Mendime
Vladimir Shyti: Varfëria po shkatërron pushtetin
E diele, 13.02.2011, 08:58 PM
Varfëria po shkatërron pushtetin
Nga Vladimir Shyti, Durrës
Duke ecur,në terrin e ndricuar vetëm nga rrufe rrënqethse,gjysmë i verbër populli ynë kerkon me tahmi sado pak lidhje me pushtetin qe po rrënohet dita,ditës.Shqiptarët enden mahnitshëm nëpër këtë rrugë pa asnjë lloj qëllimi,në prag të mbarimit,në pikën e shëmbjes në greminë.E vërteta e hidhur është se po piqen kushtet e një revolte,qoftë edhe e heshtur.Tre janë kushtet që e cojnë një vend drejt degadrimit; e para moraliteti,e dyta vjedhja dhe e treta vrasja,e cila kjo qeveri i ka përmbushur më së miri,Nuk është vetëm politika që po e detyron pushtetin të shkatërrohet,por edhe varfëria e tejskajshme e masave të gjëra popullore.Po t’i referohemi emisjonit “koha për tu zgjuar” që e drejton zoti Bashkim Hoxha,aty shohim dhe dëgjojmë cdo mëngjes hallet e dertet që kanë mbuluar këtë popull të mjerë.Ata mallkojnë,shajnë e bërtasin,luten e qajnë dhe gjejnë pak prehje në dufin e nxjerrë para gazetarit,i cili përjeton problemet bashkarisht me popullin e tij.
Ideali i thyer i këtij populli të shumë vuajtur;krijues i disa formave të ndryshme me jetën e tyre,vizionar i fuqishëm të vështrimit të zjarrtë,i cili sodit botën mbarë dhe bën krahasimin:habitet me fjalët pompoze të kryeministrit,si për ngritje ekonomike dhe mirëqenie të popullit shqiptarë,kur ata kanë cmimet më të larta se në të gjithë europën e bashkuar,dhe pagat më të ulta se në europën e lindjes. Papunësia dhe korrupsioni në të gjithë istuticionet shtetërore që hasin përditë,janë bërë një kangrenë që po e gërryen me shpejtësi trupin popullor.
Kështu shpirti popullor,zbret madhështor në natën e tij i mbështjellë me zymti të purpurt në sheshin e protestës,ku vetëm aty ata ndjejnë forcën e demokracisë të vërtetë.Se ata e shohin qartë se në politikë s’ka kopromise,mirëbesim,ku me domosdo s’ka as punë.
Qeverisë,përherë e më shpesh po i shpëton nga duart timoni shtetëror.Shpesh del në pah pafuqia e kryeministrit dhe ministrave të tij për të drejtuar popullin në rrugën e duhur të demokracisë së vërtetë.Duket sikur shteti është paralizuar,dhe konceptimet e palidhura përfundojnë në një hic.Madje, atyre u ngatërrohet gjithcka,dhe me dorën e dridhur e dukshëm dhe të paaftë kërcënojnë me forcën e zbehtë të pushtetit ligjor,të cilën edhe atë po e humbin.
Varfëria po bën kërdin,zëri i një nëne të mjerë në mëngjezin e një dite plot diell e ngrysi ditën ,theu e vrau me mijra shpirtëra shqiptarësh që ndiqnin atë mëngjez emisjonin e tyre “koha për t’u gjuar” në ekranin e tv.Njuz 24.Në fytyrën e gazetarit të talentuar Bashkim Hoxhës vështruam shenja trishtimi,kur ajo nënë e mjerë shtatëdhjet e ca vjecare me zërin e saj të shuar thërriste vdekjen.E sa e sa të tjerë e kan flijuar jetën në emër të varfërisë,ku ekrani tv,i kthyer tashmë në një inkonë i ka paraqitur dita,ditës në kronikat e zeza të lajmeve pa ndërprerje. Pra ,nuk është opozita ajo që po e drejton popullin drejt protestave,por hallet e problemet më elementare që hasin në cdo aspekt të jetës së tyre të përditshme.Dhe vrulli tyre qoftë edhe i dalldisur në këtë vend të coptuar e të korruptuar do të vërshojë vrullshëm ndër sheshe,ndaj u duhet forcave politika t’a ndalin këtë kaos që po pregatitet.Mazhoranca është më e intersuar të ulet në tryezën e bisedimëve,dhe atyre u takon të dëgjojnë me vëmendje opozitën,gjithashtu edhe opozita të trgohet e gatshme për kopromise të vërteta në leverdi të popullit.
Lartësia e një politikani qëndron në dashurinë,përpjekjet dhe punën që bën për popullin e tij. Përfitimi dhe humbja nuk duhet aspak të cënojnë jetën shpirtërore;prej tyre vjen dhe pacënushmëria e gjenisë,pavarsisht ndjeshmërisë së skajshme që mbart ndër vete.Për atë cka mund të humbi për popullin e vet,cdo gjë do të ishte një fitim për shpirtin e tij. Dhe do të bëhet një kumtar i së ardhmes,ku edhe historia do e ngrej në pedistalin e lavdis.Prandaj,duhen bërë analizat e fundit mirë këtij vendi të sëmurë rëndë.Të kapërxejmë mbi dhimbjen e të ngjitemi lart! Të hedhim hapin vendimtar drejt të ardhmes,që të gëzojë e tërë vegjëlia! Të shëmbet ajo e keqe që na ka zënë,të këndojmë koralen e madhe,këngën e ngadhnjimit të shpirtit.Të ulemi në altarin e shenjtë,duke kërkuar qe t’i dhurojmë këtij populli një lindje e një vdekje heroike.