E hene, 29.04.2024, 04:50 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Kosova, komisioni i EULEX-it dhe Tribunali i Hagës

E hene, 07.02.2011, 08:59 PM


Pak e për merak

 

Kosova, komisioni i EULEX-it dhe Tribunali i Hagës

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Emin Azemi shkruan për lotarinë e anketave në Maqedoni që do të vazhdojë edhe mëtej  të na sillet rreth nesh, pa ofruar kurrfarë premie. „Ruleti i kësaj politikëbërje mos qoftë i barabartë me moralin e kazinosë, sepse të gjithë pastaj do të bëhemi peng të një bixhozi politik.” Bashkimi Evropian, përmes EULEX-it ka dërguar komisionin e tij për të bërë anketa në Kosovë lidhur me trafikim organesh konform argumenteve inekzistentre të raportit të Dick Marthyt. Po qe se s’gjendet asnjë fakt, Kosova ka nevojë për një Kadare të ri që do ta qëndiste një roman të ri sipas modelit „Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ngase shtypi

Kufoma e transhuar në Serbi dhe e hedhur në Rumani (Libertatea, 15 janar 2011)
bukureshtar përmend faktin se „i vetmi spital performant për transplatim organesh në Ballkan, gjendet në Beograd”, e jo në Tiranë apo Prishtinë, ndaj për të mos e zhgjatur më tej këtë subjekt, urdhëroni e shikoni faksimilin e artikullit me titull „Kufoma e gjetur në plehërat e Lugozhit, e transhuar në Serbi dhe e hedhur në Rumani” (Libertatea, 15 janar 2011): „Dr. Victor Zota nga Agjencia Nacionale për Transplant, e hedh bombën: Në vendin tonë nuk bëhen transpalntime pa e ditur ne. Nëse i janë marrë organet dikujt, kjo ka ngjarë në një vend të huaj, më afër nesh duke qenë Beogradi. Mbeturinat janë hedhur te ne.”

 

          Fjala është për një qytetar rumun të cilin anketuesit e kanë gjetur të hedhur në gropën e plehërave të Lugozhit, pa kokë dhe pa gjymtyrë, i transhuar për së gjalli, viktimë e disa trafikantëve të organeve, një valë e re e histerisë që ia ka përfshirë rumunët. Mo dhashtë Zoti që dikush nga kopilat tanë të kishte vepruar kështusoj me ndonjë serb, dhe dhashtë Zoti që Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me Tiranën zyrtare, Amerikën mike dhe Bashkësinë Evropiane, ta hedhin sa më parë Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjenocid, etnocid dhe holokaust në Kosovë! Vetëm kështusoj mund të dalë në shesh e vërteta lidhur me foshnjet shqiptare të masakruara nga paramilitarët serbë, mbi varrezat masive në Kosovë dhe Serbi, mbi 20 mijë shqiptarët e likuiduar nga një vend që në vend të fqinjësisë së mirë e praktikon kanibalizmin mesjetar kundër kombit shqiptar.



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora