E shtune, 27.04.2024, 10:10 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është Nacionalizmi?

E marte, 15.02.2011, 08:56 PM


Çfarë është Nacionalizmi?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Konfliktet ndëretnike në dekadën e fundit në Gadishullin Ballkanik jo vetëm që patën humbje materiale dhe humane, por pat edhe dridhje për tërmetet e ndryshme: komb, nacionalizëm, etnitet, pakicë kombëtare. Deri sa në Ballkan kishte lufta të egra etnike, shkenca pati renesancën e saj rreth këtyre termeve dhe ndriçoi për disa fenomene të cilat kishin të bëjnë me nacionalizmin. Termi nacionalitet shumë herë përzihet me termin "komb". Termi "nacionalistët" qartë është i definuar.

Nacionaliteti si vepër historike para se gjithash është produkt i shekullit “19, edhe pse bazat e të cilit janë nga Marrëveshja Paqësore e Vestfalenit të vitit 1648, ku iniciohej për krijimin e nacionalitet - shtet. Në librin e Ernest Gelner "Nacionaliteti dhe nacionalizmi" këto terme fillojnë që të manifestohen kur shoqëria kalon nga shoqëria arrogante në shoqëri industriale. Me shoqëritë arrogante nënkuptohet grupe sociale të izoluara të cilët kanë interakcion dhe komunikim të dobët. Këto grupe më shpesh identifikohen nëpërmjet religjionit, regjionit apo vendit të cilit i takojnë. Kalimi në kushte industriale të punës i iniciuar nga përparimi teknologjik, bëri që të ketë migracion të madh të popullatës nga fshatrat në qytet. Në këto kushte krijohet një fuqi e re e cila i bashkon grupet e ndryshme sociale, që quhet nacionalitet.

Erik Hobsbaum në librin e tij "Shpikja e traditës", tronditi akademikët, i cili në mënyrë shumë origjinale dhe precize i dekonstruktoj mitet me të cilat ishte ngritur krenaria e civilizimit planetar. Ai theksoi: Nacionaliteti është shpirti. Vetëm dy gjëra e përbëjnë këtë shpirt, këtë princip spiritual. Njëra është e kaluara, tjetra është e tashmja.

Historia është inspiratë për krijimin e nacionaliteteve, por shkaku kryesor për krijimin e kombeve, etniteteve dhe nacionaliteteve është nevoja për hemogjenizim të banorëve në kushte të caktuara historike.

Definimi modern i nacionalitetit në një shkallë të caktuar kërkon largim nga tradicionalizmi i verbëruar, ekskluziviteti dhe absolutizmi i shpirtit nacionalo - historik. Në këtë kontekst termi i nacionalitetit si produkt mbi kolektivitete të ngjashme të caktuara dhe kushte të caktuara historike - ndryshon.

Pra deri sa ekziston nacionaliteti do të ekzistojë edhe nacionalizmi, i cili së fundmi është vetëm një sëmundje fëmijërore e njerëzimit.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora