E diele, 28.04.2024, 05:52 PM (GMT+1)

Mendime

Tereza Paluca: Përse e duam të vjetrën ne?!

E merkure, 02.02.2011, 08:58 PM


PËRSE E DUAM TË VJETREN NE?!

 

Nga Tereza Paluca

Studente në Universitetin Europian të Tiranës

 

Vitet e fundit, ka lindur dhe ende jeton një krizë ekonomike globale e thellë.Sigurisht, edhe vendi ynë është”aktiv”në përjetimin e saj. Ky nuk përbën lajm! Por,që vendi ynë është përfshirë në një krizë tjetër, e cila ndikon shumë negativisht në zhvillimin ekonomiko-social, kjo po që kërkon vemendje të plotë jo vetem nga klasa politike por nga secili individ, pjesë e shoqërisë sonë.

 

Kriza politike! Ne tashmë e dimë që, si popull nuk kemi fare të bëjmë në vendime politike apo qeveritare. Ambicja me shpirt djalli i ka pushtuar “të mëdhenjt”sot, ndaj edhe janë verbuar, në dyluftim, me kundërshtarin por edhe me vetveten.

 

Ne jemi grixha  e harruar e barinjëve mëndjelehtë.

 

Por,nuk është koha për paragjykime. Nëse një kryeminister apo një opozitar, deputet apo  ministër, pas konferencës për shtyp, hartuar bukur e mirë, i shtohet një dreke a darke të këndshme, një qytetar apo një pjesë e mirë e tyre, e shmangin dreken a darkën, se do hanë atë që hëngren edhe dje, ose ndoshta do hanë më pak se dje. Kjo nuk është zgjidhja. Fjalët mbushin shpirtin, por jo trupin!

 

Përse e duam të vjetren ne?! çuditërisht, nuk pretendojmë, jemi lodhur ndoshta, por shumë shpejt. Ne, si komb e duam të vjetren. Nëse vritet dikush për qellime politike,(si me 21 janar) që ne fakt mua më kujton”kohën e xhaxhit” nuk ndryshon thuajse asgjë tek ne. U kthyem njëzet a tridhjetë vjet pas! Pastaj? Pastaj nuk mund të pretendojmë më shumë. Duhet të rikthehemi e të jetojmë si në ato kohë. E çfarë është ndyshe? Shumë pak do thoja, mjerisht shumë pak. Atëherë populli ishte i varfër, sot varfëria po përkëdhel e zotëron gjithnjë e më shumë. Në atë kohë, populli nuk”kishte” gojë, sot flet e askush nuk e dëgjon, rrjedhimisht, jemi në po të njejtën situate, pa të drejtë fjale. Atëherë për popullin vendoste  një i vetem, sot ndryshimi është se janë dy të cilët po e zhvillojnë lojën me ne, në bazë të inatit të njëri-tjetrit. Nëse atëherë të gjithë punonin për”shtetin”dhe pasurohej një i vetem, sot shteti punon për vete, por sërisht një i vetem po pasurohet. Ende”I mbajmë”mbi kurrizin tonë! Vallë nuk u lodhem duke luajtur rolin e gomerëve?! Ajo por edhe kjo kohë, po ashtu! E ta mendosh, jemi kaq vite larg.

 

Pak ndryshim ka, përveç viteve(të treguar me numra)të ndyshëm!

 

Sa kemi ecur?! Populli do do ulte kokën e nuk do përgjigjej, politika përkundrazi,me kokën lart do thonin: ”Yyyy, shumë,shuummë”! Realiteti flet vet! Gënjeshtat me kollare janë “pa fytyrë”. Me pak fjalë, gënjeshta të tilla nuk”hahen”fare, nuk kanë më shije.

 

Premtimet, faktet, arritjet, përmirësimet, me syzet e politikës janë gjigante, të prekshme, të dukshme, të pamohueshme, ndërsa politika të mirën për ne,” e ka lënë shtatzënë me një mi”.

 

Gënjeshta, veshur me kostum e kollare bën propogante për polikitë. Ashtu e vogël, mistrece, seç korr sukses. Gjithnjë e kemi marrë sapunin për djathë!

 

Populli ynë ose kënaqet me pak, ose e ka humbur nëse e ka pasur ndonjëherë, sensin e vlersimit.

 

Ju,të dashur politikbërës, mund të vazhdoni edhe kështu, por dita-ditës po na bie petku i maskës, e një ditë lakuriç do na shohë bota. Do qeshet e do zgërdhijë me sa fuqi të ketë, pastaj do na kthejë krahët e do na lërë vetem duke pëshpëritu ndër dhëmbë:”Ju kisha thënë”. Po, po, jemi mësuar  të na marrë për dore, por një ditë edhe asaj do i humbasë durimi.

 

Synojmë se kemi një rritje ekonomike ndër më të lartat në ballkan. Kjo do ishte mrekulli, kur ne biem, të ngrihet ekonomia! Por,nuk ndodh,nuk ka sit ë ndodhë.

 

A nuk do ishte mirë të mos ikim më lart me parashutën e fantazisë, se po na u shpua, biem keq, por,të ulemi avash-avash me këmbë në tokë dhe, të shohim atë që”nga lart, parë prej”të mëdhenjëve”(se të mëndhenjt lart e më lart rrinë, “degë më degë” shetisin) duket shumë, duket bukur, duket e madhe?!

 

E,pavarisht kësaj, ne ende e duam politikën, si të thuash, na digjet shpirti për”pak”politikë, besojmë e fluturojmë me krahët e shpresës, dhe e nesermja sjell një shpresë të mbarsur, se realiteti varfërohet çdo ditë. Pasuri e pakët, shpresë e madhe! E ç’na mbetet tjetër?

 

Çudi,përse jetojmë me të vjetren ne? E duam, na duhet, nuk dimë më shumë, apo nuk”ka ”më shumë për ne?!

 

Mes rreshtave të librit të tij “Mosmarrëveshja”, Kadare citon disa vargje “të nënkuptuara”:

 

Se Zoti vetë e tha me gojë

 

Se kombet shuhen përmbi dhe.

 

Por Shqipëria s’do të rrojë

 

Sepse atë s’e duam ne.

 

Në po të njejtin libër citohet një pjesë nga drama e shkurtër e Gjergj Fishtës,”Nën hajat e Parrizit”:

 

”Skanderbegu-Si janë pra shqyptarët e Shqypnia?

 

Djalli-Si janë?...Si i don anmiku!”

 

Thonë shumë pjesët e cituara! Këmbana bie për kë ka veshët.

 

Më pak libra, më pak piktura, më pak shfaqje teatrele, më pak të interesuar për artin dhe gjithçka tjetër argëtuese. Mos barra që na kanë ngarkuar është më shumë se e rëndë?!

 

Puna, është dobia e njeriut! Mundemi ne të punojmë?! Sugjeroj t’a provojmë një herë, por më parë, të mos kemi gojë të levdohemi!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora