Mendime
Alban Dega: Kosova mbi gjithcka e mbi te gjithe!
E enjte, 13.01.2011, 08:06 PM
KOSOVA MBI GJITHCKA E MBI TE GJITHE!
- Bisedime dinjitoze me nje qeveri me mendesi kolonialiste e raciste antishqiptare
Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje nga detyrat me te rendesishme me te cilat do te ndeshet Qeveria e re e Republikes se Kosoves qe ne ditet e para te saj eshte ajo e bisedimeve me Qeverine e Republikes se Serbise. Keto bisedime ka vite qe perfolen e diskutohen, por kane marre forme me te qarte pas mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme OKB-se ne shtator te vitit 2010.
- Nje dallim thelbesor qe nuk duhet harruar
Por ajo qe nuk duhet te harroje as Qeveria e Kosoves, e asnje shqiptar eshte dallimi thelbesor midis fajtorit dhe te fajesuarit, midis agresorit dhe viktimes, midis koloniztorit dhe te kolonizuarit, midis ujkut dhe qingjit.
Edhe sikur shqiptaret e Kosoves te kene kryer ndonje krim kunder serbeve, cka faktikisht nuk eshte aspak e vertete, ka nje dallim thelbesor midis agresoreve dhe kolonizatoreve serbe dhe viktimave shqiptare.
Cili eshte ky dallim thelbesor!?
Cdo krim i mundshem i kryer nga ndonje shqiptar kunder serbeve eshte nje reagim individual, personal, i shkeputur, spontan e ne fund te fundit brenda territorit, brenda pragut te shtepise se vet, ne vetmbrojtje ligjore te jetes se familjes, femijeve dhe vetvetes.
Te gjitha krimet pafund serbe kunder shqiptareve jane kryer nga organet e mekanizmat, nga autoritetet dhe instrumentet e shtetit serb. Pra kemi te bejme me krime dhe terrorizem, me masakra dhe kolonializem shteteror serb kunder nje populli e kombi te tere sic jane shqiptaret e Kosoves dhe vete Kosova.
Ndaj cdo bisedim me Serbine dhe qeverine apo autoritetet shteterore te saj, per cfaredo lloj ceshtjeje qofte edhe teknike, pa kerkuar falje ata paraprakisht per terrorizmin shteteror dhe kolonializmin e tyre barbar ne Kosove do te ishte i parakohshem dhe humbje kohe.
Avantazhi me i madh i Qeverise se Kosoves: askush nuk mund te dale mbi Gjykaten
Republika e Kosoves ka avantazhet por edhe disavantazhet e saj ne keto bisedime. Avantazhi me i madh i saj eshte vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe shpalli gati unanimisht ligjshmerine e padiskutueshme te pavaresise se saj.
Askush, as vete Keshilli i Sigurimit dhe as Asambleja e Pergjithshme e OKB-se nuk mund te dale mbi ate vendim qe u mor me kerkesen eksplisite te tyre nen presionin e Qeverise se Republikes se Serbise dhe aleateve te saj me Rusine ne krye.
Serbia dhe qeveria e saj ishin pala paditese ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Vendimi i saj eshte i formes se prere e perfundimtare. Ai duhet zbatuar nga cdo pale e perfshire ne te, se pari nga paditesi, Serbia dhe qeveria e saj.
Askush, as Serbia nuk mund te dale mbi Gjykaten dhe vendimin e saj te formes se prere... E njejta gje ndodhe edhe me Qeverine e Kosoves. Edhe ajo e ka te paracaktuar pragun ligjor e bisedimeve. Ai nis nga vendimi i GJND-se per njohjen dhe legjitimitetin e pavaresise se saj.
Detyrim kushtetues i qeverise se Kosoves
Mbi kete baze te fuqishme dhe avantazh te padiskutueshem dhe duke pase parasysh ofensiven me te fundit raciste te qeverise dhe qarqeve nacional- shoviniste serbe, te perkrahur nga disa qarqe te lidhura e ne sherbim te tyre, eshte detyre e shenjte kombetare dhe demokratike, eshte detyrim kushtetues dhe ligjor i Qeverise se Republikes se Kosoves qe te pergatise seriozisht, te hedh per diskutim para spektrit politika kosovar dhe te miratoje ne Kuvendin e Kosoves platformen e ketyre bisedimeve.
Pa marre persiper asnje kompetence e as prerogative ligjore te askujt kam mendimin se disa nga pikat e mundshme te kesaj platforme do te ishin :
1- Ceshtja e pavaresise se Repuhlikes se Kosoves, te sanksionuar edhe nga vendimi perfundimtar dhe i padiskutueshem i GJND-se, me kerkese te vete Republikes se Serbise, eshte e pa diskutueshme dhe e pa debatueshme.
2- Qeveria e Republikes se Serbise, si trashegimtare juridike dhe shteterore e qeverive te meparshme serbe, te kerkoje falje publike nderkombetare per krimet pa fund te kolonializmit dhe terrorizmit shteteror serb kunder shqiptareve dhe kombit shqiptar tash e mbi njeqint vjet.
3- Qeveria e Republikes se Serbise te njohe Republiken e Kosoves si shtet sovran, te pavarur ne kufijte e sotem e mundesisht duke shtuar edhe trevat shqiptare te kolonizuara te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit.
4- Qeveria e Republikes se Serbise te hetoje dhe tregoje se ku ndodhen mbi 2000 shqiptare te arrestuar. te rrembyer e grabitur forcerisht dhe te zhdukur pa asnje gjurme me emra e mbiemra, adresa e te dhena te sakta sipas rregjistrave te Republikes se Kosoves..
5- Qeveria e Republikes se Serbise te demshperbleje popullin dhe shtetin e Kosoves dhe te Shqiperise per pasurite natyrore e njerezore te rrenuara e djegura, te grabitura e plackitura nga kolonialistet e terroristet shteterore serbe.
6- Qeveria e Republikes se Serbise ti ktheje Qeverise dhe organeve legjitime te Kosoves rregjistrin e Kadastres dhe te popullsise se Ksoves qe nga pushtimi i saj nga Serbia e deri sot
7- Qeveria e Republikes se Serbise ti ktheje te gjithe rezervat valutore, veprat e artit, deshmite arkeologjike te grabitura ne Kosove e te tjetersuara padrejtesisht nga kolonialistet serbe.
8- Qeveria e Republikes se Serbise te paguaje pensione per te vraret , te plagosruit, sakatuarit dhe te zhdukurit nga policia, forcat e sigurimit , parmilitaret dhe forcat ushtarake serbe ne Kosove gjate 65 vjetet e fundit .
9- Qeveria e Republikes se Serbise ti ktheje qeverise se Republikes se Kosoves fondin e pensioneve dhe sigurimet shoqerore e mjekesore te grabitura punonjesve si dhe familjeve te qytetareve te Kosoves pa dallim kombesie per 21 vjetet e fundit.
10- Qeveria e Republikes se Serbise te kompensoje shtetasit e te gjitha kombesive te Kosoves, perfshi edhe vete serbet, per pronat e tyre ne territorin e saj.
11- Qeveria e Republikes se Serbise te nderprese dhe ndaloje me ligj cdo propagande dhe veprimtari akademike, arsimore, kulturore ose artistike raciste, diskriminuese dhe shoviniste ndaj shqiptareve dhe kombesive te tjera te Kosoves.
12- Qeveria e Republikes se Serbise te nderprese cdo perkrahje financiare, ekonomike apo politike per strukturat paralele te saj ne cdo hapesire te Republikes se Kosoves.
Ka edhe shume ceshtje te tjera te natyres njerezore, teknike, humanitare qe duhet te perpilohen e shqyrtohen me kujdes maksimal nga ekspertet juridike dhe te fushave perkatese.
Zgjidhja ideale- Nje qeveri gjithperfshirese
Ne keto rrethana historike, do te ishte ne nderin e PDK-se dhe te kryeministrit ne detyre Zotit Hashim Thaci, si fitues te zgjedhjeve te fundit Parlamentare te krijoje nje qeveri gjithperfshirese, pra te te gjitha partive politike ne Kosove. Duke pase perfaqesues te te gjithe spektrit politik ne Kosove, fjala, veprimi dhe pesha e saj do te ishte me e rende, me serioze, me e fuqishme.
Eshte e vertete se kjo do te ishte nje sakrifice jo e vogel per PDK-ne, militantet dhe udheheqjen e saj, por dobite e kesaj sakrifice do ti ktheheshin atyre me shumefishin nga populli dhe elektorati i Kosoves. Do te ishte nje shembull i larte atdhetarie sakrifikimi i sadpopak pushteti per te miren e ne dobi te nje shteti te ri, te verfer, te sakatuar nga luftrat, nga terrorizmi shteteror dhe kolonializmi serb.
Do te ishte nje sakrifice shume me e vogel se sa kur Hashim Thaci, Azem Syla, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Albin Kurti, Agim Ceku... rroken armet per lirine e atdheut te vet, te gatshem per te sakrifikuar edhe jeten e vet ne meer te saj. Edhe lufta per paqen kerkon po aq ne mos edhe sakrifica me te medha.
Kjo gjitheperfshirje nuk do te kufizohej vetem ne partite politike por edhe ne personalitetet e kapacitetet intelektuale e mendore me te larta e me te medha te Kosoves.
Vendimet e medha i marrin njerez te medhenj !
Ajo do ti jepte fuqi te madhe jo vetem fjales e perfaqesimit te Republikes se Kosoves ne bisedimet me Beogradin, por edhe me Brukselin per integrimin ne Evrope, me shtetet e tjera per njohjen e saj nderkombetare.
Do te ulte tensionet politike e shoqerore. Do te ishte nje risi per skenen politike jo vetem kosovare, por edhe ballkanike e evropiane. Ajo do te fuqizonte edhe luften kunder korrupsionit, sepse do te shtonte kontrollin e ndersjelle.
Do te ishte nje dhurate e madhe edhe per miqte e aleatet tane perendimore me SHBA-ne krye duke ua lehtesuar punen e veprimtarine e lodhshme me ne shqiptaret e pamarre vesh me njeri tjetrin. Do te ishte nje goditje surprize per armiqte tane shekullore.
Do ti jepte nje shtytje te fuqishme zhvillimit te ekonomise, arsimit, teknologjise, shkences, kultures, artit. Do te behej nje motor i fuqishem i perparimit te gjithanshem dhe begatise per Kosoven.
Kohet e medha sjellin zhvillime te medha. Zhvillimet e medha i sjellin njerez, personalitete te medha. Vetem te tille mund te marrin vendime te medha. Historia do ti shenonte ato e ata me shkronja te medha e te arta ne analet e saj.
Per te tille ka nevoje me shume se kurre sot Kosova.... Kosova mbi gjithcka e mbi te gjithe!