E diele, 28.04.2024, 11:51 AM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Të flasësh me veten nuk është shenjë e mirë!

E marte, 01.02.2011, 07:37 PM


Të flasësh me veten nuk është shenjë e mirë!

 

Ka ditë e javë, ka javë e muaj, që shkruhet e shahet një emër i vetëm, një emër i nëmur, një emër i djalltë. Intelektualë, gazetarë, politikanë, njerëz me e pa profil, gjer tek më analfabeti, shkrojtën e shkruajnë për Dick Maty-n. Dhe bëjmë mirë, faqet e shtypit mbajnë e ç`nuk mbajnë!

S`dihet a ka pasur kohë t`i lexojë “selamet” tona, po sipas fjalëve që dha shtypi, Dick Marty „na njihte“ mirë.

Po kjo s`ka më rëndësi! raporti i tij u aprovua, dhe tash kemi rezolutën që tregon bankën e zezë. Këshilli i Europës „u dorëzua“, u zu „peng“! edhe kjo s`ka rëndësi, e drejta do triumfojë dhe do t`i shohim „fitimtarët“ tek rrahin gjoks përballë kamerash, tek „mundin“ dhe një herë Serbinë, bile bashkë me aleatë.

Dhe do harojmë edhe një here, se mu kjo kastë derdimenësh, që di të flasë vetëm me veten, është një fiasko politike, që nuk lëviz pa rënë në „çarg“.

Po t`i kish hequr një herë syzet kjo kastë „e lodhur“ politike, po të kish parë si qan një nënë, po të kish parë në sytë e saj, s`do kishte kohë për dick martët të qajnë demonët e Serbisë.

Po edhe kjo s`ka rëndësi! Fundja Dick Marty s`është subject, është product diplomacie MADE IN SERBOSLLAVIA.

Ndaj është e udhës të pranojmë, se ky nivel politikanësh, në këto skena politikash, më shumë se një spektator i bindur e kokëulur, s`mund të jet as sot as mot.

Po edhe kjo s`ka rëndësi! –mjafton të ngrihet një “lugat” tjetër në ndonjë anë të “nxehtë” të botës, dhe gjithë kjo storie do marrë fund.

 

01.02.2011

Lebit Murtishi Bern - për Z.SH. Kadri Sherifi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora