E hene, 29.04.2024, 08:23 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Joprofesionalizmi i mediave dhe gazetarëve tanë

E premte, 04.02.2011, 08:30 PM


Joprofesionalizmi i mediave dhe gazetarëve tanë

 

Nga Faik Krasniqi

 

 Ashtu si niveli i shumicës së intelektualëve dhe i politikanëve që lirisht shumicës mund t'u vihet epiteti pseudointelektualë e që është larg nivelit mesatar në perëndim, ashtu edhe niveli i shumë gazetarëve nuk është në nivel. E njoh fare mirë ligjin për media, dhe besoj se nuk është i nivelit të p.sh. në SHBA. Politikanët e gazetarët shpallin në Parlament apo në publik hajdutë, hajna, mashtrues, kriminelë, tradhtarë etj, ndoshta edhe me të drejtë, pasi nuk mundesh as me gjyq të dokumentosh akuzat, pasi gjyqësori është poashtu i korruptuar, por në Perëndim, as gazetarët as politikanët njerëzit - personat nuk i shpallin fajtorë, por vetëm i shpallin si të dyshuar, të pandehur, sipas akuzave edhe të fakteve apo të dëshmitarëve! Vetëm gjyqi i shpall të pafajshëm ose fajtorë. Siç kemi prostitutanë politikanë, kemi të tillë edhe gazetarë. Kodin e gazetarisë, që është i bazuar vetëm në fakte dhe në të vërtetën, edhe nëse e njohin se ka boll edhe që nuk e njohin, nuk e zbatojnë, nëse me të cenon interesat personale. Janë të rrallë ata që janë në gjendje edhe të vdesin për interesat e atdheut edhe mëmëdheut, dhe të së vërtetës. Mediat kanë rëndësi shumë të madhe, sikur të ishte në duar të ekspertëve të ndershëm e atdhetarë, në edukimin, ngjalljen e atdhedashurisë, në fisnikërimin e popullit, në zhdukjen e veseve, në informimin e saktë, në vënien në pah të të metave, të abuzimeve të të gjitha llojeve, sidomos të zyrtarëve e pushtetarëve etj. Tek ne mediat më tepër i trullosin njerëzit edhe ashtu të trullosur nga pasojat e diktaturës, dhe të pasuesve të tyre që janë edhe sot në pushtet, e që janë të lidhur edhe me krimin e organizuar e të paorganizuar. P.sh. Ka raste kur tradhtarin e kriminelin e shpallin gati hero e patriot, ndërsa patriotin e të ndershmin e shpallin tradhtarë! Jemi larg që Shqipëria e Kosova të behën shtete të mirëfillta dhe vërtetë demokratike. Mjaft gazetarë në emër të pseudokosmopolitizmit, lavdërojnë e u servilosen të huajve qofshin ata edhe persekutuesit tanë siç janë sllavët e grekët. Njëlloj si politikanët. Donë kohë, por besoj se do behët më mirë, nëse nuk na gëlltisin ''dreqit komshi'' (Fishta), me ndihmën e antikombëtarëve tanë të sotëm.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora