E diele, 04.05.2025, 11:31 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Pse i bojkotoi populli zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 në Kosovë?

E diele, 09.01.2011, 08:59 PM


PSE I BOJKOTOI POPULLI ZGJEDHEJT E 12 DHJETORIT 2010 NË KOSOVË ?

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Me 12 Dhjetor 2010 Kosova u ndesh me një proces të konstruktuar zgjedhor pas të cilit janë kancelarit e huaja dhe të GNS (Grupi për Negociata me Serbinë). Koreografia e skenari i këtij procesi të konstruktuar zgjedhor ishte hartuar vite më parë kur në rrugë ilegale u vazhdua mandati i këtyre institucioneve të shkarkuar, për mos besim ndaj tyre, nga Parlamenti i Kosovës, i dal nga po kjo kuzhinë.

 

SI DO TË DUHEJ TË ISHTE?

 

Në kushte normale Zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes së pavarësisë është dashur të mbahen tre muaj pas shpalljes se pavarësisë. Detyra e par e tyre do të ishte:

 

- regjistrimi i popullsisë

detyra e dytë do të ishte;

- hartimi i Projekt Kushtetutës dhe Projekt Ligjeve përcjellëse të shtetit,

dhe detyra e tret pastaj do të ishte

- organizimi i referendumit popullor për miratimin e tyre .

 

Natyrisht se nëse do të zgjidheshin mandatarët e tillë, të dalë nga vota e popullit, ata kurrë nuk do të mund t`i korruptonte, t´i shantazhonte e as t`i detyroi askush që me dhunë të pranojnë Kushtetuta, Ligje, identitetin fals, himnin, festat dhe flamurin e huaj kolonial për Kosovën.

 

DIKTATI I DIKTATURËS TË PERANDORISË GLUBALISTE TË BE

 

Për t´u realizua ky skenar BE i duhej të mban Kosovën në gjendje të përhershme të jashtëzakonshme, sepse duke krijuar kriza artificiale, ata vazhdojnë imponimin e vullneti të vet dhe pamundësimin e realizimit të vetëvendosjes së Kosovës. Prandaj sundimi diktatorial nga Perandoria Globaliste e BE në vitin 2008 morri vendimin që GNS-ës të ia vazhdoi mandatin pa zgjedhje të rregullta. Sepse përmes të GNS kishte mundësi reale për instalimin e institucioneve koloniale të EULEX-it e të institucioneve vasale vendore, dhe përmes tyre edhe të imponohet Kushtetua dhe Ligjet e BE në vendin ton.

 

Nuk ka dyshim se disa nga Fuqitë e vjetra koloniale të Evropës brenda BE nuk po munden të pajtohen me dështimin e shkatërrimit të projektit të tyre antihistorik të ish Jugosllavisë, dhe ja tani sërish po duan që Kosovën ta përdorin si urë për ripërtrirjen e ish Jugosllavisë përmes të idesë të “Ballkanit Perëndimor” . Për këto arsye Brukseli i inskenoi “zgjedhjet e jashtëzakonshme”, që përmes tyre të vazhdoi mandati e GNS, për ta përdor atë në bisedime me Beogradin, si instrument të vetin!

 

LUFTA PËR ZGJËRIMIN E SFERAVE KOLONIALE TË INTERESIT DHE KOSOVA

 

Interesimi i disa nga Fuqive të vjetra koloniale të Evropës brenda BE, që Serbinë ta fusin nën sqetullën e BE përmes të koncesioneve në dëmin e Kosovës, në dëmin e Sangjakut, në dëmin e Vojvodinës, në dëmin e Bosnjës etj. motivohet me dëshirë që BE të merr nën kontroll tëra vendet e bllokut ish socialist para se të shtrin SHBA ndikimin e vet në këto vende. “Kushtet” që i ve BE për anëtarësim për shtete normale nuk vlejnë për ato vende që konsiderohen si koloni të reja. Sepse po të ishte kështu Greqia, Rumania, Bullgaria dhe disa vende tjera kurrë nuk do t´i plotësonin këto “kushte” dhe kurrë nuk dom të hynin në BE!

 

BE kurrë nuk është pajtuar me prezencën e SHBA në Evropë dhe as me faktin se SHBA është Superfuqia e vetme botërore. Për të krijuar një kundërpeshë SHBA, ata diku hapur e diku fshehur po e mbështesin zhvillimin ekonomik e ushtarak të Rusisë, Kinës , Iranianit si edhe gjithë kundërshtarët tjerë të SHBA.

 

POPULLI E ZBULOI SKENARIN DHE I BOJKOTOI ZGJEDHJET HAPUR

 

Skenaristët dhe koreografet e “zgjedhjeve të jashtëzakonshme” kanë qen të vetëdijshëm se për të organizuar zgjedhje normale, së pari duhet të behet regjistrimi i popullsisë, nga i cili do të dilte numri i saktë i votuesve dhe vendqëndrimi i tyre. Kjo do të pamundësonte tëra llojet e manipulimeve dhe vjedhjeve të votave edhe të gjallëve edhe të vdekurve, edhe të vendorëve edhe të mërgimtareve. Po të mbaheshin zgjedhjet e rregullta pas regjistrimit të popullsisë, subjektet tjera do të kishin kohë të mjaftueshme për përgatitje dhe kjo do të garantonte humbjen e zgjedhjeve nga ana e GNS. Kjo do të ishte edhe fundi i sundimit kolonial mbi Kosovën. Prandaj edhe u mbajtën zgjedhjet në kohë pa kohë e shpejt e shpejt, me shpresë se GNS do të rinstalohet në institucione edhe për një mandat tjetër ilegal! Dhelprës i duhej mjegulla, prandaj u imponuan “zgjedhjet e jashtëzakonshme” me skenar të kurdisur, në vend të zgjedhjeve të rregullta pas regjistrimit të popullsisë.

 

Krijimi i FER-it dhe nxitja agjenturore që Lëvizja Vetëvendosje të merr pjesë në zgjedhje ishte pjesë e skenarit për të nxitur pjesëmarrjen sa ma masive të popullsisë në zgjedhje, që të maskohet farsa e tyre dhe që GNS, në bisedime me Serbinë të ketë “legjitimitetin” demokratik të “shumicës”!

 

Atyre ju duhej që në votime të dalin së paku 51% e votuesve, për të pas të drejtën të flasin në emër të shumicës. Prandaj kryeministri i shkarkuar për shkak të mosbesimit ndaj qeveris të ti, vazhdimisht bënte thirrje për dalje masive në votime që të duket pjesëmarrja e madhe, ndërsa rezultati e tyre e dinte qysh më parë! Nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merrte pjesë në zgjedhje i tërë ky skenar do të dështonte sepse “zgjedhjet” do të mbaheshin vetëm me anëtarësinë e partive të Ahtisarit. Për këto arsye, në parim isha kundër pjesëmarrjes se Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje në këtë formë, sepse e dija se qëllimi ishte që Lëvizja Vetëvendosje të hiqet nga rruga dhe kështu të heshtën abuzimet e pushtetarëve.

 

Por, skenari edhe ashtu dështoi sepse populli i bojkotoi zgjedhjet aq hapur sa KQZ u detyrua ta pranon faktin se 52.5% e votuesve nuk dolën fare në zgjedhje. Populli, duke i bojkotuan zgjedhjet e montuara tregoi pjekuri shumë të lartë politike. Sepse kjo e bën të qarte se pakica në institucione nuk mundet të flet legalisht në emër të shumicës! Duke dal në votim vetëm 47.5 % ata morën vetëm më pak se gjysmën e votave të përqindjeve të publikuara. Pra, një parti qe ka 30% te votave të pjesëmarrësve në zgjedhje, në realitet i ka vetëm 13% të votave të numrit të përgjithshëm. Prandaj shtrohet pyetja se si dikush ka mundësi të krijon qeveri me 13% të votave?

 

KQZ MORRI PJESË AKTIVE NË VJEDHJEN E VOTAVE

 

Ndodhi që kodin e mirësjelljes para zgjedhjeve të mos e nënshkruan Lëvizja Vetëvendosje dhe që pas zgjedhjeve pikërisht Lëvizja Vetëvendosje të e denoncon subjektet, që e nënshkruan atë kod, për vjedhje votash. KQZ e prano se në 44% te vendvotimeve ka pas vjedhje që janë zbulua. Ndërsa vjedhjet e pa zbuluara janë 100%! Në vjedhje ka marr pjesë edhe KQZ me ujin fals stërpikës dhe me betarit false me dritat ultra violete false, që mundësuan votimin e shumëfishtë të hajnave të votave. KQZ para zgjedhjeve i morri dy milion Ero nga qeverisa e shkarkuar për këtë teknikë që do të shërbente për falsifikimin e rezultatit të tyre, për të mundësuar vazhdimin e qëndrimit në pushtet të Grupi për Negociata me Serbinë (GNS) të Rambujesë dhe Vjenës!

 

Po të vepronte shteti juridik në Kosovë, Gjykata Kushtetutës do të duhej t´i anulonte zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 në tërësi dhe ata që morën pjesë në vjedhjen votave, do të duhej të përfundojnë në burgje. Por si e pamë me rastin e shkarkimit të Presidentit, në fund të mandatit, për një shkelje që ai e kishte bërë që nga fillimi i mandatit, për të arsyetuar mbajtjen e “zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, u pa se kjo gjykatë përdoret për nevoja politike e jo për të vendosur shtetin juridik.

 

SUBJEKTET E DËMTUARA DUHET TË MOS E PRANOJN REZULTATIN E ZGJEDHJEVE DHE DUEHT TË KËRKOJNË ZGJEDHET E RREGULLTA PAS REGJISTRIMTI TË POPULLSISË

 

Nuk ka dilemë se zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 u zhvilluan në dëm të proceseve shtet ndërtuese dhe të perspektivës së vendit ton . Ato u kriminalizuan dhe u keqpërdorë skajshmërisht, sa nga demokracia mbeti vetëm një karikaturë e shëmtuar.

 

Prandaj Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje nëse marrin erë sadopak nga politika, ato duhet të mos e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të bazuara në vjedhjen e votave dhe të kërkojnë anulimin e tyre dhe zgjedhje te rregullta pas regjistrimit të popullsisë.

 

Në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 të gjithë dolën humbës. Ma së shumti humbi Kosova në vlera demokratike dhe etike!

 

Zgjedhjet i fitoi vetëm DIKTATURA E EULEX-it, sepse vetëm duke u mbajtur Kosova në tensione të jashtëzakonshme, ka mundësi të arsyetohet Diktatura e EULEX-it më Kosovë!

 

Kjo analizë nuk merret me demaskimin e as një grupi të veçanet vasal të Ahtisarit, sepse kështu si po vepron ish partia në pushtetin e UNMIK/EULEX-it, kanë veprua e do të vepronin secila nga ato parti që e kanë miratua Planin antishqiptar të Ahtisarit! Ata që rreshtohen nën flamurin e huaj dhe bëjnë partneritet me sundimtarët në vendin e vet, dihet se si quhen!

 

Edhe ato shtete që pa mandat kohor, me ushtritë e veta shkojnë në vendet e popujve e tjerë dhe i çarmatosin ushtarët vendas e ua shkatërrojnë armatimin e tyre e ju diktojnë popujve vendor se çfarë kushtetute e çfarë ligjesh, çfarë himni e çfarë flamuri e çfarë identiteti kombëtar duhet të ketë, dihet se si quhen!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx