E diele, 28.04.2024, 08:54 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Skenari i '97-ës

E enjte, 27.01.2011, 08:48 PM


Skenari i '97-ës

 

Nga Faik Krasniqi

 

Çdo ditë e më shumë në Shqipëri, kohët e fundit, po konstatojmë se opozita shqiptare kërcënon në forma të ndryshme për hapjen e kutive të votimit, 28 qershor 2009 dhe po paralajmëron se do të sjellë vitin 1997 duke kujtuar firmat piramidale që shkatërruan demokracinë e brishtë shqiptare. Është mese e sigurt se kishte dorë ndërhyrja greke dhe serbe. Sa vjen dhe po bindemi se po përsëritet i njëjti skenar nga socialistët që përsëri janë në opozitë. Ata nuk mund të durojnë më shumë se një legjislaturë pa komanduar, edhe me shkatërrua Shqipërinë. A thua, përsëri ideatorët janë fqinjët grekë, se e nxorën kokën disa filogrekë-shqiptarë emigrantë të manipuluar nga Edvin Rama e ndonjë deputet socialist inkonjito ose hapur. Dje ishim të gjithë dëshmitarë nga pamjet filmike të protestave të dhunshme, të një skenari të mirëpërgatitur nga kryesocialisti Edi Rama, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela dhe bandat e tyre kriminale, që për qëllim kishin të rrëzonin në mënyrë të dhunshme Qeverinë. Dita e djeshme të gjithëve na kujtoi '97 ku e njëjta parti (PS) dhe të njëjtit njerëz, atëbotë në bashkëpunim me shërbimet sekrete greke, serbe,... etj, dhe me ndihmën e bandave kriminale të Zani Çaushit, Nehat Kullës, Aldo Bares etj, e dogjën Shqipërinë dhe vranë me mijëra shqiptarë, vetëm e vetëm të merrnin pushtetin që udhëhiqej nga PD-ja. Edi Rama dje i lëshoj kriminelët e tij në rrugë si tigrat e macet e zeza të egra për të masakruar gjakosur shqyer me dhëmb egërsisht, për të dhunuar e djegur të bukurën të shenjtën Shqipërinë antike ilire, perlën e bukur të Evropës antike. Për djegien dhe shkatërrimin e Shqipërisë së dashurës mëmë e shqiptarëve, ilire Shqipëri antike nga falangat mercenarë, socialist, komunistë te zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtare e shqiptarizmi. Mafia komuniste-saditiste- socialiste- fashiste- rrebeliste, grupe banditeske vrastare kolaboracionistësh të dirigjuar nga greku, serbi, rusi për të shuar përfundimisht shtetin dhe kombin shqiptarë dhe për t'i katandisur shqiptarët në mjerim tragjik, në shuarje djegie dhe varfëri .

Ata pra Gjinushët, Ngjelat, Zan qaushët, Doklet, Edvin Ramët dhe psikopatë të tjerë socialist të paguar maniak, janë në shërbime greko-sllave, në shërbime të huaja agjentureske që janë rekrutuar për para si të mjerë, që janë pa ndjenja kombi dhe atdheu,

nuk kanë as dhimbje as dashuri për atdheun e vetë.

Janë njerëz me defekte shpirtërore, piromanë zjarrvënsa sadist të Shqipërisë, destabilizues, mizorë, djegësa zjarrvënsa të institucioneve e komisariateve, objekteve të kombit e të shtetit, vrasëse të djemve të ri të udhëhequr nga Edi Rama dhe kompania e Zani Çaushit. Mos u rreshtoni andej kah socialistët e kqinjë (se të gjithë nuk janë njësoj) që nuk mund të rijnë pa gjak, pa krime, pa rrëmuja e pa flakën e atdheut pa ja vënë zjarrin e rrënimin atdheut, pa djegien shkrimbore totale të Shqipërisë e tollovitë, rrëmujat anarkitë kriminale. Sepse janë të tillë ata vrasës dhe vrasës të stabilitetit, të shtetit e të atdheut që ka filluar të bie në binarët e zhvillimit, të rrugëve të bukura, biznesit, rritjes së rrogave, turizmit dhe çdo kush mund të bëj një përparim po qe se angazhohet, por do të vijnë edhe ditë më të mira për shqiptarët nëse ata dinë ta mbajnë stabilitetin e shtetit e të atdheut.

Mos bini në gracka të thirrjeve të kryesocialistit Edi Rama dhe kompanisë së tij për dhunë e destabilizim të Shqipërisë, djegiet dhe shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare, sepse ata që thërrasin për dhunën janë socialist të sëmurë dhe nën urdhrat e armikut barbar vrasës dinak shekullorë të shqiptarëve, ata nuk duan qetësi të Shqipërisë mëmë të jetës së bukur të shqiptarëve dhe integrimeve, bukurisë së jetës begatisë dhe turizmit, por duan djegie, rrëmuja, shkatërrime, vandaliste barbare, ndezje zjarresh, gjak lot e rënkime të Shqipërisë. Prandaj kujdes mos u tregoni naiv të dashur bashkëkombës të mi shqiptarë, mos bini në gracka të falangave socialiste sepse ata duan të na dërgojnë në eksode e shkatërrime masive në shpërbërje të Shqipërisë.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora