Mendime
Haxhi Osmanaj: Shumë të mençur me shumë mangësi edukuese në të shprehur
E diele, 13.02.2011, 07:46 PM
Shumë të mençur me shumë mangësi edukuese në të shprehur
Nga Haxhi Osmanaj
Në rrafsh të Dukagjinit përdorët proverba “e dinë luga çka ka vegshi”. Edhe këtu në sajtin Zemrat Shqiptare është duke u pasqyruar fenomen i njëjtë nga debatues që kanë një oratori të zhvilluar në kuadër të frymës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes.
Të diskutosh ngjarjet aktuale në Kosovë nga një distancë që tejkalon shtatë ujëra, shtatë liqen dhe shtatë bjeshkë është e njëjtë sikur ti preferosh një pacienti të vdekur para një jave që të merr frymë thellë me rastin e obduksionit.
Unë jomë shprehur edhe më parë se, Kosovës nuk i nevojiten përrallat tona për momentin, Kosova nuk ka nevojë për rekomandimet tona që rrjedhin nga banesat me rrymë, uji dhe ngrohje 24 orë pa ndërpre, Kosova nuk nevojë për vlerësimet e demagogëve të pamoralshëm skandinav që në vend që të kontribuojnë për Kosovën në kohët e saj të vështira ata kanë përça masat ku ardhmëria dhe kontributi i mërgatës shqiptare në Skandinavi diskutohej pa ndërpre.
Mua nuk më befason moria e mençurisë së disa individëve por më zhgënjen sjellje në të shprehur e një numri të caktuar mërgimtarësh në Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Finlandë që e quajnë veten jurist, mjekë, mësues dhe profesor të lëndëve dhe lamive të ndryshme.
Mua më shqetëson qëndrimi i një klike të caktuar dorëshkruesish që vite të tëra nuk dinë të mësojnë nga gabimet e veta por presin që dikush t’ua tërheq vërejtën. Nganjëherë mendoj në vete se, a janë këta zotëri me ketë mençuri të lartë, vetë nuk kanë as moral, as karakter individual dhe as respekt në mjediset e tyre familjare. Kur këta patriotë që më shumë sillen si idiot janë në dijeni se populli e dinë kush janë këta, pse pallën herë si langojë e herë si arinj të uritur pa ndonjë mundësi reale për të ndikuar në ndonjë zhvillim aktual shoqëror as aty ku tani jetojnë dhe as atje ku ata pretendojnë që me shkrimet dhe shprehjet e tyre arrogante të ndikojnë.
Unë dëshiroj të bëjë publike një gjë në ketë rast, faktikisht; - të gjithë ata mërgimtar shqiptar me leje-qëndrimi në ndonjërën nga shtetet e Skandinavisë janë njerëz që absolutikisht nuk kanë pas mundësi të integrohen në shoqëritë përkatëse ku këto hiena banojnë. Një ndër shkaset janë pikërisht sjelljet e tyre individuale.
Kur këta tipa nuk e dinë veten se ku gjinden aktualisht në mjediset e shoqërisë që jetojnë, me çfarë arsye ata reagojnë në kuadër të lamive ku zëri i tyre nuk dëgjohet...
Me shpresë se do të edukohem në frymën e tolerancës dhe respektit ndaj njëri tjetrit i kisha lutur ata të cilët po tregojnë mungesë të kësaj, ose të shkruajnë në ketë faqe me respekt, tolerancë dhe formë të argumentuar ose të na lejnë rahat neve që dëshirojmë të lexojmë për të mësuar atë çfarë nuk dimë dhe të komunikojmë mbi atë qfarë kemi nevojë në mënyrë që zhvillohem si individ me edukatë të lartë.