Mendime
Frrok Cupi: Krijesa me koke prapa
E enjte, 13.01.2011, 07:59 PM
Krijesa me koke prapa
Nga Frrok Cupi
Tre kategori njerezish, thuajse jetojne me koken prapa. Kategoria e trete u manifestua dje, pardje dhe gjithe keto ditet e fundit. Sapo nisi djegia e fleteve te votimit ne zgjedhjet e vitit 2009, disa politikane te opozites nisen "inventarin" e akteve qe kishin ndodhur ne favor te tyre qe nga dita e pare pas zgjedhjeve. Thane se i kishin thene ketij, i kishin thene atij, nje tjetri i kishin derguar leter, pastaj nje tjeter kishte thene... dhe me ne fund, gjera qe kane ndodhur pa piken e rendesise qe nga dita kur u bene zgjedhjet politike dhe keta nuk i pranuan. Tani po krijojne pershtypjen se "Europa ka ngrire marredheniet me Shqiperine", njesoj sic ka qene realiteti komunist ne te shkuaren... Edhe kur hedhin nje sy dy metra perpara, opozitaret kryesore menjehere kthehen pas si ne nje terheqje te bere nga vete natyra. Ja per shembull, thane se "mund ta ngreme Komisionin hetimor parlamentar". Por vjen nje fjale "por", sa hap e mbyll syte. "Por do te na ndodhe qe te na vonohen proceset, na cojne ne arkiv, na thone gjykate.... etj. Na ndodh si ne vitin 1996", thone keta politikane. Ne vitin 1996 zgjedhjet u kontestuan nga OSBE/ODIHR si dhe nga opozita. Gjate gjithe kohes, politikanet e opozites kthehen pas te pakten me shume se nje dekade. Cfare ndodh keshtu me kategorine e politikaneve qe jetojne me koke pas? Politikanet e deshtuar kthehen me koken pas ne menyre te hapur pa u merakosur se dikush mund t'i gjykoje si te mbrapshte. Kjo ndodh shume shpesh here. Nje lider i PS, ne nje fjalim mes protestuesve te opozites per kutine e votimit, iu kthye historise dhe tha se koloset e historise kombetare jane "njerez te cuditshem", prandaj "pse u respektohet varri". Emer per emer permendi Nene Terezen, Fan Nolin dhe mbretin Zog, figura kombetare qe regjimi i meparshem i kishte shpallur te ndaluar per atdheun e tyre. Ky qe foli ashtu ka qene edhe kryeminister dhe mban "kryqin" e nacionalizmit, jo vetem ne PS, por ne gjithe Ballkanin. Tani qe e shikojme me syrin e akteve te fundit, kuptohet se edhe vlerat e tjera kombetare, keta i shikojne si nje "lavdi te shkuar". "Po prisja ne stolat e aeroportit... i menduar. Nje femije nja tre vjec u shkeput nga prehri i se emes perballe dhe me vjen te fytyra. Qendron. Qendron e me shikon ne sy. Ai shiko mua, une ate; nja kater minuta. Pastaj me vuri duart ne dy faqet, dhe iku. E ema me tha se "te njeh djali, te falenderon per Luften e Kosoves"... Keshtu ka deklaruar ky politikan para publikut. Lufta ishte bere gjashte vjet me pare, djali ishte tre, por megjithate "e njihte me fytyre".. Domethene, gjithcka me te shkuaren. Edhe vete Partia Socialiste, gjate gjithe aksionit politik per "transparence zgjedhjesh" funksionoi me te shkuaren, me fytyren prapa. Partia Socialiste perdite e me shume po e kthen koken prapa duke manifestuar nostalgji per komunizmin, duke rehabilituar politbyrone dhe duke u ndare nga pikepamja europianiste per demokracine dhe shtetin. Vete kryetari i PS, kudo ne sheshe ka leshuar parullen: "Te ndajme shtetin nga pushteti", e cila eshte me e vjeter se vete Republika prej 2400 vjetesh... Domethene perseri me koke prapa. Kategoria e dyte jane artistet; ose artistet qe nuk mund ta kapin aktualitetin e dites, ose me konkretisht artistet qe jane kthyer ne biznesmene varresh. Vitet e fundit e kane marre veten, dmth., jane pasuruar deri ne piken qe kane nje makine per te shkuar deri ne Sharre, ose edhe nje veshje qe i tregon trendy si artiste te jashtem. Kaq i kerkojne artit dhe aftesise se tyre. Ndersa ne fillim, kur mbeten pa pune sepse u prishen galerite, ndermarrja e prodhimit te veprave te artit dhe vete shija artistike e turmes, atehere deshmonin nje varferi te dukshme. Megjithate mund te thuash se "jane mekembur" duke punuar me fytyren nga e shkuara. Keta nuk jane vetem skulptoret, por edhe poetet apo kengetaret. Bisnesi me i lehte ne art eshte kthimi pas. Prapa kraheve ka shume nostalgji, por ka edhe nje humnere qe nuk dihet me cfare ishte mbushur. Banditi, psh., kendohet si hero, ose edhe vizatohet keshtu. Artistet, qe pergjithesisht punojne me "materialin" prapa, mendojne se ua lehtesojne jeten njerezve duke ua hequr veshtrimin nga e tashmja. Artisti sajon krijesa te kthyera prapa. "te thuash te verteten eshte vetem nje jete ne dukje, si permbi varre", thote Nice. Prandaj artisti, pergjithesisht, nuk ben pjese ne radhen e pare te kultures dhe qyteterimit perparimtar te njerezimit. Vete artisti eshte nje femije qe ka mbetur ne moshen e tij te re, atje prapa; dhe vete detyra e tij eshte qe ta beje njerezimin femije. Kategoria e trete, shpirtrat jo te lire. Keta shikojne gjithnje prapa per te perligjur pse jane te nenshtruar. Sa shume njerez, si te mjere, kem pare duke u hallakatur rrugeve te Tiranes per te ardhur ne protesta per ceshtje qe as vete e dine dhe as i besojne. Nje gje ishte aktuale: Etja per pushtet e kater a pese veteve qe prin turmen njerezore te verber. Po keta te tjeret, cfare donin, apo vetem per t'u numeruar si prove force per ate qe kerkon pushtet?! Keta perdoren per te perligjur shpirtrat jo te lire. Shpirtrat jo te lire mendojne se mund te perligjen ne keto menyra: Duke qendruar prapa turmave te genjyera Duke deklaruar se dobia e tyre eshte dobia e te gjitheve. Duke deklaruar se flijimi dhe vetem me ane te flijimit mund te mbulohet e tashmja. Duke vrare shpirtrat e lire, te cilet kane kohezgjatje dhe afrohen me diten e sotme E vetmja pike qe bashkon ne kohe shpirtrat e lire me shpirtrat jo te lire, eshte momenti i gjyqit qe bejne shpirtrat e lire para atyre qe nuk jane te lire; dhe, ky gjyq kushton perseri kohe.