E diele, 28.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Të flasim të vërtetën...

E enjte, 13.01.2011, 08:59 PM


TË FLASIM TË VERTETEN, TË DEMISTIFIKOJMË JOMERITORET TI DEMASKOJMË PROFITERET E LUFTES NË DARDANI

 

Nga Selim M. Hasanaj

 

Neve si popull e kemi zakon të thojmë; hajt se ska dert. Unë thamë se sikur mos të ishte kjo hajt se ska dert, kurr nuk do ndodhnin defekte as anomali. Në Dardani nga gjysma e shek. të kaluem e deri me ditet e sotshme ndodhen qudina, gjanat i zhvilluen aq shpejtë sa per shkak të kësaj tempoje shumçka edhe i ka ik historisë dhe kjo len mundësinë që shumçka edhe të harrohet. Pra në krejtë këtë gjungull ngjarjesh asht normale të dalin në skenë matrapaz, profiter dhe mashtrues të shumtë të cilet ngadal por sigurt marrin situaten në dorë, e kontrollojnë ate dhe pastaj e shkruejn historinë e ngjarjeve ashtu si atyne ju konvenon. Kjo ka pas ndodhë pergjatë të ashtuquejtunes Lufta e Dytë Botnore kjo ndodhi edhe tash në perpjekjet gjithkombtare per çlirimin e Dardanisë nga pushteti pushtues i Serbisë e cila mbet pa të drejtë si trashegimtare e vetme e arsenalit ushtarak dhe shtetnor të ish perandorisë komuniste Jugosllave.

Kjo asht nji temë e cila shumë pak po trajtohet dhe mendojë se asht nji temë që ishte dasht të jetë në tryezat e punes të të gjithë intelektualve, shkenctarve dhe studjuesve shqiptarë. Studjuesit e mirfilltë nuk e trajtojnë per shumë arsye, por kryesore janë dy; e para se nuk kanë mjete per jetesë e le ma të mirren me studime e hulumtime çka edhe asht profesioni i tyne. Dhe e dyta shumica nga ta pikrisht pasi janë sjellë në situat të lypsit nga kasta e pushtetarve të shtetit të ri Dardanisë, janë ba servil dhe janë detyrue të bahen të tillë dhe ata heshtin pasi janë shitë per ndonji post sporadik, ndonji vend pune per disa qindra euro pagë mujore etj, etj.

Kështu sot e dhet vite me radhë atdheu ynë Dardania e shtrejtë po sundohet nga nji kastë njerzish që kanë marr pushtetin jo per ti sherbye shtetit, por vetes dhe xhepit të vetë. Këtë pushtet ata e moren me njimijë nderskamca, me vrasje e likuidime të kundershtarve politik, me menjanime të njerzve atdhetar. Këtu e dhet vite flitet per meritat e luftes të kastes së sotshme politike në Dardani.

PDK dhe AAK posa u formuen si parti ato u vetquejten parti politike të dala nga lufta, apo parti politike të krijueme nga ish luftetaret dhe komandantet e luftes. Njena nga këto PDK sot u ba partia pushtetare dhe sado që kurr deri sot nuk ka kjen Dardania ma e varfen, ma e dermueme, ky subjekt fiton edhe këto zgjedhje të cilat filluen me 12. dhetor dhe vetem nji Zot e din kur do perfundojnë.

Pra miti i komandantve të UÇK-së po fiton zgjedhjet dhe po merr votat e popullit. Mirpo a ka kush në shqiptari që bahet i sinqertë dhe del me faktin se gjatë viteve 1990-1999 në Dardani ishte nji Levizje Gjithkombtare e cila në formë institucionale me në krye nga njerzit ma eminent të saj, me profesor universiteti dhe akademik të ndryshem tue fillue nga Akademik Fehmi Agani, Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Skender Riza, Akademik Mark Krasniqi, Prof. Anton Çetta, Akademik Gazmend Zajmi, Prof. Zekeria Cana, Akademik Ali Aliu, dhe qindra të tjer intelektual e profesor u formue dhe u regjistrue sipas ligjeve egzistuese dhe mori legjitimitetin per veprim partiak-politik me çrast zgjodhi edhe liderin e saj i cili me karizmen e ti profetike do bahet LIDER SHPIRTNOR I TË GJITHË SHQIPTARVE, do jet ky Dr. Ibrahim Rugova që per dy dekada atdheut të vet do i bajë institucionet (sado nene okupim mizor serb) dhe se ato institucione per mbrekulli në kushtet që ishte Dardania i kryenin funksionet e veta. Pra kasta e atëhershme e Akademikve shqiptarë fillojë ta ndertojë shtetin ashtu sikur arqitekti i mirë që nderton shtepinë dhe ndertimin e fillon së pari nga themeli. Mirpo nuk ishte e lehtë kjo sepse Dardania ndodhej e okupueme dhe tmerrsishtë torturohej nga forcat e shumta militare, policore, ushtarake e nacionaliste ekstreme serbe dhe malazeze. Pra LDK si levizje kishte dy fronte nji ishte fronti i punës per ta ndertue skeletin e shtetit të atdhshem të Dardanisë dhe tjetri ai per ta ruejt popullaten nga masakrrimet të cilat per ditë i provokonin policia dhe paramilitaret dhe edhe qytetaret serb.

Megjithate gjithçka shkonte në drejtimin e vet të duhun derisa nuk dolen në sqenë disa grupe të njerzve që u formuen nga disa anonimus dhe u perkrahen nga fytyra të njohuna per aktivitete të tyne permes organizates ilegale LPK-së, pra ilegale në kohen kur Jugosllavija ishte shtet. Këto grupe të nxituna ( padyshim sado që nuk kamë fakte) nga dikush , nga ndonji sherbim i jashtem filluen ta kundershtojnë punen dhe aktivitetet e LDK-së dhe filluen ti kerrcnojnë lideret dhe aktivistet e sajë. Sado që LDK qysh në vitin 1992-1993 e kështu me radhë kishte fillue ta formojë USHTRINË e saj të cilen në kohen e duhun pastaj do e futke në luftë me forcat pushtuese serbe njerzit e LPK-së dolen me lajme se kanë formue ushtrinë dhe ajo asht UÇK dhe këtu edhe fillojë thyemja ma e madhe mbrenda shqiptare sepse këta të dytet filluen ti likfidojnë eproret, aktivistet dhe qak edhe gazetaret perkrahes të LDK-së dhe krahut të saj ushtarak që u formue në nivel ÇEVERIE TË MBROJTJES me Kolonel Ahmet Krasniqin si minister i sajë.

Kjo asht nji temë per të cilen asht shkrue, asht flit, por kurr deri sot askush nuk ka folë, nuk ka shkrue as nuk ka deshmue me fakte dhe drejtë. Pse askush nuk e banë këte nga akteret e ngjarjeve dhe akteret e kohes unë e kuptojë, sepse ata nuk mund ta gjykojnë vetveten, por nuk e kuptojë se si ka mundësi që marifetllaqeve dhe pisllaqeve që kanë ndodhë sado që në detaje i din megjithate ju mban krahun populli. Sot diku 50% e popullit të Dardanisë dinë realitetin dhe nuk donë të merr mbi vete barren per ta ba publik sepse frigohet dhe ka zgjedh heshtjen. Por janë edhe 50% të tjerë që sado e dinë realitetin ata trumpetojnë rrenat e pallavrat e pushtetarve të sotshem të dal nga lufta dhe kështu mbi dhet vite ato rrena u perseriten aq shumë sa edhe vet rrenacaket ju besojnë.

Vjen pyetja, ka pas apo nuk ka pas luftë në Dardani. Unë thamë po luftë ka pas në dy raste. I pari në fshatin Loxhë të Pejes sepse aty u ndeshen dy ushtri dhe lufta u zhvillue mes tyne dhe ushtria mbrojtëse ajo e Komandant Tahir Zemaj e thej keqas ushtrinë serbe dhe mbrojti civilet e fshatit. Dhe e dyta luftë u zhvillue në Koshare ku poashtu luftuen kunder njena tjetres dy ushtri të rregullta ku prap fitore korri ajo shqiptare e komandueme nga eproret e shkolluem profesionist. Pra u banë këto dy lufta dhe të dyjat u fituen pikrishtë pse ato u zhvilluen nga profesionistet dhe jo nga katundaret analfabet të cilet kanë ditë ta perdorin armen per të ba vëllavrasje, por nuk kanë marr vesh asgja per zejen  e luftes dhe ushtarakut.

Dhe mendimi im asht se asnji vend tjeter , asnji rast nuk pati luftë në Dardani. Unë ashtu si e kuptojë termin LUFTË di se luftë kishte në dy rastet që i ceka, ndersa në të gjithë Dardaninë ka pas masakra të cilat i ka ba policia, ushtria, paramilitaret dhe edhe qytetaret serb të Dardanisë kunder popullit të pambrojtun shqiptarë. Dhe këto masakra gjithmonë kishin nji pretekst, ato provokoheshin. Ata që banin provokimet ishin njerz që kishin ble uniforma ushtarake dhe kishin amblemat e UÇK-së në to. Unë nuk isha në vendlindje ato vite, unë isha në Norvegji, por kamë percjell gjithçka që ndodhte atje. Ma shumë kishte propagandë dhe rrena se realitet. Ishte TV i financuem me parat tona të diaspores që kishte nji kohë të veprimit në Tiranë nga ku reporteret Asllan Bajrami dhe Besa Çeku - Buqinca kryesishtë, por edhe disa të tjerë që trumpetonin panderpre rrena per luftat, per sukseset, per të arritunat dhe bamat e UÇK-së të cilat në realitet ishin pjellë e imagjinates së shefave të zonjes Çeku dhe z. Bajrami e që nuk ishte askush tjeter pos "KOMANDANTET" dhe "GJENERALET" analfabet të UÇK-së së vetshpallun.

Unë personalisht quditem se si që nga mbarimi i luftes e deri sot panderpre flitet dhe shkruhet se masakrra kunder familjes së nderueme Jasharaj ishte pretekst që NATO të intervenojë ushtarakisht kunder forcave serbe. Si lejohet kjo, kur dihet se MASAKRA E REÇAKUT  ku u masakruen civil të pambrojtun ishte shkak që ambasadori Wiliam Voker të jep signalin per tu sulmue forcat mizore serbe. Intervali kohor mes dy këtyne masakrave ishte diku dy muej ditë ma së paku ( nuk më kujtohet saktsishtë tash).

Por dallimi ishte se kur u sulmue familja e nderueme Jasharaj ajo u sulmue sepse kerkoheshin ushtaret , ndersa viktimat e Reçakut ishin civil e jo njerz me uniforma. SHBA dhe bashksia nderkombtare qellim kishte mbrojtjen e popullit shqiptar nga zhdukja pra ishte qellimi humanitar ndersa per ushtaret ajo nuk merzitej sepse ushtaret sipas rregullave derisa kanë vesh uniformen dhe kanë thanë se janë luftetar edhe duhet me luftue e me u mbrojtë e jo me i mbrojt dikush e aq ma pak me ju ba mish per top popullata civile.

 Veprimet e tilla sipas ligjeve nderkombtare janë krime dhe ato duhet me u denue.

Unë do ceku disa ngjarje që i mesova në vendlindjen time, per ato që kanë ndodhë atje.

Me 22 shtator 2004 më kishte vdek vëllau dhe në ceremoninë e kryeshnoshjes per te unë në nji mbramje pasi mbetem në odë vetem neve farefisi Hasanaj dhe miqet e komshit tonë shekullor Kadaj. I pyta per luften, i pyeta se çka ka ndodhë, kush ka djeg aq mizorisht fshatin nga e para deri në të fundit shtëpi? Disa "trima" dhe kumbar të PDK-së filluen me genjeshtra, filluen të thonë se UÇK-ja i ka shpetue se do e psonin edhe ma zi. Unë qesha dhe i pyeta çka sht ajo që paska shpetue UÇK-ja? Nuk paska mbet asnji shtepi pa u djeg. Ata flisnin dhe rrenin. Nji i varfen dhe per këtë edhe i perbuzun nga të tjeret pikrisht per këtë shkak se perndryshe asht njeri puntor dhe shumë i ndershem u ngrit në kambë nga pasdera ku ishte shtri dhe deri atëherë ndegjonte. Ishte ky Jusuf Ali Kadaj, 56 vjeqar nga Lubozhda. Ja fjalimi i ti; "O Selim komshija , ndegjom ti mue. Këta komshit e mi dhe vëllaznit tonë këtu tash po thonë se na ka shpetue UÇK-ja, por pasha at Zot që ma ka dhanë shpirtin po rrejnë. UÇK kesajde ka pas vetem kur nuk ka pas forca policore serbe. Posa ata u largonin per në Istog dhe neve fillonim të merrnim frymë,  delte UÇK-ja dhe shprazte rafalle armesh e zhdukej në male e fusha. Pas pak vini forcat policore e ushtarake dhe në kerkim të UÇK-së na maltretonin e na masakronin. Ka kjen kjo sjellje e njerzve me uniforma të UÇK-së që i solli paramilitaret dhe ata theren Gani Arif Pepaj, masakruen Arif Arif Pepaj, Arif Fak Pepaj, Shake Çetinaj dhe i shtinë flaken fshatit skaj emskaj. A po rrej a jo , folni burra, a ju kujtohet dita kur na rreshtuen dhe na detyruen të largohemi dhe na merthyen per grykë të Perlinave, dolem në Vodica dhe tutje deri në Grapqor. Atje na dolen para tre ushtar të UÇK-së të armatosun me armë automatike, me granata dore e me rrath fishekesh rreth qafe. Neve u gëzuem dhe thamë se paku tash kemi ushtaret me veti. Ecnim dhe ata vinin me neve, cili nga juve i pyeti se ku shkojnë. Ata thanë se kanë urdhen me na mbrojtë derisa kalojmë në Mal të Zi.

Ecem neper atë rrugë të mundimshme deri në Polanë të Drages. Aty na urdhnuen të ndalemi dhe të pushojmë. Njani nga ushtaret ja krisi nji rafal me kallash, na urdhnuen të ngritemi dhe pas pak a na doli perpara ushtria serbe. Kur na urdhnuen të ndalemi dhe neve u ndalem, papritmas ushtaret tanë të UÇK-së filluen iken teposht dhe desh i pat ba dreqi copa neper kaquba. Na lanë në mëshiren e shkive. A ju kujtohet se unë mbaja para duersh djalin tim bebe. A keni harrue se si në komanden RUKE U VIS ( duert lartë) unë harrova beben dhe pasi ngrita duert ai më ra në tokë para kambve.

Ushtri nuk ka pas o Selim vëllau, ka pas njerz me uniforma që na e sjellnin  shkaun me na masakrrue pasi e provokonin ate dhe vet iknin."

Të pranishmit ulen kryet dhe u pajtuen me rrefimin e z. Jusuf Ali Kadaj. Disa nuk munden pa e pranue faktin , por nuk u duruen pa thanë, po Jusuf ashtu asht , por kishim edhe ushtri.

Pata mbet pa koment. Nuk i kuptoja këta njerz. Këta dinin se si disa të ri të lagjës sonë kishin vesh uniforma edhe pas luftes, pra gjatë gushtit, shtatorit dhe tetorit 1999 pra pasi serbet kishin ik dhe kishin ba plaçkitje e vjedhje e besa edhe torturime të shqiptarve e edhe të komshive të tyne.

Raste tjera po permendi familjen Ymeraj nga fshati Uçë e cila sipas asaj që flasin vendoret sepse unë nuk isha atje ta di , unë shkruej ato që i ndegjova nga njerz të asaj ane dhe deshmitarë të kohes.

Pra kjo familje e psojë nga rafallet e dy njerzve anonim me uniforma të UÇK-së që i shprazen kunder punktit policor serb mes rruges Padalishtë-Rakosh. Ata shprazen rafallet dhe iken në drejtim të familjes Ymeraj. Fshati Uçë konkretishtë familja e nderueme Ymeraj u sulmue nga të gjitha anet e edhe nga civilet serb të fshatrave; Belicë, Cerkolez, Syriganë, Osejan, Prekallë etj dhe kjo familje u masakrrue. Edhe në Istog luften me serb e nisen këta komandant të pazbuluem të UÇK-së per at kohë. Tash dihet se kush janë ata , nga kanë ardhur dhe pse. Këta ndiqnin taktiken serbe të luftes, taktiken e masakrave dhe tokes së djegun. Shtabi i tyne i vetzgjedhun dhe i vetshpallun nga ish rrugaqet e metropoleve të Evropes dhe ish hajnave të farmerkave në shitoret zvicrrane këta kopila të LPK-së që asht pjellë kopile e enverostalinizmit donin sa ma shumë masakrra dhe sa ma shumë shtepi e prona të djeguna per ti perdorë per propagandë. Edhe në Istog e nxiten konfliktin dhe shtabet e Drenices dolen me komunikata se edhe në Podgur fillojë konflikti. Vendasit flasin se si dy bashkfshatar nga Padalishta kanë marr në qafë nji familje të tanë shqiptare. Këta "komandant" janë me mbiemni Shala të komunes së Skenderajt. Sipas këtyne të dhanave që fshataret dhe qytetaret i flasin del se "komnadantet" e UÇK-së nuk kanë shpetue jetna, por ata kanë perhap konflikte per qellime propagande.

Pra lexues i nderuem unë këto që i shkrova i kamë ndegjue nga ata që i kanë perjetue dhe që janë deshmitarë per to. Unë këtë shkrim nuk e bana per asgja tjeter pos per faktin per të ja perkujtue popullit që ti rikthehet pak me kujtesë kohes , kohes në të cilen lidershipi i sotem politik i Dardanisë thoshte se asht SHTAB I USHTRISË, thoshte se janë Komandant dhe Gjeneral të asaj ushtrie.

I ka borq populli vetvetes që ta rikthej kujtesen dhe drejtë, realisht pastaj të gjykojë atë situatë dhe situaten që asht sot prap nga të njejtit njerz, por tash ma jo me kallashnikova në supe , por me gjipa e mercedesa të klasave ma moderne, me shtepija e pallate dhe me konto bankare e pasuni prralore. Duhet ky popull ti demistifikojë njerzit që po ja thithin gjakun si ushujza. Duhet ky popull të bahet i sinqert dhe ti demaskojë profiteret e luftes që sot janë ba kolltukgji.

 

Sarpsborg: 12.01.2011



(Vota: 40 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora