E diele, 28.04.2024, 04:22 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Dashuria idilike, numrat

E shtune, 19.02.2011, 08:57 PM


Dashuria idilike, numrat

 

Nga Agim Vuniqi

 

Zbavitja e deritanishme e qytetarëve me sindromin Dickian nuk po bjen nga repertoari publik, ai herë rritet e herë zvoglohet varesisht nga klima politike. Thënë të drejtën horruku hamletian "të jesh apo të mos jeshë" i protagonistëve që përmenden në skenarin e Dickut ishte në akordancë me zgjedhjet 2010/2011, dhe akoma nuk po i shihet fundi, puna e përditdshme për të ndarë kulaqin e pushtetit po bëhet shumë atraktive, zbulimet e gazetarëve për koalicionet e mundshme ndryshojnë agjendën politike brenda dite, apo nate, nuk dihet saktësisht kur.

 

Zukatjet që dalin nga taboret politike kanë të bëjnë me frekuentimin e postit të presidentit që është pozitë e lakueshme për liderin e AKR-së, njëjtë sikurse lakmuesi acidik që ndërron ngjyrën, heeej... reakcionet politike janë bë sikurse ato kimike, këtë e sprovoi lideri i LDD-së të cilin e rrënoi nga posti politik Gjykata e Qarkut të Prishtinës e cila ia dha kartonin e kuq dhe legalisti dardan nuk bëri shumë zë, u tërhoq denjësisht nga negociatat e gatitmit të pushtetit, në qetësi përgatitet për maratonin e ardhshëm, dhe duket se nuk do të zgjatë shumë. Në zhvillimin e debatit-bisedimeve të pushtet-ndarjes thelbësore cilësohet lufta për vendin e presidentit, kush lodhet për kokëdhembjen paralajmëruese të bisedimeve me Serbinë dhe koalicionin me serbët kosovarë; publikisht nuk flitet gjë për këtë nga partitë parlamentare, cili është pozicioni i tyre për ngjarjet gjatë dhe pas saj. Si nuk u mbyllë kapitulli "llafe.., llafe", as pas përmbylljes së procesit të pavarësisë dhe pas pranimit të 75-të, apo ishte synim parandalimi i ndonjë konflikti eventual, për një diplomaci më të hapur, për një përfshirje më aktive të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare, shiqo Sudanin-Darfurin, tash Egjiptin, më vonë ndoshta Jordanin, Algjerinë, Jemeninm Libinë..., teknologjia moderne sociale po shemb muret e izocionalizmit kolonial, po rriten kërkesat për "barazi ekonomike" midis shteteve dhe mbyllje të kapitullit të diolomacisë së fshehtë, "WikiLeaks" i zhbëri barrierat. Po fillon të rritet roli i komunitetit në politikë dhe diplomacia po merr parasysh-në konsideratë një fakt të tillë, dhe nga kjo po përfitojnë hapësirë më të madhe mediat, kjo po i ven politikbërsitë dhe diplomatët para ngërqit të përballjes me opinionin, duke u zgjëruar burimet e informacionit, nga ana tjetër gazetarët po këthehen në konkurrent opozitarë më të rëndësishëm me të cilët do të përballen politikbërsit. Duhet zënë fryma inspiruesve të marrëveshjeve si ai i Zanzibarit, apo ai i dorëzimit të posteve në rrugë e gjetiu, apo akoma formula e numrave do të mbetet barrierë e pakalueshme, edhepse metodat e formuluesve janë radikalisht të ndryshme dhe kundërshtojnë njëra tjetrën. Shpresoj që tash e mbas do të ndryshohet edhe "natyra njerëzore e elektoratit", ngase duke parë se ç'po ndodhë në botë do të afirmohen vlerat e të rinjëve në politikë, jo më si servilë partiak, por shumë më shumë si menagjues të krizave, pashmangshmërisht do të ndryshojnë raportet, gjërat do të evoluojnë, me liderët e rinjë takohesh në facebook, në Twitter...etj., ke mundësi të kuptosh vlerat e tyre.

 

 Ngjarjet aq të ngjeshura të këtij muaji në kalim, ishin politikisht shumë ambcioze, "hygjymi" i zhurmshëm i Ramës dhe i martirëve socialistë për të lëvizur kështjellën Berishiane nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveq humbjes së jetërave të njerëzve. Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë kanosjet "patriotike" do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe ndërrimit të neveritshëm të pushtetit, është vështirë t'i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri. Ngjarjet në Shqipëri u zbehën në krahasim me ato të nikoqirëve të piramidave shekullore, rinia egjiptase lëkundi regjimin Mubarakian aq shumë, saqë dridhjet demokratikë në Lindjen e Mesme po duken më shpresëdhënëse, menjëherë pas Tunisit e Egjiptit po përmenden reformat edhe në Jemen dhe në Jordan. Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë raportin e Dickut, pastaj përfundimin e procesit zgjedhor "pordhë e piskamë" duke pritur qeverinë në lindje, ngase përditë e më shumë po perëndon ajo, që i jepnin nofka të ndryshme herë në largim e herë në detyrë. sa do të zgjatë ngërqi demokratik i politikëbërsve nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fëqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e maskruan shqiptarë,aq shumë, saqë u lodhën më, filluan të kërkojnë negociata, për të përfituar nga politika obstrukcioniste..., e shtyrë edhe nga Dicku si bashkëautorë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora