E merkure, 01.05.2024, 09:29 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Ç'po ndodhë në Shqipëri

E shtune, 29.01.2011, 08:58 PM


Ç'po ndodhë në Shqipëri

 

Nga Gani Qarri

 

Është për keqardhje,që çdo marrje apo dorëzim pushteti në Shqipëri të shoqërohet me dhunë,dhe kjo tashmë për fat të keq,sikur është bërë traditë dhe assesi të demokratizohet mënyra,që jo më me skenar vrasjesh e turbullirash,të orkestrohet marrja e pushtetit në Shqipëri.

 

Madje kjo të brengos edhe për faktin e hidhur,se sidomos tek të huajt është përforcuar bindja tej masës reale, se shqiptarët  si parim të vetin prioritar e kanë vetëm dhunën e cila përdoret edhe atëherë kur nuk ka nevojë, as arsye që përmes gjakderdhjeve, vrasjeve dhe humbjes së jetëve të pa fajshme,ta bëjnë ndërrimin e pushtetit me forma të dhunshme,për ta ulur b..... me majasëll, të një apo politikani tjetër,e cila nuk pranë së kruari, nga uria për çrregullim e trazira shoqërore, deri në vrasje njerëzish për arritjen e karriges së pushtetit për vete!!! Pse?!....

 

Shqipëria të Premten e 21 Janarit, mjerisht ashtu si në vitin e hidhur të 1997-tës, jorastësisht u vendos edhe një herë në faqet e para të lajmeve-botërore ,jo për ndonjë gjë të mirë,për dhunë dhe gjakderdhje në demonstrata,për gjuajtje kundër policisë, djegie makinash,nga demonstrues edhe të armatosur dhe vrasje shqiptarësh të pafajshëm në trotuaret e kryeqyteti shqiptar.

 

Demonstratat janë të lejuara në gjithë botën demokratike,dhe ato ashtu në mënyrë demokratike edhe zhvillohen në ato vende ku Demokracia është traditë qindravjeçare,demonstratat nuk duhet të jenë arsyetim,e as metodë që të legjitimohet qëllimi  për shkaktim gjakderdhjesh në vend. Në Evropë demonstrohet,për paga më të larta, për punësim e drejtësi sociale dhe kushte më të mira jetese,në mënyrë paqësore,gjë  që është e lejuar edhe me ligjin e demokracisë,të cilën shqiptarët nëse do të reflektonin drejtë dhe me gjakftohtësi,nuk e njohin  edhe për aq kohë të gjatë.

 

Ata para se të vendosin për përdorim dhune, duhet ta kujtojnë edhe të kaluarën, kur e drejta e demonstrimit dhe çfarëdo forme e kundërshtimit të shtetit ishte e ndaluar,dhe sikur ta kujtonin këtë fakt,mendoj se nuk do të hudheshin  aq furishëm në rrugë për të sulmuar në format qfare i pamë, policin e shtetit të cilët edhe ata janë shqiptar, janë bijtë e këtij populli,janë mbrojtësit e rendit dhe qetësisë publike,janë mbrojtësit e organeve të shtetit,të cilët edhe mund të ishin vëllai apo djali i secilit nga shqiptarët.

 

Në një vend pretendues për tu bërë pjesë e BE-së, të vijë në shprehje një shfryrje e tillë agresiviteti,ndaj institucioneve të shtetit,kjo krijon frikë dhe pasiguri në Evropë tek e cila edhe atëherë kur nga shqiptarët përdoren metodat më paqësore të demonstrimit,ata janë të rezervuar në masë ndaj shqiptarëve dhe doza e dyshimit as atëherë nuk zhduket tërësisht.

 

Thënë të drejtën ne si shqiptar nuk jemi aq të adhuruar nga Evropa madje edhe atëherë kur jemi tërësisht paqësor,kurse format e tilla të  demonstrimit, duhet të bëhemi real dhe ta pranojmë të vërtetën sado e pakëndshme që mund të tingëllojë ajo, ato lënë përshtypje të papjekurisë politike dhe të një mentaliteti të stërngarkuar me arrogancë rebelimi anti-institucional,gjë që për Evropën,këta janë shembuj tipik-jo evropian,dhe si të tillë edhe të pa pranueshëm,derisa veprohet me dhunën e shkallës së ngjashme si në vendet e Afrikës edhe me çmimin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm,për jetën e humbur të të cilëve me siguri se ndjejnë shumë dhembje Prindërit dhe të afërmit,por jo politikanët,të cilët për të arrit në pushtet,favorizojnë edhe këtë lloj demonstrimi,me pamje të tilla tragjike,me gjakderdhje dhe vrasje shqiptarësh të cilët edhe po të ndërroheshin pushtetet sa herë që demonstrohet, ata pothuajse asgjë më shumë nuk do të fitonin e as që brenda natës vetëm me ndërrim pushtetesh,pa punuar shumë, do jetonin më mirë se më parë.

 

Demonstrime të kësaj natyre nuk kanë mund të dëshirojnë asnjë nga shqiptarët e ndershëm,të cilit do opinion politik qofshin ata,dhe të cilës do pjesë të banuar me shqiptar,si në Shqipëri dhe jashtë saj,kudo që jetojnë shqiptarët. Madje edhe në këtë gjendje, të habitë dhe trishton,gjuha e ashpër e përdorur jo vetëm nga demonstruesit,të cilët nga pamjet televizive,shihej hapur se disa ishin nxitës të flakët dhune dhe të  orkestruar,por në mënyrë të veçantë-befasuese ishte dhe mbeti ashpërsia e shprehjes së politikanëve,të cilët sikur grishin për luftë ndërshqiptare,nga dashuria e tyre e pa fashitur,për pushtet.

 

Shqipëria ka shumë të arritura,ato nuk mund të mohohen nga askush,për këtë Shqiptarët pa u ndikuar nga ndezjet politike duhet shikuar ndonjë herë edhe prapa në të kaluarën jo fort të largët se ku ishin,dhe ku kanë arritur sot,të anëtarësuar në NATO, me viza të hequra dhe Kandidatë për inkuadrim në BE,e që vetëm deri para pak kohe, kanë vdekur me dhjetëra shqiptar në tentim ikje në format "klandestine" nëpër detëra të trazuara dhe kufij shtetesh të huaja, për të dalë kudo qoftë në Evropë, rrugën drejt së cilës me skenar të tillë, shqiptarët po e mbyllin vet me demonstrime të dhunshme pa shije evropiane dhe pa erë demokracie,derisa ato lahen me gjak njerëzish të pafajshëm.

 

Ndaj me vetëdije apo pa te,veprimet me gjaknxehtësi të pakontrolluar,duke ju bindur pa asnjë rezervë thirrjeve për demonstrata pa përdorur kokën për veprime të matura dhe të arsyeshme në sjelljet e tyre sa herë që politikanët e dyshimtë japin kushtrime për revolucione të dala mode që moti në Evropë, për të vdekur ata që asgjë nuk do të fitonin më tepër sesa me hedhjen e votës së lirë për idolin e tyre,në vend që të japin jetën në moshën e tyre të re, e që në fund të fundit,Shqiptarët e vdekur do t`iu mungojnë vetëm familjeve dhe njerëzve të afërt të tyre,por jo kurrë idolit të tij politik i cili nuk është dëshmuar as për bijtë natyral, shumë i dashur dhe prind i përsosur, ndaj si mund të flijohet jeta e një të riu të cilin kush e di me sa vuajtje e mundime e ka rritur familja jo gjithëher e pasur shqiptare,për të veshur politikanët  me pushtet.

 

Vëllezër të dashur,mos nxitoni për të vënë jetën tuaj në rrezik për politikan të atillë të cilët mendojnë mirë për vete para se të mendojnë mirë për popull, siç është vërtetuar kjo sjellje e përsëritur,tashmë për të satën herë  te shqiptarët,madje edhe për shkakun se edhe po të ishte e kundërta,në gjithë praktikën e deritanishme botërore,asnjëherë të vetme dhe në asnjë vend të Botës, deri më sot nuk është dëshmuar se ata të cilët kanë ardh në pushtet me dhunë dhe vdekje njerëzish,kanë qenë më të mirë apo më të suksesshëm,në udhëheqjen e vendit ,zhvillimin e tij dhe mirëqenien e popullit,përkundrazi gjithmonë ka ndodhë e kundërta,nga ata që pushtetin e kanë marrë me zgjedhje të lira,me realizim premtimesh siç ndodhë në perëndim,të cilin duan ta arrijnë edhe shqiptarët,por për të arritur deri aty,kjo nuk eshë mënyra më e mirë që ju afron,por është mënyra më e keqe e mundshme që na largon me Evropën, derisa masat shqiptare edhe në shekullin 21 lejojnë të manipulohen nga politika e cila arritjen e pushtetit e preferon edhe përmes vdekjesh të njerëzve të pa fajshëm,ndaj shqiptarët nuk duhet të vuajnë edhe aq për lider të tillë por për të hyrë në Evropë, dyert e hekurta të së cilës nuk hapen përmes demonstratave të dhunshme të cilat prodhojnë vdekje njerëzish. Duke ju shprehur ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave dhe dëshiruar plotësimin e kërkesave të arsyeshme shqiptarëve, ju kisha lutur që përderisa Vendi nuk është i robëruar,dhe ekziston mundësia e ndryshimit të pushtetit edhe përmes votës së lirë, me sjellje të arsyeshme,tolerancë njerëzore dhe kulturë evropiane të tregoni se nuk jeni vetëm pjesë e gjeografisë në Evropë,edhe duke mos lejuar që pjesëmarrja juaj në demonstrata të keqpërdoret si arsyetim i qëllimit,për shkaktim gjakderdhjesh në Shqipëri,ngase jeta juaj është shumë më e vlershme sesa të flijohet në një demonstratë, madje ajo për ju dhe familjet tuaja,është aq e shtrenjtë  dhe e pa kthyeshme sa që nuk mund të shpaguhet me asnjë ndërrim pushteti.

 

28 Janar 2011



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora