E diele, 28.04.2024, 09:50 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Rritja e pagave në Kosovë pasuron Serbinë

E diele, 06.02.2011, 08:58 PM


Rritja e pagave në Kosovë pasuron Serbinë

 

Shkruan: Dr. Përparim Demi

 

Në përgjithsi qeveritë e kërkojnë zgjidhjen për frenimin e rritjes së deficitit buxhetar tek fiskaliteti dhe jo tek nxitja e iniciativës private, tek stimulimi i firmave prodhuese dhe të shërbimeve, apo tek financimi i programeve të investimeve. Në fakt cdo përpjekje për rritje të fiskalitetit çon në rritje të çmimeve dhe në uljen e nivelit të jetesës së popullsisë. Pra këto lloj zgjidhjesh janë mënyra indirekte për të shkarkuar barën në kurizin e popullit. Rritja e rogave të punonjësve buxhetar në një kohë që deficiti buxhetar është i lartë dhe nuk e mbulon dot këtë, është një veprim elektoral banal me pasoja të rënda në ekonomine e vëndit.

 

Kosova ka një ekonomi plotsisht të disbalancuar. Taksat e vjela nuk mbulojnë shpenzimet qeveritare, bilanci tregtar është negativ, dhe burimet valutore dalin jashtë për të mbajtur konsumin e brëndshëm, por jo prodhimin. Nëse në këtë situatë, qeveria e ardhëshme do nguli këmbë për rritjen e rogave të premtuar nga qeveria në largim, do bëj një gabim fatal, që do jet shumë vështirë të riparohet. Dihet se në ekonomine e tregut fenomenet janë volatile dhe çdo ndërhyrje nga jashtë që prish një ekuilibër shkakton një varg pasojash deri në vendosjen e një ekuilibri të ri. Kështu rritja e rogave nuk çon patjetër në rritje të fuqis blerëse por mund të shkaktoj rritje çmimesh. Sidoqoftë në momentin e parë mund të kemi rritje të konsumit, gjë që sjell për pasoj rritje të importit dhe daljen e valutës. Pra prishet ekuilibri në stadin e parë. Më tej me rritjen e konsumit rriten kërkesat, gjë që kërkon zëvëndësimin e mallit të konsumuar në funksion të riorientimit të kërkesave. Nëse do vazhdojë të funksionojë kontrabanda sërbo-shqiptare, efekti ekonomik i rritjes së pagave do shkoj në xhepat e sërbëve te gatshëm të plotsojnë kërkesat e tregut të brëndshëm kosovar, ndoshta një pjesë dhe në xhepat e disa shqiptarve të ”shkathët”. Sërbia ka uri të madhe për euron kosovare dhe nuk heq dor kollaj nga ajo, prandaj i duhet zona tampon e veriut të Kosoves. Në këto kushte në Kosovë rriten pagat, Sërbia pasurohet.

 

Rritje të pagave duhet patjetër të ketë në Kosovë, por kjo duhet të bazohet në rritjen e të ardhurave dhe jo në rritje të deficitit buxhetar. Pra nëse një qeveri mendon të ngrej pagat, paraprakisht duhet duhet të marrë masa për rritjen e të ardhurave buxhetore. Kjo gjë sigurohet jo duke ndërhyrë në ekuilibrin fiskal, jo me rritje të TVSH-së, por me rritjen e prodhimit në vënd, me vënien në punë të fabrikave dhe minierave të ndaluara, me anë të tërheqjes së investimeve direkte që hapin vënde të reja të punës, me luftën kundër kontrabandës, me përpjekjen e zvoglimit ose eleminimit të ekonomisë gri, dhe punës në të zezë, me tërheqjen e fondeve dhe ndihmave për investimet në infrastrukture, me stimulimin e parteneriatit publik-privat (PPP), me modernizimin e administratës nëpërmjet informatizimit të adminstrates shtetërore, me zhvillimin e arsimit dhe shendetsisë. Për këtë duhen strategji kombëtare me afate të mesme dhe të gjata, ku të implikohen gjithë intelektualet më të zgjedhur të vëndit sipas fushës dhe profesionit. Premtimet elektorale dhe hedhja e flluckave te sapunit në shtyp nuk e përmirsojnë gjëndjen përkundrazi e acarojnë me keq, e bën popullin të pakënaqur. Populli shqiptar është një popull i vuajtur, që ka jetuar gjithë jetën në varferi, prandaj dhe ka luftuar gjithmon për liri. Tani ka të drejtën ta gëzoj atë, duke punuar për propsperitetin e tij, për ngritjen e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e nivelit të jetesës së tij. Shteti duhet ti siguroj kushtet për këtë zhvillim, duhet ti tregoj rrugën dhe të siguroj mjetet e duhura, duhet të administrojë korekt zhvillimin dhe të vendosë/zbatojë ligje të favorshme. Nëse nuk bën këtë, por hedh tullumbace me rritje pagash, pa asnjë bazë ekonomike, por bën thjesht propogande, dmth se nuk don me e forcu vëndin por don me fitu kohë.

 

Bukuresht, 03.02.2011



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora