E shtune, 27.04.2024, 02:29 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Kosova ka nevojë për kompromis të brendshëm

E shtune, 15.01.2011, 08:57 PM


Kosova ka nevojë për kompromis të brendshëm

 

Nga Gani Qarri

 

”Loja me zgjedhje “ në Kosovë, duhet urgjentisht  të përfundoj dhe procesi i stërzgjatur i votimeve të mos kthehet në Dramë të pa fund!

 

Pas gjithë këtyre ngjarjeve të cilat kohët e fundit ndodhën në Kosovë dhe rreth saj,ato dëshpëruan pa masë shqiptarët, dhe gëzuan ata që nuk ia duan të mirën Kosovës,ndaj Partitë politike duhet urgjentisht dhe sa më parë që të jetë e mundur,të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një kompromis edhe me mirkuptim të anasjelltë për të cilin Kosova ka më tepër nevojë se për çdo gjë tjetër në këto momente të vështira që po kalon vendi!

 

Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të zihen pa fund në mes veti,dhe nëse manipulimet ekzistojnë,vërtetë në masën e përfolur ,atëherë le të përgatiten edhe wikileaks-at tanë për filmimin e keqpërdorimeve si vëllezërit  tanë  në Shqipëri për dokumentimin me videomaterial  të ngjarjeve,të cilat mund ta lënë pa pushtet  secilin ministër edhe në Kosovë, njëjtë si Ylli Pangon para disa kohësh dhe Ilir Metën tani të cilin shumë shpejt do duhej ta përcillte fati i ish ministrit Pango!

 

Përndryshe Qytetarët e Kosovës,Partitë politike, institucione dhe shoqata,duhet  gjetur gjuhën e marrëveshjes për tejkalimin e problemeve pa humbur kohë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes bisedimeve të gjejnë mënyrën e përbashkët për dalje nga kriza më e madhe institucionale që ka përfshi vendin që nga periudha e pasluftës në Kosovë sepse Vendit tonë me shumë halle i duhet një zgjidhje e shpejt e problemeve të grumbulluara edhe nga shkaku i gjendjes së rëndë sociale e  papunësisë së madhe,ku qytetarët e saj për veç tjerash janë dënuar  edhe me shtetrrethim total nga Bashkësia Evropiane të cilët  pa viza nuk mund të udhëtojnë në vendet e  BE-së dhe në disa vende në rajon ,një shtetrrethim dhe izolim i pashembullt ky,në rajon dhe Evropë.

 

Në anën tjetër,Serbia dërgon sot në Kosovë,njëjtë si edhe Dick Mart-in dikur  në mënyrë të shpeshtuar, funksionar e popa të Serbisë,me qëllime të ngjashme, të cilët  pa kurrfarë kontrolli zyrtar hynë e dalin kur të duan në Kosovën tonë të lirë,duke ardhur me sharje ndaj Republikës së Kosovës dhe larguar me kërcënime kundër  popullit Shqiptar,pa asnjë therrë në këmbë,madje edhe duke e quajtur  vendin tonë si territor të tyre dhe emërtuar shqiptarët në shtëpinë e vet si terrorist.

 

Kurse në Veriun e okupuar të Kosovës edhe pse Qeveria jonë, në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe shtetet e Quintit,patën krijuar një Strategji për integrimin e veriut dhe shtrirjen e institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit,kjo Strategji ,siç po shihet, tashmë ka dështuar  dhe mbetet vetëm një dokument në letër edhe një vit pas publikimit pompoz  të saj. Në veri sundon e papenguar , policia e Serbisë me strukturat  e saj paralele dhe UNMIK-un të cilët edhe sot e kësaj dite e bëjnë ligjin në atë pjesë të vendit tonë.

 

As emërimi i Ylber Hysës si koordinator për zbatimin e strategjisë dhe hapjes së zyrës për zbatimin e asaj strategjie, për fat të keq nuk funksionuan dhe ,koordinatori nuk arriti t’i krijojë as grupet punese për  implementimin e strategjisë e cila në mungesë të  buxhetit i cili nuk i`u nda, ajo dështoi dhe nën këto rrethana as Zyra e UNMIK-ut nuk  mbyll kurrë e cila edhe në këto kohë,vazhdon ta bëj ligjin bashkë me policin e Serbisë dhe strukturat paralele serbe,në Veri.

 

Madje edhe pas hapjes së shtëpisë së  BE-së në Veri,nga EULEX-i  ligjet e Kosovës kurrë nuk gjetën zbatim në atë pjesë të vendit dhe nuk u arrit as hapja  e  gjykatës në veri,deri më tani. Kurse shqiptarët e mbetur atje, kanë ngelur në mëshirën e fatit duke u përballur  përditë me vdekjen,pa gëzuar  asnjë të drejtë e as ato të garantuarat nga Deklarata  Universale për të drejtat e Njeriut.

 

Ata sikur jetojnë sot për nesër ,duke përjetuar  rrezikun e policisë së Serbisë nga një afërsi rishtuese  e cila jo vetëm se kriminalizon hapur  atë pjesë të vendit,por ajo di edhe të vrasë në pikë të ditës,si pas skenarve të filmave Horror, ashtu  siç e vrau para pak kohe Shefko Malkoviqi-in, përfaqësuesin institucional të Kosovës në atë pjesë të vendit për të cilin pothuajse të gjithë pa përjashtim heshtin,në vend që ai jo vetëm të nderohej në mënyrë të merituar duke e shpallur  dëshmor  të “lirisë” nga veriu i pushtuar,por edhe fshati i tij i lindjes "Hvatska" në mënyrë  zyrtare të emërohej “Shefka” sipas emrit të Dëshmorit Shefko Malkoviç  të vrarë nga falangat kriminale serbe në Veriun e pushtuar të Vendit tonë.

 

Përveç të gjitha këtyre problemeve,të lartcekura, Kosova bashkë me UÇK-n,dhe lufta e saj e shenjtë, Kryeministri dhe disa ministra të sajë,atakohen pa mëshirë dhe në mënyrë të organizuar me egërsi të paparë deri në denigrim pa asnjë fakt dhe arsye, ku sipas paralajmërimeve të shumta nga mediat në sesionin dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të jetë vetëm raporti i Dick Marty që do të kërkojë miratimin e Asamblesë,por  akuza janë paralajmëruar edhe nga Raportuesi i Këshillit të Evropës nga Monako Charles Gardeto,i cili akuzon Kosovën pa fije turpi për vrasje të dëshmitarëve duke cekur edhe emra njerëzish që kurrë as nuk ishin dëshmitar dhe as nuk kanë vdekur! Madje edhe pas “përsëritjes” së fenomenit “krishtërorë” në Kosovën e shumë befasive, të ringjalljes  së “dëshmitarëve ,ai duke mos dashur t’iu besoj fakteve,ngase në kët rast ata nuk shërbehen me fakte,nuk jep kurrfarë shpjegimi madje preferon edhe të mos flas për këtë befasi. Korit të papagajve anti-Kosovë i është  bashkuar edhe Shefi i diplomacisë sllovake Mikulash Xhurinda i cili edhe ai kërkon “hetime” sipas  akuzave të pa bazuara të Dick Mart-it.

 

Ndaj Kosovës përball kaq shumë problemesh të grumbulluara,i duhet një marrëveshje e brendshme e shpejt dhe e kujdesshme, për gjetjen e kompromisit me mirëkuptim ,dhe daljen nga kriza institucionale,që të arrijë sa më parë përgatitjen e të gjitha ekipeve të nevojshme profesionale dhe të organizoj mbrojtje të fuqishme kundër akuzave të Dick Mart-it dhe kundërshtarëve tjerë të Pavarësisë së Kosovës,dhe me çdo kusht  ta pengoj eskalimin e situatës që në bazë të Akuzave të Dick Mart-it të Kriminalizohet UÇK dhe lufta saj e shenjtë çlirimtare, duke u zhvilluar edhe filma të tipit Horror- Hollivudian,se si jo Millosheviqi dhe Serbia masakruan shqiptarët në Kosovë,por gjoja shqiptarët masakronin  “serbët” dhe bënin trafikimin e organeve të tyre njerëzore!!!

 

 Cyrih 12 Janar 2011



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora