E shtune, 27.04.2024, 03:49 PM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Kokëlartëve u duhet një derë Jerusalemi...

E premte, 14.01.2011, 08:49 PM


Kokëlartëve u duhet një derë Jerusalemi...

 

Nga Lebit Murtishi

 

„Kur s`ke me ç`të mirresh, mirru me vetveten“. Është një urti e vjetër kjo, një urti e thënë në kushedi se ç`kohë, por, fatkeqësisht, me një energji tërheqëse gjer në kohët „moderne“. Edhe më mirë po t`i kishim punët, nuk do të duhej kaq kohë të humbim, madje duke rrezikuar vetveten, duke „analizuar“ dhe duke e „zhvendosur“ ate që historia e ka vendosur me kohë në vendin e vet.

Në fund të fundit, është pasuri kombëtare ky kolorit besimesh, se me këtë, edhe mundësitë për t`u „konvertuar“ janë më të mëdha. Por, të mos harrojmë se ndarja e „leksioneve“ „alla-kadarjançe“ dhe „jançeve“ të tjerë, se kjo ose ajo fe i duhet, ndërsa kjo ose ajo fe e dëmton kombin, më shumë se neveri individuale, mund të ndjellin rreziqe të paparashikueshme dhe të pa provuara ndonjëherë në truallin tonë.

Besimi është çështje individuale. Me këtë, jo njëherë kemi dëshmuar ne shqiptarët, se dijmë të nderojmë njëri-tjetrin, bile edhe të huajt, pa „leksionet“ e kadareve.

E kaluara nuk fshihet zotërinjë reformatorë! Gjurmët e të qënit pesëdhjetëvjet komunist i devotshëm nuk mund të fshihen duke lënduar mijëra të tjerë, në këtë rast besimtarët…

Rilindasit tanë na kanë lënë mësime të mjaftueshme për këtë temë. Edhe klerikët e të gjitha besimeve fetare janë shembull për t`i lakmuar. Çdo përzierje në „zanatin“ e huaj është jonjerëzore, është çoroditëse. T`u thuash shqiptarëve sot në shekullin 21, lëre këtë fe dhe merre këtë tjetrën, më shumë se fyerje, do të thotë tallje me ta. Mjaft janë tallur e po tallen të tjerët me ne, sëpaku nga vetja të kursehemi.

Shumëkush e di që në “francën e kadaresë” jetojnë rreth shtatë milion të huaj të besimit islam, dhe askujt s`i ka shkuar mendja t`i thërrasë në besim tjetër, për arësye, që vetëm një i mjerë mund ta dijë.

Përse nuk bëjmë thirrje për një „drejtim“ tjetër për shembull; për një drejtim uniteti dhe forcimi ndërmjet besimtarëve shqiptar; përse nuk bëjmë thirrje që komunitetet fetare t`u japin atributin kombëtar feve tona. Dhe përparaa se të lidhen me Arabinë, Stambollin dhe Romën, të lidhen mirë me Shqipërinë. Të tillë, dhe vetëm të tillë do na donte edhe Zoti më shumë.

Përse nuk përmendim rrolin e Fan Nolit në këtë fushë! Nuk besoj se „kadareve“ u bën më shumë se Fan Nolëve e Gjergj Fishtave për krishterimin; nuk besoj se u bën më shumë se at Shën Marku i Elbasanit dhe Don Lush Gjergji i kosovës! Do të ishte e udhës të kërkohet nga bashkësitë fetare mbarëshqiptare, që secila faltore në truallin tonë, të quhet shqiptare, t`i shërbejë shqiptarisë, se vetëm ahere i shërbehet Zotit. Të shembish ate që ndërtuan shekujt, do të thotë të presish gërmadhat që mund të të mbulojnë.

Nëse ndjekim logjikën e palogjiktë, që na e servon kjo kohë kopile, duhet të pranojmë „logjikën serbe“ se shqiptarët e Kosovës janë „serbë të islamizuar“.

Nuk është kokëlehtë kombi ynë, që të marrë apo të lërë, më shumë apo më pak seç morën e seç lanë popujt e tjerë. Atë që s`e bënë historitë më të errëta, s`e bëjnë dot as mendjet e errëta.

Kokëlartëve u duhet një derë Jerusalemi që t`i mësojë të përkulen!

Në truallin shqiptar nuk ka fe të huaj, çdo fe është shqiptare!

 

Bern 13.01.2011

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora