E diele, 04.05.2025, 04:06 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Zemërimi jo prodhimtar i së Majtës

E hene, 17.01.2011, 08:58 PM


Zemërimi jo prodhimtar i së Majtës

 

Nga Lavdrim Lita

 

Në Francë qarqet intelektuale e gazetareske po ziejnë nga debati që ka shkaktuar një sprovë zemërate. Këtë libër që po korr shumë sukses në libraritë e ka mbjellë bujku i ideve Stefan Hesel. Një 93 vjeçar që pasi ka luftuar në rezistencën ndaj nazistëve dhe ka kontribuar në ndërtimin e një France demokratike, tash ka shkuar një pamflet e titulli: Indignez-vous! që na fton të zemërohemi kundër padrejtësive të botës. Një sukses i paprecedentë i shtëpisë së vogël botuese. Gjithçka dëften për pakënaqësitë e shoqërisë franceze ndaj shtrembërimeve të globalizimit. Stefan Hasel është dhe mbetet një ikonë e së Majtës franceze, asaj të majte që brenda ka një galaksi mendimesh ndryshe sa që është e vështirë të dallosh cilësinë ideore nga aftësitë retorike të punëtorëve të saj. Gjithsesi teksti radikal i Hesel lexohet për një orë. Është e kompozuar nga një analizë, nga një program politik dhe një diskurs mbi metodën. Analiza përkufizohet në një fjali “në këtë botë ka gjëra të padurueshme”. Inventari i argumenteve është i hapërdarë nga çështje franceze deri tek ato botërore. Hesel ngre zërin për një “shoqëri që gjeneron sans-papiers, të papunë, që dyshon mbi emigrantë, që çmonton arritjen në kujdesin shoqëror, që mjetet e informimit janë në duart e të pasurve” dhe shkon deri aty sa merret me kërcënimet ndaj botës. Kurse programi politik i “Indinjatës” matet në dy linja: së pari nga veprimet e marra në vitin 1944 nga Këshilli i Rezistencës për “lindjen e një demokracie ekonomike dhe sociale”. Pastaj kemi Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, 1948. Mbetet diskursi mbi metodën. Në këtë pikë mprehtësia e Hesel është më komplekse. Ai godet “indiferencën” si një nga “sjellje me të këqija”, sikurse jep elozhe “angazhimit” për një kryengritje pacifiste. Ndonëse nga ana tjetër ai s’hedh poshtë formën e dhunës. Për të justifikuar këtë pozicion ai merr konceptin e përpunuar nga Zhan Pol Sartri, që thoshte se “nëse s’mund të justifikojmë terroristët që venë bomba” ne, mund t’i “kuptojmë”. Për të argumentuar këtë çështje ai merr rastin e Palestinezëve “që reagimin e tyre ndaj një pushtimi s’mund të mos jetë i dhunshëm”.

Përtej kësaj mund të them se Stefan Hesel është mishërimi i një njeriu europian. Në 1941 ai është përkrah gjeneralit De Gol, pastaj kapet dhe depërtohen në kampin e përqendrimit në Bukenvald. Ai mbetet një nga dëshmitarët e fundit të rezistencës jo vetëm luftarake por edhe asaj kulturore. Sipas botueses të z. Hesel, “qëllimi i këtij pamfleti është që rinia të marrin në duar fatin e tyre”, thotë Silvi Grosman. Zemërimi shitet mirë, pa dyshim. Për mendim tim një lexues i Hesel është një individ që plotëson zemërimin e tij ditor me 3 euro sepse prodhon një indinjatë vetmitare. Diçka jo prodhimtare. Vetëm sa amplifikon zemërimin ndaj diçkaje. Duke lexuar gazetën franceze “Le Figaro”, gjendem të ndaj linjën e mendimi të filozofit po francez Luk Ferri, që thekson se “zemërata nuk është shërben për asgjë”. Ai po do të thotë realiteti është më kompleks se sa e përshkruan Hesel. Nënkupton se ka një dyshim për zemëratën, sepse rebelimi mund të kuptohet kurse indinjata e treguar haptazi jo. Thjesht konstaton se zemërimi është gjithmonë kundër tjerëve dhe jo kundra vetes. Sepse ende sot s’kemi gjetur njeri të të zemërohet për ligësitë e tij. Kemi parë njerëz që skuqen për faktin se janë turpëruar, se kanë ndjesinë e fajit, dhe janë të zemëruar, por kurrë me veten. Duke pasur objekt të zemëratës tjetrin, më shumë se një sentiment moral, më duket një mekanizëm për të turpëruar të tjerët, dhe për të mbushur unin për të qenë moralistë. Por vijmë tek tema e skandali. I ramë nga Kina por arritën në destinacion. Përgjimi i ish-Zv/Kryeministrit Ilir Meta nga ana e Ministrit të Ekonomisë Prifti, të dy pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse kuptoj mirë nga ajo video e redaktuar moralistët e orës së parë prezumojnë fajësinë, pa gjyq, pa fakte, pa mbrojtje avokatie të të proceduarit. Është e papranueshme. Megjithatë Partia Socialiste na ka ftuar më datë 21 janar për t’u zemëruar kolektivisht ndaj qeverisë Berisha. Inkurajimi i kontrolluar i zemëratës popullore është e papranueshme dhe s’i shërben kauzës së përgjegjësisë së drejtuesve. Duke na ftuar për t’u zemëruar ndaj Shtetit, ndaj Institucioneve, ndaj partive politike, E Majta s’na fton në rezistencë, por ndjek rrjedhën, që çon në një det të pafund problemesh.    

 

Post scriptum: Teksa ndiqja debatin rreth çimkës mu kujtua pa dashje një eksperiment psikologjie, që pjesëmarrësve u jepej të shikonin një video, me gjashtë persona që i pasonin njëri tjetrit një top basketbolli. Detyra e tyre ishte të numëronin pasat që jepeshin dhe merreshin nga tre persona që kishin veshur një bluzë me të bardhë, duke injoruar lojtarët të veshur me bluzë të zezë. Por në këtë video kishte një truk. Në mesin e filmimit hynte në skenë një njeri që ishte i veshur si majmun, që i binte me grusht gjoksin dhe dilte nga skena. Gjysma e pjesëmarrësve nuk e vinte re fare ndërhyrjen. Ishte shumë e përqendruar të numëronte pasat e lojtarëve të bardhë. Sikurse ndodhi u pjesëmarrësve spektatorë të videos së montuar mjeshtërisht kundër Ilir Metës të cilët u pilotuat të përqendroheshin tek 7%... që dilte 700...mijë euro!?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx