Mendime
Ismet Uka: Sindikatat punëtore kosovare nuk janë në shërbim të punëtorëve...
E merkure, 12.01.2011, 08:58 PM
Sindikatat punëtore kosovare nuk janë në shërbim të punëtorëve por ato po bashkë veprojnë me ata të cilët punëtorisë kosovare po ja shkelin të drejtat legjitime.
Nga Ismet Uka, Vushtrri
Ish Minator i Kombinatit Trepça
Pas çlirimit te Kosovës qe edhe punëtoria kosovare dha kontribut shumë te çmueshëm për çlirimin e saj, filloj te mjegullohet pozita e punëtorisë kosovare dikur si forcë gjeneratore për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës ne te gjitha poret e jetës dhe punës. Me çlirimin e Kosovës ndryshuan shumë gjana qe punëtorit kosovar ju tjetërsua pasuria te cilën pasuri e kishte krijuar dekada me radhë. Kjo pasuri e punëtorisë kosovare ju la ne menagjim
A K M-ës, e cila organizatë për punën e saj i përgjigjej kërkujt hiq UNMIK-ut përfaqësuesit e vetëshpallur te sindikatave te Kosovës u rreshtuan ne anën e atyre qe pasurit e punëtorisë kosovare i shiten dhe po i shesin ne mënyrë te kundër ligjshme. Pra, sindikatat e vetëshpallura kosovare nuk bënin luftë sindikale si te mbrohet pasuria punëtore po bënin luftë si te futen ne radhët e AKM-së e gjatë pazarit kundër ligjor individualisht ta përfitojnë ndonjë mëditje apo edhe diçka ma shumë. Pra, atakun kundër pronës se punëtorisë kosovare qe u shit me një çmim nënçmues ku punëtoria ishte e ditur qe po jetë ne rrugë dhe Kosova si shtet nga kjo shitje nuk po fiton kurgju e sindikata për ketë gjest kriminel po i fut veshtë ne lesh, kjo shukatje e tyre është për tu dënuar sepse ndaj punëtorit Kosovar u bë padrejtësi e madhe kurse sindikata bën marketingje televizive duke e promovua veten si mbrojtëse e te drejtave te punëtorisë kosovare a ne esencë ju ka bashkëngjit valles se dreqit qe punëtorin kosovar e ka lan ne rrugë pa bukë.
Dihet mirë ligjet te cilat kanë ekzistua ne ish-krahinën autonome te Kosovës pra ndërmarrjet dhe fabrikat pronar te vetëm legjitim e kanë patur punëtorin ne bazë te atyre ligjeve, mirëpo është për tu habit se ligji mbi punën e bashkuar i cili ligj ka qen ne favor te punëtorisë dhe punëtorin e ka bërë pronar te pronës te ndërmarrjes ku kanë punuar këto ligje su murrën parasysh dhe kurrë për çudi su aplikuan pas lufte. Kurse shumë ligje penale kur ishte ne pyetje për tu dënuar dikush me burg u aplikojshin, kurse kur ishte fjala te ligjet humane qe duhej te trajtohej punëtori ne bazë te ligjit deri sa te aplikohen ligjet e reja kurrë su punua me ato ligje sepse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk solli ne Kosovë qumësht edhe mjaltë siç kemi menduar .
Pra, ne Kosovë u vendos një pushtet rregulloresh te cilat silleshin brenda nate qe qytetarin kosovar por edhe punëtorin e dëmtonin ne formë shumë te egër shumë te pa para ne rruzullin tokësor. Popullata shqiptare e Kosovës me kët metodë te punës ishte e pa kënaqur por kësaj metode diskriminuese ju bashkëngjiten edhe njerëzit e politikes kosovare por mjerisht kësaj valle ju bashkëngjitën edhe sindikata e vet shpallur e Kosovës e cila ne vend qe ti mbroj te drejtat e punëtorit ju bashkëngjit rrymave ne pushtet qe diskriminonin punëtorin pra Kosovës i ka munguar ligi i punës dhe punëtori ende ne Kosovë nga pronari konsiderohet si rob i pronarit aj me punëtorin bën çka te donë dhe si te donë .
Për punëtorin kosovari punsuar ne nderrmarrje private nuk dihet orari i punës as kur ja fillon e as kur mbaron, sigurimin shëndetësor nuk e ka te garantuar punëtori Kosovar e ka te ndaluar te sëmuret sepse pushimi mjekësor si paguhet dhe mbetet ne rrugë nëse pushimi i zgjat ma shumë se 15 dit ora e punës paguhet sipas dëshirës se pronarit. Ligj për sistemin shëndetësor te Kosovës nuk ka. Ligji i punesë tani kohen e fundit asht aprovua por ende nuk ka hi ne aplikim
.
Kosova po hyn ne një sistem i cili nuk po dihet se qfar sistemi është, bile nuk po din te tregojnë edhe këta mësuesit e demokracisë te cilët erdhën për t’na ndihmuar qe te funksionalizohet shteti ligjor. E nëse bëhet fjalë për shtet ligjor se pari këta ndërkombëtaret një shtet qe ju përmbahet rregullave te drejtësisë nuk ju konvenoj te jetë Kosova sepse ata neve na testuan dhe e pan se letë korruptohemi aq shpejt sa qe shitemi për çmim shumë te ultë e pan qe le qe shitemi por fare nuk mendojmë qe edhe dikush afër neve duhet te jetoj dhe duhet tu përshtatemi rrethanave te krijuara pas çlirimi qe secili qytetar i Kosovës mos ta ndijë veten te braktisur. Pushtetarët tan menjëherë pas çlirimi e futen ne funksion luksin për veti dhe familjet e tyre bile me ketë luks qe bënin udhëheqja Kosovare natë kohë i çuditi dhe habiti ndërkombëtaret sepse luksi ne fillim u bënte me donacione qe i jepnin shtetet Evropiane sa për tu nis nga zeroja dhe sa për ti funksionalizuar institucionet.
Duke par ndërkombëtaret se kanë ardh ne një teren shumë te pa përshtatshëm me njerëz mendjelehtë dhe me njerëz qe vërtet su intereson fati i keti populli UNMIK-u e futi ne opsion njëfarë rregulloreje për pensione te popullatës te cilët i kanë mbush mbi 65vjet por lartësia e pensionit dot jetë një here për njëherë vetëm 20€. Pra nga ky benificon I cili ju afrua kësaj popullate e i cili ishte shumë fyes filluan duar trokitjet e udhëheqjes Kosovare se bashku me Sindikatat e vet shpallura duke u deklerua se po fillon se zbatuari ligji për trajtim te qytetarëve sipas rregullave dhe normave Evropiane e duke harrua se vetëm çmimet e artikujve ushqimor shiten ne Kosovë sipas çmimeve te tregut Evropian, kurse pensionet e qytetarëve sa një kafe e mëngjesit te një udhëheqësi Kosovare se bashku me ata ndërkombëtar.
Kur e pan ndërkombëtaret se ky far trajtimi fyes i qytetarëve Shqiptar u prit mirë nga Sindikata dhe udhëheqja Kosovare tani filluan qe ti thërrasin qytetaret dhe tu kërcënohen se ju qytetar te nderuar duhet nga sodë e tutje te hani bar e ti paguni faturat e rrymës ,ujit, telefonit ,mbeturinave, tatimin mbi pronë pra tatimin e shtëpive te banimit ti paguni kontrollet mjekësore e ti bleni edhe barnat krejt këto me 20€ pension te caktuar nga UNMIK-u ne mënyrë lineare për ata qe kanë punuar dhe për ata qa skan punuar .
Prapë Sindikata veshtë ne lesh për kit diskriminim te haptë qe ju bahet qytetarëve ne Kosovë nga pushteti UNMIK-ut por edhe aj vendor duke mendua qe qytetaret Shqiptar te Kosovës e han dushkun për gogël e se din qa dot thotë trajtimi i qytetarëve ne shtetet e mirëfillta demokratike .Nen kushte dhe rrethana te funksionimit te pushtetit demokratik Qytetaret e Kosovës ka qen dashur te trajtohen ne mënyrë shumë ma tjetër se qysh janë trajtuar sepse trajtimi i qytetarëve te Kosovës pas lufte pak ka dalluar nga trajtimi i regjimit te kaluar i para luftës duke e përjashtua represionin fizik i cili u bënte mbi ta ne kohen e regjimit te kaluar. Pra, nga ajo padrejtësi e madhe qe e përjetuan qytetaret e Kosovës dhe punëtoria e saj ne te kaluarën ne vazhdimësi kjo padrejtësi po vazhdon edhe ne ditët e sotme ku pushtetet janë te shumta ne Kosovë prandaj po vjen ne shprehje ajo thënia se “dy gjedh kur te rroken mes veti mase tepërmi shkatërrohet bari i cili gjendet nën ta”, prandaj shukatja e Sindikatës ndaj këti diskriminimi qe po i bahet punëtorisë Kosovare është e pa pranueshme sepse kjo shukatje e Sindikatës po jep shej se punëtori Kosovar e ka mirë ne Kosovë.
Regjimi Serb i pat perzan punëtoret Shqiptar nga shumë organizata punuese ne Kosovë ne menyr te kundër ligjshme vetëm për ata qe ishin Shqiptar dhe normal nuk ju nënshtruan ligjeve Serbe qe dilnin nga kushtetuta e Zhabjakut. Normal pas çlirimit për tu përmirësua padrejtësia ndaj punëtoreve Shqiptar ka qen dashur qe punëtoret te lejohen te kthehen ne vendet e tyre te punës dhe ata te thonë fjalën e fundit çka me ndërmarrjen e tyre ma tutje. Por, kjo punëtorëve Shqiptar nuk ju lejua kurrë nga AKM-ja për shkak se gjoja prona është shoqërore e se vetëm këta paskan te drejt te vendosin se çka duhet bërë me ketë pronë, kurse punëtoria e cila e krijoj at kapital vite te tera punëtorisë nuk ju lejua çka me kapitalin e saj nga kjo e drejt punëtoria u tjetërsua qe e konsideroj masë shumë diskriminuese. Prapë Sindikata po del dhe po reklamohet për mediume dhe po deklarohet se poj mbron te drejtat e punëtorëve ne mënyrë te pa vetishme se me ketë pasivitet te saj po e mbron diskriminimin i cili po i bahet punëtorisë Kosovar nga rrymat burokratike te reflektuara ne pushtet.
Duhet përmendur vetëm një fakt te gjithë punëtoret e përjashtuar nga ndërmarrjet punuese nga ana e regjimit Serb ne menyr te kundër ligjshme sodë ato ndërmarrje ju kanë borgj punëtorëve pa marr parasysh kush ka vendos pushtet mbi to dhe ky borgj punëtorve duhet tu kthehet nga ata qe kanë vnue pushtet mi to dhe duke i anashkalua ne tersi organet punëtore pasuria e tyre po shitet e spo din kush me ato mjete çka po bahet kurse punëtori u përjashtua nga çdo ndihëm sociale ashtu qysh trajtohen punëtoret e pa punë ne shtetet e mirëfillta juridike e ligjore
Vetëm nga Trepça ne vitet e 90-et janë përjashtua nga puna 17500puntor ne menyr te kundër ligjshme, tani pas lufte te gjithë këta punëtor nji pjesë e tyre janë kthyer ne punë kurse pjesa tjetër është pensionua nga pushteti aktual me një pension nenqmeus i cili pension u caktua sipas dëshirës se klaneve qe u gjenden ne krye te bordit te drejtorëve te Trepçës Qeveris por edhe te Sindikatës .Tani, shumë shtete po e deklerojn Trepçën si borqli ndaj tyre qe Millosheviqi kishte marr kredit nga ato shtete gjëja për ta avancuar apo për ta modernizuar prodhimin ne Trepçë. Por, faktikisht mjetet e kredituar nga këto shtete regjimi i Milloshoviqit i ka përdor ne luftë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës .Sipas asaj qe po flitet Trepça ka metë peng i borqeve te këtyre shteteve dhe deri sa te rregullohet çështja e këtyre borgjeve statusi i Trepçës nuk po mujka mu zgjedh dhe me vendos çka ma tutje me Trepçën .
Këto borgje udhëheqja Kosovare nuk bën dhe s’duhet ti pranoj sepse këto mjete nuk janë përdor për zhvillimin e Trepçës por këto borgje e ceka pak ma lart për çka janë përdor , por, Trepça nëse i ka dorgj dikujt ju ka borgj punëtorëve e nëse duhet ti kthehet dikujt far borgji nga ndërmarrja Trepça duhet tu kthehet punëtorëve te saj sepse ata u përjashtuan nga puna vetëm qe nuk i pranuan masat e jashtëzakonshme qe i futi Serbia ne Trepçë qe për këto masa nuk ishte e nevojshme. Pra, Trepça sipas një llogarie te cilën e kanë bërë disa ekspertë ekonomik punëtorëve Shqiptar javë ka borgj mbi 2 miliard euro, ku ketë borgj punëtoret e Trepçës me plot te drejt duhet ta kërkojnë dhe ky dëm qe ju bë punëtorëve te Trepçës duhet tu kompensohet. Pra, Trepça dhe resurset e saj janë pronë legjitime e punëtorëve te saj sepse pasurit Trepçës qe ajo i pat dikur e i ka sodë punëtoret e saj i kanë kriua pastaj nëse dikujt i ipet e drejta për te mendua çka me pasurit e Trepçës ketë te drejt e kanë punëtoret e saj sepse ata mase miri e din çka me Trepçën e jo ata qe shkoj një dhunë e e futen dhunën tjetër ne Trepçë e prapë pasurit e saja kamionët e Beogradit po vinë e poj bartin askush sopo e din kah poj qojnë. Serbia mbi punëtoret e Trepçës bëri krim sepse atëherë kur punëtoret u përzunë nga vendet e punës me an te dhunës vetëm ne Metalurgjinë e plumbit ne Zveçan ka patur 280 invalid pune te gjithë invalid pune nga sëmundjet profesionale te cilat sëmundje punëtorët i kanë marr nga kushtet e rënda te punës.
Shumë punëtor te Trepçës kanë qen te helmuar me plumb dhe për kujdesi për ta ka qen i posaçëm ne medicinën e punës ne Zveçan, por pas perzanjes te punëtorëve nga vendet e punës ky përkujdes shëndetësor ndaj punëtorëve ka pushua se bashku edhe me pagat mujore te cilat ka qen dashur regjimi Serb t’jav paguaj punëtorëve ku gjashtë rroga qe punëtoret kishin bërë punë efektive këto paga kurrë nuk ju pagunë punëtorëve për muajin e 4,5,6,7,8,9,te vitit 1990 por punëtoret u perzuan nga puna dhe prapë sindikata e atëhershme e pavarur e cila u deklerojke se dot ankohet deri ne Hagë e qiti dhe e la kurrë su murr me ketë punë. Shukatja ndaj keti krimi Serb te cilin e ka bërë Serbia ne Kosovë mbi punëtor dhe klasën punëtore ne Kosovë, Serbisë i ka nimue ma tepër se çdo mik i saj qe Serbia e ka ne arenën ndërkombëtare sepse mos paraqitja e krimit para drejtësisë apo mos paraqitja e padis kundër kriminelit para drejtësisë nuk zhvillohen hetime kundër krimit te bërë. Pra, Serbia ne Kosovë bëri krim para lufte gjatë lufte dhe po bën edhe pas lufte e askush nga institucionet tona nuk po bën padi kundër atyre krimeve. Prandaj bashkësia ndërkombëtare po paraqitet kishe spo e din se çka ka bër Serbia ne Kosovë a jam ma se i bindur qe shumë krime Serbia qe i ka bërë ne Kosovë duke i dhanë leje do miq te saj qe tani po duket kjart me paraqitjen e Dikë Martit me raportin e tij e ne te cilin raport përveç shpifjeve politike nuk ka kurgja tjetër por këto vende edhe se vet janë ne Kosovë edhe pasojat e krimit serb poj shohin me sy qe janë bë mbi popullatën Shqiptare prapë këtyre shpifjeve te Dikë Martit disa shtete po ju japin ma ransi se fakteve te vërteta qe po duken çdo kun ne Kosovë po duken varret e krimit Serb te grave e femive e pleqve po për çudi për këto krime spo brengoset askush.
Dhe askush nuk po bën hulumtime pse u urdhnun policia dhe ushtria serbe ta bëjnë gjeth kit krim mbi femit e Kosovës, kujtë i bën ata diçka qe u murrën nga prheni i nënës dhe u sollën dhe u masakruan shumë mizorisht. Pra, me këto probleme ka qen dashur te merret i madh e i vogël ne Kosovë a sidomos institucionet e dala nga vota e lirë e qytetarit qe krimet Serbe si ne ekonomi, industri, bujqësi , arsim ,kulturë, sport, shëndetësi por edhe krimet mbi njeriun e Kosovës qe sodë si dëshmi janë varret e udhëheqja kosovare e ka patur për detyrë ti identifikoj dhe ti paraqes para drejtësisë ndërkombëtare. Me paraqitjen e krimit para drejtësisë ndërkombëtare kishte me ju mbyll goja përkrahësve te krimit Serb si te sojit te Dikë Marti-t qe duke i sulmuar çlirimtarët e Kosovës e duke shpif kundër tyre e duke mos paraqitur kurfar argumenti për këta qa poj akuzon po përpiqet qe viktimën ta bëj fajtor edhe at femiun te cilin e ndajtën nga gjiri i nënës dhe e masakroj ushtria serbe. Diku po tenton tja hedh nifar faj edhe ati femie e ta qfajsoj ni ushtri kriminele siq ka qen ushtria dhe polica Serbe. Prandaj raporti i Diku-t ne institucionin ku u dëgjua na bën me die te gjithë neve se, Kriminelëve qe e përkrahin krimin nuk u duhen shumë argumentet Diku dhe ata qe e ndegjun raportin e ti dhe qe pritet ne nji te ardhme te afërt ne at institucion te merret qëndrim ndaj keti raporti janë te interesuar te krijohet mjegull dhe ti mbulojnë krimet Serbe te cilat i bari Serbia ne Kosovë, e Shqiptaret Evropa ti ngushëlloj meni krye shendosh e Serbisë tja hap derën e ta fut ne gjirin e vet. Krejt kjo po na ndodh me fajin ton duke shukat nga frika se po na hidhërohen miqtë tan ndërkombëtar bile bile edhe duke humb kohë me zënka ndaj njani tjetrit duke deponue raporte shpifëse për njani tjetrin e qe sodë këto sillje tonat po na kushtojnë.
Pastaj pas lufte nuk jemi tregua te kujdesshëm qe vërtet te kujdesemi qe veprimet e secilit qe gjendet ne Kosovë për qfar do arsye te jen ne harmoni me ligjet e aplikueshme apo rregulloreve qe UNMIK-u i shtini ne funksion mirëpo UNMIK-u ndonjë here bënte veprime qe bishin edhe ne kundërshtim me rregulloret e veta qe I kishte sill e kerkush nuk ja prishke timin e duhanit duke u frigue se mos poj irriton nderkombtart e karijera e tij po merr fund e ne anën tjetër pse Populli po vunë me pa rregullsi totale jetësore kerkush su mërzit as udhëheqja politike e Kosovës e as Sindikata e vet shpallur. Te gjithë e dimi qe AKM qfar detyre ka patur ne Kosovë ndaj pronës punëtore kur te thamë pronës punëtore dua te sqaroj qe ka qen punëtore sepse secila organizuat punuese me aktet e veta vetëqeverise ketë pronë e ka definua si te tillë e askush këta ska mujt me shit pa pëlqimin e puntorve kurse AKM-ja gjithë e dimi qe ka qen menagjuese e jo tjetersuse e pronës sipas dëshirës se saj.
Janë shit ndërmarrje shumë te pregaditura teknologjikisht për ti shti menihere ne funksion prodhues ku edhe sodë e asaj dite kemi ndërmarrje te tilla qe janë te pregaditura për punë e punëtoret te atyre ndërmarrjeve sillen rrugëve si për shembull Llamkosi i Vushtrris është e pregaditne ne aspektin teknik dhe teknologjik por edhe kuadrovik qe te fillohet me prodhim punëtoret sillen rrugëve kurse fabrika nuk lejohet te filloj me prodhim. Sindikata edhe ne ketë rast hesht, çdo pushtet i vendosur mbi nderrmarrjet e qe nuk ka interes qe ajo nderrmarrje te funksionoj e mbahet e mbyllur me dhunë siç është rasti i Llamkosit neVushtrri punëtorëve te asaj ndërmarrje pushteti është i obliguar tua siguroj min-malen e ekzistencës sociale deri sa ata te jen pa punë.
Por si tjav siguroj kur fondet për qëllime sociale te enteve për inkuadrim janë te zbrazta e bile se di a ka ligje per funksionimin e këtyre fondeve para entit për inkuadrim kur punëtorit ti ndalohet te punoj aj duhet te lajmërohet ne ent për inkuadrim e enti nga fondi I vet social e trajton puntorin deri sa te gjen punë kështu asht për shtetet e mirëfillta demokratike perëndimore Kurse ne shtetin ton kjo e drejt punëtorit i mohohet duke u arsyetua se ska bugjet për ti plotsue fondet .Sepse me kit bugjet kryetari i shtetit te Kosoves duhet ta merr rrogën ma te lartën ne regjion pastaj kryetari i parlamentit se bashku me deputetet e ti pastaj kryeministri dhe ministrat kurse per te shukat kunder diskriminimit te puntorve ketë privilegj ja garanton edhe kryetarit te Sindikates sepse ky ka detyr te madhe per ta rujt dhe mbajt paqen sociale dhe ti udhzoj puntoret qe te shukatin se dot bahet ma mir nete ardhmen e ju si puntor duhet te pajtihni me fatin dhe te përballni me pasojat e tranzicionit sepse këtyre te fundit gjatë tranzicionit u duhet super luksi.
Shteti i Kosovës ende nuk ka ligj për pensionistet dhe te gjithë ata punëtor qe kanë arrit ta gëzon lirin dhe pavarsin e Kosovës janë përball me një trajtim shumë diskriminues qe ky diskriminim pak a shum bahet ne bot apo hiq kun. Mere me men pensionistit i thuhet ti duhesh te durosh se fondin tan ta ka grabit Serbia e na me bugjetin e Kosovës duhet te bëjmë luks për vete e ju si pensionista nuk kini hise ne kit bugjet ju duhet te duroni urie duhet ta kapni kryt ne dorë e tja mani kah te muni se nese nuk gjendeni disi mun te vdisni edhe urie kështu po u thonë pushtetarët e Kosovës pensionistëve kurse Sindikata shukat e pa vetdishme qe ju ka bashkëngjit një diskriminimi te madh te pushtetit, qe s’është duke ber kurgju për trajtimin e pensionistëve dhe punëtorëve te pa punë ashtu qysh bahet ne te gjitha shtetet e mirëfillta demokratike.
Kemi pensionist te cilët e kanë fitua pensionin për shkak te aftsis se kufizuar qe dot thotë këta qytetar nuk janë te aftë ti përballojë sfidat qe e presin gjatë jetës dhe gjatë tan jetës këtyre personave ju duhet kujdestar për tu ndihmua qe jetën ta bejn sa ma normale. Lartësia e pensionit qe ju ka caktuar atyre kategorive eshte e pa kuptimtë sepse këta persana jan nen trajtim te perehereshum mjekësor kurse shtesa e cila duhet ti takoj kujdestarit te keti p pensionisti as qe u përcaktua fare me ligj si ne shtetet tira për rreth Kosovës por edhe shtetet tira evropjane qe persanat e till gjith sesi I futen nen përkujdesjen e shtetit. Ne Kosovë familjet te cilat kanë persona te tillë duhet te përballen vet me problemet e tyre dhe asht shumë vështir qe këtyre pesranave tu plotsohen nevojat e trajtimit te mirfillt perej familej sepse familjeve ju mungon proefsionaliteti ju mungojn mjetet e shm gjana tjera eqe kjo shoqri seriozisht duhet te mendoj per trajtiimn e ketyre personave pensionist qe pensioni i tij është ne lartësinë e një mëngjesi te një funksionari sindikal te Kosovës. Prapë Sindikata për ketë gjest te trajtimit jo human te këtyre individëve hesht dhe nuk i intereson.
Pra, sindikatat Kosovare sodë ekzistojnë vetëm sa për veten e tyre sepse ma Sindikata nuk është ajo forca gjeneratore e ndryshimeve te mëdha siç ka qen dikur por edhe siç është sodë neper shtetet e mirëfillta ligjore.
Shtrajtimi i artikujve ushqimor po ndodh për çdo dit sindikata duhet ti qet viat e kuqe pushtetit deri ku munet mu shtrajtua kopra konsumuese e ata te shukatin mirëpo këtu ne Kosovë sindikata nuk ka me bë një gjë te tillë ndaj pushtetit. Këto dit u shtrajtue buka e sindikata kosovare ne ven qe te ndërmarr diçka per tu rrit rrogat pensionet dhe ndihmat sociale ka fillua poj kritikon furrtaret qe skan patur qare pa e shtrajtue bukën ose te falementojn ashtu qysh ka falementue sindikata e luksit Kosovar, sepse edhe pas 11vite lirie te Kosovës ne bujqësinë Kosovare nuk u investua kurgja pastaj sa dot kushtoj një kilogram buk ne Kosov nuk mun ta diktoj tregu Kosovar por per kilogramin e bukes sa dot kushtoj vendos tregu i Serbisë sepse ata bujqësisë dhe prodhimit te grurit i kushtojn shum ransi kurse Kosova furnizohet nga tregi Serb me buk pastaj ata grurin e shesin simas interesave te tyre e kursesi simas interesave te populates Kosovare e furrtarve te Kosoves pastaj kritika ndaj furrtarve te Kosoves qe po vjen nga sindikata asht shum kritik epa vend sepse sindikata duhet te jet e vet dishme qe shtrajtimi i kostos se jetesës meni here duhet te intervenohet me rritjen e pagave se furragjia smunet me majtë stabilitetin social ne Kosovë.
Po sindikatat tona janë mesue me ju gjuajt te ligut e me i ru raportet me te fortin sepse sindikatat tona çdo here te fortit i dhanë drejt sepse po e iritun te fortin me ndoni kerkes legjitime ma pushteti Kosovar sindikatave nuk u dan mjete për luksin e vet prandaj sindikata nëse shtrajtohet qumështi ne Kosovë e kritikon qumështoren, nëse shtrajtohet mishi mishtoret e se din qe këto te mira qe popullatën e mbajnë gjallë nuk pikun nga qielli po këto duhet prodhuar e për prodhimin e tyre duhet te ndihmoj shteti e perms ndihmave qe duhet dhanë prodhuesit ti formoj edhe rezervat shtetërore qe ne raste kur luhet me çmime ne dëm te popullatës shteti te intervenoj. Po sindikata jon e ka gjet furragjin e ngratë e po e kritikon pse sopo e blen bukën shtrejt e mi shit lirë e meja rue paqen sociale pushtetit dhe sindikatës deri sa ata te dy te kënaqen me luks e sa për popullatën nuk mërzitën fare.
Ska opozitë ma e fort askund ne bot se qe është sindikata punëtore nuk ka luftim te mirfillt te deformimeve shoqërore pa e aktivizua sindikatën dhe pa daljen ne skenë te një sindikate te mirfillt punëtore ne skenën kosovar sindikata e mirfillt dhe indiferente ndaj rrolit bartës te krijimit te politikes Kosovare por jo indiferente ndaj krijimit te gabushum te krijmit te politikave ekonomike qe domton dhe diskriminon qytetarin Kosovar dhe politikat e gabueshme ekonomike te kriura ja veshtersojn ekzistencën popullatës kosovare. Sodë ata qe gjenden ne krye te sindikatave Kosovare duhet te turpërohen para popullit te tyre ne qfar gjendje dhe pozite kemi ardh si shkoqni kurse ata si sindikatë bashkë veprojnë me pushtetarët e Kosovës ne shumë drejtime diskriminuese qe qytetarit kosovar po ja veshtersojn jetën. Pushtetarët Kosovar ne Kosovë po sillen sikur ne Kosovë mos te kishte ndodhur luftë fare ata nuk janë te vet dishum bile edhe sju intereson fare për te pa strehët, qe nga lufta dolën te pa strehë mbi 120 mi familje edhe mbi këto familje Serbia bri krim. Bari krim ne vazhdimsi duke fillua nga viti1990 e deri me vitin 1999 kur Kosova u çlirua por popullata nga lufta doli e dërmuar disa familjeve ju shkoj pasuria disa familjeve ju shkuan pasuria dhe meshkujt e punës e disa familjeve fatkeqësisht ju pushtuan te gjitha .
Pas lufte popullata ishte metë pjesë e madhe nen qjellin e hapt ne vendet e punes ku para lufte punëtoret ku kishin punuar nuk ju lejua me shkua u vendos pushteti dhe pushteti i shtini te gith qytetaret ni kallup si aj qe ishte met pa te gjitha si ati qe si mungojke kurgju
Nga pushteti u trajtojshin njëlloj duke harrua se edhe ndaj atyre qe Serbia javë kishte shkatërrua shtëpitë e banimit kishte bar krim e kuptohet qe krimi kundër njeriut asht shumë ma i rënd se krimi ekonomik por ndaj te dy krimeve dhe te gjitha tjera krimeve te bara pushteti Kosovar dhe sSindikata por edhe këshillat për mbrojtjen e te drejtave te njeriut krimet e bëra ne Kosovë ka qen dashur ti paraqiten para drejtsis.,sepse Serrbia ne Kosov edhe shumë miq te saj skishin me mujt mu sill ashtu qysh po sillen e po ngrehin paralele qe po tentojnë ta barazojnë kriminelin me viktimën.
Krimet e Serbisë qe i ka bë ne Kosovë ne regjione te ndryshme i komentojmë ne mes veti duke ja lëkund ndjenjat njeri tjetrit për ato krimet qe i kena par me sy dhe skmi pas mundësi ti mbrojmë ne asin menyr njerëzit tan qe ishin cek i forcave kriminele serbe. E Serbia ne Kosovë ka bërë krime te shumta por kur te vjen puna dhe te shiqojmi se këto krime te Serrbis askun si kemi paraqit atje ku duhet e pese Serrbia mos me e prdor karten e keqpërdorimit, ku ne ketë drejtim poj ndihmojnë edhe shumë miq qe i ka ne arenën ndërkombëtare dhe po e shohim mirë me sytë ton çka do te thotë sillja e gabueshme e njeriut te Kosovës polticentit te saj dhe Sindikatës. Pra 15mi viktimat shqiptare si përmend askush .si përmend askush mbi 160mi objekte te banimit te shkatrrura nga dora Serbe te gjitha këto objekte te Shqiptuarve, si përmend askush mbi 100mi punëtor te përjashtuar ne menyr te kundërligjshme nga ndërmarrjet e veta si përmend askush me qindra gra e vajza te dhunuara,si përmend kush 3000qytetar shqiptar te Kosovës te zhdukur te te gjitha moshave dhe gjinive,Unë mendoj se duhet gjithsesi te zgjohemi nga gjumi e ti lami zënkat shpifjet etiketimet e bëra kundër njeri tjetrit ti lami inatet e Zilit negative kundër njeri tjetrit e te ulemi e te punojmë te gjithë se bashku ti tregojmë botes ne menyr te argumentuar se Serbia ne Kosovë ka bar gjenocid edhe se jena vonuar bukur shumë krimet nuk vjetërsohen kurrë e unë besoj qe kur ne ato ti paraqesim drejtësia ndërkombëtare nuk dot heziton e doti shqyrtoj e Serbia do ta merr dënimin e merituar kurse miqtë e saj do te mbesin me gojë hapur e te turpëruar për mbrojtjen qe po ja bajn Serbisë.