E diele, 04.05.2025, 08:39 AM (GMT+1)

Mendime

Abas Fejzullahi: Ku janë emisar e komisar, senator e prokuror të BE dhe PE, që heshtin ndaj veprimeve të Serbisë?

E hene, 24.01.2011, 09:57 PM


Ku janë emisar e komisar, senator e prokuror të BE dhe PE, që heshtin ndaj veprimeve të Serbisë?

 

Nga Abas Fejzullahi

 

Dënimi me 101 vjetë burg i 9 të rinjëve shqiptarë nga Presheva-Kosova Lindore nga Gjykata Supreme në Beograd, gjëja, për krimet e bëra ndaj civilëve serb dhe të nacionaliteteve të tjera në territorin e Gjilanit në periudhën qershor- shtatorë 1999, dëshmon më së miri thënien në vazhdim:

 

“…Ujku qimen e ndrron, por vesin se harron “, thot një thënie nga thesari popullor. e që i përshtatet dhe i përgjigjet më së miri, qëllimeve dhe veprimeve antishqiptare të Serbisë në  mënyrë institucionale në vazhdimsi.

 

       Serbia, në vend se të dënohet për krimet e kryera në mënyrë institucionale kundër njerëzimit  për gjenocidin e kryer në hapësiratë e ish Yugosllavisë (Kroaci, Bosnje dhe Kosovë), nga  institucionet  e drejtësisë dhe faktori politikë ndërkombëtar e në veçanti nga BE, po dëshmohet e kunderta, për fatin e keq, të drejtësisë që është duke e humbur edhe kuptimin e termit  drejtësi..!                  

 

       Rrjedhat dhe veprimet e deritashme të faktorit politikë ndërkombëtar, e në veçanti të politikës që është duke ndjekur BE, që në vazhdimsi është tue përkdhelur Serbinë, i bënë lëshime  dhe i jep përparësi, pa lënë anash edhe shpërblime në dëm të tjerëve..! Shpesh ndodh që Serbia të paraqet edhe kushte dhe kërcënime, në të gjitha nivelet ndërkombëtare, e here here paraqitet si vikëtimë e viktimave të saja, ndërsa për çudi BE, e urtë dhe butë ndaj Serbisë, e ashpër dhe rrept ndaj viktimave, të cilave u parashtrohen kushte dhe u kërkohet plotësim standardesh, e çfarë është edhe më e rëndë ua ndrrojnë edhe vendet , që Serbia paraqitet si viktimë, ndërsa viktimatë si kriminel..!

       Në këtë mënyrë viktimat ndëshkohën përsëri, në emër të drejtësisë që aq shumë thiren në te, emisar e komisar, senator e prokuror të BE dhe PE..! 

 

      Pa hy në hollësi e brendi , po përmendim vetëm disa fakte:

 

    Nga Gjykata ndërkombëtare e Tribunalit të Hagës (e cila është shëndrruar në një teatër-tragjiko-komik për drejtësin ndërkombëtare..), Serbia lirohet nga përgjegjësia për gjenocidin e kryer në Bosnje në pranin e ndërkombëtarëve, njëra nga dëshmit thelbsore, është rasti i  Srebrenicës,  ku ushtria serbe kreu vrasjen e masakrimin e mbi 8000 civilëve të pa mbrojtur boshnjak, të gjitha moshave (edhe pse, Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga trupat paqruajtse ndërkombëtare të OKB  dhe BE..!

 

       Kroatët, Boshnjakët dhe Shqiptarët, nuk shkuan në territorin e Serbisë me kryer krime dhe gjenocid. Serbia ishte ajo, që  filloj luftën në Slloveni dhe shpejt e humbi, sulmoj dhe pushtoj territore të Kroacisë, Bosnjes dhe Kosovës, në të cilat kreu krime dhe gjenocid.

 

        Kohëve të fundit Raporti i Dick Marty-t bëri jehonë në mjetet  e ndryshme të informimit  dhe në PE, lidhur me akuzat që i bëhen UçK-së në Kosovë dhe Shqipëri, duke sjellur jo pakë dëme për Kosovën dhe Shqipërinë, ku pat edhe reagime nga më të ndryshme në mjetet e informimit.

 

Kurse 5% serb kolonizator në Kosovë, kanë poashtu aq shumë të drejta dhe privilegje( sipas paketës së Ahtisarit, bile edhe janë shtetë formues e dominues) sa që asnjë pakicë kund në botë si ka këto të drejta , dhe vazhdimisht janë haptas kundër pavarësisë së Kosovës, dhe përkrahen nga serbia, ngacmojnë dhe destabilizojnë sa herë të dojne situatën në Kosovë përmes  strukturave paralele, e lere më që një serbi  po edhe të vetë plagoset apo të vetvritet, po edhe gripi me i ra, paraprakisht fajtorë bëhen shqiptarët, dhe  serbia  lajmëron BanKi Munin dhe thirret KS..!

 

        Serbia dënon të rinjë shqiptarë me akuza të sajuara , edhe me 100 vite, burgim, e besa edhe vret, e faktori ndërkombëtar bëhet sikur s`ka ndodhur diç me rëndësi..!

 

        Kështu se ka drejtësia, orë zotërinjët e Europës, që aq shum thirreni në drejtësi e demokraci, dhe këtë e zbatoni me masë dhe kritere të veçanta  për shqiptarët duke i rënduar ata edhe pse kanë qenë e vazhdojnë të jenë viktim e regjimit serb, dhe  msa tjetër lehtësuese për Serbinë dhe serbiët duke i liruar ata për krimet dhe veprimet e tyre..!

 

        Tani vetvetiu lind pyetja për zotërit e BE, senatërët e prokurorët,  emisarët e komesarët, që bëjnë raporte dhe ngrisin aktakuza ndaj shqiptarëve të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të shtetit okupator serb, edhe sot e kësaj dite, ku nëpër Serbi zbulohen varreza masive të shqiptarëve të masakruar, dhe heshtet për dhjetra mijra të zhdukur nga i njejti regjim..?

        

       Tani është koha që emisar e komisar, senator e prokuror të BE dhe PE të sojit të Dick Martit edhe ai vet të shkojnë e të bëjnë raporete, për krimet serbe të kryera në Kosovë edhe për gjykimet dhe denimet e sajuara që Serbia i bënë kundër shqiptarëve vendor në trojet e tyre të Kosovës lindore në Preshevën e okupuara nga Serbia.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx