojnë dhe jetojnë në këto troje.) Asnjë shtet tjetër evropian nuk mund të ndihmojë shqiptarët ashtu si Amerika, ndaj thërras fort me gjuhën time: Rroftë Amerika!
Unë nuk vë
në dyshim thënie “Vepro tani!” të ambasadorit amerikan, Alexsandër Arvizu, por
më vjen mirë që pas kaq kohe po kujtohet që ka edhe një Shoqëri Civile në Shqipëri,
ka një popull me një kulturë të lashtë,
me dëshira dhe aspirate të fisme, siç do popull tjetër në botë. Sapo e ndoqa përmes
televizionit thënien e ambasadorit amerikan, Arvizu, me mend kalova pas, tek ish
ambasadori Withers që përmes një fabule (Ai fliste shpesh përmes tyre, por
politikanet tanë e duan “tullë”) tregonte për një komb që u përndoq dhe u shpërnda
nëpër gjithë botën, por kurrë nuk u fik flaka e shpirtit për një ribashkim dhe
përparim dhe në kohën që tjerët mendojnë se kjo flakë është fikur, ajo ndrit
deri në kupë të qiellit. Këtu e kishte fjalën për hebrenjtë, por dha mesazh për
ne, që do të thoshte, që kurrë të mos u fiket dëshira për Bashkimin tuaj Kombëtar,
se ne na keni në krah, por për fat të keq, në asnjë nga partitë politike
ekzistuese nuk e kanë në programin e tyre këtë bashkim, përveç “Aleanca Kuq e
Zi” ku unë e kam shprehur që kur u formua, se kam rezerva të mëdha, se kjo përdoret
vetëm për kredo politike personale. Më vjen keq që ky popull përfaqësohet në botë
me politikanë që nuk kanë lidhje fare me këtë popull, ku edhe shqip nuk kanë dëshirë
të flasin nëpër instancat ndërkombëtare, që nocioni “popull” e shndërruar vetëm me nocionin “votë” por edhe
këtu vetëm për hipokrizi, se kurrë gjatë këtyre 20 vjetëve nuk është përfillur
vota e popullit e pse i shkreti popull mezi pret ditën e zgjedhjeve, si një dasmë
të madhe: i larë, i veshur bukur dhe me një dritë e pse vegimore në sy,
shkon hedh votën me shpresë se do
ndjejë melodinë e valles së tij dhe të hedhin hapat serbes - serbes drejt Evropës, me një dëshirë për një frymëmarrje të lirë e
me një shpresë, çuditërisht, një shpresë të paepur e pse shpresa gjithë këto
kohë ka mbetur syth pa çelur. Më vijnë në mendje vargjet e një poezie të shkruar
në vitin 2002: O botë,/ Gjak derdhëm,/ Pena mprehëm,/ Shpresat shpallëm,/ Por
shpresat,/ Syth paçelur ngelën…!”
Historikisht,
politikanët tanë(kjo nuk është ndonjë tradhti kombëtare, se kështu veprojnë gjithë
shtetet e botës) lidhin marrëveshje dhe “miqësi” me shtete që historikisht është
dëmtuar, kjo më shumë për faj të një politike mediokre dhe përfituese prej vetë
pushtetarëve e nuk është parë në planin kombëtar dhe kombi ynë ka marrë plagë të
rënda nga këta drejtues të shtetit tonë, nga ndonjëherë, më të rënda se nga
pushtuesit. “Ëh, rënkonte vendi,/ Sa herë vinin mizoritë,/ Ëh, rënkon edhe
qielli,/ Kur hipin dhe zbresin qeveritë!” Unë e përgëzoj, z. Arvizu, për këtë nismë,
po e quajmë nismë, por në të njëjtën kohë i kërkoj në emër të shpirtit të këtij
populli liridashës dhe kulturëdashës të mos harxhojë më kohë me “kokat” e
partive tona, por me anë të shoqërisë civile t’u “ftohë” kokat e tyre për t’i
sjellë në vete dhe t’i bëni ata të arsyetojnë me këmbë në tokë, se nuk mund të ngjitesh
majë malit pa hedhur hapa drejt tij e këto hapa nuk mund t’i hedhë kurrsesi një
udhëheqës, sado i zoti të jetë, pa popullin e vet, të cilin ai e përfaqëson. “Eh,
o popull, sa më dhimbsesh,/ Kurrë nuk shkove atje ku nisesh,/ E pse lufton,
prapë s’përfillesh,/ Në ethe ankthi përpëlitesh...”
Të qenit
demokratik të një shteti nuk përcaktohet nga emërtimi që ai i bën vetes, por
nga pjesëmarrja aktive e Shoqërisë Civile në vendimmarrje, po si do ta luajë këtë rol ajo, kur kokën ia
ka prerë shteti, se në krye të OJQ – vendosen ata që kanë “lehur” më shumë pro
shtetit dhe kështu Shoqëria Civile mbetet një emërtim imagjinar, apo thjesht një dritë në horizont, që kurrë nuk do arrijmë ta
prekim. “Vepro tani” OK. gati jemi, por si të veprojmë pa kokë? Si të veprojmë të
copëtuar, si të realizojmë ëndrrat , kur nuk na përfillen ato? “100 vjet moj
Shqipëri,/ Si një nënë me një gji,/ Gjiri tjetër, ku është vallë,/ Copa – copa
ta kanë ndarë...”
Historia
jonë është sa e dhimbshme, aq e lavdishme dhe ky vend ka nxjerrë historikisht
njerëz që kanë shpalosur një kulturë të gjerë, një dëshirë të zjarrtë patriotike
dhe në bazë të kësaj kulture dhe dëshire kanë guxuar për të drejtuar këtë vend,
por njerëz të tillë nuk kanë pasur jetëgjatësi në politikë(këtu mund të përmend
të madhin, Fan S. Nolin dhe shumë të tjerë që vetë pushteti u ka ngrënë kokat e
vazhdon t’ua hajë, saqë është krijuar ideja që të jesh pushtetar duhet të jesh
I zoti të gënjesh, të vjedhësh, të mashtrosh përmes një propagande trilluese
dhe turbulluese për popullin e (për këtë flamurin e mban Enver Hoxha, që e bëri
popullin të besonte në madhështinë e “Rrobave të mbretit” e pse mbreti ishte
lakuriq), por për fat të keq, mbreti ka mbetur lakuriq edhe sot e kësaj dite,
por ajo që më gëzon është, se shumë njerëz
nuk janë më siç kanë qenë. Vërtet ka ardhur koha”Vepro tani!” dhe kur e dëgjoj
nga ambasadori amerikan më ngazëllen dhe më bën të shpresoj, se shqiptarët dhe
Shqipëria veç të mira kanë pasur prej saj.
Amerika është
si një mik i largët që e pse kujtohet rrallë për kombin tonë, ka vepruar me
dashuri.(përmend 1920 kur shtetet evropiane donin ta shuanin nga harta, më pas
me Kosovën, do zoti dhe në stabilizimin e gjithë kombit tonë, duke u
konsoliduar si SHBSH, me modelin amerikan në një bashkëjetesë me pakicat ndër
etnike që banojnë dhe jetojnë në këto troje.) Asnjë shtet tjetër evropian nuk
mund at ndihmojë shqiptarët ashtu si Amerika,ndaj thërras fort me gjuhën time: Rroftë
Amerika!
Bota ka bërë
prova me ne, më shumë Evropa dhe këto prova nuk kanë dhënë rezultat as në dobi
të kombit tonë, as dhe të vetë Evropës, se copëtimi i trojeve etnike shqiptare,
duke ua dhënë fqinjëve si dhuratë,nuk u vlerësua dhe nuk u respektua si e tillë,
por u përdorën nga shtetet përfituese si
një plaçkë lufte, pa i përfillur identitetin e tyre kombëtar si: gjuhën, kulturën,
lirinë njerëzore... ndryshe nga ç’ndodh
në Amerikë, apo dhe këtu tek ne, ku edhe në diktaturën komuniste minoritet grek
jetonte më i privilegjuar se ne që ishim banorë autoktonë, vllahët që janë gjysmë
shqiptarë gjithashtu jetojnë në paqe, egjiptianët, romët, por ne nuk mund të ndryshojmë
zakonet dhe traditën e tyre, zgjedhjet e jetës çdo njeri i zgjedh vetë. Provë e gjallë është dhe protestat e
vazhdueshme të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës me frikën se mos shqiptarët
i trajtojnë siç na kanë trajtuar ata nën sundimin serb, nuk pranojnë bashkëjetesë
me ne, jo se keqtrajtohen, se ne shqiptarët jemi paqësorë, të huajin e
respektojmë dhe e ndihmojmë, bile deri në sakrificë (këtu kam parasysh mbështetjen
dhe strehimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore)Kjo ka bërë që të mos
ketë një bashkëjetesë paqësore midis shqiptarëve dhe serbëve, shqiptarëve dhe
maqedonasve, shqiptarëve dhe malazezve, shqiptarëve dhe grekëve,( këtu, pra në Greqi,
është punuar dhe “në emër të Zotit” duke u zhdukur fenë, gjuhën, kulturën... Ata
mendojnë se kështu kanë fituar, jo, kanë humbur dhe pse ka vuajtur ,ka fituar
kombi ynë të drejtën legjitime për të bërë “divorc” me ta, se për të shkuar
drejt një Evrope të Bashkuar, nuk mund të shkohet pa shtete të formuara dhe për
Ballkanin koha nuk pret dhe unë i them Amerikës dhe Evropës: Veproni tani që edhe
ne, të veprojmë bashkë me ju, se Shqipëria nuk është si Afganistani, apo Iraku,
ku bota duhet të përqendrohet në ruajtjen e stabilitetit, se ne jemi një vend
anëtare e NATO – s, por aspiratat tona për në BE janë të realizueshme vetëm me
një bashkim të mundshëm të gjithë kombit tonë. Kjo gjë është në dobi edhe të Serbisë,edhe të Greqisë,
edhe të Maqedonisë, edhe të Malit të Zi... se atëherë nuk do të ketë destabilizim
në këto shtete dhe ç’është më e rëndësishme, do të ketë bashkëveprim politik,
ekonomik dhe kulturor të ndërsjellët.
Një shprehje
thotë: “Duke folur për urrejtje, nxisim urrejtje, duke folur për dashuri,
nxisim dashuri”, ndaj ka ardhur koha që shtetet të shohin veten në pasqyrë dhe
me ndihmën e një “doktori” ndërkombëtar të bëjnë operacione, që fytyrat e tyre
të marrin pamje paqësore.
“Sot, kur bota mbarë bashkohet,/ Cilido do të jetë një qytetar i saj,/ Si vallë të na mohohet,/ Krijimi i një shteti mbarëshqiptar?! Nëse Shqipëria, nuk bashkohet,/ As bota, jo, nuk ka bashkim,/ Për çfarë bashkimi trumbetohet,/ Kur kombet janë ende nën copëtim?!”