E shtune, 27.04.2024, 09:27 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Duhet parashikimet me parandalime

E shtune, 15.01.2011, 08:58 PM


DUHET PARASHIKIMET ME PARANDALIME

 

Nga SHEFIK SHKODRA

 

S’ka pse të habitemi, kur dëgjojmë se për ne gjithnjë përgatiten ‘grackat’. Ato janë të gatshme. Atyre veç u fryjnë kur e sheh të nevojshme Qeveria serbe. Brenda e ke armikun i cili koordinon punët me “shtetin amë” dhe atë të jashtmin pa ndërprerë. I akordojnë veglat sa herë ta shohin se do të mbeten pa zë. Në ‘korin’ e tyre ka gjithfarë veglash. Te ata punojnë institute të ndryshme, të paguara nga shteti. Edhe Akademia ishte dhe është, po për çfarëdo çështje, si institucion që i shërben shtetit të vet, kur kërkohet edhe për gjyqësi edhe për mbrojtje të terrorizmit për vete. Edhe arkivat, shkrimtarët, instituti i historisë, institute të veçanta për politikë; publicistët e të tjerë bëjnë vëllime librash të ndryshme, të imagjinuara e me gjysmë fakte për ta përdhosur historitë e shqiptarëve. Pas gjithaq masakrave, tash, për t’i hedhur të gjithë në gjyq. Gabimet dhe veprimet e veta të ndyta ua hedhin shqiptarëve. Në vend se, ne do të duhej të ankoheshim, t’i akuzonim dhe t’i poshtëronim, ata na kthehen ne. Kështu ka shkuar gjithmonë në këto troje. Ata nuk pushojnë dhe për këtë është folur mjaft këto vite të fundit. Atyre nuk u zihet besë. Nuk kujtoj se, ata kanë ndonjë farë bese, as mëshire, as turpi. Drashkoviqi na mëson se si duhet të ‘duhemi si fqinj’ të mirë, duke marrë për mostër Esat Pashën. Shihe ti këtë njeri çka na sugjeron! Prandaj, është kërkuar që të punojnë edhe shqiptarët. Nëse jo në atë masë sa duhet, por ka mundur të veprohet disi diç në mënyrë vazhdimësie. Sot për sot mundemi t’i bëjnë gjitha ato punë e vetë. Që të jemi të gatshëm t’u kundërvihemi në rrenat dhe akuzat e tyre, çfarëdo qofshin. Mirëpo, është për vërejtje, se si për aq vite nuk ka angazhime serioze. Nuk ka investime në institucione ku duhet dhe ku është e domosdoshme. Fatkeqësisht, nuk dëgjon askush asgjë. Te ne sikur nuk merret kush në mënyrë institucionale për t’i hapur dokumentet dhe faktet. Veç si vullnetar, kush do mund të bëj diç. Kush sa dëshiron e mund të shkruaj diçka, por jo aq t’i qasen zyrtarët e ta përkrahin. Ato fakte e argumente që janë realisht dhe ishin që nga Shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve nga viset dhe rrethina e Nishit (1877/78), edhe këto shpërngulje ishin në mënyrë të dhunshme, veç shpirtrat, kush ka mundur sa më shpejt të ikë nga shpata ushtarake serbe. Krejt pasurinë e patundshme dhe atë të lëvizshme e ka okupuar dhe e ka plaçkitur armata serbe. Edhe në Luftën e Dytë Botërore ka pasur mjaft sakrifica ndër shqiptarë prej Serbisë. Kjo ndodhi njësoj edhe në pranverën e vitit 1999 në Kosovë. Asnjë botim zyrtar. Asnjë publikim në gjuhët botërore. Asnjë dëshmi për t’iu ofruar të huajve në Evropë dhe botë. Pse? Pyetja del pak me një masë nervoze. Sepse, sikur ne gjithnjë na kanë faj gjithë bota, apo ne veç ne duhet të na shikojnë dhe të na përkëdhelin. Sikur presim që të gjithë të jenë të angazhuar për Kosovën e ne të rrimë këmbë mbi këmbë. Apo sikur ne jemi fajtorë dhe nuk duhet të flasim e as të shkruajmë për atë që ka ndodhur në këtë vend. Ndoshta, kjo del si njëfarë këshille, “mos i ofendoni serbët dhe Serbinë”, të them kështu në mënyrë imagjinare. Në anën tjetër, i bëjmë njëqind ‘potera’ për vota, për frone të vetvetes. Pasqyrë për gazin e botës. Shumë më pak gabime, për të mos thënë fare, duhet të na shpëtojnë në politikën dhe organizimin e shtetit të këtij vendi. Nëse në të kaluarën ka pasur mjaft sakrifica, tash me mend duhet të shpëtohet...

 

Duhet të mësohemi se ku duhet investuar

 

Thamë, duhet të jemi gjithnjë gatitu! Duhet të mos nënçmojmë askënd dhe asgjë. Të rrimë të qetë, por të punojmë pa ndërprerë. Institucionet arsimore e shkencore, kulturore e fetare; krijimtaria artistike, publicistika e mediet nuk janë për dekor. Nuk mund të mendohet nga subjektet politike dhe institucionet shtetërore, të themi, ‘hajt, veç le të jenë në vend të vet’. S’na duhen gjë. S’ka para për to. Parat duhen tjetër kund.  Mirëpo, ato futen në përdorim, përveç tjerash edhe në dobi të shtetit dhe të politikës. Ne kemi nevojë më së shumti për Akademinë, Institutin e historisë, Arkivat; kulturën dhe artet. Por, edhe angazhimin e tyre fuqishëm e jo të flenë shumë qetë. Të gatshëm duhet të jemi edhe për shumë çka që nuk dihet apriori.  

Kur ndodhemi në situata të palakmueshme, kërkohet shpejt referendumi gjithë popullor se nuk jemi kështu, se jemi ashtu, etj. Ky veprim është krejt çështje relative. Qindra e mija fakte e shenja reale janë në tokën tonë shqiptare të Kosovës pa u hamendur dhe pa gjurmuar shumë kohë për të gjitha ato që mund të gjykohen nga opinioni botëror. Ato fakte që janë quajtur dhe quhen nga bota demokratike gjenocid – shfarosje në njerëzim. Ka qindra për të mos thënë mija libra, broshura që mund të shkruhen për veprimet e Serbisë, që ka bërë në të kaluarën ndër shqiptarë dhe ende po bën. Kemi thënë, s’kemi çka i tregojmë njëri-tjetrit këtu për të gjitha ato që kanë ndodhur. S’ka nevojë veç këngë t’i këndojmë këtij populli me heroizma e me patetikë (edhe pse këto nuk i kemi përjashtuar asnjëherë dhe janë të nevojshme edhe për ne), por duhet të tjerëve t’u alarmohet dhe t’u rrëfehet mjeshtërisht me shkrim në gjuhët e atyre që do t’i lexonin, më në fund, le të jetë edhe si beletristikë ndonjë rast. Të gjithë rrinë. Nuk stimulohet kush në këtë drejtim. Krejt përpjekja nuk mund të bëhet në çdo anë prej një grup politikanësh, që  t’i kryej të gjitha punët. Kjo s’është e mundur. Qeveria dhe institucionet tjera të vendit, duhet të angazhojnë njerëz të ditur nga këto institucione, të përgatitur në histori, në jurisprudencë, në ekonomi, në publicistikë dhe në gjuhët botërore, të shënohen të gjitha ato që kanë ndodhur deri më sot në tokat shqiptare.       

 

Çka duhet të veprohet, do punë i dimë vetë

 

Nuk ka nevojë të dëgjohet për këtë çështje askush nga jashtë. Dikush jashtë Ballkanit nuk i njeh rrethanat, as sjelljet e serbëve. Dikush është plotësisht në anën e tyre që nga fillimi e deri në mbarim. Pse ta dëgjoj dikë tjetër e të mos i japë faktet historike, dëshmitë e mija me shkrim. Vetëm shkrimi është dhe mbetet dëshmi. Shkrimet nuk ia rrezikojnë jetën qytetarëve të Kosovës, nëse dikush shkruan se, Qeveritë e Serbisë kanë bërë gjenocid mbi popullin shqiptar në mënyrë permanente. Ata ‘hilexhinjtë’ që paguhen në këtë vend dhe dëshirojnë ta zgjatin sa më shumë karrierën e tyre kështu, duke mos u dal përballë banditëve serb nga Serbia, me targa nga Serbia, me të gjitha institucionet paralele, nuk di çfarë mund të thuhet. Të mos guxoj kush t’ua thotë një fjalë serbëve. Shkojnë e vijnë, andej e këndej. Shqiptarët s’kanë për vete, serbëve duhet lëshuar vend e ndërtuar shtëpia. Ata sërish, thonë, nuk e pranojmë këtë shtet të shqiptarëve. Evropianët i dëgjojnë këto të gjitha dhe asnjë hap deri më tash as s’e kanë bërë as nuk lejojnë ta bëj vendi. Në mënyrë kronologjike duhet të shënohen për çdo ditë sjelljet e të gjithëve dhe duhet të plasohen nëpër institucione evropiane e botërore. Ndryshe, krejt kjo paqe është e hollë, shumë e tejdukshme dhe sjell dyshim. Shqiptarët duhet të mendojnë, çfarë kanë bërë (?) A kanë luftuar që t’u merret një pjesë e këtij vendi e të ndëshkohen kur dëshiron Serbia? Me çka mund të cilësohemi se, ne jemi bërë shtet sepse jemi çliruar? Edhe shumë tjera pyetje jo aq të rëndomta mund t’ia bëjmë vetes.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora