E diele, 28.04.2024, 05:19 AM (GMT+1)

Mendime

Alban Dega: Qeveria Berisha - kryecimka e pangopur e korrupsionit ne Shqiperi

E diele, 16.01.2011, 01:17 PM


QEVERIA BERISHA- KRYECIMKA E PANGOPUR E KORRUPSIONIT NE SHQIPERI

 

Nga Alban Dega, Nju Jork

 

Maja e ajzbergut

 

Zevendeskryeministri dhe minister i Ekonomise dhe Energjitikes , kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, ish- kryeministri  Z. Ilir Meta kapet ne flagrance ne afera korruptive te mirefillta  me zevendesin e tij dhe ish- Minister i Ekonomise Dritan Prifti.

Ky i fundit e ka incizuar dhe filmuar  ate pa dijenine e tij ne allishverishe te mirefillta corruptive, ne pazare te pista kriminale.

Sigurisht qe ka shume me teper. Kjo eshte vetem maja e ajzsbergut te korrupsionit ne Shqiperi. Vetem maja.

Te tjerat do ti nxjerre ne drite drejtesia kur te marre fund demokratura e Berishes, nena e korrupsionit ne Shqiperi.

Dritan Prifti konfirmon ligjerisht e me pergjegjesi ligjore vertetesine e videos. Ai tregon se per kete e shume afera te tjera korrupsioni jo vetem te Ilir Metes, por edhe te ministrit te Bujqesise dhe ish- paraardhes i tij ne ministrine e Ekonomise dhe Eenergjitikes , Genc Ruli, te Lulezim Bashes, te Fatmir Mediut dhe te krejt qeverise se gangstereve qe drejton Sali Berisha.

Ai shkon me tej. Denoncon dhe ben akuza po aq ne mos edhe te renda per korrupsion kunder Ilir Metes qe kur ai ishte kryeminister i PS-se ne fillim te viteve 2000. Nje denoncim i guximshem dhe qytetar pavaresisht nga motivet.

Kryesorja ai denoncon hapur kryeministrin e Shqiperise Z. Sali Berisha, te cilin e ka njoftuar per keto afera korrupsioni dhe krimi te organizuar te qeverise se tij.  Eshte nje denoncim qe vjen nga vete, nga brenda  vatres se cimkave te qeverise kryecimke te pangopur te korrupsionit ne Shqiperi.

Kryeministri jo vetem ka heshtur,  por edhe i  ka mbrojtur hapur keta peshkaqene te korrupsionit.

 

Berisha denoncon vetveten si Padrinoja i Mafias qeveritare

 

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, jo vetem konfirmon  akuzat e Dritan Priftit . Ai shkon shume me larg. Vetdenoncon Sali Berishen si mbrojtesin me te madh te  korrupsionit , si  avokatin e krimit  te organizuar qeveritar ne Shqiperi.

Me gojen e vet e pa asnje cimke perreth Kryeministri Berisha deklaron ashiqare pa asnje reinterpretim te buzeve as fjaleve te tij, pa asnje trukim se:

“Ajo video ka ardhur tek ju sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Dritan Prifti më ka ofruar videon. Coja kujt të duash i kam thënë….”

Cdo koment eshte i tepert. Gjithcka eshte e qarte si drita e Diellit. Kreu i ekzekutivit shqiptar, pra kryezbatuesi i ligjit ne Shqiperi  pa asnje droje nga ligji, deklaron krejt hapur se ai ka shkelur hapur e ne menyre edhe me flagrante se Ilir Meta e ceta e tij e korruptuar qeveritare ligjet ne fuqi te Shqiperise. Jo vetem nuk ndermori asnje hap per te ndrequr gjendjen e tmerrshme te krimit te organizuar e korrupsionit ne radhet e qeverise se tij, por e ka mbuluar ate duke u bere jo vetem bashkepunetor por kreu i saj, si Padrinoja i korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Shqiperi.

Padrinoja i mafias se korrupsionit ne Shqiperi Sali Berisha mbron peshkaqenet e tij te korruptuar. Pse!?

 

Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit

 

Ai eshte kryemafiozi i ketij korrupsioni!

Ai eshte kapoja i masakres se korrupsionit te Gerdecit!

Sali Berisha eshte bosi i hajduteve te kombit te autostrades se kombit….

“Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” pat dhene alarmin qysh para gati tre vjetesh mbreti i  shtypit te lire boteror “ The New York Times”.

Jashte kontrollit te ligjit, por jo jashte kontrollit te Padrinos se saj Berisha…

Sa zbulohet ndonje peshkaqen i korruptuar i tij si Meta, Pango, Ruli. Basha, Mediu, Padrinoja vrapon ti quaje trukime ndersa per sy e faqe kerkon hetime nga prokuroria.

Pra i thote prokurorise heto trukimet e verteta qe i konfirmon vete autori i video-rregjistrimit, ish ministri i tij Dritan Prifti dhe i rikonfirmon edhe vete.

“Berisha dhe Partia Demokratike dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente të ndërrmarin hetim të plotë dhe të gjithanshëm për këtë çështje“ , thuhet ne deklaraten zyrtare te PD-se.

Pra ne vend qe te veproje ne perputhje me ligjin dhe drejtesine, ne vend te ndeshkoje jo per kater minuta, por per kater sekonda  peshkaqenet e korrupsionit nga sholla e kepuces deri ne maje te kokes si Ilir Meta, si Genc Ruli, si Fatmir Mediu, si Lulezim Basha, si ….  te kapur ne flagrance me fjale e me pamje te filmuara, ne vend te shkarkoje e jape drejetsise ne vend kriminelet flagrante ben avokatin e tij dhe te krimit dhe sulmon denoncuesit e tij.

 

Edhe shiun edhe Diellin… edhe kryegjykatesin suprem

 

Ai ben jo vetem hetuesin, ekspertin ligjor, procurer, kryprokurorin, kryeavoktin e korrupsionit e krimit te organizura, por edhe kryegjykatesin e ceshtjes duke e futur hetimin ne rrugen qe i leverdis krimit dhe korrupsionit, sic ka vepruar ne rastin e Gerdecit , te autostrades se kombit te vjedhur nga krye-hajnat e kombit.

Rastesi!? Burreri? Drejtesi!? Absolutisht jo. Sali Berisha e ben nje gje te tille vetem e vetem per te ruajtur karriken e privilegjet e korruptuara te tij dhe klanit te tij, qe sundon Shqiperine mbi themelet e krimit me te rende ne cdo demokraci, mbi themelet e votave te vjedhura.

Nese Prokuroria ose prokurori si ne rastin e peshkaqenit te korrupsionit Fatmir Mediu, zevendes- bosit te korrupsionit te Gerdecit i afrohet se vertetes dhe kopsit ceshtjen per gjykaten, Padrinoja i korrupsionit Sali Berisha vrapon ta akuzoje ate si "komunist" si " i implikuar ne procese politike te ish- diktatures", sic veproi me prokurorin Zamir Shtylla...

Kryekomunisti, stalinisti dhe enveristi me fanatik, Padrinoja i Mafias shqiptare te korrupsionit Sali Berisha dhe zevendesi i tij i sterkorruptuar, Ilir Meta, kane pafytyresine jo vetem te mbroje korrupsionin dhe mafian e tij, por edhe te sulmojne liderin e opozites per korrupsionin e vet.

A nuk eshte kjo shprehje e statusit special autokratik qe i kane dhene vetes dhe klanit te tyre mafioz duke e vendosur veten mbi ligjin ne baze te vetmit parim me te shemtuar e me antidemokratik  te shtetit antiligjor qe zbaton Sali Berisha. Ky antiparim eshte ai i Luigjit te 14-te “ Ligji jam une “

 

Heroizem hajnash  apo...  korrupsion “i paster si kristali”

 

Eshte ky status i vecante, ky superstatus krejtesisht antidemokratik , krejtesisht autokratik qe i ka siguruar vetvevetes Mafia shqiptare qeveritare e korrupsionit qe i ben ata te paprekshem, te pandeshkueshem, te pacenueshem nga ligji. Ndaj secili prej tyre shprehet menjehere i gatshem te heqe dore nga imuniteti parlamentar dhe nga posti, per te marre imunitet, impunitet dhe poste me te larta ne qeverine Berisha.

A nuk ndodhi pike per pike keshtu me Fatmir Mediun!?

A nuk ndodhi tamam keshtu me Lulezim Bashen!?

A nuk ndodhi keshtu edhe me vete Padrinon, Berisha ne veren e vitit 2005!?

Pse mos te ndodhe ashtu edhe me Ilir Meten!? Prandaj ai ben heroin kur paraqet doreheqjen duke akuzuar opoziten tamam si Berisha, sikur te kishte kryer nje akt heroik ne sherbim te Shqiperise e jo nje vjedhje te perseritur tash me shume se nje dhjetvjecar... Heroizem hajnash!

A nuk veproi keshtu menjehere e pa ia bere tert syri Ilir Meta, duke u orvatur ta paraqese ziftin e zi, llumin e zi e flagrant te korrupsionit si pasterti si kristali, si vetpastrim para ligjit, si virgjeri morale, si heroizem. Korrupsioni, krimi, vjedhja e djerses dhe mundit te taksapaguesit shqiptar nuk ka moral. Eshte jo vetem imoralitet por edhe shkelje flagrante e ligjit, krim i mirefillte e i zi si vete bartesit e tij .

Eshte fatkeqesi qe edhe analiste te njohur shqiptare sic ndodhi ne “Opinionet “ e Blendi Fevziut bien viktime apo kthehen ne telalle te ketij imoraliteti. Ne vend ti thoshin gjerat hapur e pa frike se ketu kemi te bejme me shkelje ligji, me korrupsion te piste, me krim te organizuar ata e shtjellonin krimin si ceshtje morali.

Korrupsioni ben mu. Krimi i organizuar livadhis i patrazuar. Shkelja e ligjit eshte e incizuar dhe filmuar e jo vetem autoret e regjizoret e tij, por edhe analiste te pavarur derdellisin per moral!!! Cfare morali!?

 

Kur kercasin pallavrat ne vend te prangave- impuniteti

 

Pse!? Pse!? !? Pse !? Sepse ne vend te keracsin prangat ne duart e kriminalizuara te kapur ne flagrance e te vetdenoncuar me gojen e tyre kercasin pallavrat e lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur ra ne uje…. E terrci e verrci e verrci e terrci !

Sepse si Sali Berisha , si Lulezim Basha, si Fatmir Mediu, si Genc Ruli, si Ilir Meta, si Fatos Nano, si Caci- Baci- Naci … si cdo peshkaqen i Mafias se korrupsionit ne Shqiperi nga Padrinot Berisha e Nano e deri tek i fundit e kane vendosur veten mbi ligjin… jane vete ligji. Ky status antidemokratik, antikushtetues, antiligjor e ka emrin Impunitet. E cfare te duhet imuniteti? Cfare vlere ka imuniteti perballe impunitetit!?

Edhe sa video e denoncime te tilla fsheh Berisha qe pranoi se ishte njoftuar nga Dritan Prifti dhe nuk ka vepruar !? Kryeministri i ka kapur te gjithe. Aq te kapur jane ne afera e pazare te tilla . Kapesi kryesor eshte kryeministri qe komandon gjithe kete rrjet korrupsioni… Eshte Padrinoja qe jo vetem e komandon por edhe e mbron

Eshte kjo mburoje, eshte kjo korace e hekurt me te cilen kane mbeshtjelle vetveten kapot e Mafias shqiptare te korrupsionit qe i bene ata arrogante, qe i ben te notojne te qete ne cfaredo lloj llumi te korrupsionit e antiligjit.

Eshte kjo shkelja me  rende e demokracise dhe Kushtetutes se Shqiperise qe shkel themelin e shtyllen e  tyre kryesore barazine e qytetarit para ligjit, qe i ka bere ata te paprekshem, i ka bere ata “il Capo di Capos” te Mafias shqiptare, cka nuk ndodhe ne asnje shtet demokratik te Botes.

 

Qeveria e cimkave  te pangopura te korrupsionit

 

Ky eshte kryeministri shqiptar qe derdellit gjithe diten per lufte kunder korrupsionit, qe e ka kthyer ne nje katrahure per Shqiperine....!  Mjere Shqiperia ne duart e kujt ndodhet!

I vetmi qellim i kryeministrit te Shqiperise eshte si te ruaje e si te zgjase sundimit e tij te pakufizuar, si te zgjase impunitetin e tij dhe te bandes se tij plackitese te djereses e gjakut, te mundit e pasurive te shqiptareve gjithnje ne dobi te klanit te tij krejt te korruptuar e kriminalizuar.

E vetmja menyre per te realizuar ate qellim eshte mbajtja nen kontroll e cetes se tij qeveritare. Jo vetem nepermjet dosjeve te vjetra politikee te ish- Sigurimit te Shtetit, por sidomos nepermjet videove e pergjimeve qe mbajne peng secilin prej gangstereve te tij. Ndaj secili prejt tyre , qofte deputet, qofte minister, qofte kushdoqofte flasin si Berisha, shajne si Berisha, kercenojne si Berisha! Pse !?

Jane te kapur prej tij. Duke i kapur te gjithe, ne fakt Berisha ka kapur edhe vetveten.

Ne vend te denoncoje dhe luftoje korrupsionin dhe krimin e organizuar, kryeministri shqiptar denoncon “ cimkat” e opozites dhe te asaj pak media qe ende nuk eshte kapur prej tij dhe mjeshtrit te gjuetise se medias Ilir Meta.

Per Berishen cdokush qe eshte kunder sundimit te tij absolut, autokratik e te pakufizuar eshte nje cimke, eshte “armiku i kllases“,  sic do ti kishte quajtur Berisha keto “cimka”  para 20 e ca vjetesh.

Ne te vertete qeveria e Berishes eshte foleja e e vertete e cimkave te pangopura me gjakun e djersen, me mundin e taksapguesve e fakirave shqiptare… Jo vetem sot, por edhe gjate etapes se sundimit te damokratures se tij piramidale, qe u grabiti dhe rrenoi shqiptareve mbi 4 miliared dollare mund e pasuri, djerse e gjak.

 

Cila eshte zgjidhja!? … Tunizia

 

Cdo aksion ka reaksionin kunder tij. Cdo veprim ka reagimin ndaj tij. Cdo semundje ka ilacin e vet. Ilaci kunder semundjes se pushtetit te pakufizuar, kunder autokracise eshte demokracia dhe ligjet e saj, eshte drejtesia.

Ne kushtet kur kjo demokraci ne Shqiperi  eshte sakatuar e degjeneruar, ne rrethanat qe drejtesia eshte korruptuar po aq sa edhe emeruesit e bartesve dhe zbatuesve saj, ne castet qe Kushtetuta eshte kthyer ne nje pacavure ne duart e atyre qe kane per detyre sublime ta zbatojne ate dhe thelbin e saj- barazine e shtetasve, eshte detyre e shenjte dhe demokratike e qytetareve te rivendosin barazine e tyre para ligjit.

Shembuj te tille kemi sot jo pak. Me i fresketi por jo i fundit eshte Tunizia. Brenda nje jave qytetari tunizian permbysi me rruge e mjete demokratike nje autokrat, qe u largua me bisht nder shale e me vulen e turpit te korrupsionit dhe despotit qe gjakosi duart me gjakun e mbi 60 tunizianeve, per cka do te pergjigjet para ligjit.

“Kjo permbysje e madhe me siguri do te kete nje jehone te madhe ne Boten Arabe dhe pertej saj, se edhe nje lider i fuqishem dhe i kapur fort pas pushtetit si Ben Ali mund te permbyset nga protestat masive te popullit“, komentonte sot Agjencia me prestigjioze amerikane e lajmeve ne Bote Aspress.

Po eshte shume e dyshimte se ate mund ta beje nje opozite e flashket si ajo shqiptare, qe duket se eshte kapur nga Berisha dhe fijet e fshehta te tij ne gjirin e saj, nga nje opozite e pergjumur, e hutuar, e corientuar ne veprimet e reagimin e saj.

Me veprimet e mosveprimet e saj mjerane gjate gjashte vjeteve te fundit, kjo opozite e meriton emrin freskozite e qeverise Berisha. Bile edhe me teper…

 

Opozita e kofinit pas te vjelave

 

Sot lideri i opozites Edi Rama dhe Asambleja e PS-se dhane sihariqin... Do te fillojne protestat e medha... menjehe... pas nje jave. Pra me 21 janar do te fillojne protestat e opozites kunder korrupsionit qe ka kapluar dhe po i ze frymen Shqiperise. Kunder korrupsionit qe ben mu ne ekrane televizive dhe ne syte e popullit e krejt Botes.

Gati... gati si ajo pamja e turpshme kur i futi krahun dhe shpetoi Sali Berishen e qeverine e tij fill pas katrahures se Gerdecit, qe kryeministri shqiptar “nuk e dinte se ku binte”,  megjithese kishte te birin, baxhanakun dhe keshilltarin e tij personal Fatri Balliu te "55" -es ne krye te fabrikes se vdekjes dhe ne balle te fabrikes se parave te pista qe vilnin atje.

Tamam nje reagim si kofini pas te vjelave. Tamam nje opozite si kofini pas te vjelave.  Pra nje jave me vone, me 21 janar 2011 opozita dhe lideri i saj do te zgjodhen nga gjumi... Kohe e mjaftueshme per ti bere fresk pozites.

Kohe e mjaftueshme per te fashitur revolten popullore kunder korrupsionit anti-popullor. Jo vetem nga pozita. Edhe nga opozita... Ku ka ze nuk eshte pa gje, thote sovrani.

Nje jave kohe per te ftohur revolten e nxehte popullore qe shpertheu menjehere... ne vend ti dale per zot e te marre udhehehqjen e tyre, opozita u hedh atyre uje e akull. Tamam nje zjarrfikes i qeverise se Gerdecit, te qeverise se hajnave te kombit jo vetem te autostrades se kombit por edhe te votave te kombit.

A ka sherbim me te madh te opozites per poziten e korruptuar dhe Berishen!? … Sic duket jo vetem Nano por edhe Rama eshte kapur nga Padrinoja. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe kjo vonese.

 

Populli po zgjodhet … po merr ne duar fatet e veta

 

Ka ardhe koha e fundit qe populli te zgjodhet. Te zgjodhet e te filloje protestat jo vetem kunder pozites por edhe kunder opozites, dy fatkeqesite me te medha te Shqiperise dhe demokracise shqiptare.

Kete mesim jep edhe Tunizia... Per nje jave populli i saj detyroi Presidentin te jape doreheqjen me protesta demokratike per pune, per ulje cmimesh, per nje jete me te mire! E cmimet aty jane me te ulta se ne Shqiperi. Papunesia eshte me e vogel se ne Shqiperi. Korrupsioni eshte me i ulet se ne Shqiperi!

Ishte optimist dhe shpresedhenes reagimi spontan i rinise dhe popullit te Tiranes ndaj aktit me te fundit te korrupsionit qeveritar.

Populli dhe sidomos rinia doli menjehere ne rruge te protestoje kunder " Mafias se korrupsionit qe ka dale krejt jashte kontrollit", te udhehequr nga Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta dhe nga qeveria e tyre e gangstereve. Pa dyshim qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise. Dje ata u rrahen nga paramilitaret e peshkaqenit te korrupsionit Meta dhe nga policet e Padrinos se korrupsionit Berisha.

Asnje deputet, asnje lider i opozites nuk qe as midis as perkrah tyre. Ishin te zene me konferenca shtypi... Terrci e verrci.... verrci e terrci.

Ky reagim rinor e popullor tregon se populli shqiptar hodhi hapin e pare per te marre ne dore fatet e vetat kunder qeverise kryecimke dhe opozites freskozite, opozites si kofini pas te vjelave ...

Perndryshe... perndryshe cdo popull ka qeverine qe meriton!  E mbajci me shendet … E gezofshi!



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora