Mendime
Shaban Peraj: A i ka ikur koha bashkimit!?
E shtune, 23.06.2012, 05:05 PM
A i ka
ikur koha bashkimit!?
Shkruan: Shaban Peraj
Në ditët
tona ka rryma të ndryshme ideore dhe do të ketë. Kjo është e arsyeshme sepse çdokush
ka të drejtën e vetë të mendojë e veprojë sipas kërshërisë shpirtërore. Rezultat
i gjithë kësaj është se kjo kërshëri na ka sjellë edhe krizë të cilën në momente
të caktuara nuk jemi në gjendje ta drejtojmë ashtu siç duhet, ndaj në një kuptim
janë bërë burim i së keqës.Për krizën ekonomike jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë
ku çdokush ankohet pa e ditur të vërtetën, po për krizën politike deri më sot
nuk po del dikush zot e të thotë të vërtetën se çka po ndodhë me subjektet
politike shqiptare këtu në Mal të Zi. Edhepse ka ikur koha për ta thënë troç se
kush ishin aktorët e asaj që prodhuan krizë politike, duket sikur tani dikush u
gjetë në pozicion të palakmueshëm, ndaj sikur kanë nisur ca lëvizje për
unifikim të qendrimeve të përbashkëta-“më mirë vonë se kurrë”, pasi në vjeshtë po
paralajmërohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Edhe kjo është mirë, por
nuk ka se si të mos përmendën se për çka janë ndarë ose bashkuar interesat e
liderëve të partive politike shqiptare në Mal të Zi? Mendoni se si vepruan në një
të kaluar jo të largët dy subjektet e para politike: Lidhja Demokratike në Mal
të Zi dhe Unioni Demokratik i Shqitarëve në Mal të Zi. Këto dy subjekte kurrë nuk
e pranuan përuljen karshi njëri-tjetrit për të gjetur një zgjidhje bashkëpunimi
as në mes veti, as me aleatët e tjerë të formuar më vonë, edhe nëse këtë e bënin,
e bënin sa për të realizuar qëllimet personale të liderëve të tyre. Imagjonini
pastaj veprimet e partive tjera politike shqiptare të cilët punuan me shijën e
dinakërisë me bindje se do të ndryshojnë rrugën, të sjellin diçka të re, por pa
rezultate për momentin.Vëllezërit e mëdhenj shkatuan plotë turbullira edhe për
të vegjëlit, edhe për vetën duke u bërë shkak i ndasive në vend që puna të ishte
ndryshe.
E gjitha
kjo nuk bëhet pa një dialog parimor, nëse për asgjë tjetër, atëherë për të sjellë
humbjen e besimit të votuesit shqiptarë këtu në Mal të Zi. Në heshtje të gjithë
këta e pranojnë se dialogu ka munguar, se mungon edhe sot, e gjitha kjo se disa
prej tyre të prirur nga antidialogu e shohin vetën si shpëtimtarë të interesave
personale, ndaj kjo elitë partiake nuk ka vullnet për të filluar bisedime të mirëfillta
në interesë të përgjithshëm, pa prirje për interesa personale e për të gjetur
kompromise. Mungesa e bashkëpunimit që ka kapluar krerët politik është rezultat
i gjithë asaj që po kalon komuniteti i këtushëm tani kur është e qartë se nuk
ka avancim të të drejtave kombëtare, nuk ka projekte bashkëpunimi, gjë që tash
e 22 vjet paraqesin pengesa për shqiptarët në Mal të Z krahas kombeve të tjerë.
Me veprime të disave prej tyre tek shqiptarët në Mal të Zi ka bërë që të humbin
shpresat, ëndrrat dhe optimizmi se një ditë do të bëhet më mirë. Problemi është
se a do të mbarojë kjo krizë e krijuar tash e sa vite prej tyre, jo me bekimin
e votuesve, pa menduar fare se kush ka të drejtë, kush i kontribuoi kësaj
dukurie aspak lakmuese për komunitetin e këtushëm. Duket se thirrja për
dashamirësi (vështirë ta kuptojnë këtë), për mirëkuptim, nisur nga situata që kemi
vështirë të realizohet në një kohë kur edhe ligji zgjedhor nuk është ai i mëparshmi.
E pra, bashkimi duhet të bëhet sepse njeri i mençur është ai që pa dalë ende të
metat në shesh, gjen zgjidhje për t’i mënjanuar ato dhe i vë gjërat në vendet e
veta. Për ta parë këtë dritë të fundit të tunelit kërkohet nga ata më shumë besim
për njëri-tjetrin, kërkohet tolerancë e mirëkuptim, nëse për asgjë tjetër, atëherë
për hir të situatës në të cilën ndodhen shqiptarët në Mal të Zi. Të lihen anash
e në harresë fjalët e mëdha politike, duke eliminuar interesat personale të bindur
edhe ata vetë se në këto momente shqiptarët në Mal të Zi janë më të pjekur
politikisht, e kuptojnë më drejt situatën e krijuar dhe kërkojnë alternativa se
si të bashkohen, si të afrohen njëri me tjetrin për të mos lënë bosh qoftë edhe
një karrigë në parlamentin malazez. Këtë po nuk e bënë të gjithë prijësit e
subjekteve politike shqiptare, atëherë të
Rruga jonë
është rrugë e duartrokitjeve për çdo punë të dobishme në të mirë të popullit
dhe e mbështësve që u shërbejnë atyre. Ndryshe vazhdojmë të humbasim kohë, nuk
kemi çka t’u besojmë më fjalëve, duhen vepra , dhe këto vepra të jenë të prekshme
për çdo qytetarë shqiptarë në trojet e veta etnike, këtu në Mal të Zi.