Mendime
Agron Shabani: Kali i Nastradinit...
E diele, 09.01.2011, 08:57 PM
Kali i Nastradinit...
Nga Agron Shabani
1.Thonë se Nastradin Hoxha dikur e kishte pasur një atllar(kali) të harlisur saqë ia kishte mërzitur shpirtin me hujet, hingëllimet dhe shqelmimet e tij të përditshme.Kështu që një ditë prej ditësh Nastradini(Hoxha) i mërzitur nga hujet dhe tekat e përditshme të kalit të tij kishte vendosur që këtë të fundit(kalin) ta qes në "pazar"(treg) për ta shitur dhe hjekur qafe.Por, ia që Nastradinit të shkretë nuk po ia blente askush kalin e harlisur dhe me huj të madh.Me c´rast, i mërzitur akoma me shumë për kalin që nuk po ia blente askush në pazar:Nastradini i ishte drejtuar "miletit"(popullit) me këto fjalë: Ore burra nuk e kam qitur kalin timë në pazar(treg) për me e shitë, por me iu tregua juve miletit(popullit) tim se me kënd po e coj jetën.
2.Kryeministri aktual( në dorëheqje) i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci si duket ka rënë në hall dhe në siklet të madh me hujet dhe hingëllimet e përditshme( herë "patriotike" dhe here proletare dhe serbo-pansllaviste) të liderit të AKR-së dhe bisnesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacollit i cili vetëm e vetëm për ta "fituar" postin e presidentit të Republikës së Kosovës( lëxo: me as 6 % të votave të përgjithshme të elektoratit kosovar!) nuk po lënë gurë as dru pa rrotulluar si thotë populli ynë.Ndërkohë që ditë me parë Behgjet Pacolli i tha gazetës së njohur antishqiptare dhe ultranacionaliste "Politika" të Beogradit se nëse ky i fundit(Pacolli pra!) do zgjedhej kryetar i Kosovës do ti kthentë të të gjithë serbët e mundshëm në Kosovë.Duke i përbuzur dhe injoruar kështu lotët, vuajtjet dhe Ankthin e Madh të mijëra familjeve shqiptare në vendin tonë që nuk po dijnë asgjë mbi fatin e me të dashurve dhe me të afërmeve të tyre të zhdukur pa gjurmë nga soldateska dhe falangat serbe që nga lufta e fundit në Kosovë!!!! I njëjti(Behgjet Pacolli) tashti na del në "mbrojtje" të Hashhim Thacit dhe UCK-së !Duke kërkuar madje(shih ti!) edhe tryeza të ndryshme kombëtare lidhur me shpifjet dhe aktakuzat e njohura të Dick Marthyt nga Zvicrra.Ndërkohë që po ky Behgjet Pacolli liderit të PDK-së dhe kryeministrit kosovar, Hashim Thacit si "parakusht themelor ose supstancial" për ndonjë koalicion të mundshëm(eventual) të AKR-së me PDK-së:Pos "programit" të tij fund e krye serbo-ruso-pansllavist ia ka vënë edhe eliminimin me cdo kusht të Ramush Haradinajt dhe AAK-së nga "koalicioni" i mesipërm në fjalë.Duke u shprehur madje, citat i "ofertave" të Behgjet Pacollit:Ose ne, ose AAK-së"!!! Apo "Asgjë të re në senatin dhe prokurorinë bizantine të Romës"(...).
3.Habitë fakti se "Behgjet patrioti" i Rusisë dhe Serbisë nuk ishte aq i "zjartë" ose aktiv si tani në rastin e Thacit edhe ndaj burgosjeve dhe aktakuzave të mehershme të ish pjesëtarëve dhe komandantëve me në Zë të UCK-së.Por, ia që tani Pacolli duket se e ka nuhatur "shijen proletare" dhe "internacionaliste" të "republikës ahtisariane" dhe "unmikistane" të Kosovës.Përkatësisht, të "narodit proletar" dhe "internacional" në Kosovë dhe po donë që me cdo kushte të na bëhët "shoku Tito" i Kosovës.Qofshim të gabuar kësaj radhe por "Në Moskë po fryejnë sërish erëra bizantine" do të thoshte dikur Napoleon Bonaparta i Madh.