E merkure, 01.05.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Bërlloku shqiptar

E shtune, 29.01.2011, 08:59 PM


BËRLLOKU SHQIPTAR

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Puna e parë që bëj në mëngjes, është hedhja e bërllokut. Përditë e hedh bërllokun në kontinierë, matanë rrugës. Ditën e filloj me hedhjen e bërllokut, që pastaj t’u rrekem punëve të përditshme. E Dita ka shumë punë për mua në rrugë. Edhe Nata, që  publikisht e them se, është e imja grua. Unë, bëj me të çka të dua, e ajo si një grua besnike u bindet urdhërave të mia si shkrimtar mes librave.

         Në mëngjes, me një shqelm bythëve e hedh në rrugë, të bëj luftë me Ditën... Gruan tjetër besnike… Bërllok gazetat... Faqet e të cilave janë të mbushura me raklama e konkurse për vende pune të Qeverisë… Gazeta pa tru… Kokë… Bythë… Herdhe…

         E shoh kalendarin e një të përditshmes sonë, mos ia përmend emrin se po më villet, do t’i nxjerrë jashtë edhe zorrët, syrratin e botuesit në kalendar dhe krejtë kalendari kuqezi. Kësula të bardha… Eufori… Bërllok shqiptar, që qan për në kontinier? të mbushur plot me mbeturina n? Bit - Pazar…

        Dhe, një bërllok tjetër shqiptar në një gazetë tjetër të përditshme, që del kur t’i teket si Zekthi, para  zgjedhjeve në prag të Vitit të Ri, shkruan:

         “… Më vie keq, të nderuar, që Aliu dhe Menduhi nuk ia kanë uruar njëri tjetrit Vitin e Ri. Apo ndoshta edhe kanë shkëmbyer urime e ne nuk po dijmë gjë? “

             Bërlloku shqiptar nuk e di vërtetë, apo bëhet se gjoja  nuk e di, se mu ai trusakat qe njëzetë vite u ngatërrohet shqiptarëve nëpër këmbë. Fatkeqësisht, bashkë me mikun e tij, ish shef  kabineti në Ministri të Kulturës, ku në gazetën tjetër partiake, kësaj radhe vëllai i tij do t’i vajtojë shqiptarët si plakat shtriga:

            “ … Të punësojnë, e sërish të mohojnë. Dilni, thonë, dilni e shkoni në ndonjë kafe, shkoni në shtëpi e pagat mujore do t’ju vijnë rregullisht, pikërisht ashtu siç u thanë, për shembull, mbi 40 nëpunësve shqiptarë në Ministrinë e Kulturës. E këta, pra nëpunësit shqiptarë krenohen:”u kënaqëm, s’punojmë asgjë “.

         Hi-hii-hiii… Ky autor i këtij shkrimi, ku ishte në atë kohë, që nuk e ngrente zërin?! E priste Vitin e Ri në kokërr të shpinës te Kurva Parti?!... Babadimrin me dhurata… Po. Shkaku  se, këta të rinj i ka marrë në qafë ish ministri shqiptar i kultur?s… Vëllai i tij, shef kabineti, në Ministrinë e Kulturës…

         Dhe, në fund këta trusakatë, bëhen apo nuk e dinë se, sa artistë me fakultete të papunë kemi ne shqiptarët rrugëve: shkrimtarë, piktorë, muzikantë, gazetarë…  

          Vallë, a nuk do të ishte punë më me mend, ato paga mujore t’i mirrnin artistët  e    “papunë“ me orarë të plotë pune, njëzetekatër orë?! Nëse, është për pagesa mujore pa vende pune, le t’i marrin artistët, e jo partizanët e partive politke, që na i lanë dhentë pa barinj nëpër male… Lopët, pa mjelë në shtëpi… Arat pa i lëruar me pllug rrëzë Çukës të Babait te Mulliri i Arapit…

         Këlyshë me zgjebe, që marrin guximin të shkruajnë diç për kulturën shqiptare, e kanë rrokur për herdhesh Faik Konicën, sa që kur i sheh se si përjagen mes atyre faqeve, të vjen të bërtasish dhe të kesh frikë, edhe pse është i vdekur, ngase kështu siç e kanë nisur një ditë do ta lënë edhe pa herdhe atë burrë të salloneve…

         E liderët shqiptarë… Partitë politike, u duartrokisin sa munden “arritjeve të tyre kombëtare”. E në realitet, gjatë këtyre viteve prodhuan vetëm pordh? të ftohta politike. Përuronin partizanë politikë gjysmanalfabet?, bythëgrisë që unë nuk do t’ua kisha dhënë t’i ruanin as buallicat. E jo më çështjen kombëtare shqiptare brez pas brezi.

        Marshonin rrugëve tona nëpër Qytet, katunde këta partizanë me flamurin e partive tona politike, që i ndërronin partitë politke si unë gratë besnike: herë politikanë, analistë politk, herë hoxhallarë, haxhinj me partalla në kokë të përgaditur për në Mekë…

       Xhamitë i kemi plot me “patriotë kuqezi“ musliman?. E gjysëm Pallatet e Kulturës, gjysëm Teatrot shqiptar, manifestimet kulturore përgjysëm me spaktatorë. Kopesë me zgjebe i pri Shtrigani i Allahut. Trusakati, që nuk sheh më larg se para këmbëve. Matanë dritareve, nuk e di se ç’ndodhë në Lëmë, te porta…

        Unë gjithë jetën jam përpjekur t’ju rrëfej se si duhet Liria… E doni t’ua them edhe këtë, ë? Po, e doni. E thashë njëherë: Unë e kam qi edhe Lirinë… E ju ftakeqësisht, e keni dashur Robërinë me ferexhe…

        Në mbrëmje, përsëri ia hap derën. E ndezim një qiri mbi oxhak, rrokullisim shtamba me verë. Dhe, gjithë natën pimë verë, bëjmë dashuri… Poezi…

         Pasmesnate, hyri im At dhe më tha: e sheh se shumë gjëra ende nuk i ke të qarta në jetë?!... Xhypka është shpirti i zjarrit nën Dardhën Gorrice… Xhypka…

       I përgjigjem: Vërtetë ika nga Vendlindja heret, po një ditë përgjithmonë do të kthehem në Katund, rrëzë Çukës. Rrugë shtegtari me hebe në krah në Shkup… Prishtinë… Malësinë e Shkupit… Përsëri, në Shkup…

       Vendlindja është ajo që më thërret me vite e vite. Vendlindja, që do të më marr në gji një ditë. Tyrbja e Baba Shehut në mes të fushës. Malet, që e kanë rrethuar këtë fushë. Mulliri i Arapit, që përmes një lugu druri pinte ujë te Lumi i Zajazit. Mulliri i Xha Dervishit, që edhe ky moti kokën e kishte futë në Lumë. Çelvjollca, që si nuse me kollbash u rrinte mbi kokë. E hiqte një valle me shami…

       E më thërret: Eja më, o bir! Mjaftë brodhe rrugëve me laps në dorë! E nga larg na dërgove letra. Libra. Koha është të kthehesh në Shtëpi. Katundit, mos ia kthe shpinën. Livadhit. Çukës. Lugut të Ymerit. Përronit të Thanës. Burimit, ku me dhenë e shuaje etjen. Varrit të Nënës. Babait. Gjyshit. Stërgjyshit. Katundit me varre…

        E di se, shpesh pyesin për ty, librat tu nëpër botë. Mjaftë e ka, më thanë: le t’i lë librat të shëtisin dorë më dorë! Vetë së paku le t’i kthehet vendlindjes… Katundit…

        Dhe, i lodhur nga jeta. Zonja Vdekje, që më mba për dore, pri rrugës malore, një ditë do të kthehem në Katund.

        Gjokut një ditë me Diell do t’i zbres në lëmë. Librat do t’i shkarkoj te porta.

        Fundi i fundit, do t’ia fus një sy gjumë nën hijen e Lisit midis Livadhit…



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora