Mendime
Kadir Shabani: Problemet e arsimit të mesëm profesional
E marte, 11.01.2011, 08:58 PM
PROBLEMET E ARSIMIT TË MESËM PROFESIONAL
Nga Kadir Shabani
Në kohën e të ashtuquajtur tranzicion, në arsimin e mesëm profesional në Maqedoni, janë bërë shumë ndryshime në emër të reformave në arsim, por, asnjëherë nuk u arrijtë dhe as që iu afruam nevojave reale të një reforme të mirëfilltë në arsimin e mesëm profesional. Për të mos u ndalur në ndryshimet që janë bërë në periudha të ndryshme të këtij tranzicioni, do të shohim se si qëndron situata në momentin e tanishëm:
I. Çështjet eksterne – jashtë shkollës:
1. Plan-programe që është e pamundur të realizohen
Kemi një Plan program të stërngarkuar i cili nxënësit i angazhon me 38-39 orë mësimore në javë, që është e pamundur të realizohet me kohë zgjatje të orës mësimore prej 45 minutash (e edhe me 40 minuta) dhe me punë të shkollave në dy ndërime. Për të realizuar këtë plan program kalohet në formalizëm që paraqet hapin e parë për krijimin e kushteve të rrënies së mësimdhënies e me këte edhe të mësimnxënies.
Fondi javor i orëve nuk duhet të kalojë mbi 33 orë në javë. Numri i lëndëve duhet të jetë më i vogël; e edhe numri i orëve për lëndë duhet të rregullohet dhe, veçanërisht i lëndëve të përgjithshme për të cilat mendoj se është i madh. Duhet lënë hapsirë më të madhe lëndëve profesionale se vetëm kështu mund të krijojmë kushte që nxënësit të aftësohen në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.
2. Kriteri i rregjistrimit (pranimit) të nxënësve
Nuk ka apo nuk aplikohet një kriter i pranimit dhe sistemimit apo orientimit të nxënësve në drejtimet e arsimit të mesëm profesional sipas aftësive e mundësive të tyre për drejtime të caktuara. Mungon një bashkëpunim dhe konsultim i domosdoshëm me prindërit dhe me mësimdhënësit e shkollës fillore në rastin e orientimit të nxënësve në arsimin profesonal.
Me këtë rast është e nevojshme që të informohen prindërit dhe nxënësit për profilet për të cilat ka nevojë më tepër shoqëria.
3. Bashkëpunimi i pushteteve
Nuk ekziston harmonizim i duhur në mes pushtetit qendror dhe atij lokal në hapjen e drejtimeve dhe profileve të nevojshme të arsimit profesional në harmoni me nevojat e organizatave punuese, administratës lokale e shtetrore dhe në përgjisësi për nevojat e shoqërisë, së paku për një afat të shkurtër, megjithse do të ishte më mirë për afat të mesëm apo afat më të gjatë.
4. Infrastruktura
Mungon infrastruktura nëpër shkolla. Në shumë prej tyre nuk plotësohen as kushtet minimale për realizim të mësimdhënies normale. Bëhen investime në çështjet jo parësore (primare). Po përmendim paisjen e shkollave me kompjuter në një moment kur ata nuk kishte ku të vendosen. Në mungesë të lokaleve e hapsirave të nevojshme nëpër shkolla, ky projekt dështoi gati plotësisht. Një numër i madh i këtyre aparaturave u shkatëruan e dolën nga përdorimi fare pa u përdorur e pa u futur në rrjetë përdorimi. Ato nuk shërbyen as si mjete të lëndës së informatikës.
5. Numri i nxënësve për paralele
Numri i nxënësve nëpër paralele edhe me ligj, ku maksimumi parashihet 35, është i madh e lëre më se si ndodh në praktikë, ku hasen pralele edhe me 40 e ndoshta edhe më tepër nxënës në paralele.
Dukuri që sado pak e dëmton procesin edukativo - arsimor, është edhe lëvizja e madhe e nxënësve nga një shkollë në një tjetër. Kjo nuk bëhet për arsye se kështu diktojnë nevojat apo aftësitë e prirjet e mxënësve por nga intervenimet e njohësitë, e në ndonjëherë edhe ..., që në shumë raste largimi i nxënësve nga shkolla bëhet për shkak mungesave e sjelljeve. Kjo gjë sjell në çrregullime të mëdha në klasat dhe shkollat ku këto nxënës riregjistrohen.
6. Përcjellja e procesit edukativo-arsimor
Mungon respektimi i normave e rregullave pedagogjike, metodike e didaktike në shumë aspekte të procesit të mësimdhënies. Megjithëse në kuadër të Ministrisë së arsimit ekzistojnë një numër i madh entesh e institucionesh që duhet të përcjellin, këshillojnë e vëzhgojnë procesin edukativo- arsimor nëpër shkolla, një gjë e tillë nuk realizohet si duhet, për të mos thënë aspak, pasi këto pos që janë të ndikuar nga politika, nga e cila edhe janë ,,furnizar me të punësuar jo adekuat dhe me përgatitje të jopërkatëse, të cilët edhe nuk e njohin punën dhe detyrën që kanë.
Jemi dëshmitarë se këto dy dekada thuajse këto punë bëhen vetëm formalisht. Kontrollohen ditarët dhe gjëra administrative dhe çështje tjera se a janë evidentuar pa mos ça kokën se a janë këto të realizuara dhe si janë të realizuara. Edhe në rastet kur gjejnë mungesa në evidentime, këshillojnë të evidentohen, pa marrë parsysh se a janë realizuar.
7. Furnizimi me mjete
Ministria këto dy vitë shpenzoi një numër të madh mjetesh për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Vitin e kaluar u furnizuan me tekste shkollore vetëm në disa lëndë ( dy tre lëndë) edhe ate nga lëndët e përgjithshme, ndërsa këtë vit, në më shumë lëndë edhe ate, në lëndët profesionale. Por vallë, a ishin në nivel të duhur tekstet nga aspekti shkencor e didaktik? Konstatimi im është se pati mangësi. Në disa tekste ka përfshjirje të tepërt të materialit shkencor që nuk i përshtatet programës mësimore. Disa materiale e përmbajtje dhe mënyra e shtjellimit të tyre nuk i përshtsteshin moshës së nxënësve. Kishte raste kur nuk i kushtohet rëndësi sa duhet përfshihen disa çështje thelbësore e kuptime themelore.
Çështje më vete janë tekstet e përkthyera në gjuhën shqipe. Këto tekste pos mangësive të përmendura, shoqërohen edhe me mangësi që vijnë nga përkthime jo në nivel. Në shumë tekste të pëkthyera ka gabime shkencore që janë shkaktuar nga përthyes që nuk e kanë njohur terminologjinë shkencore të lëndëve përkatëse. Që të përkthehet një tekst nuk mjafton vetëm gjuhëtar i mirë por është e domosdoshme edhe konsultim i gjuhëtarit me profesionist të lëndës.
Munguan tekste të autorëve shqiptarë si pasojë e diskriminimit me rastin e hapjes së konkursit nga ana e Ministrisë, ku kërkohej që konkurimi të bëhet me tekste të përkthyera në gjuhën maqedone. Këto dhe shumë gjëra tjera që është e pamundur të ceken, pasi janë të shumta, nuk i arsyetojnë mjett e shpenzuara për furnizimin e nxënësve me tekste.
II. Çështje interne – në kuadër të shkollës
1. Kriteriumi vlerësimit
Nuk respektohen kriteret e krijimit të një vlerësimi të mirëfilltë të anagzhimit e njohurive e aftësive të nxënësve në krijimin e notës reale. Çështja e notimit është përtfshirë nga testomania. Për tu notuar nxënësit në të shumtën e rasteve bëhen testime me teste që shumë pak iu afrohen standardeve të duhura. Nga ana tjetër në infrastrukturën që kemi ka shumë hapsirë për kopjime, sa që nxënësit i mësojmë se si të kopjonë, për të mos thënë, si të vjedhin. Disa mësimdhënës nuk i respektojnë këto kritere apo edhe nuk i njohin! Kam bindjen se këto gjëra më shumë vijnë nga devijimet që e shoqërojnë gjegjësisht e kanë kapluar shoqërinë në përgjithësi si pasojë e politizimit të arsimit.
2. Bashkëpunimi
Mungon bashkëpunimi i domosdoshëm me prindërit, bashkëpunimi në kolektive dhe bashkëpunimi në aktive profesionale. Kohët e fundit interesimi i prindërve është në një nivel alarmues. Vështirë është të realizojsh mbledhje prindore. Në rradhë të parë nxënësit nuk i informojnë prindërit e nga ana tjetër shumë prindër nuk iu përgjigjen thirjeve të kujdestarëve dhe zgjidhjen e kërkojnë në gjetjen e të njohurve dhe militantëve partiak që përmes tyre të përmirësojnë notat në fund të vitit. Dukuri kjo, që është për keqardhje, por shumë e përhapur, që më së shumti i dëmton fëmijtë e tyre dhe vetë ato, e nga ana tjetër edhe mbarë shoqërinë.
Në shumë kolektive ekzistojnë ndasi dhe grupacione që pengojnë bashkëpunimin kolegial si një faktorë shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Aktivet profesionale janë përfshirë nga formalizmi dhe është vështirë të ngresh iniciativa të për organizime të ndryshme, si: formimi i grupeve të aktiviteteve të lira në lëmi të ndryshme, organizim të vizitave të organizatave punuese, skollave të tjera , qofshin ato të drejtimeve të njejta ose drejtimeve tjera, organizimi i garave të ndryshme, e të ngjajshme.
3. Organizimi i nxënësve
Mungon veprimtaria e nevojshme dhe organizimi i Bashkësive të klasave. De jure këto ekzistojnë por de fakto fare pak funkcionojnë. Me organizimin e duhur dhe funkcionimin e mirëfilltë të Bashkësive të klasave mendoj se arrihet shumë në krijimin e personalitetit të nxënësit dhe aftësimin e tij për të respektua shokët kolegët dhe organet e institucionet.
Jan këto vetëm disa nga shumë çështje që kanë sjellë në një nivel shumë të ulët dhe kritik të mësëmnxënies së nxënësve që na shoqëron në këtë kohë të trazicionit, të cilin ne e zgjatim më duket se në pakufi, dhe kështu, do të nxjerim kuadro të pa përgatitur që në të ardhmen, edhe po të rregullohet situata, nuk do të mundin e as që do të dijnë të udhëheqin në shoqëri e nuk do të dijnë të gjinden në rrethanat e reja. Kështu krijohen kushte që gjithmonë të jemi të nënshtruar.
Është koha e fundit që politika, në vend që të politizojë arsimin, duhet të ndihmojë ate në sjelljen e rregullativave ligjore për përmirësimin e procesit edukativo-arsimor dhe krijimin e kushteve për përmirësimin e procesit të gjthmbarshëm në arsim. Përndryshe do ta kushtojë shtrenjtë si shoqërinë, e mos të flasim si organizime politike e si individ.