Mendime
Hilmi Saraçi: Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vigjilenca për ndërtimin dhe ruajtjen e pavarësisë
E merkure, 19.01.2011, 08:59 PM
Nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vigjilenca për ndërtimin dhe ruajtjen e pavarësisë
Nga Hilmi Saraçi
Tani ka kaluar një kohë të preokupimeve tona rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare . Ato (preokupimet) sikur nuk kanë të ndalur me komentime dhe interpretime të ndryshme . Nuk është për tu çuditur pse flitet kaq shumë, sepse me këto zgjedhje kemi të bëjmë me shtetndërtimin e shtetit tonë –Kosovës dhe të ardhmen tonë më të mirë.Në këtë fushë kemi arritur mjaft suksese dhe nuk duhet të shohim vetëm zi, por nuk duhet të mungojë kujdesi dhe vigjileca për ta ndërtuar shtetin dhe për ta ruajtur- pavarësinë e kosovës , sepse në këtë fushë si gjithnjë ka përpjekje për ta ngadalësuar dhe për ta penguar, sidomos nga Serbia e cila sikur nuk di të ndalur së vepruari , duke ndërhyrë në cenimin e kompaksisë territoriale të Kosovës dhe duke shpifur rrena të llojeve të ndryshme kundër popullit shqiptar dhe luftës së drejt çlirimtare kundër pushtuesit. Në këtë valle fatkeqësisht u rreshtuar Dik Marti, për fytyrën e tij si antishqiptar, tashmë, është bërë mjaft fjalë.
Kambanat e alarmit do të bijnë deri në formimin e qeverisë
Gjatë ndërtimit të vendit, përveç shumë të tjerave kemi realizuar me sukse edhe disa zgjedhje: si parlamentare ashtu edhe lokale.Tani edhe këto të parakohëshme që linden si pasojë e mosbesimit të qeverisë. Mirëpo gjatë mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të parakohëshme pati parregullësi të formave të ndryshme për të cilat është berë fjalë mjaft , që në një farë forme kanë zymtuar dhe po zymtojunë punën dhe sukseset e arriturat në shtetin e pavarur dhe Sovran të Kosovës…Për këto probleme jemi duke u ballafaquar edhe në këto ditë të fundit, sidomos rreth formimit të qeverisë se re , me koalicionet e mundshme . Në këtë fushë LDK-ja mund të përballet me një krizë të re brenda saj, në rast se do të jetësoheshin paralajmërimet se disa deputetë të saj mund të japin votat e tyre në Kuvend në favor të krijimit të qeverisë së re nga PDK-ja , sepse LDK-ja nuk pranon këto zgjedhje si edhe “Vetvendosja” me disa parti të tjera që nuk kanë kaluar pragun zgjedhor. Sipas parlajmërimeve , dy deri në katër deputetë të LDK-së në legjistraturën e radhës mund të shkëputen nga grupi Parlamentar i kësaj partie , t’i bashkohen listes “Ibrahim Rugova” dhe të mbështesin qeverinë e re të Kosovës , nga Hashim Thaçi.Mirëpo mendoj se asgjë s’mund të paragjykohet para rivotimit në Mitrovicë . Fillimisht duhet të pritet 23 janari (2011) , të dihet kush ku është dhe sa është dhe vetem pastaj të shihet mundësia për çfarëdo opsioni të mundëshëm . Astrit Haraçia (nga “lista Ibrahim Rugova”) ka thënë se pavarësisht qendrimit të AAK-së nuk e ka parjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me PDK-në . Sidoqoftë , sigurimi i numrave për kualicion duket se nuk është çështje e diskutueshme , duke marrë parasysh disponimin në heshtje edhe të zerave brenda subjekteve tjera . Nese procesi i rivotimit në Mitrovicë do të shkojë si duhet, në shkurt do të mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve dhe deri në fund të muajit të ardhshëm të formohet qeveria e re. Mirëpo kambanat e alarmit do të bien një kohë të gjatë , deri në formimin e qeverisë …
AAK-ja partner i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në
Mendoj se AAK-së do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në . Kjo marrveshtje parimore , por ende e pakonfirmuar zyrtarisht,sipas burimeve përjashton AKR-në e Behgjet Pacollit nga koalicioni, gjë që ka qenë edhe kushti i AAK-së . Si duket parimisht është arritur kjo marrëveshtje dhe po pritet të zyrtarizohet . “Një nder kushtet tona ka qenë që AKR-ja të mos përfshihet në koalicion “ ka theksuar përfaqësuesi i AAK-së . Mirëpo në këtë fushë duhet të punohet në bashkëpunim edhe me ndërkombëtarët, sepse ata mendoj se mund t’i japin drejtimin e zgjidhjes së këtij broblemi të lindur pa dëshirën e qytetarit tonë …
Qeveria e ardhsme e Kosovës duhet të përbëhet nga persona me “duar të pastra” që nuk janë denuar ndonjëherë nga ndonjë gjykatë dhe që nuk janë përfshirë nga ndonjë aksion i EULX-sit, qoftë bastisje apo marrje në pytje thotë ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, i cili gjatë një interviste ka theksuar se më shumë Kosovës i duhet një qeveri e pastër me ministra që do të punonin me nder dhe do t’ua këthenin besimin qytetarëve në institucionet,sesa zgjedhjet e reja në këtë vit. Mendoj se Hashim Thaçi do të përballet edhe me problemin brenda partisë nese do të veprojë sipas udhëzimeve të ambasadorit Dell…
Etapat e zgjedhjeve të fundit kanë krijuar krizë të legjitimitetit demokratik
Mirëpo problemet e konfirmuara në të gjitha etapat e zgjedhjeve të fundit kanë krijuar krizë të legjitimitetit demokratik, e cila po e vë në medyshje , ende pa u krijuar, kredibilitetin e qeverisë së ardhshme . Tashmë në mes të përfaqësuesve vendor dhe ndërkombëtar ka filluar të diskutohet për format se si do të mund të “kompenzohet” legjitimiteti i cunguar në zgjedhje . Mirëpo legjitimiteti nuk mund të kompenzohet as me formula gjithëpërfshirëse dhe as me imponime të përberjes së kabinetit të ardhshëm, prandaj mendoj se ose duhet të përseriten zgjedhjet, ose të mos kontestohet legjitimiteti dhe kredibiliteti i qeverisë së ardhshme , sepse në këtë fushë ka zera që përpiqen që kjo situatë ashtu e vështirë për tu zgjidhur me sukses , të ndihmojnë në zgjerimin e vështirësive pa ndonjë arsye të domosdoshme . Shefi i ICO-së ,Feith në një intervistë ka deklaruar “nuk ka kundër që Hashim Thaçi të gjejë njerëzit më të mirë për formimin e qeverisë . Ka shumë njerëz që mund të bëjnë punën e mirë dhe ne e dimë se çfarë rëndësie ka kjo (formimi i qeverisë së re ) dhe unë e kam thënë që dua të thëmë rreth kësaj çështjeje , të gjithë e dine: sanksioni i fundit është humbja e kredibilitetit dhe e reputacionit në Bruksel dhe Vashington, mendoj se kjo duhet të merret seriozisht”…
Përveç angazhimeve për formimin e qeverisë së re tani është edhe problemi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës , ku për këtë post ka ambicje të shumta. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, nuk e fsheh ambicien për marrjen e përgjegjesive si president i Kosovës në të ardhshmen. Kreu i AKR-së , Behgjet Pacolli, gjithashtu e dëshiron ( synon) presidencën, ndersa në një variant të mundëshëm në lojë mund të jetë edhe Blerim Shala , nënkryetar i AAK-së . Qytetarët janë të ndarë sa i përket formimit të qeverisë së re dhe presidentit . Disa kërkojnë zgjidhje të reja , ndërsa të tjerët thonë se partia fituese duhet ta formojë qeverinë e re . Ndersa sa i përket presidentit mendoj se më mirë kishte për të qenenë një president kostitucional, nuk kishte për të qenë e paarsyeshme , siq thotë shefi i IOC-cë,Feith që president i Kosovës të zgjidhet një femer.
Mungesa e bashkëpunimit me EULEX-in
Ministri i Punëve të Brendëshme të Kosovës , Bajram Rexhepi ka kritikuar EULEX-in për mungesë bashkëpunimi dhe ka theksuar se nuk do të tërheq për asnjë sekond vendimin për konfiskimin të tagrave të Serbisë , të lëshuara në Kosovë . EULEX-i ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të përmbahen nga veprimet që qojnë në provokim të situatës . Si duket EULEX-i vetëm me gojë ka treguar gatishmërinë për shtrirjen e autoritetit në veri të Mitrovicës , por që në praktikë nuk janë parë veprimet ka thanë Bajram Rexhepi. Ai (Bajram Rexhepi) ka të drejtë të marrë vendime të këtij lloji (dhe jo vetem të këtij lloji) dhe të jetë më i vendosur në fushën e shtrirjes së ligjëshmërisë në terë territorin e Vendit. Ndonjëherë , siq është edhe ky rast, duhet të veprohet vendosmërisht edhe nese EULEx-i mendon ndryshe.Mirëpo megjithatë dy ditë pasi kishte urdhëruar konfiskimin e tagrave të lëshuara nga Serbia , ka thënë se ai nuk ka pretenduar që ky urdhër të jetë efikas edhe në veri të Mitrovicës . Mendoj se edhe në këtë pjesë të vendit tonë duhet të ndërmirren të gjitha mundësitë ligjore për tejkalimin e problemeve të paraqitura, kuptohet edhe me ndihmen e ndërkombëtarëve …