E shtune, 27.04.2024, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Edhe përmes artit, kundër shpifjeve të Dick Martit!

E shtune, 15.01.2011, 08:58 PM


EDHE PËRMES ARTIT, KUNDËR SHPIFJEVE TË DICK MARTIT!

 

Nga Adnan Abrashi

 

Para një kohe, në një kanal televiziv kabllor, me ëndje dhe përkushtim të pasionuar, e përcolla një film të produkcionit të huaj, i cili, bazuar në ngjare të vërtetë, i dedikohej jetës dhe veprës së luftëtarit të paepur të Afrikës së Jugut kundër aparteidit, Nelson Mendela. Me këtë rast, aspak nuk dëshiroj që të merrem me vlerat artistike të filmin në fjalë, dhe as me efektin e fuqishëm mbresëlënëse që ajo lente tek shikuesi, por, pas përfundimit të filmit, gjëja e parë që më ra ndërmend ishte diçka si ide dhe njëkohësisht pyetje që ia bëra vetes: a nuk e kemi edhe ne shqiptarët një baca Adem, një si Medele tonin shqiptar, i cili, as për nga kohëzgjatja e qëndrimit në burg, e, as për nga motivi i sakrifikimit të tij kundër një aparatet nacional shumëvjeçar që reshtur ushtrohej ndaj një populli liridashës në Ballkan, dhe në krahasime me atë të Afrikës Jugore të Mendeles, kjo e jona, e baca Ademit, ushtrohej në Ballkan dhe në gjirin e asaj bashkësie shumëkombëshe dhe demokratike të quajtur “Evropa e lirë”, e cila, “de facto”, konsiderohet edhe si promotore dhe mbrojtëse më e zëshme e këtyre vlerave universale njerëzore, të mbështetura në lirinë dhe barazinë dhe kundër çfarëdo forme të shtypjes nacionale, etnike, fetare dhe racore ndaj popujve. Me këtë rast, duhet patjetër të konstatojmë se, shembulli i stoicizmit të baca Ademit, i tejkalon suazat e rëndësisë kombëtare dhe gjithë ky vetëmohimi i tij altruist, duhet konsideruar edhe si vlerë të jashtëzakonshme gjithënjerëzore.

Më tej, çfarë të themi për një formën ndryshe dhe më sublime të vetëflijimit fizik familjar për lirinë dhe pavarësinë e popullit të vetë, edhe të një baci tonë tjetër. Atij të baca Adem Jasharit. Njeriut që me shembullin e vetë të radhë të trimërisë dhe heroizmit të pashoq, e tejkalon edhe kapshmërinë e një mëndje më të stërholluar njerëzore.

Deshëm ne apo jo, këta dhe shumë personalitete tjera të ngjashme të lavdisë tonë kombëtare, tanimë veç janë të shënuar me germat e arta në historinë e popullit tonë. Por, ajo që  në këtë kontest duhet të potencoj është se, ne si popull, shumë pak kemi bërë në drejtim të prezantimit adekuat të veprës së tyre kolosale edhe para popujve tjerë të botës. Duhet ta dimë se ata nuk janë dy apo disa. Ata jemi të gjithë ne! Ndërsa personifikimi i viktimizimit të tyre është emnesë e tërë fatit tonë si popull; e tërë historisë tonë të dhembshme kolektive përplot burgosje, persekutime, shpërngulje, terror, vrasje, gjakderdhje dhe vuajtje të pareshtura për liri. Por, kjo detyrë e jona e brezave si trashëgimi, nuk bëhet vetëm duke e ditur dhe pranuar atë të vërtetë përbrenda kolektivitet tonë kombëtar, por, përmes formave tjera të shumta të ndikimit dhe prezantimit, patjetër nga ne kërkohet të plasohet edhe para opinionit të gjerë ndërkombëtar.

Kjo mangësi e mosnjohjes sa duhet edhe e popujve tjerë për të vërtetën tonë të pamohueshme të luftës së drejtë me plotë sakrifica mbinjerëzore për liri dhe pavarësi kombëtare, me kohë po na shpaloset, jo vetëm si mospërmbushje të një borxhi mirënjohës moral ndaj tyre, por, edhe si bumerang tejet i dëmshëm negativ për gjithë ne si popull.

Gradualisht, dhe në vazhdim, mu aty edhe dua të dal. Tek ai shembulli i atij filmi mbresëlënës në mua, kushtuar Nelson Medeles.

Deri sa ne si shtet kemi ditur të japim para të majme për disa Agjenci të dyshimta ndërkombëtare kinse në emër të propagandimit të shtetit tonë të ri, shumë më mirë do të ishte që, sikur ato mjete t’i destinonim për investime në një krijimtari më frytdhënëse artistike të zhanrit të filmit, kushtuar pikërisht veprës dhe jetës së këtyre dy personaliteteve tona të larta kombëtare. Dhe jo vetëm të tyre.

Me një skenar të shkruar mirë, mundësisht në kooprodukcion edhe me ndonjë shtëpi filmike me renome ndërkombëtare; përmes angazhimit edhe të emrave të mëdhenj të filmit botëror; duke e plasuar edhe në shumë festivale ndërkombëtare; padyshim se, një film i tillë ambicioz dhe me vlera të larta artistike, do ta kishte efektin më të fuqishëm të prezantimit tonë para botës, për të vërtetën e luftën së drejtë të UÇK-së, si dhe sakrificave të shumta të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Unë si ide, këtu e propozova vetëm zhanrin artistik më të popullarizuar - filmin që është shumë më i preferuar nga masat e gjëra të të gjitha shtresave popullore. Ama, në këtë drejtim, një efekt të ngjashëm përafërsisht sikurse filmi, mund të ketë edhe promovimi i organizuar mirë nëpër disa qendra të fuqishme botërore të i një, ta zëmë, memorandumi, ekspozite, për krimet e luftës të bëra nga Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë, i në romani me vlera të larta artistike të përkthyer në disa gjuhë të botës....etj., etj..

Ne jemi të tillë! Vetëm kur të na vjen puna pisk, nuk mjafton që të reagojmë furishëm sikurse tashti me atë raport të çmendur të Dick Marti. Duhet të pranojmë se, realisht  bota shumë pak di, ose edhe nuk është e informuar sa duhet  dhe drejtë për luftën tonë të fundit çlirimtare të UÇK-së.

Shembulli më i freskët që e favorizon edhe më tepër këtë ide të prezantuar, është lajmi i paradokohshëm që na erdhi nga Adelaide e Australisë, ku me sukses të madh u promovua vepra e autorit vendas, Craig Juriseviq, me titull, “Blood on my Hands” (“Gjaku në duart e mia”),  libër ky që pasqyron një segment shumë të rëndësishëm të luftës së fundit në Kosovë. Vetë autori i librit, i përfshirë mes shumë mjekësh ndërkombëtarë në Shqipëri, në vitin 1999, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ka shëruar qindra e mijëra shqiptarë kosovarë të plagosur rënd e lehtë, fizikisht e shpirtërisht nga policët dhe paraushtarakët serbë. Madje, gjatë kësaj kohe, ai ishte dhe dëshmitar i shumë masakrave të tmerrshme të kryera nga forcat serbe. Ky libër, si në Australi, ashtu edhe jashtë saj, ka bërë një jehonë të madhe, dhe, përveç origjinalit në anglishte, veç ka filluar të tregohet  interesimi për përkthimin e tij edhe në disa gjuhë tjera të botës.

Libri “Gjak në duart e mia”- së shpejti do të kalohet edhe në ekran. Producente e këtij filmi do të jetë Eva Orner, fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy për dokumentarin “Taxi to the dark side”, në vitin 2008. Ndërsa rolin kryesor do ta luajë aktori i cili u bë i njohur me performancën e tij në filmin “Avatar”, Sam Worthington.  Sipas dëshmimit edhe të vetë producentes, Eva Orner, me të publikuar këtë lajm, ajo kishte marr shumë kërcënime nga disa qarqe serbe dhe ruse, duke u kushtëzuar që të heq dorë nga bërja dhe financimi i këtij filmi.

Normalisht që Serbia, e dinë shumë mirë se një film artistik i krijuar të dëshmimit të krimeve të tyre të bëra në Kosovë, prapa së cilës qëndrojnë emrat të mëdhenj të shtëpisë së fuqishme filmike holivudiane, do të ishte për ta një anti-propagandë e madhe komprometuese me përmasa botërore.

 

Ku jemi ne sot në këtë drejtim?

 

Nga një mendësi e tillë të propozuar si më lartë, fatkeqësisht, ne si shtet dhe shoqëri, jemi ende shumë larg. Deri sa, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të vetëkënaqur me këtë akt, pushtetmbajtësit tanë, më tepër kanë investuar mund dhe para për marketingun vetjak politik-partiak; për promovimin e autoritetit të liderit të tyre; në drejtim të rritjes së ndikimit të brendshëm politik; imponimit të kontrollit direkt dhe indirekt ndaj medieve të pavarura; ndaj punës së Kuvendit, gjyqësorit, shoqërisë civile... Në këto rrethana dhe konformizmit të gabuar të vetëkënaqësisë kolektive, dikasteri më i rëndësishëm shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte lënë pa buxhet të duhur dhe në duar të njerëzve jo profesional. P.sh., pas shumë dështimeve të reshtura të kësaj ministrie, me javë të tëra ne merreshim me glorofikimin e një paraqitje të suksesshme të ministrit ton të PJ, Skënder Hyseni, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, apo me frizurën dhe veshjen e zëvendës-ministres së PJ, Vlora Çitaku.

Kur kështu e kishim gjendjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, çka të themi për Ministrin e Kulturës dhe buxhetin e saj mizor e cila nuk e tejkalon as fondin e një klubi futbollistik të ligës së tretë të ndonjë shteti në Perëndim.

Nga ana tjetër, armikja e jonë e përbetuar, Serbia, e cila gjithnjë ka deklaruar se kurrë nuk do njeh shtetin e Kosovës dhe kurrë nuk do të heq dorë nga asnjë mjet legal dhe diplomatik për ta luftuar pavarësinë e saj, investonte shumë mund dhe para në të gjitha drejtime: politike dhe jopolitike,  konvencionale dhe jo-konvencionale, artistike dhe mafioze... Së fundi, ajo ka ditur që, nga libri biografik i ish-Prokurores së GJNKL në Hagë, Karla Del Ponte, në mënyrë aq perfide t’i përdori disa pasuese gënjeshtare mbi trafikimin e organeve nga ana e UÇK-së, duke i lansuar ato me sukses edhe në nivelin e një forumi të lartë vendimmarrës Evropian.

Nëse pas këtij raporti të Dick Martat, ishalla vërtetë kemi vendosur të marrë mend, atëherë ende nuk është vonë të bëjmë diçka edhe në këtë drejtim. Përndryshe....



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora