E hene, 05.05.2025, 12:11 AM (GMT+1)

Mendime

Vehbi Rafuna: Absurditeti i ynë shqiptar!

E merkure, 12.01.2011, 08:59 PM


Absurditeti i ynë shqiptar!

 

Nga Vehbi Rafuna

Themeluesi dhe kryetari I par I SHIL të UÇK-së

 

Pas raportit të Dik Martit,u hapen debate të ndryshme,pati reagime të ndryshme pati akuza të ndryshme,prap perqarje në mes veti,prap shpifje ndaj njëri tjetrit prap ajo mos syqeltsija shekullore te ne shqiptarët,prap gara se kush ësht ma patriot se tjetri,ironi,nënqmim ndaj njëri tjetrit shtrohet pyetja deri kur ne dot vazhdojm kështu.

Pse i fajsojm të tjerët e asnjëher nuk e fajsojm vetveten për kto qe po na ndodhin,kur për keto kontribuan shum intelektual e udheqës që u bën dor e zgjatur e pushtetit  kriminal serb por edhe Evropian,a mos vall keni harruar se kush i formoj komisionet për grumbullimin kinse të krimeve të bëra nga UÇK-ja meniher pas lufte,mos vall harruat se si ju qasem mbrojtjes kombtare dhe kolektive pas luftës,mos vall harruat se si e akuzuam njëri tjetrin para ndërkombtarve qe disa ishin miq tan por disa ishin armiq tan,mos vall harruat se si angazhoheshim për ta perjashtuar njeri tjetrin nga postet që i mbanim për të ardhur vet në ato poste apo pozita ,mos vall harruat si e denonconim njëri tjetrin te ndërkombtaret vetem per ta fituar perkledhjen e simpatin e tyre,të gjitha kto jan arsye pse pona ndodhin tani kto akuza ndaj të gjith kombit ton dhe UÇK-së sepse vet kontribuam në kët drejtim.

Pse asnje intelektual apo ekspert nuk e ngriti qeshtjen e të vrarve shqiptar ne ish armaten Jugosllavoserbe që na vinin te prer dhe te masakruar dhe hermetikisht të mbyllur në arkivole ku su lejojke hapja e arkivoleve nga percjellja ushtarake serbe,sepse po tu lejojke obduksioni i tyre kishte per tu argumentuar mungesa e organeve,pse askush nuk po merr iniciativ nga institucionet e vendit per inicimin e hetimeve ndaj te zhdukurve ton gjat luftes,qka jam shum i bindur se u jan marr organet ne Serbi dhe jan varrosur neper Serbi,perqka kjo heshtje deri tani pse nuk ësht ngritur zëri meniher pas lufte,kush ësht fajtor për këtë?ne jemi se kemi pranuar te quhemi shtet multietnik me 92% shqiptar,ne jemi fajtor që e pranuam termin konflikt e jo luftë,ne jemi që nuk i njohem vlerat e luftes as sod e ksaj dite,ne jemi fajtor që e pranuam termin Kosovar,që po ma perkujton kohën kur ne komitetin qendror te LKJ(Lidhjes Komuniste te  Jugosllavis )u muar qendrim që të gjith ata që dëshirojn të mos ken indentitet kombtar munden të regjistrohen si Jugosllav dhe për qudi ne at koh masë shumti pati intelektual dhe udheqës shqiptar nga Kosova që u regjistruan si Jugosllav vetëm për ta fituar simpatin e atyre udheqësve Jugosllave, e tani termi Kosovar po e zavendson atë Jugosllav dhe me knaqsi e shqiptojn neper media,debate intitucione kush ësht fajtor për këto abuzime të indentitetit tonë,tani edhe dokumentet po na shkruhen zyrtarisht me mbiemër se pari e pastaj emri qka nuk i pershtatet kombit ton dhe gjuhes shqipe,mjerim kush i ka fajet për këtë,lakmija e jon për pushtet,lakmija e jon për nenqmim të njëri tjetrit,lakmija e jon për përqarje ne mes veti dhe ku na qon kjo?sigurisht se në humner të pa fund.

Pse pasi të na ndodhin keto tentojm të mobilizohemi dhe ti kundërvihemi ktyre akuzave,po kta kemi qen qe dhet vjet pas luftës,ne qka kemi menduar gjat ksaj kohe........vallë a skemi pas kush na i tregon se qka dot ndodhin me neve,po ka pas por i kemi quajtur të qmendur,matufa e tj.Ju bëj thirrje si një shqiptar i Kosovës e jo Kosovar që ti lam anash përqarjet,nënqmimet,akuzat ndaj njëri tjetrit dhe niher e mir ti qasemi bashkimit sepse vetem të bashkuar mundemi ti kundërvihemi qfardo stuhije dhe akuzave te kujnado qofshin ato.

 

12.01.2011

Prishtinë



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx