E shtune, 27.04.2024, 06:43 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Mustafa: Natasha Kandiq , “ humanitare”, apo antishqiptare ???

E premte, 14.01.2011, 08:59 PM


Shqetësime të fillimjanarit 2011

 

Natasha Kandiq , “ humanitare”, apo antishqiptare ???

 

Fushatës dhe dezinformatave mashtruese të hetuesit zviceran Dick Marty, i paraprijnë edhe ish- prokurorja po ashtu zvicerane, Karla Del Ponte me dy librat e saj anti-UÇK, të publikuar nga vitet 2000- 2008 dhe e ashtuquajtura , “ humaniste”, serbja, Natasha Kandiq … Kandiq, në nëntor të vitit 1999, por edhe më vonë i kishte dërguar Del Pontes me “ dosje” kundër disa komandantëve të UÇK-së dhe kundër luftës së pastër e çlirimtare të kësaj lavdie !!!  Por, vallë, sa jemi unikë dhe sa i kemi luftuar dhe i luftojmë dhe i kundërshtojmë intelektualisht dhe institucionalisht këta shpifës e shpifëse antishqiptare …??? 

 

SHKRUAN: AFRIM MUSTAFA

 

Javëve të fundit jemi dëshmitarë tëparaqitjeve të rreme dhe tendenave për uljen e imazhit të Kosovës nga Dic Mart-y, hetues zviceran, por edhe Dicmartët ë tjerë, të cilët, në një formë, apo në formën tjetër, dëshirojnë të minojnë përpjekjet e Kosovës për të ecur përpara dhe për ti rritur njohjet nga shtetet, të cilat deri tash nuk ekanë njohur akoma. Pothuajse, që nga paraqija e pare e hetuesit, apo shkatërruesit zviceran, Dick Marty, pozicioni i Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare ka përjetuar njëfarë, ulje, apo zvogëlim të imazhit të saj, e i cili, sot më shumë se kurrë duhet të jetë më i madh dhe më i lartë. Dëshiroj të theksoj se, personalisht, edhe si publicist,por edhe si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jam angazhuar dhe angfahzohem me mish e me shpirt, për të mborjtur, në radhë të pare, jo vetëm të atakuarin kryesor nga Dic Mart-y kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, por  në veçanti, të lavdishmen, Ushtria Çlirimtare të Kosovës, së cilës i takoj dhe kombin tim shqiptar, në përgjithësi. Por, a jemi të përgatitur sa duhet dhe sa kemi qenë unikë të protestojmë dhe të reagojmë masivisht kundër këtyre spekulimeve dhe rrenave e insinuatave dickmarteske, që kanë ardhë nga 14 dhjetori 2010 nga i ashuquajturi, “hetues” zviceran, i cili këtë e bën përmes Këshillit të Evropës, ku ai prezanton si anëtar ??? Padyshim se jo, dhe jo aq sa duhet dhe si duhet … Në radhë të parë, reagimi i institucioneve tona, por edhe i shoqërisë në përgjithësi,është paksa i vonuar dhe jo i mirëkorrdinuar sa duhet. Duke përcjellë këto zhvillime dhe tendencat antishqiptare, unë kam lexuar edhe më herët publikime dhe tendenca komprometuese nga antishqiptare apo nga antishqiptarë që asnjëherë sia kanë dashur dhe sia duan të mirën Kosovës dhe Shqiptarisë. Në këtë drejtim, pas luftës kemi paraqitje spekulative të të ashtuquajturve, prokurorë e prokurore ndërkombëtare, e të cilat i përgatitën shumë  “ dosje” Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare dhe gjithë shqiptarisë. Në “dosjet” e saj kundërshqiptare dhe anti-UÇK, më e zëshmja ishte dhe është ish- kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, antishqiptarja, Karla Del Ponte, e cila në vazhdimësi nga vitet 2000- 2008 ka botuar shkrime dhe dy libra kundër Kosovës me propaganda të rrejshme dhe tendencioze e përulëse ndaj shqiptarëve … Pra, kemi paraprijës thellësisht kundërshqiptar të deklarimeve të mëvonshme dhe këtyre aktuale të Dick Mart-yt, e që janë të nivelit rrenacak dhe mashtrues., e që janë Karla Del Ponte dhe bashkëpërkrahësja e saj antishqiptare, Natasha Kandiq…  Kryeprokurorja, në librat e saj me përmbajtje fantastike,  apo me sajesa të gatuara në kuzhinat sllavoserbe në Beograd, fyen  identitetin shqiptar. Këtu në veçanti fyhet dhe denigrohet, e lavdishmja dhe kurrë e padenigrueshmja,  Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i gjithë Populli i Shenjtë dhe i Shumëvuajtur shqiptar. Në Libritin, “ Unë zonja prokurore”, z. Karla Del Ponte me paturpësi rren në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se gjoja, kjo ushtri pas luftës paska zhdukur mbi 530 serbë në Kosovë !!!! Hipokrizi dhe mashtrim banal i llojit të vet, kuptohet i gatuar dhe i pjekur në Beograd, Kralevë, Nish e në kuzhinat antishqiptare serbosllave !!! Dhe, si në librin e parë, edhe në të dytin, gjithsesi me rrena, shpifje e mashtrime, kryeprokurorja thekson se, gjoja, pas luftës, “ Në Kosovë gjithçka ishte zi dhe pasiguri e madhe”. Madje, Karla Del Ponte, në një rast, në librin e saj, përqesh edhe misionin e KFOR-it, i cili sot e 12 vjet e ruan paqen në Kosovë dhe stabilitetin politik në gjithë rajonin e Ballkanit përmes Kosovës. Ajo që dua të theksoj në këtë shkrim timin analitik dhe hulumtues,  është angazhimi “humanitar” i “ humanistes” së famshme serbe me emrin, Natasha Kandiq, e njohur për shqiptarët dhe për Kosovën si “veprimtare humanitare për të drejtat dhe liritë e njeriut”, pra udhëheqëse e një OJQ-je nga Serbia,  me emrin, “ Fondi për të Drejtën Humanitare” e cila veprimtarinë e vet e zhvillon qe dhjetë vjet edhe në Republikën e Kosovës !!!! Çështë e vërteta, angazhimi i Natasha Kandiqit viteve të fundit në Kosovë për opinionin kosovar është më shumë i njohur si “veprim” “humanitar në zbardhjen e  të pagjeturve dhe “viktimave të luftës ndër ne, pra gjetjes së të pagjeturve dhe të të zhdukurve shqiptarë dhe atyre pak serbëve, që thuhet të jenë zhdukur … Por, “ misioni” i Natashës është paksa më i “ trashë” dhe më i ndryshe seç kemi pandehur ne,  kosovarët e besueshëm dhe “ nevojli” për veprime “ humanitare” … Ky veprim i Kandiçkës rrenacake, nuk ka të bëjë asgjë me humanitetin, apo “ misionin e saj human”, siç thuhet dhe siç ajo proklamon shpeshherë e gati, gjithherë!!!  Në të vërtetë, njëra nga bashkëpunëtoret më të afërta dhe më besnike të ish- kryeprokurores së Gjyktatës së Hagës, z. Karla Del Ponte ishte pikërisht Natasha Kandiq dhe atë- përherë në dëm të shqiptarëve, të UÇK-së dhe të interesave të të gjithë Kosovës !!!! Si, dhe, pse…? Sepse, Natasha Kandiq, siç citon edhe vetë kryeprokurorja Karla Del Ponte, i kishte ofruar, shumë dëshmi kryeprokurores për gjoja, zhdukjen e 593 serbëve nga UÇK-ja pas luftës në rrethana ende “ enigmatike” !!! Domethënë, gjithë ky angazhim, gjithë ky veprim antishqiptar, anti- UÇK dhe antinjerëzor kundërshqiptar i Natasha Kandiqit dhe ne, ende e çmojmë dhe e “ dijmë” si një “veprimtare humanitare për të drejtat e njeriut “ ???? !!!!! Turp, marri dhe papërgjegjësi!!! Papërgjegjësi veçmas për institucionet tona, të cilat asnjëherë nuk janë kujdesur dhe nuk kujdesen të dijnë dhe të informojnë popullin e vet se, kush hyn, kush del, kush punon kundër Kosovës, kush e mjel dhe kush vjell pandalshëm kundër Kosovës!!! Në radhë të parë, është Natasha Kandiq, por edhe shujmë Kandiqka e Kandiq të tjerë, të cilët natën e ditën, ag e terr, lodrojnë nëpër Kosovë, skaj e skutë, sikurse ky vend të ishte livadh i tyre dhe territori i lirë në të cilën kushdo e kur të do, bën dhe do të bëjë çka të dojë !!!!  E, si të reagojmë tash e tutje ne, pas këtyre veprimeve antishqiptare, anti UÇK dhe anti-Kosovë të shkatërrimtares, Natasha Kandiq, Dick Marty dhe Karla Del Ponte … ??? Si të veprojmë tash e tutje dhe në vazhdim, kur deri tash Natashën shumë nga qtetarët e Kosovës, madje edhe disa njerëz me “ nam” e kishin konsideruar si “ mikeshë dhe “ humaniste e madhe” ???? Çfarë ti themi asaj, kur tashmë dihet botërisht se ajo ishte njëra nga sajueset dhe dezinformatoret për UÇK-në, për gjoja zhudkjen nga UÇK-ja të 593 serbëve pas luftës dhe të gjitha këto rrena e spekulime janë të botuara në lirbin e Karla Del Pontes famnëkeqe ??? A, mos vallë, dikush dhe dikujt i ka mbetur “ merak” që ta shpallë “ humaniste” edhe Karla Del Ponten dhe “ humanist” Dick Marty-n, e më pas, pasi ata të na e rrasin deri në çykë, të themi, “ Av kuku, qysh s’e paskemi njoftë., bre “ …??? A thua, sa herë duhet mena i rrasë Kandiqtë, Dick Marty-qtë, Carla Delponteviqtë e shumë e shumë iq e viq të tjerë ….??? Deri kur do të mbushemi mend ne  ????  Në shekullin XXIV ???? Apo, edhe më vonë,  dhe ndoshta, pasi të kalojë krejt ky shekull ….?????  Si të veprojmë pra, tash e tutje ? Mendoj se, veprimi i parë është që, Natashës antishqiptare, ti tregojmë publikisht se, tashmë dijmë më shumë dhe jemi të informuar tërësisht për veprimin apo veprimet e saj “ humanitare” dhe sajesat e saj kundërshqiptare dhe kundër Kosovës, të cilat vazhdimisht i ka bërë, madje duke i bërë edhe publike edhe në librat e prokurores Karla Del Ponte…

 

Tërbimi antishqiptar i trio poshtërues, Carla Del Ponte, Dick Marty e Natasha Kandiq …

 

Pra, Dic Mart-y shkatërrues, rrenc dhe mashtrues, Karla Del Ponte, e Natasha Kandiq jashtëzakonisht kanë luajtur dhe po luajnë lojë shumë shkatërrimtare dhe të pistë antishqiptare dhe antipavarësi kundër Republikës së Kosovës. Në këtë vazhdë, ky trio  ka shpifur me fantazi,  apo me sajesa të gatuara në kuzhinat sllavoserbe në Beograd, e në të cilat libra fyhet identiteti shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe i gjithë Populli i Shenjtë dhe i shumëvuajtur shqiptar. Në Librin, “ Unë zonja prokurore”,  Del Ponte me paturpësi rren në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se gjoja, kjo ushtri pas luftës paska zhdukur mbi 530 serbë në Kosovë !!!! Hipokrizi dhe mashtrim banal i llojit të vet, kuptohet i gatuar dhe i pjekur në Beograd, në Moskë e në  Kralevë, pra në kuzhinat antishqiptare serbosllave !!! Dhe, si në librin e parë, edhe në të dytin, po ashtu me rrena, shpifje e mashtrime, kryeprokurorja thekson se, gjoja, pas luftës, “ Në Kosovë gjithçka ishte zi dhe pasiguri e madhe”. Madje, Karla Del Ponte, në një rast, në librin e saj, përqesh edhe misionin e KFOR-it, i cili sot e 12 vjet e ruan paqen në Kosovë dhe stabilitetin politik në gjithë rajonin e Ballkanit përmes Kosovës. Ajo që dua të theksoj këtu  është angazhimi “humanitar” i “ humanistes” së famshme serbe me emrin, Natasha Kandiq, e njohur për shqiptarët dhe për Kosovën si “veprimtare humanitare për të drejtat dhe liritë e njeriut, pra udhëheqëse e një OJQ-je nga Serbia,  me emrin, “ Fondi për të Drejtën Humanitare” e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë qe dhjetë vjet edhe në Republikën e Kosovës !!!!  Ky veprim i Kandiçkës rrenacake, nuk ka të bëjë asgjë me humanitetin, apo “ misionin e saj human”, siç thuhet dhe siç ajo proklamon shpeshherë e gati, gjithherë!!!  Në të vërtetë, njëra nga bashkëpunëtoret më të afërta dhe më besnike të ish- kryeprokurores së Gjyktatës së Hagës, z. Carla Del Ponte ishte pikërisht Natasha Kandiq dhe atë- përherë në dëm të shqiptarëve, të UÇK-së dhe të interesave të të gjithë Kosovës !!!! Si, dhe, pse…? Sepse, Natasha Kandiq, siç citon edhe vetë kryeprokurorja Karla Del Ponte, i kishte ofruar, shumë dëshmi kryeprokurores për gjoja, zhdukjen e 593 serbëve nga UÇK-ja pas luftës në rrethana ende “ enigmatike” !!! Domethënë, gjithë ky angazhim, gjithë ky veprim antishqiptar, anti- UÇK dhe antinjerëzor kundërshqiptar i Natasha Kandiqit dhe ne, ende e çmojmë dhe e “ dijmë” sin jë “ veprimtare humanitare për të drejtat e njeriut “ ???? !!!!! Turp, marri dhe papërgjegjësi!!! Papërgjegjësi veçmas për institucionet tona, të cilat asnjëherë nuk janë kujdesur dhe nuk kujdesen të dijnë dhe të informojnë populline  vet se, kush hyn, kush del, kush punon kundër Kosovës, kush e mjel dhe kush vjell pandalshëm kundër Kosovës !!! Në radhë të parë, është Natasha Kandiq, por edhe shujmë Kandiqka e Kandiq të tjerë, të cilët natën e ditën, ag e terr, lodrojnë nëpër Kosovë, skaj e skutë, sikurse ky vend të ishte livadh i tyre dhe territori i lirë në të cilën kushdo e kur të do, bën dhe do të bëjë çka të dojë !!!!  E, si të reagojmë tash e tutje ne, pas këtyre veprimeve antishqiptare, anti UÇK dhe anti-Kosovë të shkatërrimtares, Natasha Kandiq ??? Si të veprojmë tash e tutje dhe në vazhdim, kur deri tash Natashën shumë nga qtetarët e Kosovës, madje edhe disa njerëz me “ nam” e kishin konsideruar si “ mikeshë dhe “ humaniste e madhe” ???? Çfarë ti themi asaj, kur tashmë dihet botërisht se ajo ishte njëra nga sajueset dhe dezinformatoret për UÇK-në, për gjoja zhudkjen nga UÇK-ja të 593 serbëve pas luftës dhe të gjitha këto rrena e spekulime janë të botuara në lirbin e Karla Del Pontes famnëkeqe ??? A, mos vallë, dikush dhe dikujt i ka mbetur “ merak” që ta shpallë “ humaniste” edhe Carla Del Ponten dhe “ humanist” Dick Marty-n, e më pas, pasi ata të na e rrasin deri në çykë, të themi, “ Av kuku, qysh s’e paskemi njoftë., bre “ …??? A thua, sa herë duhet mena i rrasë Kandiqtë, Dick Marty-qët, Carla Delponteviqtë e shumë e shumë iq e viq të etjerë ….??? Deri kur do të mbushemi mend ne  ????  Në shekullin XXIV ???? Apo, edhe më vonë, ndoshta ….?????  Su të veprojmë pra, tash e tutje ? Mendoj se, veprimi i parë është që, Natashës antishqiptare, ti tregojmë publikisht se, tashmë dijmë më shumë dhe jemi të informuar tërësisht për veprimin apo veprimet e saj “ humanitare” dhe sajesat e saj kundërshqiptare dhe kundër Kosovës, të cilat vazhdimisht i ka bërë, madje duke i bërë edhe publike edhe në librat e prokurores Karla Del Ponte… Sipas Karla Del Ponte, e ku citohet Natasha Kandiq,  UÇK-ja në kishte provokuar luftën në Kosovë, e jo policia serbe !!!!! Ndërsa, në citatin e radhës në faqet 39- 50 , në librin,  Unë zonja prokurore”, prokurorja ndërkombëtare e cila nga OKB-ja është zgjedhur pët ti dënuar ata që kanë bërë krime lufte, e jo ata që kanë pësuar, janë vrarë, masakruar e viktimizuar nga këto krime, thekson : “ Në vitin 1998 kryengritësit shqiptarë me emrin UÇK kishin shtuar sulmet  ndaj policëve serbë, ndërsa popullata civile shqiptare ishte gjithnjë e më shumë e maltretuar nga policia serbe”.… Është ky konstatitimi tendencioz dhe komprometues i Karla Del Pontes në librin e saj, në të cilin , sipas saj, UÇK-ja “ sulmonte” policët serbë , ndërkaq këta të fundit nuk bënin asgjë tjetër më shumë veçse, “ maltretonin”  popullatën civile shqiptare !!! Domethënë, sipas Karla Del Pontes, …, sulmet i bënte UÇK-ja, ndërkaq  maltretimet policia serbe !!!

 

Tendencat poshtërues anti-UÇK- janë njollosje për çdo shqiptar !

 

 

Në faqen 39 të po këtij libri “ famoz” zonja prokurore, ndër të tjera shpalos informacionet e saj tekanjoze, të gabuara, tendencioze  dhe shumë të dëmshme për Kosovën dhe përgjithësisht për shqiptarët. Duke bërë fjalë për punën e Zyrës së Tribunalit të Hagës në Prishtinë . Ajo thotë në vazhdim: “ Nga shqiptarët në Prishtinë kërcënime dhe vetëm pak informacione … ” Ndërkohë, në vazhdim Del Ponte shkruan edhe për përgatitjen e një aktakuze  kundër një komandanti të UÇK-së , thuhet se Del Ponte do tia japë kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, me të cilin Karla  Del Ponte ishte takuar në Beograd ( faqe 103 ). Pothuajse në të gjitha insertet e librit të saj , “ Zonja prokurore”, por edhe në publikime të tjera antishqiptare, ajo ndjell e mbjell urrejtje . Në përgjithësi në libër reflektohet karakteri fyes dhe poshtërues i saj kundërshqiptar, e që vazhdon pothuajse deri në fund të këtij libri. Madje, ajo edhe përmes këtij publikimi  shpreh qartë se për një moment, apo për shumë momente, ajo ishte bërë në anën e Millosheviqit kryekriminel !!! Kjo dëshmohet po të lexohet libri dhe faqja 72 e këtij botimi sharlatan e tendencioz Karladelpontian !!! Këto pohime dëshmohen edhe në kohën e dëshmimit të gjeneralit amerikan Wesli Klark kundër Millosheviqit për krimet e kryera nga ky kriminel dhe regjimi i tij gjatë luftës në Kosovë.  Në dëshmitë e tij shumë të argumentuara dhe reale, komandanti i NATO-s Wesli Klark, arsyetonte plotësisht dhe me të drejtë intervenimin e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë për të shpëtuar nga shfarosja një popull të tërë. Gjatë dëshmive të Wesli Klark dhe përballjes me drejtësinë të kryekriminleit Millosheviq, Karla Del Ponte i ishte afruar avokatit të kasapit Millosheviq dhe nga  ai kishte kërkuar që ti mundësohet një takim me Millosheviqin !!! Arsyeja e kërkesës së Del Pontes një takim të tillë, ishte tendenca e saj që të mblidhte dëshmi për bombardimet e NATO-s kundër Serbisë , bombardime të cilat kishin zgjatur plot 78 ditë, e pas të cilave Kosova kishte fituar lirinë, ndërsa regjimi vrastar e kriminal serb në Kosovë tashmë kishte ngordhur përjetësisht.  Dhe, pas mbledhjes së dëshmive, kryeprokurorja do të bënte përpjekje për ngritjen e ndonjë aktakuze kundër pilotëve të NATO-s dhe kundër NATO-s që kishte bombarduar Serbinë në pranverën  e viti 1999 !!! Në librin e saj dhe përgjithësisht në angazhimin antishqiptar dhe antinjerëzor, dëshmohet qartë se Karla Del Ponte madje ishte në gjendje që të takohet dhe të bisedojë edhe me kriminelin Millosheviq, vetëm e vetëm që ta kundërshtojë intervenimin e NATO-s dhe lirinë e Kosovës !!!  Në ecjet e saj antishqiptare, Karla Del Ponte në nëntor të vitit 1999 do të vijë dhe do  qëndrojë disa ditë në Kosovë. Qëllimi i saj, dihet tendenca për komprometim të UÇK-së dhe shqiptarëve, pas arritjes së madhe të fitores së lirisë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me përkrahjen e SHBA dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Po në nëntor të vitit 1999, Karla Del Ponte do të marrë një “dosje” nga serbja Natasha Kandiq dhe listën me emrat e 593 serbëve, të cilët gjoja ishin rrëmbyer pas 12 qershorit të vitit 1999, pra pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë   Dhe, më tej në librin “ Zonja prokurore”, Del Ponte vazhdon : “ Natasha Kandiq ka kërkuar nga unë që mandatin e Tribunalit ta zgjeroj edhe në rastet e tjera kriminale të kryera jashtë kohës së luftës së armatosur në Kosovë. Me këtë do të jetë e mundur që kurrsesi të mos heshten dhe të procedohen  krimet që UÇK-ja ua ka bërë serbëve dhe të tjerëve, duke përfshirë edhe njoftimet shqetësuese sipas të cilave UÇK-ja ka rrëmbyer serbë edhe para syve (hundëve) të NATO-s !!!! Këto informacione, rrena dhe deklarata mashtruese ia kishte ofruar “humanistja” Natasha Kandiq kryeprokurores Karla Del Ponte nëntor të vitit 1999 !!! E, ne, edhe sot e asaj dite, nuk e “ dimë” apo nuk duam ta dimë se roli i Natasha Kandiq dhe i Kandiqve e i Kandiçkave serbe si ajo, gjithherë ishte dhe është minues, shkatërrues dhe antishqiptar, e kurrë e kurrnjëherë njerëzor dhe humanitar !!! Kurse, ajo, gati deri para disa orësh, vazhdon të cilësohet si “humaniste” dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, e duke mos ia ditur as biografinë, por duke mos ia vënë veshin dhe studiuar as veprimtarinë e saj antishqiptare, madje qe 12 vjet nonstop pas çlirimit të Kosovës !!!! Kështu, në emër të gjoja, të drejtave të njeriut dhe mbrotjes së tyre, Natasha serbosllave maskohet dhe bën veprime të papranueshme, të dyshimta , serbofile dhe thellësisht antishqiptare dhe antihumane !!!  Pra,  “hetimet” e Dick Marty-t bazën e kanë në Beograd dhe te Karla Del Ponte e te Natasha Kandiq, të cilët, si një trio poshtëruese që funksionon pandalshëm, janë bashkuar për të denigruar dhe për të vjellur kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe kundër popullit shqiptar në përgjithësi. Deklarimet e Dic Mart-yt, Karla Del Pontes e Natasha Kandiq, janë shpifje e nivelit criminal dhe për këto manipulime e shpifje kemi dëgjuar edhe më herët për këto akuza dhe të gjitha janë kundërshtuar fuqishëm, sikurse deri tash. Për mua nuk është ndonjë befasi, sepse mendoj sigurt se prapa gjithë këtij skenari qëndron vetë Beogradi me liderët e vet, të cilët bashkë me disa kundërshtarë të Kosovës dhe të pavarësisë së saj, duan të ndikojnë në ndalimin e njohjeve të radhës për Kosovën. Pra, qëllimi i këtij shkatërrimtari është minimi i Pavarësisë dhe shtetit të Kosovës të shjpallur më 17 shkurt 2008 dhe tendenca për të komprometuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e drejtë çlirimtare të viteve 1998- 1999. Por, me rrena, mashtrime e deklarime të tilla të DIC Martyt rrenacak, as nuk ndalet Pavarësia e Kosovës, e as smund të lëkundet kurrë përjetë fuqia dhe Lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Popullata është unike në këto qëndrime dhe gjitherë është dhe do të jetë e bashkuar për të mbrojtur, gjakun, lirinë dhe vlerat çlirimtare. Është interesante se si, përshembull kyfarë Dick Marty, nuk heton krimet monstruoze serbe, të cilat i ka kryer Serbia edhe mbi gra dhe fëmijë në Kosovë, e të cilat kanë tronditur botën, por me tendenca për ta inkriminuar UÇK-në për qëllime të tij përfitimi e marrëzie. Në Monografinë time, “ Bardhësitë e Atdheut” unë kam bashkuar 2.073 dëshmorë të kombit, të cilët gjatë periudhës 1997- 2002 kanë rënë nga të gjitha hapësirat shqiptare në Kosovë, Kosovë Lindore dhe në Maqedoni. Në Librin tim, “ Bardhësitë e Atdheut”  që është dokumenti gjithëprezantues i parë dhe i vetëm i këtij lloji në trojet shqipe, kam prezantuar edh dy masakra serbosllave të kryera në Kosovë dhe në Maqedoni. Përshembull, pse Dick Marty nuk merret me masakrën e Reçakut, Izbicëz, Rakocit, likoshanit, Qirezit, Lybeniqit, Stagovës, Loxhës në Kosovë, si dhe masakrën e familjes Zymberi në Kumanovë (Sllupçan ) ??? A e di Dick, se në Stagovë të Kaçanikut, midis të të masakrurve nga Serbia më 21 maj 1999 është edhe vogëlushi 7 vjeç, Fitim Rrustem Gudaçi nga ky fshat ? A e di, Dick matrapazi se, në Abri të Drenicës, është masakruar me cucëll në gojë vogëlushja dyvjeçare, Diturie Deliu nga ky vend? A e di Dick rrenci se, në Sllupçan të Kumanovës më 21 maj 2001 janë vrarë e masakruar dhjetë anëtarë të familje Zymberi, midis të cilëve edhe vogëlushët, Fitore, (2 vjeç), Fitim, (2 vjeç),  Hisnije, (3-vjeç),  Valbona ( 4 vjeç), dhe Mersim Zymberi,  (3vjeç )!!! ??? Në anën tjetër, kemi edhe 1827 të kindapuar dhe të zhdukur nga Serbia gjatë luftës, e për fatin  e të cilëve  tash e 12 vjet nuk dihet gjë. Çfarë tI themi Dick Martyt, atëherë, përveç se, ai është një mashtrues dhe rrenc i madh, i cili i lidhur ngushtë me Serbinë, dëshiron të minojë përpjekjet e mëdha për njohjet e shtetit të Kosovës, gjë që nuk do tia arrijë kurrë … Unë e kam quajtur dhe e quaj, Dick Mart-dreqi i verdhë, sepse askund në Kosovë dhe në Shqipëri nuk ka asofarë “ shtëpie të verdhë”, siç pretendon ai. Prandaj, reagimi i institucioneve tona, si duket se është paksa i vonuar, kur dihet se kjo çështje nuk është vetëm e këtyre ditëve, por Marty këto rrena dhe insinuata i kishte publikuar edhe më herët. Mendoj se,. të gjithë faktorët politikë, ushtarakë dhe ish ushtarakë dhe krerët e vendit duhet të nxjerrin një rezolutë përkatëse, e ku institucionalisht duhet të hedhin poshtë çdo tendencë e daklarim shpifës të Dick Mart-yt. Kështu, këto veprime antishqiptare të luftohen në mënyrë shtetërore, si dhe po në këtë mënyrë institcuionale të paditet Dick Marty, Karla Del Ponte dhe Natasha Kandiq  dhe  për këto rrena e dezinformata të qëllimta e me bazë kryeore në BeogradDomethënë, misteret e të ashtuquajturës, “ shtëpi e verdhë” ,  sjanë gjë tjetër, veç rrena, shpifje, mashtrime dhe insinuata të llojit të veçantë e që për autorë kanë Carla Del Ponten, Dick Mart-yn dhe Natasha Kandiq… Këta të pashpirt duhet ti luftojmë në mënyrën më të duhur dhe në mënyrën më të organizuar !!! Si shtet dhe si komb !!! Është koha e duhur, o tash, o kurrë !!!  Është koha që Natasha Kandiq-it“ humaniste” t’i themi se, Kosova dhe shqiptarët tashmë dijnë saktësisht për “ humanitetin” e saj dhe për “ humaniste” e “ humanistë” të tillë  që janë antishqiptarë të përbetuar, kurrë nuk kanë nevojë!!! Personat e tillë minues e shkatërrues, të rrijnë sa më larg e më larg Kosovës !!!!!!

 

Poshtëshënim: Autori i këtij hulumtimi është publicist kosovar dhe biograf i të gjithë dëshmorëve të kombit. Ai është Autor i Monografisë gjithpërfshirëse për 2073 dëshmorët, “ Bardhësitë e Atdheut” , i  botuar më 2008, ndërsa i ribotuar më 2009 dhe 2010. 



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora