E diele, 04.05.2025, 11:32 PM (GMT+1)

Mendime

Alba Malltezi: Meta, lideri ideal made in…

E merkure, 12.01.2011, 08:33 PM


Meta, lideri ideal made in…

 

Nga Alba Malltezi

 

Po luhet në Tiranë një teatër i bukur real, të cilin shoqëria jonë e përjeton sikur nuk i përket, sikur sheh një fiction, madje e admiron me pasionin e telenovelës së radhës e protagonistët i dashuron sikur të ishin aktorë të Hollivudit. Dritan Prifti, ministri i larguar i qeverisë Berisha, pas grumbullimit të dyshimtë të një pasurie prej 1.8 milionë eurosh, ka filmuar shokun e tij të betejave, kreun e partisë së tij, aktualisht zv/kryeministër dhe ministër ekonomie e energjie Ilir Meta, në një bisedë rutinë, takim rutinë, për ndarjen e aferave, vendeve të punës, përqindjeve. Biseda bëhet në zyrën e Dritan Priftit, atëherë ministër i energjitikës, dhe filmimi është bërë prej tij me një kamera vënë në një cep të zyrës. Cfarë pritet të ndodhë pas kësaj? Asgjë. Video nuk sjell asgjë më shumë nga ajo që njerëzit dinë se ndodh dhe që është futur tashmë në jetën normale të vendit tim: puna me korrupsion. E kundërta do të shkaktonte habinë në publik. Sikur Meta, t’i kërkonte Dritan Priftit të mos merrte në punë militantë, por njërëz që meritojnë e konkurrojnë dhe që tenderi të bëhej sipas ligjeve e në respekt të konkurrencës së lirë. Madje, në atë që është bërë normë jetese sot, Meta rezulton të jetë lider ideal partisë; ai që shpërblen militantët që “luftojnë” për të dhe LSI dhe politikani që mbaron punë me një shpërblim të mirë. Këto aspirata të popullit e të biznesit shqiptar, Meta tregoi se i mishëron fare mirë. Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme bën sikur nis hetimet me sekuestrimin e kasetës dhe Berisha, në mbledhjen e radhës menjëherë pas skandalit, i lumtur, përkrah Metës, flet për mbjelljen e ullinjve dhe drurëve frutorë. Punë të pista lahen mirë me nisma fisnike dhe këtë kryeministri Berisha, në nusërimin e tretë të tij, e di shumë mirë. Të flasësh për ullirin e lashtë e për vetitë e mrekullueshme të shegës është sikur t’i bësh një terapi dizintoksikimi të trurit të shqiptarëve, përmes ekraneve të televizorit. Më shumë se kurrë sot shoh të verifikuar atë që thuhet shpesh sa për t’u thënë: Cdo popull meriton qeverinë që zgjedh. E kush më shumë se në shqiptarët dëshirojnë një Berishë e një Metë. Në fund të fundit dhe zonja Berisha është një pediatre e shkëlqyer dhe Monika bën byrekë aq të mirë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx