E diele, 04.05.2025, 12:10 PM (GMT+1)

Mendime

Kel Gruda: Grupi komunist i Shkodrës

E enjte, 20.01.2011, 08:59 PM


GRUPI KOMUNIST I SHKODRËS

 

Nga Kel Gruda

 

            E di, duket pak paradoksal ky titull, po nuk asht aspak ashtu.

            Nxitje për këtë shkrim m’u ba programi përkujtimor me rastin e 543-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, organizue nga Televizioni Shqiptar (të paktën zyrtarisht kështu quhet, shqiptar).

            Në vend që të kujtohej vepra e tij atdhetare, si krenaria e kombit tonë, u voll vner, në emën të çmitizimit, në emën të … urrjtjes komunisto-islamike.

            Autorja e këtij sulmi të turpshëm kundër Gjergj Kastriotit u ba Diana Jup Kastrati, e bija e ishprofesorit komunist, të përkëdhelunit të diktaturës, mbi të cilin randojnë sa e sa vepra të shëmtueme si bashkpunëtor i sigurimit kundër klerit katolik.

            Skenaristë ishin:

            - Petrit Beci, ishkuader “i shquar” komunist, tashti drejtor i TVSH;

            - Osman Mula, regjizori i programit, i dinastisë komuniste “Mula”, ndër të paktat që nuk u prek nga “spastrimet” e “revolucionit kulturor” gjatë diktaturës;

           - Agron Bala, gazata i TVSH, djali i Prof. komuinist Vehbi Bala, ideatrorit të të vetmit Muze Ateist në botë.

            Pra, ky asht Grupi Komunist i Shkodrës, që “nxori shpatën” kundër Gjergj Kastriotit, me ligësinë e pabesinë e pushtuesëve osmanë dikur.

            Çfarë përfaqëson antikastriotizmi i tyne?

            Po perifrazojmë një shkrim të historianit Dr. Kajmak H. Gazidede me rastin e ngjarjeve tragjike të vitit 1997 (edhe ato vepër e komunistëve).

            “ ... Ato janë kundërkulturore dhe kundërkombtare, sepse organizatorët e tyre kanë bërë koalicion armiqësor kundër kujtesës historike të popullit shqiptar, kundër kastriotizmit të tij, kundër kujtesës fetare katolike të popullit shqiptar dhe kundër katolicizmit të tij, si bartës dhe ruajtës kryesor i gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Në aspektin historik, kjo tradhti asht e barabartë me tradhtinë e rrymës turkoshake të Lidhjes së Prizrenit 1879; me tradhëtinë e Esat Pashë Toptanit e të Haxhi Qamilit, i cili ringriti flamurin turk më 1914 në Vlorë e në Durrës, me tradhëtinë e 12 Prillit 1939 dhe me tradhëtinë e bolshevikëve shqiptarë në Mukje me 1943, në Prizren më 1945 dhe në Prishtinë më 1974, 1981 dhe 1989”.

Dr. Kajmak H. Gazidede, “Flaka e Vëllazërimit, 20.05.1997.

Dhe ja, kur “profesoresha antropologe”, kjo pjellë e trashigimtare e pjesës ma të keqe që nxori Shkodra, tue marrë në mbrojtje kundërkastriotizmin e Shmidit, u sul me nevrastenì:

“Skënderbeu asht mitizue dhe ne duhet ta çmitizojmë, ta demontojmë. Nuk kemi  ende një libër për Skënderbeun, ku miti të mos shifet, se asht e neveritëshme. …

Shqiptarëve u pëlqen miti. Miti asht andër e shqiptarëve, nuk mund të flejnë pa mit dhe kështu po ndodh edhe me mitin Skënderbeut, prandaj, kush ka qejf, le të jetojë me trille mitologjike, por shkencërisht nuk pranohet”.

Me pak fjalë, padronët e rijë osmanë të TVSH, bijtë e baballarëve të ish Grupit Komunist të Shkodrës, si dështuan tashma me Muzeun Ateist, andërrojnë të ndërtojnë një muze kundërkastriotist, si kundërshtar i padejë i Sulltanit (që Allahu i dhashtë lavdi), e si mbrojtës i “krishtërimit të mallkuar”, si thuhet edhe në parathanje të Kuranit, që u shpërnda në 1.000.000 kopje në Shqipni nga klani i tyne.

Kjo, me pak fjalë, ishte fushata kundërkastriotiste e TVSH-së shqiptare, me flamurtare Diana Jup Kastratin e skenaristë pjestarët tjerë të Grupit Komunist të Shkodrës, Beci, Bala, Mula.

Nuk asht për t’u çuditë që sulmi kundër Gjergj Kastriotit ndërmerret nga Grupi Komunist i Shkodrës. A nuk janë të gjithë nga ky llum ata që i janë vërsulë për turp Gjergj Kastriotit në këto 20 vjet?

Ja edhe “paraardhësit” e zonjëzës Diana:

Abdi Baleta, ish ambasador i Qeverisë staliniste në OKB, tashti ''turist'' i mirëpritun i botës arabe.

Sabri Godo, oficeri i naltë i brigadave të ndjekjes, që vinte shpesh në Shkodër gjatë Luftës vëllavrasëse në viteve 1944-1954.

            Ardian Klosi, i biri ish prokurorit gjakatar, ish antarit të KQ të PPSH Bilbil Klosi.

            Fatos Lubonja, i biri i ish antarit të KQ të PPSH Todi Lubonja.

Po e mbyll me dy fjalë të shkrimtares Mira Meksi, që thotë: “ … shkelja apo rrëzimi i tyre, qoftë dhe në tentativë (Skënderbeu, Nanë Tereza, shënimi im) është thjeshtë tradhëti ndaj kombit". (Mira Meksi, Shekulli, 18.11.2008).

Kurse gazetari Pirro Prifti e ka thanë gjithçka qysh në titull të shkrimit të tij:

’’Skënderbeu - vija ndarëse midis Shqiptarëve dhe Antishqiptarëve’’ ("SOT" 31.12.08).



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx