E premte, 02.05.2025, 12:46 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Mehmeti: Konsulli grek të shpallet Persona Nongrata

E premte, 11.02.2011, 08:01 PM


KONSULLI GREK TË SHPALLET PERSONA NONGRATA

 

Nga Gani Mehmeti

 

Oketa ka të drejtë. Konsulli  është përzier në punët e brendshme të shtetit Shqiptar, prandaj duhet dëbuar nga Shqipëria. derisa shqiptarët flejnë e nuk kërkojne të derejtat për shqiptarët jashtë shtetit shqiptar, të tjerët  interesohen t’i bëjnë njerëzit e tyre edhe aty ku nukk ka, e pastaj kërkojnë të drejtat e tyre. Ky është edhe një turp. Lëri marrëdhëniet me grekun, me serbin e me të gjithë ata që të rrethojnë. kur ata duan të të hanë, duan të të kafshojnë... Kur ata u kujdesën për  shqiptarët edhe atje ku jane shumicë në shtetet e tyre! Asnjeherë. Nuk dëgjova asnjëherë të interesohet Sgqipëria për shqiptarët jazshtë saj! Keq, shumë keq. Një gjë po ua themË Qenit sa më shumë t’i ikësh, më shumë të ndjek e më shumë ta kafshon. Mjasft më duke ikur, mjaft më duke i ruajtur fqinjtë tanë armiq. Shqiptarët, me pëerparjet e tyre politike, parrtiake e me interesa personale, nuk mund të ecin përpara. Atyn punojnë shërbime informative të të gjitha shteteve për ta zhbërë Shqipërinë, prandaj duhet të jemi në një vend, përndryshe, jemi në rrezik.

Jam edhe kundër regjistrimit në Shqipëri në baza etnike si dhe në baza fetare. Nuk na duhet ai regjistrim, i cili do të jetë pçërçarës e kundër popullit shqiptar. Pastaj, kush e kërkuaka këtë regjistrim në baza ertnike e fetare: Greqia, serbia e Maqedonia, ë? Le të shikojnë regjistrimet e tyre, dhe, ashtu siç i bëjnë ata, le të bëhen edhe në Shqipëri.  Shqipëria nuk ka marrë toka të fqinjve ashtu siç kanë marrë fqinjët tanë tokat shqiptare, prandaj, në Shqipëri kush do të ndjehet për shqiptar, le të urdhërojë  e të jetojë në të, kush nuk do të ndjehet shqiptar, të konsiderohet i huaj, as serb, as maqedon e as grek. Dhe: as musliman, as katolik e as ortodoks. Vetëm dhe vetëm SHQIPTAR. Shtetet qe kërkojnë këtë regjistrim, nuk e kanë bërë vetë, e pse kjo të vlejë për Shqipërinë!?

 

_________

 

Oketa: Konsulli grek të shpallet “non grata”

 

Nga Tedi Blushi, Gazeta Shqiptare

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa kërkon nga qeveria shqiptare shpalljen “non grata” të konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Ish-ministri i Mbrojtjes e ka bërë këtë apel në mbledhjen e djeshme të komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me këtë çështje. “Personalisht si deputet dhe si anëtar i komisionit, do të rekomandoja shpalljen ‘non-grata’ të konsullit grek në Korçë”, - deklaroi Oketa. Nga ana tjetër drejtori i Përgjithshëm Rajonal në MPJ, Mal Berisha referuar takimit të zhvilluar me ambasadorin, Pazios shtoi se “lajmi i mirë në këtë çështje ishte se ambasadori konfirmoi menjëherë që ky nuk është qëndrimi i shtetit grek. Ky është një qëndrim personal, për të cilin ai (konsulli grek) do të ketë natyrisht pasojat e veta të cilat varet nga qarqet që e kanë dërguar në Korçë”. “Gazeta Shqiptare” boton sot deklaratat e bëra dje në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme.

 

GAZMEND OKETA

 

E kërkuam këtë mbledhje jo thjesht për të sqaruar këtë deklaratë, por së pari nisur dhe nga fakti që për shumë vite qeveritë dypalëshe qoftë shqiptare, qoftë greke, kanë bërë përpjekje të përbashkëta për marrëdhënie normale, të cilat janë konfirmuar vazhdimisht se shkojnë drejt miqësisë. Nuk duhet harruar që bëhet fjalë për dy vende fqinjë të cilat janë njëherësh anëtare të NATO-s. I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e konsullit grek në Korçë dhe e kërkuam këtë mbledhje të sotme që ju të na informoni për të gjitha hapat që Ministra e Jashtme ka marrë për të reaguar ndaj një deklarate të tillë, sigurisht duke ruajtur dhe pjesën e cila mund të jetë konfidenciale.

 

GAZMEND TURDIU

 

Morëm informacion për këtë deklaratë dhe vendosëm të vepronim me etapa. Së pari duhet të njiheshim saktë se çfarë ka ndodhur përpara se të formulonim qëndrimet dhe të vendosnim mbi ndërhyrjet. Së dyti u kalua në veprimin konkret që u formalizua dje (pardje). Mediat kanë marrë një informacion për thirrjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ambasadorit grek. Doja të bëja një saktësim që nuk ka të bëjë fare me thelbin e çështjes, nuk është ministri i jashtëm që e ka thirrur. Për arsye diplomatike shumë të argumentuara është thirrur nga Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Çështjeve Rajonale. Nga verifikimet që i kemi bërë ne, nga informacioni që kemi marrë, së pari shqyrtimit të kasetave filmike të mediave dhe nga informacioni që kemi marrë nëpërmjet pushtetit lokal, të cilin ne e kemi kontaktuar menjëherë, qoftë Kryetarin e Bashkisë, qoftë Prefektin, mund t’ju jap tekstin e saktë të deklarimit të Konsullit të Përgjithshëm të Greqisë në Korçë, Theodhoro Ikonomus citoj: “Do të jap dhe njëherë të njëjtin mesazh. Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës por nis me regjistrimin e popullsisë greke. Ekzistojnë të drejtat e minoriteteve por këto të drejta duhet të vihen në funksion në të gjitha zonat e Shqipërisë, të cilat përfaqësohen me emrin Vorio Epir. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir ekzistojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”. Duhet të shënojmë se në këto linja ishin edhe dy deputetët grekë, të Janinës dhe Follorinës, që ishin të pranishëm në këtë ceremoni përfshi edhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Për sa më sipër, ministria e Punëve të Jashtme, pas verifikimit të kasetave filmike të mediave, komunikoi menjëherë me autoritetet vendore të qytetit të Korçës, përkatësisht me Prefektin, Andrea Mano dhe kryetarin e Bashkisë, Niko Peleshi. Prefekti Mano konfirmoi se ishte në dijeni të veprimtarisë dhe deklaratave të z. Ikonomu, por nuk kishte qenë i pranishëm në ceremoni. Sipas tij, veprimtaria nuk ka pasur vizibilitetin që prisnin organizatorët pasi nga 300 të ftuar që ishte parashikuar nga OMONIA morën pjesë 70-80 vetë. Ndërsa kryetari i Bashkisë, z.Peleshi na informoi se ishte i pranishëm në këtë veprimtari dhe se deklaratat e konsullit grek kanë qenë të ashpra me terminologji ekstremiste, nacionaliste dhe shoviniste. Dëshiroj vërtet të shpreh një mirënjohje në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme për kryetarin e Bashkisë, pasi ai ka mbajtur një qëndrim shumë të arsyeshëm, shumë të përshtatshëm dhe patriotik, në reagim ndaj deklaratave të konsullit. Sipas informacionit që kemi marrë nga z.Peleshi, citoj: “Deklaratat e konsullit ‘si të përgatitemi për betejat e tjera për Vorio-Epirin, pasi protokolli i Korfuzit është ende në fuqi’, shkaktuan jo vetëm reagimin e tij të menjëhershëm si Kryetar Bashkie por edhe të shumicës së të pranishmëve në këtë ceremoni”. Deklaratat e konsullit shkaktuan kësisoj reagimin e tij të menjëhershëm si Kryetar Bashkie, një qëndrim që e përsëris vlen dhe duhet të përshëndetet nga të gjithë ne. Në vijim të këtyre informacioneve ne kemi patur një konsultë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u vendos për nivelin dhe mënyrën sesi do reagohej ndaj këtyre veprimeve. Siç e thashë dhe sikurse mediat e dinë, dje (pardje) është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadori i Republikës së Greqisë në Tiranë, për t’i bërë të qartë pozicionin e qeverisë shqiptare se këto deklarata të konsullit grek janë të papranueshme.

 

MAL BERISHA

 

Unë desha të plotësoj vetëm 2-3 detaje të vogla. Ne pasi u ngarkuam si Drejtori e Përgjithshme Rajonale dhe Drejtoria përkatëse që mbulon çështjen e marrëdhënieve tona me Greqinë, thirrëm ambasadorin siç tha dhe z.sekretar i Përgjithshëm dhe pasi i parashtruam shqetësimin tonë, duke cituar edhe faktin që midis Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie duke nënvizuar faktin që vetëm 2 muaj më parë ne kemi pasur një konsultë diplomatike në Athinë, ku është konfirmuar marrëdhënia e shkëlqyer me shtetin grek. Ne i parashtruam atij faktin që deklaratat e kryekonsullit grek në Korçë shkojnë tërësisht kundër rrymës së këtyre marrëdhënieve dhe deshëm të ndanim deklaratat e tij nga qëndrimet individuale dhe nga qëndrime që mund të ishin apo përfaqësonin qëndrimet e shtetit grek. Lajmi i mirë në këtë çështje ishte se ambasadori konfirmoi menjëherë që ky nuk është qëndrimi i shtetit grek. Ky është një qëndrim personal, për të cilin ai do të ketë natyrisht pasojat e veta të cilat varet nga qarqet që e kanë dërguar në Korçë.

 

GAZMEND OKETA

 

Konsulli, në rastin më të mirë duhet të ketë njohuri gati-gati idiote mbi diplomacinë dhe në rastin më të keq është një konsull dashakeq. Është për t’u përshëndetur fakti që ambasadori i Republikës Greke është distancuar zyrtarisht si përfaqësues i vendit të tij nga këto deklarime, duke i cilësuar si individuale. Personalisht mendoj se Ministria e Jashtme duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm zyrtarë, besoj se duhet të ketë bërë notën përkatëse verbale përkundrejt Ministrisë së Jashtme të Republikës së Greqisë. Personalisht si deputet dhe si anëtar i Komisionit të Jashtëm do të rekomandoja shpalljen ‘non-grata’ të konsullit grek në Korçë. Do të dëshiroja që edhe Komisioni të dilte me një vendim pavarësisht se për të thënë të vërtetën është e tepërt që Kuvendi i Shqipërisë të merret me një konsull grek në Korçë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx