Mendime
Alban Dega: Opozitë apo freskozitë
E hene, 10.01.2011, 08:09 PM
OPOZITE APO FRESKOZITE !?
Nga Alban Dega, Nju Jork
Cfare ben opozita!?
Rrah uje ne havan.... Deklarata pas deklaratash te liderit te saj Edi Rama perballe aktesh e veprimesh gjithnje e me antidemokratike te nje pozite agresive, te nje autokrati te vetdeklaruar si Sali Berisha.
Opozita dhe lideri i saj Edi Rama ka deshtuar. Kam qene disa here kunder doreheqjes se tij . Sot eshte koha qe ai te jape doreheqjen nga njeri post: ose ai i kryetarit te Bashkise se Tiranes ose nga ai i liderit te PS-se. Ose nga te dyja!
Asnje nga premtimet e tij politike nuk i ka mbajtur dhe po i shkel perdite. Po vepron tamam si nje sepate pa bisht apo si nje makine pa timon. Elektorati i tij eshte totalisht i zhegnjyer . per te mos perodrur nje term me te forte, i tradhetuar.
Ne vend te merret me shkakun, ne vend qe te sensibilizoje e mobilizoje elektoratin e popullin per te luftuar shkakun, nuk merret as me pasojat.
Opozita shqiptare ka deshtuar teresisht ne cdo veprim te saj politik gjate me shume se pese vjeteve te fundit.
Tamam freskozite ne kohe te nxehta. Ne cdo vend demokratik te Botes detyra paresore e opozites eshte te demaskoje e luftoje shkakun e cdo fatkeqesie e cdo lloji qofte: natyrore, njerezore, ekonomike, sociale, financiare e se pari politike, sic eshte ne rastin konkret qeverisja e korruptuar dhe krejt e paafte e Berishes.
Opozita shqiptare ben te kunderten... Me veprimet ose mosveprimet e saj opozita shqiptare i vjen ne ndihme, i ben fresk asaj duke u bere hamalle dhe sherbetore e kesaj politike te mbrapshte.
Shkaktari i kesaj fatkeqesie qe rrezikon te kthehet ne nje katastrofe te vertete, qeveria Berisha dhe klani i tij stalinist sulmojne opoziten, sikur ta kishte ajo fajin... Katilat e katileshat e korruptuara qeveritare shkojne deri aty sa i quajne opoziten e lideret e saj katila. Hajduti therret kapeni hajdutin!
Opozita shtrin zverkun dhe mbledh e shperndan ndihma humanitare per fatkeqet e Shkodres, per viktimat e keqeverisjes berishiane. " Plluq... plluq... Plluq... plluq"
Goditje ne pikat me te dobeta apo paterice e keqeverisjes !?
Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje dukuri e tille... Eshte krejt i fresket rasti i tragjedise se Gerdecit, me 26 te vrare , me qindra te plagosur e milione euro e pasuri te popullit te hedhura ne ere nga korrupsioni qeveritar i se njejtes qeveri.
Ne vend ti ngrinte peshe zgjedhesit e popullin kunder "kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit" sic shkrujti " The New York Times" , kryetari i opozites i futi krahun dhe e ktheu opoziten ne nje paterice te keqqeverisjes Berisha. Rast unikal ne boten e sotme!
Eshte krejt e fresket pervoja e hidhur me greven e urise se veres se vitit te kaluar, kur qindra greviste te opozites rrezikonin jeten per hir te votes se lire ne syte e mbyllur dhe indiferencen totale te kryeministrit dhe klanit te tij. U organizua vetem nje proteste gati sporadike dhe krejt e flashket ne Korce qe as ia prishi tymin e cigares qeverisjes me vota te vjedhura.
E njejta gje edhe sot... Protestat e njoftuara me buje ne vend te pershkallezoheshin e vazhdonin edhe me te fuqishme duke i shtuar edhe fatkeqesine e Shkodres u lane ne harrese.
Pse? Pak hamej ka Shkodra pa u shtuar edhe deputetet e lideret e PS-se!?
Me kete opozite... Berisha do ia kaloje edhe Enverit ne pushtet
Te djegish raste si ai i tragjedise Gerdeci, si vjedhja e votave, si fatkeqesite e perseritura te Shkodres, qe kercenojne te kthehen ne tragjedi me pasoja katastrofike.... do te thote qe kjo opozite eshte me teper se freskozite per qeverisjen e korruptuar shqiptare. Me veprimet dhe mosveprimet e saj, me strategjine dhe taktikat qe ndjek deri tani opozita shqiptare me shume se opozite meriton titullin freskozite
Me nje opozite te tille, Sali Berisha dhe klani i tij nepotik, mafioz e i korruptuar do te qendrojne ne pushtet jo vetem edhe 35 vjet, por do t'ia kalojne e jo vetem Enverit por edhe vete dinastise ala Kim Ir Sen ne Korene Veriore.
Nese qeverisja aktuale shqiptare eshte fatkeqesia numer nje e Shqiperise atehere kjo lloj opozite e deritanishme eshte fatkeqesia numer dy e saj. Mos valle ajo dhe lideret e saj presin qe Berisha, Topalli e compani t'ia dhurojne pushtetin ne sinine e arte per syte e bukur apo hamallekun ne sherbim te tyre.
Permbytja e Shkodres, Gerdeci, Otrantoja... jane pasojat e tyre e jo shkaku. Zot ruaje Shqiperine dhe demokracine e saj se me kete qeverisje te korruptuar e me kete freskozite ajo eshte e mbaruar!